Tag: rritur

  • Oxfam: Pasuria e miliarderëve nga vendet e G20 është rritur, arriti në 15.6 trilionë dollarë

    Oxfam: Pasuria e miliarderëve nga vendet e G20 është rritur, arriti në 15.6 trilionë dollarë

    Pasuria e miliarderëve nga vendet e G20-ës gjatë vitit të kaluar është rritur me 16.5 për qind dhe ka arritur në 15.6 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga organizata ndërkombëtare bamirëse dhe humanitare Oxfam.

    Shuma e fituar nga miliarderët e G20 vetëm vitin e kaluar prej 2.2 trilionë dollarësh do të ishte më se e mjaftueshme për të nxjerrë 3.8 miliardë njerëz nga varfëria, pasi 1.65 trilionë dollarë në vit do të ishin të mjaftueshme, thuhet në deklaratë.

    Vërehet se qeveria e Afrikës së Jugut, e cila kryeson G20 këtë vit, e ka bërë pabarazinë një temë kryesore në samitin e ardhshëm më 22 dhe 23 nëntor.

    Afrika e Jugut ngarkoi një grup ekspertësh, të udhëhequr nga fituesi i Çmimit Nobel në ekonomi, Joseph Stiglitz, për të përgatitur një raport mbi këtë çështje.

    “Pabarazia është një zgjedhje e qëllimshme politike. Pavarësisht pasurisë rekord në krye të piramidës, pasuria publike është në stanjacion dhe madje në rënie, dhe kriza e borxhit është duke u rritur. Nëse samiti i G20-ës në Afrikën e Jugut krijon një Panel të ri Ndërkombëtar për Pabarazinë, ky do të jetë një hap i madh në adresimin e kësaj emergjence. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të G20-ës dhe të tjerëve që të mbështesin Afrikën e Jugut dhe ta bëjnë këtë të ndodhë”, tha Drejtori Ekzekutiv i Oxfam International, Amitabh Behar, raportoi Tass.

    Oxfam po u bën thirrje gjithashtu vendeve të G20 të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj qëllimit të taksimit efektiv të super të pasurve, për të cilin udhëheqësit e grupit ranë dakord në samitin e tyre të vitit 2024 në Rio de Janeiro.

    Vetëm tetë centë të çdo dollari tatimor të mbledhur në vendet e G20 në fakt vijnë nga më të pasurit, tha Oxfam në një deklaratë.

  • Kombëtarja, Strakosha: S’e prisja të shkonim në “play off”, e kemi rritur nivelin

    Kombëtarja, Strakosha: S’e prisja të shkonim në “play off”, e kemi rritur nivelin

    Thomas Strakosha ishte një më të mirët, në ndeshjen ndaj Anglisë (0-2). Portieri kuqezi, pas ndeshjes, dha opinionin e tij për kualifikueset e botërorit.
    “Shyqyr jemi në “play off”-E kemi treguar se e kemi merituar këtë. Kemi bërë disa gabime. Mësimet nga gabimet na duhen. Tani kemi gjysmëfinalen e “play off” dhe shpresojmë të kalojmë në finale.

    Nuk e prisja të kualifikoheshim në “play off”. Kishte besim, por ishte një grup i vështirë. Kemi treguar rritje. Kam shumë besim tek ekipi. Duhet të shikojmë të gjitha ndeshjet. Nuk duhet të përsërisim gabimet, sepse tani nuk falen më.
    Tani kemi eksperiencë. Kemi një miks, aq sa duhet për ekipin kombëtare. E kemi rritur nivelin. Njerëzit presin më shumë për ne dhe duhet ta tregojmë këtë. Shpresojmë të mos kemi kundërshtar kaq të fortë.
    Gjithmonë do të preferoja të luajmë në shtëpi. Kur luajmë në shtëpi, të gjitha ekipet e kanë të vështirë. Jashtë e kemi pak më të vështirë, por kemi marrë rezultate të mira edhe jashtë”, u shpreh Strakosha.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • ‘Keni rritur pagat vetëm për veten tuaj’, Rama i përgjigjet komentuesve: Do vazhdojmë…

    ‘Keni rritur pagat vetëm për veten tuaj’, Rama i përgjigjet komentuesve: Do vazhdojmë…

    Gjatë dëgjesave publike për buxhetin e qytetarëve në Njësinë 3 në Tiranë, Kryeministri Rama iu përgjigj komenteve të mbërritura nga takimi i një dite më parë, ku qytetarë shprehën kritika lidhur me rritjen e pagave.
    Rama theksoi se qeveria nuk ka rritur vetëm pagat për administratën, por ka ndërmarrë rritjen më të madhe të përgjithshme të pagave ndonjëherë. Ai u shpreh se rritja e pagave do të ndikohet gjithashtu nga rritja e pagës minimale.
    Ai shtoi se mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Ndërkohë në sektorin e shëndetësisë dhe policisë, pagat do të rriten duke llogaritur edhe vjetërsinë në punë.
    Rama: Kam disa komente këtu nga dëgjesa e djeshme, shkuan: “keni patur rritje rrogë vetëm për veten tuaj, prandaj shtyje dhe tre vjet të tjera, se 2030 keni ju, jo më përpara”.
    Ndërkohë që ne i kemi rritur rrogat si asnjëherë më parë dhe edhe në buxhetin e 2026 do të vazhdojmë t’i rrisim rrogat. Po dua t’ju them vetëm këtë, që ashtu si për pensionistët, rritja e çdo viti do të jetë veç dhe indeksimi do të jetë veç, nuk është se do rrisnim nga në anë dhe do heqim nga ana tjetër. Për çdo vit, vetëm për indeksimin do jetë 50 milionë euro. Edhe për pagat do të ketë rritja për shkak të pagës minimale.
    Mësuesit do të kenë 3 mijë leke të reja më shumë në muaj, në shëndetësi në do të fusim edhe llogaritjen ne vjetërsisë në punë. Nga janari i vitit të ardhshëm për mjekët e përgjithshëm, paga sot është 131 000 lekë të reja do të shkoj, 143 000 mijë lekë të reja. Për mjekët në spitale është 174 mijë lekë do të shkoj 186 mijë lekë të reja, për infermierët është 87 000 do të shkoj 92 500 lekë të reja. Po ashtu, edhe për punonjësit e policisë do të futet vjetërsia në punë, që për gradat më të ulta, përkthehet në 5 mijë lekë të reja plus në muaj.

  • Silvinjo komenton suksesin/ Projekt që vetëm është rritur

    Silvinjo komenton suksesin/ Projekt që vetëm është rritur

    Kombëtarja ka mundësinë që të ëndërrojë, për kualifikimin në Botërorin 2026. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo e mbyllën në vendin e dytë Grupin K duke lënë pas Serbinë.
    Tashmë shpresat do të luhen në fazën “play off”. Silvinjo shpërtheu në dhomën e zhveshjes, ndërsa skuadra po e priste. Festë legjitime nga braziliani, që e ka komentuar.
    “Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim.
    Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës.Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Silvinjo.
    Beteja e radhës do të jetë në mars. Shqipëria mëson këtë muaj se cili është kundërshtari i rezervuar për sfidën gjysmëfinale.

  • Nese keni tension te ulet, keto jane 5 menyrat per ta rritur ne kushte shtepie

    Nese keni tension te ulet, keto jane 5 menyrat per ta rritur ne kushte shtepie

    Shikim te turbullt, konfuzion, marrje mendsh, debulese, jane disa nga simptomat e tensionit te ulet.
    Disa nga zgjedhjet qe mund te beni per momentin deri sa te konsultoheni me mjekun:
    -pak kripe nen gjuhe sjell rritje te menjehershme te tensionit, me shume dhe me shpejt se cdo gje tjeter!
    -hidratim te mjaftueshem me lengje mundesisht me elektrolite
    -nje kupe kafe
    -te ngriturit ne maje te gishtave per te pompuar gjakun lart
    -te shtriret me kembet ne nivel pak me larte se koka!

  • Trump flet për Europën: Shkalla e kr*mit është rritur ndjeshëm dhe po ndodhin gjëra të këqija

    Trump flet për Europën: Shkalla e kr*mit është rritur ndjeshëm dhe po ndodhin gjëra të këqija

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 19:36
    Presidenti i Amerikës, Donald Trump gjatë takimit me Orban sulmoi Europën për çështjen e emigracionit. “Ata kanë njerëz që pushtojnë Europën kudo dhe kjo po e dëmton atë. Shkalla e krimit është rritur shumë. Po ndodhin gjëra shumë të këqija”, tha Trump.
    Nga ana tjetër, Trump vlerësoi kryeministrin Viktor Orban në lidhje me çdo gjë që ka bërë për Hungarinë. “Shkalla e krimit në Hungari është shumë e ulët, shumë pak krim sepse ai i ka mbajtur ato ashtu siç duhet të jenë. Europë, dua të them, nuk dua të përfshihem me vende individuale.
    Të gjithë janë miqtë e mi, dhe të gjithë në NATO votuan për të shkuar nga 2% në 5% (shpenzimet ushtarake në raport me prodhimin e brendshëm bruto) dhe e dini, askush nuk mendonte se ishte e mundur. Dhe ne kishim pothuajse, përveç Spanjës, një votë unanime”, theksoi Trump.

  • Strukturat e Emergjencave Civile stervitje në Korçë, Çako: Gati të përballojmë dimrin

    Strukturat e Emergjencave Civile stervitje në Korçë, Çako: Gati të përballojmë dimrin

    Strukturat e emergjencave civile janë gati për të përballuar situatat që mund të sjellë dimri, por edhe fatkeqësitë natyrore.

    Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako, deklaroi se kapacitetet janë rritur, ndihmuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

    “Ne jemi duke punuar intensivisht për të rritur të gjitha këto kapacitete, pikërisht programet konkrete me partnerët tanë. Por, nevoja për të pasur më shumë, absolutisht është e domosdoshme”, tha ai.

    Ai u ndal edhe te buxheti i vitit të ardhshëm.

    “Përveç fondit të kushtezuar, ka dhe fonde të tjera që janë në investime të drejtpërdrejta në rritjen e kapaciteve teknike, por edhe në investime që shkojnë në parandalimin e fatkeqësive natyrore”, sqaroi ai.

    Çako i bëri këto deklarata gjatë një stërvitjeje të organizuar me strukturat vendore të juglindjes.

  • Tradhtoi Shqipërinë për Zvicrën, Bajrami do të luajë kundër Kosovës

    Tradhtoi Shqipërinë për Zvicrën, Bajrami do të luajë kundër Kosovës

    Adrian Bajrami është njëri prej tre futbollistëve shqiptarë të ftuar te Zvicra për ndeshjet me Suedinë dhe Kosovën. Pos mbrojtësit Bajrami janë ftuar edhe Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri. Tregimi i Bajramit megjithatë është më i veçantë.
    Ai kohë më parë vendosi të largohej nga Shqipëria, që ia kishte dhënë rastin herët, dhe iu bashkua përfaqësueses së Zvicrës. Bajrami është rritur në Zvicër, ndërsa ka prejardhje nga Struga. 23-vjeçari po luan për Luzernin, kurse deri në verë ishte zhvilluar te Benfika në Portugali. Ai kishte luajtur për të rinjtë e Zvicrës. Më pas luajti për U19 e U21 të Shqipërisë dhe u paraqit në tri miqësore për Shqipërinë A. Pasi nuk kishte luajtur ndeshje garuese, e kishte të drejtën e ndryshimit të përfaqësueses. Dhe vendosi të kalonte te Zvicra, për të cilën debutoi muajin e kaluar në ndeshje ndaj Sllovenisë. Në mes të nëntorit, Bajrami do të jetë në Kosovë për ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026. “Natyrisht se ka lidhje. Është ndeshje e veçantë, do të jetë kënaqësi”, ka thënë Bajrami, kur është pyetur për lidhjet e tij me Kosovën dhe shqiptarët. Ai ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran “20 Minuten”. Ai ndien lidhje të fortë si me Zvicrën ashtu edhe me Shqipërinë.
    “Ndihem të dyja, zviceran dhe shqiptar”, ka thënë Bajrami, duke theksuar se është shumë krenar për prejardhjen. “Jam rritur si shqiptar, me traditat, gjuhën dhe kulturën. Në të njëjtën kohë jam i lindur dhe i rritur në Zvicër. Kjo është shtëpia ime. Jam krenar që e prezantoj këtë vend”, ka theksuar Bajrami. Ai ka folur edhe për ndeshjen debutuese me Slloveninë. Ka theksuar se gjërat ndodhën shpejt dhe nuk kishte kohë të bëhej nervoz. Bajrami që në moshën 16-vjeçare ishte larguar nga shtëpia në Zvicër për të mësuar futbollin në Lisbonë te Benfika. “Atje është dashur të bëhem i pavarur shumë herët, të gjej rrugën time dhe të rritem. Ajo kohë ka formuar karakterin tim”, thotë mbrojtësi i qendrës.

  • “Mbi 300 mln euro sekuestrime për pastrim parash nga viti 2020”, Dumani: Para të pista janë investuar në turizëm

    “Mbi 300 mln euro sekuestrime për pastrim parash nga viti 2020”, Dumani: Para të pista janë investuar në turizëm

    Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka bërë të ditur se mbi 330 milionë euro janë sekuestruar për pastrim parash nga viti 2020.
    Duke folur për emisionin “Trialog” të moderatores Alba Alishani në RTSH1 se SPAK ka rritur vlerën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara.
    Sipas Dumanit që nga viti 2020 deri në vitin 2024 vlera e “pasurive të sekuestruara dhe konfiskuarve, ishte 230 milionë euro sot mund të kemi kaluar mbi 300 milionë euro. Ta krahasosh me vendet e rajonit nuk gjen këtë nivel konfiskimesh”.
    “Sa i takon pastrimit të parave, Prokuroria e Posaçme ka rritur numrin e procedimeve penale të regjistruam numrin e të pandehurve, të gjykuarve, ka rritur vlerën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara. Që nga viti 2020 deri n vitin 2024 vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuarve, ishte 230 milionë euro sot mund të kemi kaluar mbi 300 milionë euro. Ta krahasosh me vendet e rajonit nuk gjen këtë nivel konfiskimesh dhe sekuestrimesh si SPAK. Në hetimet tona e kemi bërë prezent që po kemi konstatuar që paratë e pista janë investuar në turizëm”, theksoi Dumani.

  • Rritet çmimi i biletës së autobusëve, ja sa do të shkojë aboneja

    Rritet çmimi i biletës së autobusëve, ja sa do të shkojë aboneja

    Bashkia Kamëz ka rritur çmimin e bilës së transportit publik. Nga 40 lekë që ishte, qytetarët duhet të paguajnë tashmë 50 lekë për biletën e autobusit.

    Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Kamëz, me firmën e kryetarit të Këshillit, Hysen Koldashi.
    Në vendimin e Këshillit Bashkiak të Kamzës thuhet se kërkesa për rritjen e çmimit të bilës së transportit publik, me 10 lekë, është bëra nga Shoqata për Transportin Urban dhe Interurban.

    Po ashtu, Bashkia Kamëz ka rritur edhe çmimin e abonesë mujore, në 1400 lekë, ndërsa çmimi i abonesë së përgjithshme është caktuar 1600 lekë.