Tag: rritur

  • Çfarë është “divorci gri” dhe si ndikon ai te fëmijët e rritur

    Çfarë është “divorci gri” dhe si ndikon ai te fëmijët e rritur

    Termi “divorci gri” përdoret për t’iu referuar divorcit që ndodhin në moshë të mesme ose më të avancuar kur bashkëshortët janë ndoshta pas viteve 50 apo më shumë. Në dekadat e fundit, kjo dukuri është bërë më e zakonshme.
    Por, përtej ndikimit që përjetojnë çiftet që divorcohen më vonë, ky proces ka ndërlikime të veçanta edhe për fëmijët e tyre të rritur. Ja disa prej aspekteve kryesore:
    1. Ndryshimi i marrëdhënieve me prindëritGjatë jetës, marrëdhëniet me prindërit evoluojnë: kur jemi fëmijë, ata kujdesen për ne, ndërsa me kalimin e kohës, ne shpesh marrim rol të mbështetjes së tyre. Një divorc i vonë mund të ndërpresë papritur këtë rrjedhë.

    Studimet tregojnë që kur prindërit divorcohen në moshë më të madhe, mund të ndodhë një “ndryshim drastik” në marrëdhëniet me secilin prind.
    2. Dëmet financiare dhe socialePrindërit femra shpesh përballen me penalitet ekonomik pas divorcit veçanërisht nëse kanë kaluar më pak vite në punë (për shkak të kujdesit për familjen).
    Prindërit meshkuj përballen me penalitet social në shumë raste ata më pak kujdesen për rrjetet sociale apo për lidhjen me familjarët dhe miqtë, dhe shpesh humbin mundësinë e kontaktit të rregullt me fëmijët, të cilët mund të favorizojnë nënën.
    Ka një fenomen që në literaturë njihet si “tilti matrifokal” (një orientim drejt nënës) fëmijët e rritur pas divorcit shpesh i afrohen më së shumti nënës.
    Megjithatë, jo gjithmonë marrëdhëniet prishen, por në disa raste, fëmijët pranojnë ose mbështesin vendimin e prindërve, veçanërisht nëse marrëdhënia kishte konflikte.

    3. Rrugë për rimarrje dhe forcim të lidhjeveEdhe pse ndikimi mund të jetë i hidhur, marrëdhëniet mund të përmirësohen me kohën:
    -Prindërit që u rikthehen kontakteve mes njëri- tjetrit dhe përpiqen të rindërtojnë marrëdhënien shpesh arrijnë të kapërcejnë distancën e krijuar pas divorcit.
    -Fëmijët që përjetojnë një divorc të prindërve në moshë të madhe shpesh kërkojnë grupet mbështetëse për të ndarë përvojat dhe për të mos u ndjerë vetëm gjatë kësaj periudhe.
    4. Varësia nga situata familjareEfekti që divorci i prindërve ka mbi fëmijët e rritur varet shumë nga rrethanat konkrete:
    Nëse prindërit kanë pasur konflikte të vazhdueshme, fëmijët mund të përjetojnë lehtësim nga ndarja.
    Nëse divorci vjen befas, pa komunikim apo pa prirje për pajtim, mund të krijojë lëndime emocionale më të thella.Më së shumti ndikohen marrëdhëniet, ndjenjat e besimit dhe komunikimi në familje.
    Përse është e rëndësishme të njihet ky fenomenSepse divorci në moshë të madhe nuk është vetëm çështje e dy personave, ai ka efekt më të thellë.Njohja e këtyre ndikimeve mund të ndihmojë familjet të jenë më të përgatitura për komunikim, menaxhim emocional dhe ndërtim të rrugëve të reja lidhëse.Për fëmijët e rritur, të kuptuarit që nuk janë vetëm dhe që janë të drejtë të ndiejnë emocione të përziera është hap i rëndësishëm drejt shërimit.

  • “Shpenzimet tuaja janë rritur me 40%”, Tabaku: Pa vizion, shteti po mbyt konkurrencën në tregun e sigurimeve

    “Shpenzimet tuaja janë rritur me 40%”, Tabaku: Pa vizion, shteti po mbyt konkurrencën në tregun e sigurimeve

    Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti sot një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke akuzuar institucionin për mungesë transparence, strategjie dhe performancë reale në tregun financiar.“Kam vite që dëgjoj raporte të AMF, por drejtuesja e Autoritetit nuk ka asnjë informacion për problemet e institucionit që drejton. Pas tre vitesh që na thuhet se po punohet për projektligjin e ri që është dhe kriter i BE-së sot sërish nuk kemi asgjë konkrete. Çfarë bën AMF përveçse mbikëqyr kuadrin e vet?”, u shpreh Tabaku.
    Ajo theksoi se tregu i sigurimeve vazhdon të mbetet i mbyllur dhe pa konkurrencë reale.“Shqetësimet janë të njëjta çdo vit. A janë ulur barrierat për operatorët e rinj? A ka strategji për zhvillimin e tregut? Çfarë po bëhet për të zhvilluar instrumente të reja sigurimesh dhe për t’u fokusuar te konsumatori?” ngriti pyetje znj Tabaku.Sipas deputetes demokrate, shteti është kthyer në operatorin më të madh që ka mbytur konkurrencën, ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) tregojnë rënie alarmante të të ardhurave nga gjobat me 40% dhe shkelje serioze në menaxhim.“KLSH ka evidentuar shkelje në raportimet financiare, ndërsa vetë AMF vazhdon të operojë pa transparencë. Treguesit e kompanive nuk janë publikë, faqja e internetit nuk ofron asnjë informacion, ndërkohë që kompensimi i tregut kapital ende nuk është implementuar,” theksoi ajo.Deputetja demokrate ngriti edhe çështjen e përbërjes së bordit të AMF, duke akuzuar shumicën për shkelje të ekuilibrave institucionalë.“Znj. Merita Gurabardhi është emëruar në vendin që i takonte opozitës, por sot mandati i saj është ndërprerë në mënyrë të paligjshme. Me çfarë vendimi ndërpritet një mandat të votuar nga Parlamenti? Po mandati i znj. Kaçi, është ky mandati i tretë? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje”, tha ajo,
    Në përfundim, Tabaku vuri në dukje edhe abuzimet me pagat dhe shpërblimet në institucion, ku theksoi se shpenzimet janë rritur me 40% ndërsa janë shtuar vetëm 5 punonjës.“Si është e mundur që shpenzimet janë rritur me 40% ndërsa janë shtuar vetëm 5 punonjës? Dhe si mund të ketë një drejtor ekzekutiv pagë 700 mijë lekë në muaj? Kjo tregon mungesë totale përgjegjshmërie dhe llogaridhënieje”, u shpreh ajo, ndërsa e përmbylli duke kërkuar reforma të vërteta dhe vizion për tregun financiar.“AMF duhet të jetë garant i konkurrencës dhe zhvillimit të tregut, jo një institucion që mbron status quo-në. Shqipëria ka nevojë për një treg të hapur, inovativ dhe të fokusuar tek konsumatori jo për një sistem të kapur nga shteti”, deklaroi Tabaku.

  • Rritet numri i të sëmurëve nga zemra dhe ata me probleme të shëndetit mendor

    Rritet numri i të sëmurëve nga zemra dhe ata me probleme të shëndetit mendor

    Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 09:27
    Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025. Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.
    Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia. Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.

    Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.

    “Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.

    Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.
    Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.
    Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.
    Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
    Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.
    “Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.
    Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
    Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%
    Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%. Monitor

  • Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike! Faktorët që po ndikojnë

    Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike! Faktorët që po ndikojnë

    Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025.
    Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.
    Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia.
    Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.
    Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.
    “Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.
    Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.
    Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.
    Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.
    Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
    Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.
    “Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.
    Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
    Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%
    Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%./ Monitor

  • Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike

    Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike

    Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025.Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia.Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.“Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.“Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Keydata: Çmimet e apartamenteve në 3-mujorin e dytë 2025 janë trefishuar krahasuar me 2005

    Keydata: Çmimet e apartamenteve në 3-mujorin e dytë 2025 janë trefishuar krahasuar me 2005

    Çmimi mesatar për një metër katror i apartamenteve në Tiranë në fund të muajit qershor arriti në 1,863 euro për metër katror, sipas të dhënave të indeksit “Keydata Albania” të publikuara nga “Çelësi Media Group”.Të dhënat e indeksit për çmimet e apartamenteve përfshijnë një përzierje çmimesh të apartamenteve të reja dhe atyre për rishitje, megjithatë, shumica e tregut që pasqyrohet në indeks është bazuar në çmimet e apartamenteve të rishitura. (sipas të dhënave të tjera nga tendenca e indeksit të çmimeve të Fischer të Bankës së Shqipërisë dhe raportit të Deloitte për tregun e pronave, çmimi mesatar është rreth 2000-2100 euro/m2, duke përfshirë apartamentet e reja).Sipas indeksit “Keydata Albania” në 3-mujorin e dytë 2025 çmimet mesatare janë rritur 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s. Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, çmimet janë 2.8 herë më të larta se në vitin 2005. Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.Tremujori i dytë 2025 karakterizohet nga një rritje çmimesh mesatare në 3 zonat kryesore të kryeqytetit. Brenda Unazës së Vogël, në këtë tremujor, çmimi mesatar i apartamenteve përllogaritet në 2,054 euro për metër katror. Krahasuar me 3 mujorin e parë 2025 çmimet janë rritur me 10.1%. Në zonën e ish Bllokut çmimi mesatar i apartamenteve arriti në vlerën 2,660 euro për metër katror në 3 mujorin e dytë të 2025-s, me rritje 0.8% krahasuar me tremujorin e parë 2025. Për çmimet mesatare jashtë zonës së Unazës . përllogariten në 1,768 euro për metër katror me rritje 4.3% krahasuar me tremujorin e parë 2025.Sipas raportit të “Keydata Albania” në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën e tremujorëve 2020-2025. Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, ekspertët e Keydata kanë përcaktuar vitin 2005 si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Sipas raportit nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e dytë 2025, çmimi real i shitjes së apartamenteve në Tiranë është rritur me 103%. Inflacioni kumulativ për tremujorët 2020-2025 përllogaritet në 70.2%.Referuar grafikut të mësipërm, kurba e indeksit të çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë ka pësuar fluktuacione të pakta përgjatë kësaj periudhe kohore, mes të cilave do të nënvizonim:Momentet kryesore të rritjes janë listuar si më poshtë:Tremujori i tretë 2020 deri në tremujorin e dytë 2023; indeksi është rritur me: 3.17%; 2.2%, 0.41%, 0.69% dhe 0.63%, 1.89%, 0.85%, 1.70%, 5.56%, 3.00%, 0.72% dhe 6.24% përkatësisht nga njëri tremujor në tjetrin. Nga tremujori i tretë në tremujorin e kartër indeksi është rritur me një përqindje më të lartë, përkatësisht me 21%, nga tremujori i katërt në tremujorin e parë 2024, indeksi është rritur me 10.09%, nga tremujori i parë në të dytë 2024, indeksi është rritur me 2.26% dhe nga tremujori i dytë në atë të tretë është rritur me 4.19%. Periudha aktuale, tremujori i dytë 2025 shoqërohet me një rritje me 23% krahasuar me tremujorin e parë 2025.Rënie në indeks vërehet nga tremujori i parë në tremujorin e dytë 2020, një rënie me 2.37 % në indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë, një rënie me 1.04% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2023, një rënie në periudhën aktuale nga tremujori i tretë në tremujorin e katërt 2024 me 2.57% dhe nga tremujori i fundit 2024 në tremujorin e parë 2025 me 5.26%.Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Në Grafikun 2 më sipër paraqitet çmimi mesatar real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën e tremujorëve 2020-2025, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) si dhe çmimet mediane (vlera e mesit). Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e dytë 2025, niveli i çmimeve mesatare reale në Tiranë ka lëvizur brenda intervalit 1,030 €/m2 – 1,863 €/m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 984 €/m2 në 1,755 €/m2.Në tremujorin e dytë 2025, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,863 €/m2 dhe 1,755 €/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e parë 2025, në këtë tremujor, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 4.9% dhe çmimet mediane janë rritur me 5.6%.Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.Në Grafikun 3, paraqitet çmimi mesatar real dhe median i shitjes së apartamenteve në Tiranë (Euro/m2) në zonën brenda Unazës së vogël për periudhën e tremujorëve 2020-2025. Siç mund të vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes në këtë zonë, ka ardhur duke u rritur, në intervalin 1,128 – 2,054 €/m2. Çmimet mediane luhaten në intervalet 1,074 – 1,993 €/m2.Një tendencë rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së vogël vihet re në tremujorin e dytë 2025. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 2,054 €/m2; çmimi median përllogaritet në 1,993 €/m2. Krahasuar me tremujorin e parë 2025, në këtë tremujor, çmimet mesatare janë rritur me 10.01% dhe çmimet mediane janë rritur me 9.7%. Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Në Grafikun 4 është paraqitur kurba e evoluimit të çmimit mesatar real dhe medianës së çmimeve (Euro/m2) të apartamenteve në zonën e Bllokut. Në këtë zonë, çmimet mesatare të shitjes kanë pësuar një luhatje të konsiderueshme duke variuar në intervalin 1,462€/m2-2,856€/m2 ndërsa çmimet median brenda intervalit 1,387€/m2 -2,721€/m2.Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Një rënie e nivelit të çmimeve mesatare reale vihet re në tremujorin e dytë 2020, 13.7%, shoqëruar më pas me një rritje me të madhe me 20.7% krahasuar me një tremujor më parë, një rënie me 3.2 % nga tremujori i katërt 2020 në tremujorin e parë 2021 shoqëruar më pas me një rritje me 6.2% dhe sërisht një rritje me 2.9% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2021, me një rënie nga tremujori i tretë në të katërt me 1.4%, nga tremujori i parë në të dytë një rritje me 9.8% dhe një rritje me 13.4% nga tremujori i tretë në tremujorin e fundit 2022. Përsa i përket periudhës aktuale, në këtë tremujor të dytë 2025, mesatarisht një apartament në zonën e bllokut shitet në vlerën 2,660€/m2, çmimi median përllogaritet në vlerën 2,437 €/m2. Çmimet mesatare në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e parë 2025 kanë pësuar një rritje të vogël me 0.8% ndërsa çmimet mediane janë rritur me 4.1%. Në Grafikun 5 paraqitet evoluimi i çmimit mesatar real dhe median të shitjes në Euro/m2 të apartamenteve në zonën jashtë Unazës së vogël. Çmimet mesatare reale në këtë zonë variojnë nga një interval 959 €/m2 deri në 1,768 €/m2 në tremujorin e dytë 2025. Çmimet mediane variojnë në intervalin nga 930 €/m2 – 1,660€/m2.Burimi: Llogaritjet e Keydata Albania (2025)Tremujori i dytë 2025 karakterizohet nga një rritje e vogël e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në këtë zonë. Ҫmimet reale mesatare përllogariten në 1,768 €/m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 1,660 €/m2, duke pësuar një rritje me 4.2% ndërsa çmimet mediane janë rritur me 4.3% krahasuar me tremujorin e parë 2025. / D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ndryshimet që janë treguesit kryesorë për prindërit se fëmija i tyre po vuan

    Ndryshimet që janë treguesit kryesorë për prindërit se fëmija i tyre po vuan

    Instinktet prindërore nuk zhduken kurrë, edhe kur fëmijët janë rritur dhe jetojnë të pavarur. Ndjenja e kujdesit dhe lidhjes mbetet e fortë, por shpesh prindërit vënë re ndryshime të vogla në sjelljen e fëmijëve të tyre të rritur – më pak kontakt, tërheqje, luhatje humori apo shenja lodhjeje. Sipas “Psychology Today”, këto mund të jenë sinjale që ata po përballen me një luftë të brendshme emocionale.

    Ekspertët theksojnë disa shenja kryesore që kërkojnë vëmendje. Një prej tyre është tërheqja nga komunikimi – kur fëmija shmang telefonatat apo takimet familjare. Kjo nuk është domosdoshmërisht shenjë zemërimi, por një mënyrë për t’u mbrojtur nga biseda të vështira. Specialistët sugjerojnë që prindërit të tregojnë mirëkuptim dhe t’i ftojnë me butësi në komunikim, duke thënë, për shembull: “Më mungon, jam këtu nëse do të flasim.”

    Një tjetër sinjal janë luhatjet e zgjatura të humorit, që mund të tregojnë stres, ankth apo depresion. Edhe nëse fëmija duket se ia del në punë apo në jetën e përditshme, barra emocionale shpesh shfaqet në sjellje. Një qasje e kujdesshme, pa gjykim, mund të ndihmojë në hapjen e dialogut.

    Vështirësitë financiare janë një tjetër tregues. Ndërrimi i shpeshtë i punës apo mungesa e motivimit mund të lidhen me presionin ekonomik. Ekspertët këshillojnë që prindërit të ofrojnë ndihmë me partneritet, jo me kritikë.

    Po ashtu, neglizhimi i vetes – mungesa e kujdesit për higjienën apo ushqimin – shpesh tregon lodhje emocionale. Prindërit duhet të tregojnë kujdes dhe dashuri, duke ofruar praninë e tyre me gjeste të vogla: një shëtitje, një vakt së bashku, një bisedë e ngrohtë.

    Një tjetër shenjë alarmi është autokritika e tepruar. Kur fëmija i rritur flet keq për veten, është e rëndësishme të mos e kundërshtoni, por ta mbështesni me fjalë inkurajuese dhe t’i kujtoni aftësitë që zotëron.

    Psikologët nënvizojnë se prindërit nuk janë aty për të “rregulluar” gjithçka, por për të dëgjuar dhe mbështetur. Ndonjëherë, një fjali e thjeshtë mund të ketë efekt shërues:
    “Jam këtu, sa herë që të duash të flasësh.”

  • Kompany: “Sekreti i Harry Kane është fakti që nuk ka fituar trofe”

    Kompany: “Sekreti i Harry Kane është fakti që nuk ka fituar trofe”

    17 Tetor 2025

    18:15

    Telesport

    “Harry Kane tha që e çuat në një nivel të ri, cili ishte sekreti juaj?”
    Kjo ishte pyetja që i bëri trajnerit të Bayern, Kompany, një gazetar gjerman, duke iu referuar deklaratës së sulmuesit anglez, i cili para pak ditësh tha se është rritur shumë nga Kompany.
    “Harrry e ka rritur nivelin vetë. Ai gjithmonë e ka bërë këtë, edhe kur luaja kundër tij. Ky është mentaliteti që ai ka krijuar çdo vit. Ndoshta ndihmoi fakti që nuk fitoi një titull për një kohë të gjatë, që do të thotë se e mbajti atë uri”.
    “Nuk ka vetëm golat. Shihni mënyrën sesi i përfshin të tjerët. Shpresojmë që ai të mund ta vazhdojë kështu,, por nuk ka presion shtesë mbi të nëse ndodh të luajë më pak. Të tjerët do ta kompensojnë”.

  • Shikoni sa janë çmimet e karburantit në 69 qytete të botës

    Shikoni sa janë çmimet e karburantit në 69 qytete të botës

    Që nga viti 2020, çmimet e karburantit janë rritur ndjeshëm në të gjithë botën, dhe VisualCapitalist ka publikuar një tabelë që tregon saktësisht se sa kushton karburanti në disa nga qytetet më të mëdha të botës.
    Ndërsa lufta në Ukrainë shkaktoi ndërprerje të furnizimit, çmimet e karburantit u rritën me më shumë se 40% në Budapest, Vjenë dhe Zyrih, ku rritjet ishin më të lartat në Evropë. Ndërkohë, Kajro dhe Bangkoku panë rënie të çmimeve, duke i bërë ato të jashtëzakonshme globale. Ky infografik tregon çmimet e karburantit në qytetet më të mëdha të botës në vitin 2025, sipas të dhënave nga Deutsche Bank.
    Varësia nga importet e karburantit, së bashku me koston e lartë të qirasë së stacioneve të benzinës, janë arsyet kryesore për çmime kaq të larta. Në pesë vitet e fundit, çmimet e karburantit atje janë rritur me më shumë se një të tretën.  Menjëherë pas Hong Kongut janë Zyrihu, Amsterdami dhe Gjeneva, me çmime mbi 2.25 dollarë për litër. Luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë i kanë rritur më tej çmimet – në Zyrih ato janë rritur me 40.1% dhe në Gjenevë me 37.4% që nga viti 2020.  Në të kundërt, çmimet e karburantit në Shtetet e Bashkuara mbeten dukshëm më të ulëta falë prodhimit të madh vendas të naftës. San Francisko është qyteti më i shtrenjtë amerikan – çmimi është rritur nga 0.97 në 1.30 dollarë për litër në pesë vjet. Nju Jorku ka parë një rritje të qëndrueshme, nga 0.70 dollarë në vitin 2020 në 0.94 dollarë në vitin 2025.
    Tirana ka një mesatare 1.9 euro për litër, nga ana tjetër, Kajro ka karburantin më të lirë midis 69 vendeve të analizuara – vetëm 0.32 dollarë për litër, kryesisht për shkak të subvencioneve shtetërore dhe prodhimit të lartë vendas.
     

  • “Në bashkinë e Tiranës është rritur niveli korrupsionit”, aktivisti: Zgjedhjet nuk duhet të vonojnë, por në dhjetor…

    “Në bashkinë e Tiranës është rritur niveli korrupsionit”, aktivisti: Zgjedhjet nuk duhet të vonojnë, por në dhjetor…

    Për aktivistin Gjergj Bojaxhi, ish-kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2015, zgjedhjet për kryebashkiakun e ri nuk duhet të vonojnë, pasi sipas informacioneve që ai disponon, niveli i korrupsionit në bashki pas arrestimit të Veliajt është rritur.
    Bojaxhi e sheh të vështirë mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor, e megjithatë zhvillimi i tyre është i nevojshëm pasi kryeqyteti ndodhet në anomal.
    “Kjo lëngatë nuk duhet të zgjatet sa më shumë. Për mua një kryetar që nuk ka shkuar në zyrë, duhej shkarkuar, PS nuk i leverdiste ta shkarkonte gjatë periudhës së zgjedhjeve”, tha Bojaxhi.
    Gjergj Bojaxhi: Në dhjetor është vështirë të bëhen zgjedhjet në Tiranë. Ti bësh në këtë muaj është qesharake. Në thelb sa më shumë zgjat kjo kohë, aq më shumë. Nga informacionet që unë kam, në bashkinë e Tiranës është rritur niveli i korrupsionit. Duhet ti jepet drejtim, jemi një qytet me anomali, kjo lëngatë nuk duhet të zgjatet sa më shumë.
     
     
    Për mua një kryetar që nuk ka shkuar në zyrë, duhej shkarkuar, PS nuk i leverdiste ta shkarkonte gjatë periudhës së zgjedhjeve.
    Për të mos prishur pak ekuilibra që kishte Veliaj, e la pezull. I fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe tani do që ti japë drejtim këtij kapitulli tjetër. unë si qytetar më intereson që të mos merret peng Tirana. Pjesa tjetër janë teknikalitete.
    Gjykata Kushtetuese e mori vendimin me unanimitet dhe unë mendoj se GJK nuk do t’i japë të të drejtë Veliajt.