Tag: rrjete

  • Adoleshentët australian pa rrjete sociale/ Kryeministri Albanese: Një moment krenarie

    Adoleshentët australian pa rrjete sociale/ Kryeministri Albanese: Një moment krenarie

    Në Australi ka hyrë në fuqi fuqi ligji që ndalon fëmijët nën 16 vjece të të përdorin rrjetet sociale.  Kështu data 10 dhjetor i ka gjetur mijëra adoleshente pa rrjete sociale.
    Me hyrjen në fuqi të një ndalimi historik, fëmijët nën 16 vjeç nuk mund të kenë më llogari në platforma si Instagram, Snapchat, TikTok, Facebook, YouTube, X dhe të tjera.
    Kryeministri Anthony Albanese e quajti këtë “një moment krenarie kombëtare”, duke e përshkruar si një reformë që do të mbrojë shëndetin mendor të të rinjve dhe do të ulë ekspozimin ndaj përmbajtjeve të dëmshme.
    Por realiteti në terren është shumë më kompleks. Adoleshentët kanë reaguar menjëherë: disa ndihen të fyer, të tjerë të shqetësuar se po humbin kontaktet, komunitetet online dhe madje edhe mundësitë e karrierës. Disa, ndërkohë, thonë se kjo është një shans për t’u shkëputur nga varësia.
    Platformat e mëdha të teknologjisë paralajmërojnë se ndalimi mund të jetë i vështirë për t’u zbatuar dhe madje mund t’i shtyjë fëmijët drejt hapësirave më pak të rregulluara. Dhe sfidat kanë nisur: adoleshentët raportojnë se po testojnë mënyra për të anashkaluar verifikimin e moshës, ndërsa autoritetet pranojnë se “llogaritë nuk do të zhduken magjikisht”.
    Prindërit janë po ashtu të ndarë. Disa e shohin si mbrojtje të nevojshme, të tjerë si pengesë për ndërtimin e komuniteteve dhe për mësimin e aftësive të botës moderne.
    Ndërkohë, dy adoleshentë kanë nisur tashmë një sfidë ligjore në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se ndalimi shkel të drejtën e fjalës së lirë.
    Teksa vendi përpiqet të kuptojë efektet e para, një gjë është e qartë: Australia sapo ka hapur një kapitull të ri në debatin global mbi sigurinë online të fëmijëve dhe e gjithë bota po vëzhgon.

  • Sherr mes të miturve në Berat/ Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale

    Sherr mes të miturve në Berat/ Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale

    Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:
    -arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 18 vjeç, banues në Berat, pasi mbante një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
    -shpallën në kërkim shtetasin R. L., 24 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta (gurë) dhe ka dhunuar psikologjikisht, nënën e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Punohet për kapjen e 24-vjeçarit.
    Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, pamje të konfliktit me një 12-vjeçar.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Tre dardanë në fushë, Dortmund bën detyrën ndaj Hoffenheim por shumë larg Bayern (video)

    Tre dardanë në fushë, Dortmund bën detyrën ndaj Hoffenheim por shumë larg Bayern (video)

    7 Dhjetor 2025

    19:47

    Telesport

    Borussia Dortmund ka fituar 2-0 ndaj Hoffenheim në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Bundesligë. Verdhezinjtë gjetën avantazhin në fund të pjesës së parë me Julian Brandt, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas kombinimit perfekt mes Adeyemi dhe Couto, ky i fundit pasoi në zonë.
    Në minutën e 60-të ishte Nico Schlotterbeck, i cili në rrëshkitje e sipër, dërgoi topin në rrjetë. Rezultati final 2-0. Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në vendin e tretë me 28 pikë, 9 pikë larg ndaj Bayernit të vendit të parë dhe vetëm 1 pikë larg ndaj Leipzig të vendit të dytë.
    Për Hoffenheim lujatën titullarë si zakonisht këtë sezon tre yjet e Kosovës: Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.
    SHIKOGOLAT

  • Policia e Tiranës godet dy rrjete narkotikësh, sekuestrohen mbi 4 kg kokainë dhe arrestohen 27 persona

    Policia e Tiranës godet dy rrjete narkotikësh, sekuestrohen mbi 4 kg kokainë dhe arrestohen 27 persona

    Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione antidrogë, duke goditur rrjete të shitjes së narkotikëve në kryeqytet.
    Operacioni i koduar “Hallka e Parë” rezultoi me sekuestrimin e mbi 2 kilogramëve kokainë dhe arrestimin në flagrancë të dy kushërinjve, të cilët furnizonin me lëndë narkotike dy zona të kryeqytetit.
    Ndërkohë, operacioni “Labirinti”, pas 5 muaj hetimesh intensive nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, çoi në identifikimin e 44 shtetasve pjesëtarë të një rrjeti kriminal.
    Nga ky operacion u sekuestruan mbi 2 kilogramë kokainë, 22 kilogramë vaj kanabisi, një armë zjarri dhe 118 mijë euro të dyshuara të vjedhura, ndërsa 25 persona u arrestuan në burg. Hetimet vazhdojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të këtij grupi dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

  • Shpërndante materiale por*ografike në rrjete sociale, e pëson keq i riu nga Tirana (Emri)

    Shpërndante materiale por*ografike në rrjete sociale, e pëson keq i riu nga Tirana (Emri)

    Një 29 vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.
    Bëhet me dije se ndaj të riut me iniciale M.Z ishte lëshuar një urdhër arrestimi pasi akuzohet se shpërndante në rrjete sociale materiale me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur.
    Sipas njoftimit të policisë operacioni për arrestimin e të riut u zhvillua në drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe të Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), si dhe me mbështetjen e EUROPOL-it.

  • Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

    Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

    Google ka paralajmëruar miliarda përdorues të telefonave inteligjentë për rrezikun që llogaritë e tyre bankare të boshatisen nëse lidhen me rrjete publike Wi-Fi.
    Kompania thekson se këto rrjete, që gjenden në kafene, aeroporte apo vende publike, shpesh janë “të paenkriptuara dhe lehtësisht të shfrytëzueshme nga sulmuesit kibernetikë”, shkruajnë mediat e huaja.
    Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se rrjetet falas të Wi-Fi mund të përdoren nga kriminelët për të vjedhur të dhëna personale dhe financiare.
    Google rekomandon që përdoruesit të shmangin lidhjen me këto rrjete sa herë që është e mundur.
    Po ashtu, këshillon që përdoruesit të monitorojnë rregullisht llogaritë bankare dhe raportet e kredive.
    Siç është thënë më tej, pajisjet Android mund të zbulojnë e të paralajmërojnë për mashtrime të mundshme, ndaj përdoruesit duhet t’u kushtojnë vëmendje këtyre njoftimeve.

  • Mashtronte në rrjete sociale me kremra “shëruese”, procedohet 30-vjeçarja nga Berati

    Mashtronte në rrjete sociale me kremra “shëruese”, procedohet 30-vjeçarja nga Berati

    Policia e Beratit ka proceduar penalisht një 30-vjeçare që prodhonte dhe tregtonte në mënyrë të paligjshme një krem, për të cilin mashtronte qytetarët në rrjete sociale, duke pretenduar se kishte efekte shëruese ndaj sëmundjeve të lëkurës.
    Pas denoncimit të bërë fillimisht nga gazetarët e emisionit “Stop”, rast që ende nuk është transmetuar, specialistët për hetimin e krimeve ekonomiko-financiare organizuan menjëherë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit.
    “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore-procedurale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Beratit, u mundësua identifikimi i mbajtëses së llogarive në Facebook dhe Instagram, nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, shtetases S. D., 30 vjeçe, banuese në fshatin Bilçë, për të cilën nisi procedimi penal, për veprat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Gjatë kontrollit në banesën që ajo kishte marrë me qira, u sekuestruan sasi të kremit të prodhuar artizanal, si dhe materiale ambalazhuese, kuti e etiketa. Hetimet zbuluan se kremi përgatitej në kundërshtim me rregullat për prodhimin dhe tregtimin e produkteve mjekësore, ndërsa fitimet nga shitjet, brenda dhe jashtë vendit, fshiheshin për të shmangur tatimet.
    Policia e Beratit falënderon gazetarët e emisionit “Stop” për bashkëpunimin dhe u bën thirrje mediave e qytetarëve të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që cënon sigurinë e konsumatorit.

  • Mashtronte me krem artizanal në rrjete sociale, procedohet 30-vjeçarja në Berat

    Mashtronte me krem artizanal në rrjete sociale, procedohet 30-vjeçarja në Berat

    Screenshot

    Berat – Një 30-vjeçare, e identifikuar si S. D., banuese në fshatin Bilçë, është vënë nën hetim penal për “Fshehje të të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Prodhim të kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Shtetasja akuzohet se mashtronte konsumatorët në rrjete sociale, duke reklamuar një krem me efekt shërues mbi sëmundjet e lëkurës, të cilin e prodhonte në banesën e marrë me qira në fshatin Bilçë. Produkti përgatitej në mënyrë artizanale, duke përzier vajra dhe pa respektuar rregullat për prodhimin e produkteve mjekësore dhe ushqimore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në banesën e saj u sekuestruan sasi të kremit, si dhe sende për ambalazhimin e tij, përfshirë kuti dhe etiketa. Kremi shitej brenda dhe jashtë vendit përmes shërbimeve postare private, ndërsa të ardhurat nga ky aktivitet ekonomiko-tregtar u fshehën.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Hetimet nisën menjëherë pas denoncimit të gazetarëve të emisionit “Stop” dhe u koordinuan me Prokurorinë e Beratit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare identifikuan llogaritë në Facebook dhe Instagram nga ku kryhej mashtrimi.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon gazetarët për bashkëpunimin dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke kontribuar në mbrojtjen e sigurisë publike dhe të konsumatorit.

  • “Kam pasur diçka me të…”/ Eduard Kuci i kërkon falje publikisht Xheneta Fetahut

    “Kam pasur diçka me të…”/ Eduard Kuci i kërkon falje publikisht Xheneta Fetahut

    Eduard Kuci, i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh herë të bujshme në rrjete sociale, është përfshirë sërish në qendër të vëmendjes pas një transmetimi “live” që shkaktoi reagime të shumta.
    Gjatë videos me ndjekësit, një komentues e pyeti për ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahun, duke i shkruar: “Preke veshin nëse ke pasur diçka me të.” Vetëm pak sekonda më pas, Edi bëri pikërisht atë lëvizje, gjë që shumëkush e interpretoi si një mënyrë të tërthortë për të konfirmuar një lidhje mes tyre.
    Videoja u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, duke ndezur komente, meme dhe reagime të shumta. Ndërsa disa e morën si një shaka, të tjerë e konsideruan gjestin e tij si provokues dhe të papërshtatshëm.
    Pas kësaj buje, Eduardi reagoi publikisht përmes një postimi në Instagram, duke kërkuar falje për situatën e krijuar.
    “Kam reaguar pa vetëdije, nuk e kam parë fare komentin. Me atë gjest kam përcjellë informacione të gabuara dhe kërkoj falje, posaçërisht Xheneta Fetahut,” – shkroi ai.

    Ngjarja ka hapur sërish diskutimin mbi ndikimin që kanë “live”-t në rrjete sociale dhe mënyrën se si një veprim i vogël mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, duke u kthyer menjëherë në një temë të nxehtë për publikun online.

  • VIDEO/ Rey Manaj bëhet viral në rrjete sociale

    VIDEO/ Rey Manaj bëhet viral në rrjete sociale

    Showbiz Sporti E Shtunë, 11 Tetor 2025 22:14

    Goli që Rey Manaj shënoi në sekondat e fundit të pjesës së parë ndaj Serbisë, është kthyer në viralitet në rrjete sociale. Janë pafund foto dhe video të Rey Manajt, që po postohen edhe nga të gjithë figurat publike dhe nga mijëra tifozë anembarë botës.