Tag: rrjete

  • Inter mbaron punë me Cremonese-n që në pjesën e parë, vendosin Lautaro & Bonny (video)

    Inter mbaron punë me Cremonese-n që në pjesën e parë, vendosin Lautaro & Bonny (video)

    4 Tetor 2025

    18:47

    Telesport

    Inter është duke udhëhequr 2-0 ndaj Cremonese në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në 6-të minutat e para, ku Nicolo Barella pasi fiton një top në mesfushë, pason bukur për Ange-Yoan Bonny, i cili asiston për Lautaro-n, kapiteni dërgon topin në rrjetë.
    Bonny dyfishon shifrat për Interin në minutën e 38-të, sulmuesi i ardhur nga Parma shënon me kokë pas krosimit të Dimarco. Një pjesë e parë totalisht e dominuar nga të besuarit e Cristian Chivu, të cilët e mbyllin me avantazhin e dyfishtë 2-0.
    Kujtojmë që për ziklatrit pati dhe një gol të anulluar nga VAR, në minutën e 11-të, ku Manuel Akanji devijoi në rrjetë goditjen e Dimarco, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.
    SHIKOGOLAT

  • Mashtrime romantike dhe sek*uale, vihen në pranga 260 persona nga operacionet kibernetike në….

    Mashtrime romantike dhe sek*uale, vihen në pranga 260 persona nga operacionet kibernetike në….

    Një operacion i fshehtë ndërkombëtar ka çuar në arrestimin e rreth 260 mashtruesve kibernetikë të dyshuar në 14 vende afrikane, si pjesë e një aksioni të koordinuar nga Interpol dhe të financuar nga Mbretëria e Bashkuar.
    Operacioni, i zhvilluar gjatë muajve korrik dhe gusht, kishte në shënjestër rrjete kriminale që mashtronin njerëzit përmes mediave sociale dhe platformave të takimeve online, duke përdorur skema të tilla si mashtrimet romantike dhe seksuale, ku viktimat shantazhohen me imazhe apo video intime.“Nuk duhet shumë kohë për të krijuar një lidhje me dikë… dhe shumë shpejt ky besim shkatërrohet,” tha Neal Jetton, drejtori i krimit kibernetik në Interpol, për BBC.
    Më shumë se 1,400 viktima janë identifikuar në vende si Gana, Kenia, Angola, Bregu i Fildishtë dhe Senegal, me dëme financiare të vlerësuara në rreth 2.8 milionë dollarë.
    Gjatë hetimeve, u identifikuan adresa IP, profile të rreme në rrjete sociale, infrastrukturë dixhitale dhe pajisje që përdoreshin për të kryer krimet.Gjithashtu janë sekuestruar qindra pajisje, përfshirë USB, karta SIM dhe dokumente identifikimi të falsifikuara.
    Në Ganë, ku u arrestuan 68 të dyshuar, policia sekuestroi 835 pajisje, identifikoi 108 viktima, mashtruesit përdornin skema të ndryshme, përfshirë pagesa dhe shantazhonin viktimat me video intime të regjistruara fshehurazi.Në Senegal, 22 persona u arrestuan për imitimin e personazheve të njohur në rrjete sociale, ku arritën të mashtronin 120 viktima me një total prej 34,000 dollarësh. Në Bregun e Fildishtë, 24 të dyshuar u kapën dhe 809 viktima u identifikuan.
    Ndërkohë, në Angolë, u arrestuan 8 persona që kishin krijuar identitete të rreme për të mashtruar viktima ndërkombëtare dhe vendase përmes mediave sociale.

  • Mashtrime romantike dhe seksuale, vihen në pranga 260 persona nga operacionet kibernetike në….

    Mashtrime romantike dhe seksuale, vihen në pranga 260 persona nga operacionet kibernetike në….

    Një operacion i fshehtë ndërkombëtar ka çuar në arrestimin e rreth 260 mashtruesve kibernetikë të dyshuar në 14 vende afrikane, si pjesë e një aksioni të koordinuar nga Interpol dhe të financuar nga Mbretëria e Bashkuar.

    Operacioni, i zhvilluar gjatë muajve korrik dhe gusht, kishte në shënjestër rrjete kriminale që mashtronin njerëzit përmes mediave sociale dhe platformave të takimeve online, duke përdorur skema të tilla si mashtrimet romantike dhe seksuale, ku viktimat shantazhohen me imazhe apo video intime.
    “Nuk duhet shumë kohë për të krijuar një lidhje me dikë… dhe shumë shpejt ky besim shkatërrohet,” tha Neal Jetton, drejtori i krimit kibernetik në Interpol, për BBC.
    Më shumë se 1,400 viktima janë identifikuar në vende si Gana, Kenia, Angola, Bregu i Fildishtë dhe Senegal, me dëme financiare të vlerësuara në rreth 2.8 milionë dollarë.
    Gjatë hetimeve, u identifikuan adresa IP, profile të rreme në rrjete sociale, infrastrukturë dixhitale dhe pajisje që përdoreshin për të kryer krimet.
    Gjithashtu janë  sekuestruar qindra pajisje, përfshirë USB, karta SIM dhe dokumente identifikimi të falsifikuara.
    Në Ganë, ku u arrestuan 68 të dyshuar, policia sekuestroi 835 pajisje, identifikoi 108 viktima, mashtruesit përdornin skema të ndryshme, përfshirë pagesa dhe shantazhonin viktimat me video intime të regjistruara fshehurazi.
    Në Senegal, 22 persona u arrestuan për imitimin e personazheve të njohur në rrjete sociale, ku arritën të mashtronin 120 viktima me një total prej 34,000 dollarësh. Në Bregun e Fildishtë, 24 të dyshuar u kapën dhe 809 viktima u identifikuan.
    Ndërkohë, në Angolë, u arrestuan 8 persona që kishin krijuar identitete të rreme për të mashtruar viktima ndërkombëtare dhe vendase përmes mediave sociale.

    Top Channel

  • Barcelona fiton me përmbysje ndaj Real Oviedo dhe nuk i ndahet Real Madridit (video)

    Barcelona fiton me përmbysje ndaj Real Oviedo dhe nuk i ndahet Real Madridit (video)

    Barcelona ka fituar 1-3 në transfertë ndaj Real Oviedo, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë në La Liga. Në minutën e 33-të, Joan Garcia bën një dalje të gabuar dhe aty përfiton Alberto Reina, i cili dërgon topin në rrjetë më një goditje të bukur nga distanca. Joan Garcia nuk iu beson dot syve, festë e madhe për vrndasit. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Real Oviedo.
    Në pjesën e dytë, erdhi përmbysja e madhe e katalanasve. Në minutën e 55-të, Ronald Araujo fut një top të bukur brenda zonës, Ferran Torres tenton të shënojë me gjysmë-rroveshatë, por dështon, topi shkon te Eric Garcia, i cili e shtyn në rrjetë dhë barazon shifrat.
    Në minutën e 69-të, Robert Lewandowski i futur vetëm pak minuta më parë në lojë shënon me kokë, pas krosimit të Frenkie de Jong. Në fund të kohës së rregullt, Rashford kroson nga këndi, Ronald Araujo dërgon topin në rrjetë dhe vulos fitoren 1-3 për Barcelonën.
    Pas gjashtë javësh, Barcelona gjendet në vendin e dytë me 16 pikë, dy pikë më pak se Real Madrid. Real Oviedo gjendet në vendin e 18-të vetëm me 3 pikë.

  • I vodhi të dhënat e rrjeteve sociale dhe kërcënonte 23-vjeçaren përmes fotove, arrestohet i riu

    I vodhi të dhënat e rrjeteve sociale dhe kërcënonte 23-vjeçaren përmes fotove, arrestohet i riu

    Një i ri nga Burreli ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pas kallëzimit të një 23-vjeçareje. Kjo e fundit denoncoi në polici se 25-vjeçari i kishte vjedhur të dhënat e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot e videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para.
    “Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel”.
    Policia sekuestroi 2 celularët që mbante 25-vjeçari në të cilët u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • “Do të postoj fotot në rrjete sociale”/ Arrestohet i riu, kërcënonte 23-vjeçaren për t’i marrë para

    “Do të postoj fotot në rrjete sociale”/ Arrestohet i riu, kërcënonte 23-vjeçaren për t’i marrë para

    Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënonte një 23-vjeçare se do t’i publikonte fotot e saj në rrjetet sociale.

    Sipas uniformave blu, i riu nga Burreli, shtetasi me iniciale B.K., i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së 23-vjeçares në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kërcënonte për t’i dhënë para.
    Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.
    Njoftimi:
    Kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj, arrestohet 25-vjeçari.
    Sekuestrohen 2 celularë me llogaritë false aktive në ta.
    Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel.
    Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Hapi facebook me foton e saj dhe e kanoste për t’i dhënë para, arrestohet 25 vjeçari

    Hapi facebook me foton e saj dhe e kanoste për t’i dhënë para, arrestohet 25 vjeçari

    Një 25 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kanoste një të re për ti dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj.

    23 vjeçarja kishte bërë denoncimin se një person i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para.

    Në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi Brandi Kasmi, 25 vjeç, banues në Burrel.

    Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.

  • Kanoste një vajzë duke i hapur rrjete sociale me fotot dhe videot e saj, arrestohet 25-vjeçari

    Kanoste një vajzë duke i hapur rrjete sociale me fotot dhe videot e saj, arrestohet 25-vjeçari

    Momenti i arrestimit

    TIRANË- Një 25-vjeçar, Brandi Kasmi, është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kanoste një vajzë të re duke i hapur profile fallso në rrjetet sociale, me fotot dhe videot e saj.
    “Finalizohet operacioni policor i koduar “The ghost”.
    Kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj, arrestohet 25-vjeçari.
    Sekuestrohen 2 celularë me llogaritë false aktive në ta.
    Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel.
    Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.

  • A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

    A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ndezi kuriozitetin e ndjekësve që në korrik, kur publikoi në rrjete sociale një kontratë martese dhe një unazë fejese, duke lënë të nënkuptohej se po përgatitej për një hap të madh në jetën private.
    Së fundmi, në emisionin “E Diell” në Top Channel, Xheneta vendosi të tregojë më shumë detaje për lidhjen e saj. Ajo zbuloi se partneri nuk është një personazh publik dhe se preferon të mos ekspozohet në rrjete sociale.
    “Është fytyrë publike. E zbulojmë me kohë. E kuptoj që mua do të më lidhin me persona të ndryshëm, por unë nuk e dua personin në krah të jetë fytyrë publike, as të ketë rrjete sociale,” – u shpreh ajo.

    Gjatë intervistës, Xheneta foli edhe për raportin e saj me Lumbardh Salihun, me të cilin për muaj të tërë u përfol përtej miqësisë. Megjithatë, ajo sqaroi:
    “Partneri im nuk ka rrjete sociale, me Lumbardhin jemi miq. I kemi sqaruar hatërmbetjet që kemi pasur, përderisa unë dhe i dashuri im jemi në rregull.”
    Deklaratat e saj i japin fund spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale. Megjithatë, ajo theksoi se preferon ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, duke mos dhënë ende detaje konkrete për identitetin e partnerit.
    Për momentin, Xheneta duket e lumtur dhe e qetë në krah të të dashurit, por mbetet për t’u parë nëse në të ardhmen do të zbulojë më shumë rreth marrëdhënies së saj.

  • Milan bind ndaj Udinese-s, fitore e pastër e kuqezinjve. Rabiot jep asistin e parë, shkëlqen Pulisic (video)

    Milan bind ndaj Udinese-s, fitore e pastër e kuqezinjve. Rabiot jep asistin e parë, shkëlqen Pulisic (video)

    Milan ka mposhtur 0-3 Udinesen në transfertë, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme për javën e katërt të Serie A. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 40-të. Pas një topi të kthyer nga portieri vendas, Christian Pulisic ndodhej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
    Ishte Pulisic fillimisht që pasoi për Estupinian, ky i fundit krosoi në zonë, topi u devijua nga lojtar i Udinese dhe u përplas te portieri Sava, aty gjendej Pulisic, i cili e dërgoi në rrjetë.
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kuqezinjtë. Pa kaluar një minutë nga fillimi i pjesës së dytë, Milan gjen direkt golin e dytë. Pulisic bën presion brenda zonës mbi Karlstrom, ky i fundit humb topin dhe Youssouf Fofana që gjendej aty, e dërgon atë në rrjetë.
    Në minutën e 52-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimi fantastik Rabiot-Pulisic, Milan shënon golin e tretë. Francezi jep asistin e tij të parë si kuqezi, Pulisic shënon golin e dytë personal në këtë takim. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, Milan fiton 0-3 dhe momentalisht renditet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Udinese në vendin e gjashtë me 7 pikë.
    SHIKOGOLAT