Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi raportin e saj të dytë global mbi hipertensionin, duke treguar se 1.4 miliardë njerëz vuanin nga hipertensioni në vitin 2024, megjithatë vetëm pak më shumë se një në pesë e kanë nën kontroll, qoftë përmes ilaçeve ose duke adresuar faktorët e rrezikut të modifikueshëm.Rreth 1.1 milionë të rritur në Bosnjë dhe Hercegovinë vuajnë nga hipertensioni. …
Tag: rriturve
-

Studiuesit paralajmërojnë: Rreth 90% e të rriturve autikë mbi 40 vjeç janë të padiagnostikuar në Mbretërinë e Bashkuar
Një raport i ri ka zbuluar se deri në 97 përqind e të rriturve autikë mbi moshën 40 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar mbeten të padiagnostikuar, duke i ekspozuar ata ndaj rreziqeve të larta për shëndet të dobët, izolim social dhe jetëgjatësi të reduktuar. Studiuesit paralajmërojnë se ky grup është në mënyrë disproporcionale i prekur nga probleme fizike dhe mendore, si ankthi, depresioni, sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet neurologjike dhe deri tek demenca me fillim të hershëm.
Sipas rishikimit të publikuar në Rishikimin Vjetor të Psikologjisë Zhvillimore, të rriturit autikë më të moshuar kanë gjashtë herë më shumë gjasa të përjetojnë mendime vetëvrasëse ose vetëlëndim dhe katër herë më shumë gjasa të zhvillojnë demencë në moshë të re. Mesatarisht, ata jetojnë gjashtë vjet më pak se bashkëmoshatarët jo-autikë.
Dr. Gavin Stewart nga King’s College London theksoi se shumë prej tyre nuk kanë marrë kurrë një diagnozë, për shkak të vonesës historike në njohjen e autizmit. Ai paralajmëroi se mungesa e mbështetjes, stigma dhe izolimi social përkeqësojnë gjendjen e tyre: “Nëse rreth 90 përqind e njerëzve mbi 40 vjeç nuk janë diagnostikuar, kjo është një popullsi e madhe që nuk merr mbështetjen e nevojshme”.
Ekspertët bëjnë thirrje për investime urgjente në shërbime, kërkime dhe ndërgjegjësim publik për të siguruar që kjo popullatë e cënueshme të mos mbetet e padukshme dhe e pambrojtur.
-

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, larg mesatares globale prej 79%
Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka Botërore.
Të dhënat janë pjesë e raportit Global Findex 2025, i cili u publikua këto ditë dhe ofron një panoramë globale mbi përfshirjen financiare të qytetarëve në më shumë se 120 shtete.
Në Shqipëri, anketa është zhvilluar me 1,000 persona dhe ka treguar se përkundër përmirësimeve krahasuar me vitin 2011 kur afërsisht 30% kishin një llogari bankare vendi ynë vijon të mbetet pas mesatares globale, që në vitin 2024 arriti në 79%.
Në nivel global, përfshirja financiare ka shënuar përparim të ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.
Nga viti 2011 deri në vitin 2024, përqindja e të rriturve që kanë një llogari bankare është rritur me 28 pikë përqindjeje – nga 51% në 2011 në 79% në 2024.
Rritja ka qenë më e theksuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku zhvillimet teknologjike, veçanërisht pagesat dixhitale dhe platformat celulare, kanë luajtur një rol kyç në zgjerimin e aksesit financiar.
Sipas raportit për Shqipërinë:
35% e të anketuarve kanë kryer ose kanë marrë një pagesë dixhitale.
Vetëm 15% përdorin një llogari bankare për të kursyer.
11% kanë marrë kredi nga institucione formale si banka ose kompani financiare.
93% e shqiptarëve zotërojnë një telefon celular.
83% kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit
Të dhënat për Shqipërinë janë mbledhur nga 15 maji deri më 26 qershor 2024, dhe anketa ka një marzh gabimi prej rreth 3.5%.
Banka Botërore bën të ditur se zonat shumë të thella rurale, që përfaqësojnë rreth 2% të popullsisë, nuk janë përfshirë në kampion për shkak të vështirësive në aksesim./ Monitor
-

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale
Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka Botërore.Të dhënat janë pjesë e raportit Global Findex 2025, i cili u publikua këto ditë dhe ofron një panoramë globale mbi përfshirjen financiare të qytetarëve në më shumë se 120 shtete.Në Shqipëri, anketa është zhvilluar me 1,000 persona dhe ka treguar se përkundër përmirësimeve krahasuar me vitin 2011 kur afërsisht 30% kishin një llogari bankare vendi ynë vijon të mbetet pas mesatares globale, që në vitin 2024 arriti në 79%.Në nivel global, përfshirja financiare ka shënuar përparim të ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.Nga viti 2011 deri në vitin 2024, përqindja e të rriturve që kanë një llogari bankare është rritur me 28 pikë përqindjeje – nga 51% në 2011 në 79% në 2024.Rritja ka qenë më e theksuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku zhvillimet teknologjike, veçanërisht pagesat dixhitale dhe platformat celulare, kanë luajtur një rol kyç në zgjerimin e aksesit financiar.Sipas raportit për Shqipërinë:35% e të anketuarve kanë kryer ose kanë marrë një pagesë dixhitale.Vetëm 15% përdorin një llogari bankare për të kursyer.11% kanë marrë kredi nga institucione formale si banka ose kompani financiare.93% e shqiptarëve zotërojnë një telefon celular.83% kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit.Të dhënat për Shqipërinë janë mbledhur nga 15 maji deri më 26 qershor 2024, dhe anketa ka një marzh gabimi prej rreth 3.5%.Banka Botërore bën të ditur se zonat shumë të thella rurale, që përfaqësojnë rreth 2% të popullsisë, nuk janë përfshirë në kampion për shkak të vështirësive në aksesim. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
