Tag: rritur

  • Edi Rama uron mirëmëngjes me shfaqjen e re të Teatrit të Kukullave për të rritur

    Edi Rama uron mirëmëngjes me shfaqjen e re të Teatrit të Kukullave për të rritur

    Mirëmëngjesi dhe urimi për të diel të paqtë nga Kryeministri, Edi Rama vjen sot me shfaqjen e re të Teatrit të Kukullave për të rritur, duke falenderuar dy krijuesit e rinj të cilët m’i dërgojnë këto perla humoristike, bashkë me kërkesën e postimit në këtë faqe që ua plotësoj me shumë qejf.

  • Debat në studio/ Shkrepa: Janë ndërtuar 450 shkolla! Ulliri: Buxheti i arsimit është rritur me 0.01%, nuk shkohet kështu në BE

    Debat në studio/ Shkrepa: Janë ndërtuar 450 shkolla! Ulliri: Buxheti i arsimit është rritur me 0.01%, nuk shkohet kështu në BE

    Arsimi në Shqipëri ka krijuar përplasjes mes dy kanditave të PS dhe PD-së në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
    Persida Shkrepa, kandidatja e PS tha se në 12 vite qeverisje janë ndërtuar 450 shkolla në gjithë Shqipërinë
    Nga ana tjetër Andia Ulliri, kandidatja e PD-së është shprehur se qeveria në 1 vit, e ka rritur buxhetin e arsimit me 0,01%, teksa nënvizoi se nuk është arritur as premti për ta pasur 5%.

    Pjesë nga biseda:
    Shkrepa: Janë parashikuar shkolla të reja. Ndërkohë, janë ndërtuar 450 shkolla në 12 vjet qeveri.
    Ulliri: Nuk shkoni dot në BE kështu. Keni tre ministra, të cilat nuk kanë arritur dot të lobojnë që fondi për arsimin të jetë 5%, që është kriter i BE. I keni lënë qytetarët në mëshirë, në mes të rrugës. Nuk është arritur as premti për ta pasur 5%. Nga 2024 në këtë vit është rritur vetëm 0.01%. Pra, buxheti i arsimit është rritur me 0.01%. Qarku Durrës ka investime të Bashkimit Evropian, ndërkohë që ju i propagandoni si investimet tuaja. Më mirë hesht se sa të thuash diçka gabim.
    Shkrepa: E di që ke mësuar përmendshëm çdo gjë.
    /vizionplus.tv

  • “Besojmë pa kushte në procesin e anëtarësimit”/ Rama: Jemi rritur në ferr, BE është shpëtimi nga historia për ne

    “Besojmë pa kushte në procesin e anëtarësimit”/ Rama: Jemi rritur në ferr, BE është shpëtimi nga historia për ne

    Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet i vetmi drejtim për Shqipërinë, duke e cilësuar BE-në si “shpëtimin nga historia”.
    Ai pranoi se Kuvendi nuk është ende në nivelin e duhur për këtë proces dhe se do të duhet të luajë një rol të dyfishtë, si në politikëbërjen e brendshme, ashtu edhe në mbikëqyrjen e reformave përtej anëtarësimit.
    “Ne nuk kemi një alternativë tjetër. BE nuk është thjesht një bankomat, por familja ku mund të ndihemi të sigurt dhe të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme. Nuk e shohim BE-në me sytë e së shkuarës, por si perspektivën e vetme të Shqipërisë,” u shpreh Rama, duke shtuar se dera e hapur për anëtarësim duhet shfrytëzuar pa humbur kohë.
    “Kuvendi i Shqipërisë nuk është në lartësinë ku duhet të jetë dhe ku ky proces mund dhe do ta çojë. Sepse Kuvendi i Shqipërisë do të jetë për një kohë të gjatë në një rol të dyfishtë, rolin e politikbërës së brendshme dhe koordinimit dhe mbikëqyrjes që shkon përtej dhe vetë anëtarësimit. Kroacia është anëtare prej shumë vitesh dhe ka akoma në Kuvend një strukturë që ndjek çështje që lidhen me transparencën dhe sundimin e ligjit. Këtë strukturë e ka pasur që para se të bëhej anëtare dhe me sa kuptojmë është një strukturë e nevojshme dhe efikase. Ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër dhe nuk duam asnjë zgjedhje tjetër.
    Ne kemi vetëm një zgjedhje, vetëm një plan, vetëm një rrugë, që është BE. Për ne është shumë e qartë, ne nuk jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati. Nuk jemi rritur aty dhe ashtu si janë rritur ata që janë rritur në Evropën e viteve ’70-’80. Ne jemi rritur në ferr dhe e dimë shumë mirë se BE është shumë më tepër se një bankomat. BE është vendi i shpëtimit tonë nga historia dhe e kemi të qartë se BE është këndi nga ku duhet të shohim historinë tonë. Nuk e shohim BE-në me sytë e së shkuarës. Dera që është hapur duhet shfrytëzuar sa pa u mbyllur dhe unë jam këtu për ta konfirmuar këtë fuqimisht. Besojmë pa kushte në këtë proces, e dimë shumë mirë që BE nuk është një park ku shkohet për qejf, por një familje jo e lehtë për të qenë pjesë, por ama është e vetmja familje ku ne mund të jemi përfundimisht të sigurtë dhe ku mund të kemi një të ardhme të pakërcënuar përditë nga e shkuara”, tha Rama.

  • “Ne s’jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati”, Rama: Jemi rritur në ferr, e dimë shumë mirë që …

    “Ne s’jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati”, Rama: Jemi rritur në ferr, e dimë shumë mirë që …

    Kryeministri Edu Rama gjatë fjalës në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE” tha se shqiptarët nuk janë perëndimorë të përkëdhelur nga fati.

    Ai u shpreh se shqiptarët janë rritur në ferr dhe se e dinë shumë mirë që BE është më shumë se sa një bankomat, por është vendi i shpëtimit nga historia.
    Rama: Ne s’jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati, si ata që janë rritur në Evropën e viteve ’70-’80, ne jemi rritur në ferr, e dimë shumë mirë që BE është më shumë se sa një bankomat, është vendi i shpëtimit tonë nga historia jonë. S’mund ta shohim BE me sytë e të shkuarës, por të shkuarën me sytë e BE.

    Top Channel

  • “Jemi rritur në ferr”, Rama: Fati nuk na ka përkëdhelur, BE-ja shumë më tepër se një bankomat! Shpëtim nga historia

    “Jemi rritur në ferr”, Rama: Fati nuk na ka përkëdhelur, BE-ja shumë më tepër se një bankomat! Shpëtim nga historia

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Ruga e Reformave”.
    Rama e bëri të qartë se është koha për të shfrytëzuar derën që na është hapur drejt Bashkimit Evropian dhe tha se besojnë pa kushte në këtë proces.
    Duke u ndalur tek e kaluara, kreu i qeverisë tha se nuk ka qenë e lehtë. Shqiptarët “kanë jetuar në ferr” dhe nuk kanë “qenë të përkëdhelur nga fati”, prandaj BE është shpëtimi nga historia e së kaluarës, theksoi kryeministri.

    Rama: Ne nuk jemi perëndimor të përkëdhelur nga fati. Ne nuk jemi rritur ashtu si ata që janë lindur në Evropën e viteve ’70-‘80. Jemi rritur në ferr dhe ne e dimë shumë mirë që BE është shumë më tepër se një bankomat. Ne e dimë shumë mirë që BE është shpëtimi ynë nga historia jonë. Ne e kemi shumë të qartë që BE është edhe këndi nga ne duhet të shohim vetë historinë tonë. S’mund ta shohim BE me sytë e të shkuarës duhet të shohim të shkuarën me sytë e BE. Prandaj dera që është hapur duhet të shfrytëzohet pa u mbyllur. Ne besojmë pa kushte në këtë proces. E dimë shumë mirë që BE nuk është një park ku shkohet për qejf, është një familje jo e lehtë për të qenë pjesë por ama është e vetmja familje ku ne mund të jemi përfundmisht të sigurt dhe ku mund të kemi një të ardhme të pa kërcënuar nga e shkuara./vizionplus.tv

  • Prezantimi i edicionit të 4-të e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: Kemi rritur buxhetin për kulturën

    Prezantimi i edicionit të 4-të e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: Kemi rritur buxhetin për kulturën

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin HangArt. Në këtë aktivitet u prezantua nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe programi Kombëtar i Granteve për Kulturën e Krijimtarinë. Rama tha se kanë mbështetur kulturën duke rritur buxhetin. Kryeministri nënvizoi edhe se po ashtu do të ketë edhe një stimulim sa i përket edukimit të menaxherëve të kulturës.
    ”Ambicia jonë është të rrisim burimet për kulturën dhe pjesë e këtij qëllimi është edhe vet organzimi i ri i ministrisë dhe kombinimi në një strukturë i ekonomisë kulturës dhe inovacionit dhe ne e kemi rritur buxhetin dhe jemi duke punuar dhe për një sërë skemash të reja që do ti vijnë në shërbim të njerëzve të kulturës dhe skenës dhe aktiviteteve të drejpërdrejta në të gjitha fushat që mbulon ky hark i gjerë institucional.

    Dua të them se do të bëjmë një përpjekje të posaçme për të stimuluar edukimin e menaxherve të kulturës. Në këtë pikë ndjej që ka një hendek mes aktoreve që janë të pjekur plot gjëra interesante për të dhënë dhe për të ndarë me publikun dhe pjesës së menaxherve të menaxhimit të kulutrës që tek ne është e mangët dhe duhet që të investojmë në këtë drejtim sepse krijojmë hapësira të reja”– tha Rama.

  • ‘Ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet?’/ Berisha tregon rrugën drejt Shqipërisë Madhështore

    ‘Ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet?’/ Berisha tregon rrugën drejt Shqipërisë Madhështore

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rritja e pensioneve dhe pagës minimale siç ka premtuar PD është plotësisht e mundshme, nëse vihen në funksion mekanizmat rregullatorë të shteti.

    I ftuar në emisionin Now, Berisha solli si shembull koston e rrugëve të ndërtuar në kohën kur qeveriste PD me ato të ndërtuara në qeverinë e majtë për të treguar atë që ai e quan abuzim me buxhetin  e shtetit, para që siç tha mund të shpërndahen për të rritur mirëqenien e popullsisë.

    Berisha: Është e vërtetë që largimi masiv i njerëzve ka ulur numrin e të punësuarve, por ka edhe një informalitet shumë të madh që arrin minimumi 40 për qind, dihet që në një sistem korruptiv lufta kundër informalitetit bëhet iluzion, nuk të lënë patronazhistët, familjarët e pushtetarëve duke injoruar grupet e interesit. Për të rritur pensionet do marrësh nga buxheti i shtetit, por këtë gjë e ne kemi bërë, ne 2 fishuam pensionet e ulëta gjatë 8 viteve, dyfishuam rrogat, por ne ndërtonim punët publike me çmimet e manualeve. Nëse rrugën Lushnjë-Fier e kemi ndërtuar me 1 mln euro km, ajo sot nuk kushton kurrë 2 mln/km por 1,3 mln. Ne do ndërtojmë sipas manualeve të ndërtimit. Shihni një rrugë në Kroaci, një autostradë 23 km, 27 metra e gjera, është ndërtuar me 17 mln euro. Tani paga minimale është 400 euro, por bizneseve do t’i kompensohet nga shteti me taksat. Për euron duhet krijuar bordi, që të kompensohet çdo qindarkë për eksportuesit, shteti i ka këto mundësi, por një shpërndarje njerëzore është gjithmonë e domosdoshme.

     

  • Berisha: Ja ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet

    Berisha: Ja ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se rritja e pensioneve dhe pagës minimale siç ka premtuar PD është plotësisht e mundshme nëse vihen në funksion mekanizmat rregullatorë të shteti.
    Berisha solli si shembull koston e rrugëve të ndërtuar në kohën kur qeveriste PD me ato të ndërtuara në qeverinë e majtë për të treguar atë që ai e quan abuzim me buxhetin  e shtetit, para që siç tha mund të shpërndahen për të rritur mirëqenien e popullsisë.
    “Është e vërtetë që largimi masiv i njerëzve ka ulur numrin e të punësuarve, por ka edhe një informalitet shumë të madh që arrin minimumi 40 për qind, dihet që në një sistem korruptiv lufta kundër informalitetit bëhet iluzion, nuk të lënë patronazhistët, familjarët e pushtetarëve duke injoruar grupet e interesit. Për të rritur pensionet do marrësh nga buxheti i shtetit, por këtë gjë e ne kemi bërë, ne 2 fishuam pensionet e ulëta gjatë 8 viteve, dyfishuam rrogat, por ne ndërtonim punët publike me çmimet e manualeve. Nëse rrugën Lushnjë-Fier e kemi ndërtuar me 1 mln euro km, ajo sot nuk kushton kurrë 2 mln/km por 1,3 mln. Ne do ndërtojmë sipas manualeve të ndërtimit. Shihni një rrugë në Kroaci, një autostradë 23 km, 27 metra e gjera, është ndërtuar me 17 mln euro. Tani paga minimale është 400 euro, por bizneseve do t’i kompensohet nga shteti me taksat. Për euron duhet krijuar bordi, që të kompensohet çdo qindarkë për eksportuesit, shteti i ka këto mundësi, por një shpërndarje njerëzore është gjithmonë e domosdoshme”, tha Berisha.

  • Në prag të sezonit turistik rriten importet që furnizojnë hotelet

    Në prag të sezonit turistik rriten importet që furnizojnë hotelet

    Sektori i turizmit ka marrë timonin e ekonomisë vitet e fundit, duke rritur prurjet valutore, punësimin  dhe pagat, por përfitimet nuk po shtrihen për të nxitur sektorë të tjerë të ekonomisë, sidomos prodhimin.Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në dy mujorin e parë të vitit tregojnë se sasitë e importeve që lidhen me industrinë akomodimit dhe restoranteve po rriten.Hotelet janë duke bërë përgatitjet për hapjen e sezonit që tashmë është afruar më herët në pranverë. Gjatë janar- shkurt sasitë e importeve e mobilieve, krevateve, dyshekëve dhe pajisjeve të ndriçimit janë rritur me 27 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Importet e pëlhurave dhe të tapicerive gjithashtu pësuan rritje me 33 për qind, prej kërkesës që kanë hotelet ne nisje të sezonit për çarçafë dhe perde etj. Këtë fillim vit kanë rënë importet e çadrave të diellit dhe prodhimeve të kashtës, të cilat kanë qenë shumë të larta vitin e kaluar.Importet e çadrave janë frenuar këtë vit për shkak të disa rregullave të reja që përcaktoi qeveria në nëntor të vitit të kaluar që kufizon hapësirën në bregdetit nga plazhet private.Turizmi po nxit gjithashtu edhe transportin detar për qëllime argëtimi. Të dhënat e dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në janar-shkurt sasia e importeve të varkave dhe mjeteve të lundrimit pësoi rritje vjetore me 39%.  Importi i varkave është rritur ndjeshëm vitet e fundit edhe për shkak të rritjes së aktivitetit te peshkimit.Flota ka rritur numrin e anijeve nisur nga kërkesa e restoranteve dhe çmimet e larta të peshkut të egër dhe prodhimeve të tjera të detit.Sasia e ushqimeve të importuara u rrit me tej në dy mujor me 4.6%, teksa sasitë e peshkut thuajse janë dyfishuar. Në janar-shkurt u importuan mbi 3 mijë tonë peshk nga 1,7 mijë tonë në dy mujorin 2023 me rritje 68%.Shqipëria e ka të zhvilluar sektorin e mobilieve në tregun vendas në formë punishtesh dhe këto e kanë të pamundur të përballojnë kërkesën voluminoze që kanë hotelet. Të dhënat të tjera zyrtare nga INSTAT tregojnë se bizneset në sektorin e mobileve u përballen me faliment vitet e fundit, në paradoks me vrullin e ndërtimeve në Tiranë dhe në bregdet.Është fakt se tre vitet e fundit sektori i turizmit u rrit shpejt, por prurjet valutore po ikin sërish jashtë vendit për të siguruar mallrat dhe ushqimet që nevojiten për pritjen e tyre. Psh sektori bujqësor po kalon vështirësi si në blegtori dhe prodhim, duke reflektuar mungesën e financimeve, të fuqisë punëtore dhe kostove të larta të in-puteve.  Nga ana tjetër rënia e euros po i bën mallrat e importit më të lira, duke i bërë ato gjithnjë e më konkurruese me ato që prodhohen në vend.Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar të gjithë sektorët që kishin lidhje me prodhimin pësuan rënie të shitjeve, përveç ndërtimit./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • U largua 3 vjeç nga vendi! Këngëtari: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë

    U largua 3 vjeç nga vendi! Këngëtari: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë

    Këngëtari Christos Santikai, ka folur në një intervistë mbi fëmijërinë e tij dhe periudhën kur u shpërngul nga Shqipëria në Greqi. Ai ka rrëfyer për mediat greke se nuk ka ndjerë kurrë veten si i zhvendosur, pasi është rritur në Greqi dhe e ndien veten si grek.
    Sipas tij, kujtimet për Shqipërinë janë të pakta, dhe ato lidhen kryesisht me periudhën e luftës dhe shtënat me armë që ndodhën në qytetin e tij.
    Santikai ka shtuar se u largua nga Shqipëria në vitin 1997, në moshën e fëmijës së tij, dhe e ka konsideruar Greqinë si shtëpinë e tij, duke theksuar se nuk ka pasur një tjetër mundësi për të qëndruar në Shqipëri. Ai gjithashtu ka nënvizuar se, edhe pse ka lindur në Shqipëri, është rritur dhe formuar në Greqi, duke e konsideruar veten plotësisht pjesë të kulturës greke.

    “Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej.
    Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai.
    /vizionplus.tv