Tag: rrjete

  • Egnatia fiton mes zjarrit ndaj Tiranës, Partizani “viktima” e radhës e Elbasanit

    Egnatia fiton mes zjarrit ndaj Tiranës, Partizani “viktima” e radhës e Elbasanit

    Kanë përfunduar dy sfidat e parë për javën e katërt të Abissnet Superiore. Në Rrogozhinë, kampionia në fuqi bëri detyrën më së miri duke fituar 2-0 ndaj bardhebluve. Në minutën e 28-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe topit të nisur nga portieri Dajsinani, Fernando Medeiros asiston për Buric, kroati dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Egnatian.
    Në fillim të pjesës së dytë, vendasit dyfishuan shifrat me Alessandro Albanese, sulmuesi me origjinë arbëreshe shënoi një supergol nga distanca. Në minutën e 55-të, Egnatia shënon golin e tretë pas kombinimit Ndreca-Fernandes, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.
    Një minutë më pas, grupimi “Tirona Fanatics” i vënë zjarrin stadiumit në shenjë proteste ndaj presidentit të bardhluve, Refik Halili. Loja rifillon pas 7 minutash ndërprerje. Në minutat e fundit, Tirana luan me 10 lojtarë. Marku ndëshkohet me karton të kuq pas faullit ndaj Grudës. Egnatia fiton 2-0 dhe renditet në vendin e dytë me 7 pikë dhe zhyt Tiranën në fund.
    Partizani është mposhtur 0-1 nga Elbasani në “Arenën e Demave”.
    Verdheblutë zhbllokuan shifrat në minutën e 36-të, ku goditja e Kristi Qoses devijohet në rrjetë nga Fation Bunjaku. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Elbasanin.
    Në minutën e 60-të, vështirësohen akoma edhe më shumë gjërat për Partizanin, ku Alban Bytyçi merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë të kuqtë me 10 lojtarë në fushë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Elbasnai fiton 0-1 dhe kryeson renditjen me 10 pikë.

  • 45-minutat e para: Liverpool dy gola për 2 minuta, spektakël në Bayern-Chelsea. PSG bën detyrën, Thuram nderon Interin

    45-minutat e para: Liverpool dy gola për 2 minuta, spektakël në Bayern-Chelsea. PSG bën detyrën, Thuram nderon Interin

    Janë mbyllur pjesët e para të katër supersfidave të mbrëmjes në Champions League. Në “Anfield”, Liverpool po udhëheq 2-1 ndaj Atletico Madridit, falë dy golave të shpejtë brenda 6 minutave të para.
    Fillimisht në minutën e 4-të, Andry Robertson shënon nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit mbrojtës të Atletico-s. Dy minuta më pas, Salah dyfishon shifrat. Egjiptiani futet bukur në zonë dhe pas merr një top nga Gravenberch e dërgon atë në rrjetë. Atletico ngushton shifrat në shtesën e pjesës së parë, një kombinim i bukur mes Raspadorit dhe Llorente, ky i fundit dërgon topin në rrjetën e Alisson.
    SHIKOGOLAT
    Në “Parc des Princes”, PSG po udhëheq 2-0 ndaj Atalantës. Ishte Marquinhos ai që zhbllokoi shifrat pas tre minutash lojë. Gjithçka nisi pas një topi të humbur nga Bellanova, Fabian Ruiz asiston për Marquinhos, braziliani dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 39-të, Kvaratskhelia tregon gjithë klasin e tij dhe dyfishon shifrat me një gol shumë të bukur. Në fund të pjesës së parë, Bradley Barcola gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
    SHIKOGOLIN
    Në “Allianz Arena”, pjesa e parë mes Bayern dhe Chelsea është mbyllur 2-1 për bavarezët. Vendasit kanë kaluar fillimisht në avantazh falë një autogoli, ku padyshim merita ishte e Michael Olise.
    Francezi futi një top të fortë nga krahu brenda në zonë, aty ku Trevoh Chalobah u tregua i pavëmendshëm dhe pas topi u përplas me të përfundoi në rrjetë, në minutën e 20-të.
    Pesë minuta më pas, Harry Kane dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua brenda zonës nga Moises Caicedo. “Blutë” reagojnë direkt dhe ngushtojnë shifrat me golin e Cole Palmer. Anglezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të “Bluve” dhe kombinimit me Joao Pedro-n.
    SHIKOGOLAT
    Në “Amsterdam”, Inter po udhëheq 0-1 në transfertë ndaj Ajax. Për ziklatrit shënoi Thuram në minutën e 42-të, francez dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit.
    Në minutën e 34-të, Thuram tërhiqet nga Baas nga fanella dhe arbitri jep të verdhë për lojtarin e Ajax dhe penallti për Inter. Ndërhyn VAR, anullohet penalltia, për një faull të mëparshëm gjatë aksionit.
    SHIKOGOLIN

  • Postonte në rrjete sociale video ku keqtrajtoheshin kafshët, arrestohet 35-vjeçari në Cërrik, me precedentë të mëparshëm kriminal

    Postonte në rrjete sociale video ku keqtrajtoheshin kafshët, arrestohet 35-vjeçari në Cërrik, me precedentë të mëparshëm kriminal

    Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Cërrikut pasi publikoi në rrjetet sociale video ku shfaqeshin raste të keqtrajtimit të kafshëve në fshatin Rrasë.

    Pas kallëzimeve të marra dhe verifikimeve të kryera nga autoritetet, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij.
    Shtetasi me iniciale K. M., 33 vjeç, u kap në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai u lokalizua jashtë banesës së tij, duke thyer kushtet e masës së sigurisë.
    Njoftim:
    Postoi në rrjete sociale video në të cilat shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve, arrestohet 33-vjeçari.
    Ai u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh.
    Menjëherë pas njoftimit për raste të keqtrajtimit të kafshëve në fshatin Rrasë, të cilat ishin dokumentuar nëpërmjet disa videove të publikuara në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kryen veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.
    Si rezultat, u vu në pranga shtetasi K. M., 33 vjeç.
    Ai u lokalizua jashtë banesës së tij, në fshatin Rrasë, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Arrestohet i riu që theu ‘arrestin shtëpiak’/ Postoi në rrjete sociale, video ku shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve

    Arrestohet i riu që theu ‘arrestin shtëpiak’/ Postoi në rrjete sociale, video ku shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve

    Postoi në rrjete sociale video në të cilat shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve, arrestohet 33-vjeçari. Ai u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh.
    Menjëherë pas njoftimit për raste të keqtrajtimit të kafshëve në fshatin Rrasë, të cilat ishin dokumentuar nëpërmjet disa videove të publikuara në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kryen veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.
    Si rezultat, u vu në pranga shtetasi K. M., 33 vjeç. Ai u lokalizua jashtë banesës së tij, në fshatin Rrasë, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Prokurorët evropianë aksion në Pire, sekuestrohen mbi 2400 kontejnerë me mallrash kineze

    Prokurorët evropianë njoftuan të hënën ngritjen e akuzave kundër gjashtë personave për përfshirje të dyshuar në rrjete kriminale, që përmbytin BE-në me mallra kineze të importuara në mënyrë mashtruese.

    Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) sekuestroi 2,435 kontejnerë transporti në Portin e Pireut, më i madhi i Greqisë, i cili është në pronësi të madhe të ndërmarrjes shtetërore kineze COSCO. Kontejnerët ishin të mbushur kryesisht me biçikleta elektrike, tekstile dhe këpucë. Ky ishte sekuestrimi më i madh i kontejnerëve në BE në histori.

    Skema për të anashkaluar pagesën e detyrimeve antidumping që zbatohen për importet nga Kina kishte vazhduar për të paktën tetë vjet, duke rezultuar në një humbje të vlerësuar prej 350 milionë eurosh në detyrime doganore dhe 450 milionë euro të tjera në TVSH, duke privuar buxhetet kombëtare dhe ato të BE-së, sipas EPPO-së.

    Dy oficerë doganorë janë akuzuar nga prokurorët evropianë në Athinë për certifikim të përsëritur të rremë, duke shkaktuar përfitime të paligjshme dhe duke dëmtuar buxhetin e BE-së duke bashkëpunuar në mashtrime doganore. Katër ndërmjetës doganorë janë akuzuar për mashtrim të përsëritur doganor dhe nxitje të certifikimit të rremë.

    Hetimi i udhëhequr nga EPPO, i quajtur “Calypso”, shënjestroi rrjetet kriminale që menaxhonin të gjithë qarkun e mallrave të importuara nga Kina në BE, duke përfshirë shpërndarjen nëpër vendet anëtare, ndërsa shmangnin detyrimet doganore dhe kryenin mashtrime në shkallë të gjerë me TVSH-në.

    Hetimi përfshinte tekstile, këpucë, skutera elektrikë, biçikleta elektrike dhe mallra të tjera të importuara nga Kina. Të ardhurat u pastruan dhe u dërguan përsëri në Kinë.

    “Këto rrjete kriminale shumë të organizuara janë specializuar në këtë lloj mashtrimi për vite me radhë”, tha Kryeprokurorja Evropiane Laura Codruța Kövesi në një deklaratë.

    “Operacioni Kalipso u dërgon këtyre kriminelëve një mesazh të qartë: rregullat kanë ndryshuar dhe nuk ka më strehë të sigurta. Tani, ne duhet ta transformojmë këtë sukses spektakolar në një punë sistematike. Ne kërkojmë hetues të përkushtuar dhe të specializuar të policisë, doganave dhe taksave në të gjithë zonën e EPPO-së”, shtoi Kövesi.

    Këto rrjete — kryesisht të kontrolluara nga shtetas kinezë, sipas EPPO-së — janë gjithashtu të përfshira në pastrim parash dhe dërgimin e fitimeve përsëri në Kinë./ Politico.

  • Prokurorët evropianë aksion në Pire, sekuestrohen sasi të mëdha mallrash kineze

  • Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

    Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

    Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi në media dhe në rrjetet social se martesa mes Getoar Selimit dhe Marina Vjollces ka marrë fund, duke ngjallur kureshtje të madhe tek publiku. Arsyeja kryesore që ndezi dyshimet ishin mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjete sociale dhe fakti që çifti nuk është parë shpesh në publik kohët e fundit.
    Megjithatë, fotot e fundit tregojnë krejt të kundërtën. Çifti është parë krah njëri-tjetrit në kryeqytet, të buzëqeshur e të qetë, duke ecur dorë për dore si gjithmonë. Pamjet e tyre flasin vetë: mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe lidhja e tyre vazhdon më e fortë se kurrë.

    Geti dhe Marina shfaqen të natyrshëm, duke treguar se dashuria nuk ka nevojë gjithmonë të ekspozohet në rrjete sociale për të qenë e vërtetë. Përkundrazi, ata e ruajnë privatësinë dhe e jetojnë marrëdhënien aty ku ka më shumë rëndësi, në jetën e përditshme, në Tiranë, por edhe në Prishtinë, aty ku dhe u fotografuan.
    Ky nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje mes tyre, por duket se të gjitha zërat mbeten thjesht spekulime të kota. Realiteti është se Geti dhe Marina vazhdojnë bashkë, duke ecur përpara si çift i konsoliduar dhe i dashuruar.

  • VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet së shënuari, i jep fitoren Rubinit me golin e tij

    VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet së shënuari, i jep fitoren Rubinit me golin e tij

    Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari, teksa ka tundur rrjetë për të 7-n herë gjatë këtij sezoni të ri futbollistik. Lojtari i Kombëtares kuqezi vendosi fatin e ndeshjes kundër Dinamo Makashkalës.
    Takimi përfundoi me shifrat e ngushta 1-0 falë golit të shënuar nga Daku. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27 pas gjuajtjes së një penalltie. Kështu Rubin Kazani ka shtuar 3 pikë të tjera në tabelën e renditjes, ndërsa Mirlind Daku ka shtuar një gol më shumë në statistikat e tij./Sport Ekspres/

  • KUALIFIKUESET: Gjithçka e lehtë për Portugalinë, Anglia bën detyrën

    KUALIFIKUESET: Gjithçka e lehtë për Portugalinë, Anglia bën detyrën

    6 Shtator 2025

    18:46

    Telesport

    Portugalia nis sot ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Luzitanët e kanë mbyllur pjesën e parë 0-3 në transfertën në Yerevan, ndaj Armenisë.
    Në minutën e 9-të, Joao Cancelo bën vetë gjithçka bukur në fundore dhe kroson në zonë, aty ku Joao Felix dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 20-të, ishte radha e Cristiano Ronaldo për të dyfishuar shifrat, pas asistit perfekt në zonë nga Pedro Neto. Në minutën e 32-të ishte Joao Cancelo i cili gjeti golin e tretë, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Cancelo e festoi golin njësoj siç bënte i ndjeri Diogo Jota.
    SHIKOGOLAT
    Në grupin K, në “Villa Park” në Birmingham, Anglia po fiton 1-0 ndaj Andorrës. Në minutën e 25-të, një krosim i Noni Madueke devijohet me kokë nga mbrojtësi i Andorës, Christian Garcia dhe përfundon në rrjetë. Në këtë grup, Serbia fitoi më herët 0-1 ndaj Letonisë në transfertë. Shqipëria është pushim.
    Pavarësisht se po fiton, loja e dobët e yjeve të Anglisë ka lënë të pakënaqur tifozët e pranishëm në stadium, të cilët në shumë raste kanë vërshëllyer lojtarët e tyre.
    SHIKOGOLIN

  • ‘Hëna në rrjetë’, NASA publikon foton e ditës

    ‘Hëna në rrjetë’, NASA publikon foton e ditës

    Hëna e plotë në rrjetë.

    Ky është titulli i fotos sugjestive që NASA e ka zgjedhur si ‘foto astronomike e ditës’ dhe e ka publikuar në faqen zyrtare të internetit të agjencisë hapësinore amerikane.

    Pamja tregon rrjetën e peshkimit të Trabocco në Punta Tufano, në provincën e Chieti-t, duke kapur hënën vjollcë që ngrihet mbi det.

    Imazhi, i bërë më 9 gusht dhe i publikuar sot nga NASA, është nga Marco Bellelli, një mjek nga Lanciano me pasion për fotografinë dhe astronominë.