Më 26 nëntor, një përmbytje në bibliotekën e antikiteteve egjiptiane të Luvrit shkaktoi dëme të konsiderueshme në qindra libra dhe dokumente, më i vjetri daton që nga fundi i shekullit të 19-të.
Shkaku ishte një rrjedhje uji në sistemin e ngrohjes dhe ventilimit të muzeut, duke nxjerrë në pah gjendjen e përkeqësuar të muzeut më të vizituar në botë, vetëm disa javë pas grabitjes spektakolare të xhevahireve që zbuloi mangësi në siguri.
Në një intervistë me BFMTV, Francis Steinbock, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i muzeut të Luvrit, theksoi se dëmi ka të bëjë me “midis 300 dhe 400 vepra”, më të vjetrat prej të cilave datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të. Këto janë revista, libra referimi dhe revista arkeologjike, por “ato nuk janë aspak vepra të çmuara që janë humbur”, theksoi ai. Këto punime “janë nxjerrë, janë hapur dhe po kryhet një detyrë delikate për t’i tharë faqe pas faqeje”.
Mosha e hidraulikës që shkaktoi problemin ishte “e njohur prej disa vitesh”, pranoi Steinbock, dhe zona e prekur nga incidenti “është pjesë e një sërë hapësirash muzeale që janë objekt i një projekti të madh rinovimi të sistemit të ventilimit dhe ngrohjes” që do të fillojë në shtator 2026.
Tag: rrjedhje
-

Ana “shqiptare” e Luvrit: dëmtime të qindra librave nga…rrjedhje uji(!)
-

Mbretëria e Bashkuar në alarm, zbulohen identitetet e agjentëve sekretë dhe ushtarakëve elitarë
Një rrjedhje e madhe e të dhënave ka komprometuar informacionin personal të më shumë se 100 shtetasve britanikë, përfshirë agjentë të shërbimeve sekrete dhe pjesëtarë të forcave speciale.
Lajmi është raportuar fillimisht nga mediat britanike dhe ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e operacioneve të fshehta.
Të dhënat e zbuluara janë të lidhura me një operacion të ndjeshëm të zhvilluar në Afganistan, ku mijëra shtetas afganë janë zhvendosur fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, pas marrjes së pushtetit nga talebanët në vitin 2021. Emrat dhe detajet e personelit britanik që ndihmuan në këtë evakuim u përfshinë në rrjedhjen e informacionit, duke rrezikuar sigurinë e tyre personale dhe integritetin e misioneve të kryera në terren.
Sipas burimeve, informacioni i ekspozuar përfshinte jo vetëm identitetin e operativëve të shërbimeve inteligjente dhe njësive elitare ushtarake, por edhe vendndodhjen dhe detajet e kontaktit të tyre, gjë që përbën një cenim të rëndë të protokolleve të sigurisë.
Autoritetet britanike kanë nisur një hetim të menjëhershëm për të përcaktuar burimin e rrjedhjes dhe për të vlerësuar dëmet potenciale që mund të ketë shkaktuar kjo situatë. Një pjesë e të përfshirëve janë zhvendosur dhe mbrojtur për shkak të rrezikut të mundshëm.
Kjo nuk është hera e parë që operacionet e fshehta të Mbretërisë së Bashkuar janë vënë në rrezik nga rrjedhje të tilla, por përfshirja e një numri kaq të madh personash dhe ndjeshmëria e misionit e bëjnë këtë incident veçanërisht shqetësues.Top Channel
-

Shpërthim në një ndërtesë në Iran, 7 të plagosur, incidenti mendohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi
Shtatë persona u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë banimi në Qom të Iranit, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim të paidentifikuar, e cili shtoi se shpërthimi nuk ishte rezultat i një sulmi izraelit.
“Katër njësi banimi u dëmtuan në shpërthim. Vlerësimet fillestare tregojnë se shkaku i incidentit ishte një rrjedhje gazi natyror dhe shqyrtimet po vazhdojnë për këtë çështje”, tha drejtori i departamentit të zjarrfikësve të Qomit për Fars.
Agjencia vuri në dukje se banorët e ndërtesës janë qytetarë të zakonshëm.BREAKING:
Explosions reported in Iran.
One near Mashhad Airport and one in Qom. pic.twitter.com/V24QFtt33V
— Visegrád 24 (@visegrad24) July 14, 2025Rivali i betuar i Iranit në rajon, Izraeli, ka një histori të vrasjes së shkencëtarëve bërthamorë iranianë, të cilët i sheh si pjesë të një programi që kërcënon drejtpërdrejt Izraelin. Teherani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.
Që nga përfundimi i luftës 12-ditore muajin e kaluar midis Iranit dhe Izraelit, në të cilën Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara bombarduan objektet bërthamore iraniane, ka pasur një numër shpërthimesh në vend, por autoritetet nuk e kanë fajësuar Izraelin për to.
“Bota nuk duhet të shqetësohet për thashethemet. Nëse ka ndonjë veprim armiqësor në vend, lajmi do të arrijë menjëherë në botë dhe sirenat e alarmit do të bien në Territoret e Pushtuara në të njëjtën kohë”, shtoi Fars, duke cituar një burim iranian të paidentifikuar pas shpërthimit në Qom.Top Channel
-

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte i suksesshëm
A pati dekonspirim operacioni i një dite më parë i koduar “URA”, ku ishin të përfshirë disa institucione ligjzbatuese? Kjo ishte një nag pyetjet e drejtuar të ftuarve mrbëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus.
Lidhur me këtë pyetje avokati Kujtim Ibraj theksoi se nuk ka patur dekonspirim pasi vetë operacioni tregoi se ishte i sukseshsëm.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Ibraj ka patur dekonspirim?
Ibraj: Është operacion në tre kontinente. Po të ketë rrjedhje informacioni nuk është çudi për shkak të numrit të lartë të personave, i punonjësve të policisë. Por në përgjithësi nuk pati rrjedhje operacioni, pasi ishte i sukseshëm. SPAK nuk mund të ndërhyjë në momente procesi zgjedhor, pasi interferon. -

Mbyllet numërimi! PS triumfon në Himarë, por ka ‘rrjedhje’ nga 2021, PD ka rritje, por s’mjafton
Foto ilustruese
VLORË- Përfundon numërimi i 36 kutive të votimit të Himarës! Fituese, edhe pse me ‘rrjedhje’ votash ka dalë Partia Socialiste, e cila kryeson me 3196 vota, përkundrejt 2370 që ka siguruar Partia Demokratike. 668 vota janë ndarë me partitë e tjera. 57 vota ka marrë Lëvizja Bashkë; 7 Lëvizja Atdheu; 10 Koalicioni Euroatlantik; 330 ka marrë Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet; Mundësia e Shehajt ka marrë 119 vota; ndërsa Partia Socialdemokrate e mbyll me 59.
Nga i gjithë procesi, 214 vota janë të pavlefshme.
Krahasuar me vitin 2021, pra herën e fundit që u mbajtën zgjedhjet parlamentare, duket se Partia Socialiste ka një rrjedhje të vogël votash, ndërsa demokratët kanë rritje, por jo mjaftueshëm sa për të fituar në Himarë. Po ashtu, vihet re se në këto zgjedhje është shtuar numri i votave të pavlefshme.
VOTAT E 2021
PS- 3447 vota, 58%PD- 1854 vota, 31%LSI- 341 vota, 5.80%Vota të pavlefshme 124 -

“Bufi në rrjedhje të lirë…”, Rama vijon ironizimet ndaj Berishës
Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një videon e postuar nga kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook, shihen disa bufa ndërkohë dërgohet “Narkodiktaura ka pasur probleme të shumta. Së pari narkodiktatori i këtij vendi të shëtiste në Europë dhe botë me atlete të bardha të hiqet si sportist apo piktor, ndërkohë që është personi që arrestonte tre lider të opozitë në projektin e tij ‘Shqipëria po opozitë’”.
Përpos videos së postuar, Rama shkruan “Bufi (ikona) në rrjedhje të lirë”.Top Channel
