Tag: rritur

  • Personat që kanë qenë mbipeshë në fëmijëri priren të përballen me këto 11 zakone në moshën e rritur

    Personat që kanë qenë mbipeshë në fëmijëri priren të përballen me këto 11 zakone në moshën e rritur

    Studimet kanë treguar se përvoja e mbipeshës në fëmijëri lë gjurmë që zgjasin shumë më tepër sesa vetëm kujtimet e shkollës fillore.

    Fëmijët që përballen me peshë të tepërt shpesh zhvillojnë marrëdhënie të ndërlikuara me ushqimin, trupin dhe vetëvlerësimin e tyre, të cilat i shoqërojnë edhe në moshë madhore.

    Si të rritur, ata mund të kenë tendencë të hanë për ngushëllim emocional, të ndihen fajtorë pas ngrënies ose të ndjekin dieta ekstreme që përfundojnë me rikthim në zakonet e vjetra.

    Shpesh janë më të ndjeshëm ndaj kritikës dhe vështirësohen të pranojnë komplimente për pamjen e tyre, duke pasur ende ndjenja të fshehta pasigurie.

    Kërkimet sugjerojnë gjithashtu se këta individë priren të luftojnë me mungesën e durimit në procesin e dobësimit, me perfeksionizëm dhe me frikën e dështimit.

    Por lajmi i mirë është se ndërgjegjësimi për këto modele sjelljeje është hapi i parë drejt ndryshimit.

    Me kujdes ndaj shëndetit mendor, edukim ushqimor dhe një qasje më të butë ndaj vetes, është e mundur të thyhen këto zakone të rrënjosura që nga fëmijëria dhe të ndërtohet një marrëdhënie më e shëndetshme me trupin dhe ushqimin.

  • Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

    Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

    Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve
    Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.
    Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.
    Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.
    Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.
    Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit
    Rritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.
    Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.
    Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.
    Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.
    Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ B.Hoxha, Monitor

  • Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve! Ja sa lekë i duhen në muaj

    Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve! Ja sa lekë i duhen në muaj

    Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.
    Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.
    Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.
    Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.
    Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.
    Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit
    Rritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.
    Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.
    Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.
    Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.
    Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ Monitor

  • Kosto të larta jetese! Familjet me fëmijë shënojnë rritje rekord të shpenzimeve

    Kosto të larta jetese! Familjet me fëmijë shënojnë rritje rekord të shpenzimeve

  • Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

    Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

    Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionitRritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Araujo mbron Yamal: Ai është i rritur dhe e di mirë çfarë duhet të bëjë

    Araujo mbron Yamal: Ai është i rritur dhe e di mirë çfarë duhet të bëjë

    27 Tetor 2025

    11:36

    Alfred Lleshi

    Ronald Araujo ishte një nga zërat kritikë të dhomës së zhveshjes blaugrana pas humbjes në “El Clasico”. Qendërmbrojtësi uruguajan, i cili hyri në pjesën e dytë për të provuar të kthente rezultatin, e analizoi ndeshjen me qetësi: “Jemi të trishtuar, por duhet të ngremë kokën dhe të vazhdojmë. Kemi një sezon të gjatë përpara, duhet t’i korrigjojmë gabimet tona”.
    Për tensionin pas ndeshjes, kur lojtarët e Real Madridit, përfshirë Carvajal, Courtois, Camavinga dhe Vinicius shkuan te Lamine Yamal, duke krijuar një moment tensioni midis lojtarëve të të dy skuadrave, Araujo tha qartë: “Unë sot nuk do të flas për Lamine. Vetëm do të them që është një profesionist i madh, jemi të lumtur ta kemi me ne. Ai është i rritur dhe e di mirë çfarë duhet të bëjë”.
    Ai shtoi: “Nuk e di çfarë ndodhi te sherri. Unë thjesht shkova për t’i ndarë. Si i interpretoi Real Madridi deklaratat e Lamine para ‘El Clasico’ nuk më intereson. Është puna e tyre”.
     
  • Mjeku jep lajmin e keq: Tumoret janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme

    Mjeku jep lajmin e keq: Tumoret janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme

    “Tumoret janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme”. Kështu u shpreh mjeku Besnik Jakaj, i ftuar në studion e e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN. 

    “Për fat të keq janë shtuar shumë. Për fat të mirë, ka edhe një përgjigje shkencore të jashtëzakonshme. Një pjesë e madhe e tumoreve, nëse kapen në stadin fillestar, bëhet trajtimi i duhur dhe bëhen si gripi. Janë të kalueshme. Fokusi i shëndetësisë, i investimeve dhe burimeve njerëzore, duhet të jetë te ato sëmundje që janë rritur dhe janë bërë më problematike. Regjistri digjital të bën planifikimin strategjik. Duhen studiuar shkaqet dhe efektet që na dërgojnë në sëmundje të caktuara”, tha Jakaj. 

    Sipas tij, “buxheti po rritet në mënyrë të vazhdueshme, por nuk adresohet siç duhet”. 

    “Nëse buxheti i Onkologjikut është rritur me 20% për shembull, nuk kemi studime me sa janë rritur sëmundjet tumorale. Sepse mund të jenë rritur me 40% dhe rritja është e pamjaftueshme”, shpjegoi më tej mjeku. 

  • ‘Prodhimi i kokainës është rritur ndjeshëm që kur ai mori detyrën’, SHBA-ja vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

    ‘Prodhimi i kokainës është rritur ndjeshëm që kur ai mori detyrën’, SHBA-ja vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

    Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Presidentit kolumbian Gustavo Petro, duke e akuzuar atë se nuk pranon të ndalojë rrjedhën e kokainës në Shtetet e Bashkuara, duke rritur presionin mbi udhëheqësin e vendit latino-amerikan, i cili është përplasur me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

    “Që kur Presidenti Gustavo Petro mori detyrën, prodhimi i kokainës në Kolumbi është rritur ndjeshëm në nivelin më të lartë në dekada, duke përmbytur Shtetet e Bashkuara dhe duke helmuar amerikanët”, tha Sekretari i Thesarit Scott Bessant.
    “Presidenti Petro lejoi që kartelet e drogës të lulëzonin dhe refuzoi ta ndalonte këtë aktivitet. Sot, Presidenti Trump po ndërmerr veprime të forta për të mbrojtur kombin tonë dhe për ta bërë të qartë se nuk do ta tolerojmë trafikimin e drogës në vendin tonë”, shtoi ai.
    Petro, në një postim në Platformën X, tha se është përpjekur të luftojë trafikimin e drogës për dekada të tëra.
    “Lufta ime e pandërprerë kundër trafikimit të drogës për dekada më ka sjellë këtë masë nga qeveria e një vendi që vetë e kemi ndihmuar aq shumë për të frenuar konsumin e kokainës. Është krejtësisht paradoksale — por ne nuk do të bëjmë asnjë hap prapa dhe nuk do të gjunjëzohemi kurrë,” theksoi ai.
    Emri i Petros i bashkohet një liste udhëheqësish botërorë ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, përfshirë Presidentin Venezuelian Nicolas Maduro dhe Presidentin rus Vladimir Putin.
    Sanksione u vendosën gjithashtu ndaj gruas dhe djalit të Petros, si dhe Armando Benedetti-t, ministrit të brendshëm të Kolumbisë.
    Trump kërcënoi të rriste tarifat ndaj Kolumbisë gjatë fundjavës dhe njoftoi të mërkurën se do të ndërpriste të gjithë ndihmën për vendin.

    Top Channel

  • Studimi tregon: 17 minuta pushim mund t’ju rikarikojnë për një ditë të tërë pune

    Studimi tregon: 17 minuta pushim mund t’ju rikarikojnë për një ditë të tërë pune

    Një studim i ri ka zbuluar një formulë të thjeshtë dhe efikase për të rritur produktivitetin gjatë ditës së punës. Përkundër asaj që shumë mund të mendojnë, pushimet e shkurtra prej 5-10 minutash nuk janë të mjaftueshme për të rikarikuar mendjen tuaj. Në fakt, këto pushime të shpejta nuk ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit dhe mund të kenë efektin e kundërt, duke rritur lodhjen dhe zvogëluar fokusin.
    Formula ideale për produktivitet është 52 minuta punë të përqendruar, pasuar nga 17 minuta pushim. Ky interval i kombinuar ndihmon trurin të rikarikohet pa humbur fokusin. Pushimi i plotë 17 minutësh i jep mundësinë trurit të rifreskohet dhe të kthehet me energji për një periudhë tjetër të përqendruar pune.
    Mirëpo të gjithë ju duhet të keni parasysh se nëse qëndroni ulur për periudha të gjata, mund të ndjeni humbje motivimi dhe lodhje mendore, duke reduktuar efikasitetin e punës suaj. Kjo është arsyeja pse pushimet e shkurtra mund të mos mjaftojnë për t’ju ndihmuar të ruani nivelin e produktivitetit.
    Për të punuar më inteligjent dhe jo më shumë, është thelbësore që të zbatoni këtë rutinë të menaxhimit të kohës që do t’ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar dhe të motivuar për gjatë gjithë ditës.

  • Çfarë është ‘divorci gri’ dhe si ndikon ai te fëmijët e rritur

    Çfarë është ‘divorci gri’ dhe si ndikon ai te fëmijët e rritur

    Termi “divorci gri” përdoret për t’iu referuar divorcit që ndodhin në moshë të mesme ose më të avancuar kur bashkëshortët janë ndoshta pas viteve 50 apo më shumë. Në dekadat e fundit, kjo dukuri është bërë më e zakonshme. 

    Por, përtej ndikimit që përjetojnë çiftet që divorcohen më vonë, ky proces ka ndërlikime të veçanta edhe për fëmijët e tyre të rritur. Ja disa prej aspekteve kryesore:

    1. Ndryshimi i marrëdhënieve me prindërit
    Gjatë jetës, marrëdhëniet me prindërit evoluojnë: kur jemi fëmijë, ata kujdesen për ne, ndërsa me kalimin e kohës, ne shpesh marrim rol të mbështetjes së tyre. Një divorc i vonë mund të ndërpresë papritur këtë rrjedhë.

    Studimet tregojnë që kur prindërit divorcohen në moshë më të madhe, mund të ndodhë një “ndryshim drastik” në marrëdhëniet me secilin prind.

    2. Dëmet financiare dhe sociale
    Prindërit femra shpesh përballen me penalitet ekonomik pas divorcit veçanërisht nëse kanë kaluar më pak vite në punë (për shkak të kujdesit për familjen).

    Prindërit meshkuj përballen me penalitet social në shumë raste ata më pak kujdesen për rrjetet sociale apo për lidhjen me familjarët dhe miqtë, dhe shpesh humbin mundësinë e kontaktit të rregullt me fëmijët, të cilët mund të favorizojnë nënën.

    Ka një fenomen që në literaturë njihet si “tilti matrifokal” (një orientim drejt nënës) fëmijët e rritur pas divorcit shpesh i afrohen më së shumti nënës.

    Megjithatë, jo gjithmonë marrëdhëniet prishen, por në disa raste, fëmijët pranojnë ose mbështesin vendimin e prindërve, veçanërisht nëse marrëdhënia kishte konflikte.

    3. Rrugë për rimarrje dhe forcim të lidhjeve
    Edhe pse ndikimi mund të jetë i hidhur, marrëdhëniet mund të përmirësohen me kohën:

    -Prindërit që u rikthehen kontakteve mes njëri- tjetrit dhe përpiqen të rindërtojnë marrëdhënien shpesh arrijnë të kapërcejnë distancën e krijuar pas divorcit.

    -Fëmijët që përjetojnë një divorc të prindërve në moshë të madhe shpesh kërkojnë grupet mbështetëse për të ndarë përvojat dhe për të mos u ndjerë vetëm gjatë kësaj periudhe.

    4. Varësia nga situata familjare
    Efekti që divorci i prindërve ka mbi fëmijët e rritur varet shumë nga rrethanat konkrete:

    Nëse prindërit kanë pasur konflikte të vazhdueshme, fëmijët mund të përjetojnë lehtësim nga ndarja.

    Nëse divorci vjen befas, pa komunikim apo pa prirje për pajtim, mund të krijojë lëndime emocionale më të thella.
    Më së shumti ndikohen marrëdhëniet, ndjenjat e besimit dhe komunikimi në familje.

    Përse është e rëndësishme të njihet ky fenomen
    Sepse divorci në moshë të madhe nuk është vetëm çështje e dy personave, ai ka efekt më të thellë.
    Njohja e këtyre ndikimeve mund të ndihmojë familjet të jenë më të përgatitura për komunikim, menaxhim emocional dhe ndërtim të rrugëve të reja lidhëse.
    Për fëmijët e rritur, të kuptuarit që nuk janë vetëm dhe që janë të drejtë të ndiejnë emocione të përziera është hap i rëndësishëm drejt shërimit.