Vaçe Zela (7 prill 1939 – 6 shkurt 2014) e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.
Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.
Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992.
Teksti i këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” që mund ta lexoni e dëgjoni në vazhdim është bërë nga Gjok Beci, ndërsa muzika nga Feim Ibrahimi.
E i fortë po shndrit ai dielldhe burimi këngët lugjeve i përcjell.E i fortë po ngroh ky dielledhe trimat nëpër mend mi sjellm’i përkdhel.Nga ky diell i kohës simeshndrisin shekujt në agimedhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!Po ku ka si ti o Shqipëria imeo fisnikja përmbi gur.Rrjedh në këngë e ligjërimeballëlarta me flamur!E i fortë po bien ai teldhe lahuta tingujt mi çon largi përcjell.E flakë po nxjerr ai teledhe trimat nëpër mend mi sjellm’i përkdhel.Nga ky zë i tokës simeflasin shekujt me gjëmimeedhe krisma e shqiptarit rrjedhbrez më brez.Po ku ka si ti o Shqipëria imeo fisnikja përmbi gur.Rrjedh në këngë e ligjërimeballëlarta me flamur!
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
Lexo edhe:
PSE E ZEMËROI ARTISTJA, VAÇE ZELA, SIGURIMIN E SHTETIT GJATË TURNEUT NË GREQI?