Tag: rritur

  • Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur rrogat por nuk plotësojmë dot vendet bosh

    Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur rrogat por nuk plotësojmë dot vendet bosh

    Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës.

    “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka mangësi për këto pozicione,. Rrogat janë rritur, duke filluar nga sanitaret deri te shefat e kuzhinës, kanë paga mjaft të kënaqshme. Sanitaret në hotelet në bregdet variojnë pagat deri në 1200 euro, kamerierët 1200-1500 euro, kuzhinierët fillojnë nga 2000 euro e lart, sipas standardit të hotelit”, tha Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve turistike.

    “Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik. Shumë struktura kanë filluar fushatën e kërkimit të burimeve njerëzore, po përpiqemi të ezaurojmë në maksimum ata që janë të interesuar të punësohen në këtë sektor. Pagat në sektor janë dy-trefishuar”, deklaroi Vasil Bedinaj – operatorë turistikë për jugun.

    Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, vetëm për 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar afro 2.200 vende të lira pune në sektorin e turizmit, ndërsa nevoja gjithëvjetore është disa herë më e madhe.

     “Duhen 10-12 mijë punonjës që të plotësojnë nevojat e të gjithë sektorit. Për t’i mbajtur punonjësit gjatë gjithë vitit, është e domosdoshme që të gjendet një e mesme dhe të paguhen sigurimet shoqërore nga qeveria”, shtoi Dervishi.

    Numri më i madh i vendeve të punës në industrinë e turizmit, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, është në Durrës, pasuar nga Saranda, Vlora dhe Tirana. 68% e vendeve të lira kërkohen me eksperiencë pune, ndërsa për 22% të pozicioneve, biznesi siguron edhe transportin për punonjësit.

  • Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite

    Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite

    Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite

    Pretendimi i qeverisë Rama për “rritje me 2.5 herë” të ekonomisë shqiptare në krahasim me vitin 2013 duket se nuk mbështeten në një analizë racionale të ecurisë së ekonomisë dhe para së gjithash, mirëqenies së qytetarëve. Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, jo vetëm që përgënjeshtrojnë pretendimin e qeverisë, por tregojnë se në fakt, në krahasim me vende të tjera të rajonit apo të Evropës Lindore, Shqipëria ka pasur rritje më të vogël.

    Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi rritjen reale të ekonomisë së shqiptarëve për frymë, të publikuara në databazën statistikore online të FMN-së, tregojnë se mirëqënia e shqiptarëve është përmirësuar me 69%, shifër kjo shumë më e ulët se sa pretendimi i qeverisë Rama për “rritje me 2.5 herë” të ekonomisë që prej vitit 2013.

    Të dhënat e FMN-së tregojnë gjithashtu që, shumë vende të tjera me nivel ekonomik të ngjashëm me Shqipërinë në Evropën Lindore, kanë pasur rritje ekonomike shumë më të lartë se sa Shqipëria. Për shembull, përgjatë periudhës 2013 dhe 2025, ekonomia e Bullgarisë për frymë është rritur me 130%, ajo e Hungarisë është rritur me 134%, Rumania me 161% ndërsa Turqia është rritur me 124%.

    Më afër në rajon, ekonomia e Serbisë është rritur me 92%.

    Vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë probleme me qeverisjen, kanë norma rritjeje të përafërta ose më të ulëta se sa Shqipëria. Maqedonia e Veriut është rritur me 69%, Kosova me 60% ndërsa Bosnja është rritur me 59%. Bjellorusia, vendi që gjendet nën diktaturë, është rritur me 34% ndërsa Ukraina, vendi që ka përjetuar një luftë mizore tashmë prej më shumë se tre vitesh, është rritur në PBB për frymë me çmime konstante me 3.9%.

    Rritja ekonomike është një fushë e debatuar gjerësisht dhe ekonomistët kanë punuar tashmë prej një shekulli për të gjetur mënyrat më të mira të matjes dhe të krahasimit, për të parë ecurinë në kohë apo për të krahasuar ecurinë me vende të tjera.

    Ekonomistët dallojnë rritjen e ekonomisë nominale nga ajo reale për të kuptuar drejt gjendjen e mirëqënies së popullsisë së përgjithshme ndërsa, për shkak se rritja ekonomike nuk është e njëtrajtshme dhe nuk prek në mënyrë të barabartë të gjithë popullsinë, ajo nuk nënkupton automatikisht rritje mirëqenieje.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar përgjatë dekadave një bazë të gjerë të dhënash statistikore mbi të gjitha vendet anëtare, të dhëna që gjenden të publikuara në faqen e saj të internetit për t’u konsultuar nga të gjithë të interesuarit.

    Ekonomia shqiptare, e matur me dollarë ndërkombëtarë të vitit 2021, dhe me çmime konstante ishte në nivelin 12,700 për frymë në vitin 2013 dhe u rrit në 19,600 në vitin 2025. Këto nuk janë dollarë amerikanë dhe nëse po mendoni të llogarisni se një shumë e tillë parash, e lexuar në dollarë amerikanë, nuk gjenden në xhepin tonë sot, kjo ka të bëjë me faktin se po flasim për një monedhë tjetër, një monedhë që është shpikur nga FMN për të matur ecurinë e vërtetë të një ekonomie, gjë që nuk bëhet dot nëse përdoren monedhat e zakonshme, lekë apo euro, për shkak se këto monedha zhvlerësohen dhe inflacionohen.

    Nëse doni të dini se sa ka qenë Prodhimi i Brendshëm për Frymë në lekë me çmimet e vitit përkatës, FMN e ka përgjigjen edhe për këtë. Në vitin 2013, PBB për frymë ishte 466 mijë lekë në vit, ndërsa në vitin 2025 pritet të arrijë në 962 mijë lekë, me një rritje në masën 106%. Diferenca e rritjes me çmime konstante në masën 69% dhe rritjes me çmime korrente 106% është inflacion.

    Në të vërtetë, rritja është gjendja natyrore e ekonomisë përgjatë të gjithë historisë moderne. Çdo ekonomi në botë rritet, me raste më shpejt, me raste më ngadalë, me raste rrëzohet për shkak të krizave të ndryshme dhe pastaj rikthehet te rritja. Në ekonomiksin ndërkombëtar, flitet në fakt jo për rritje, por për ritmin e rritjes. Sepse, argumentohet me shumë të drejtë që, përgjatë epokës së revolucionit industrial, pra tre shekujt e fundit, ekonomia e Afrikës është rritur mesatarisht me 0.7% në vit ndërsa ekonomia e vendeve të zhvilluara është rritur me mesatarisht 1.7%. Diferenca prej 1%, e cila mund të duket e vogël, përgjatë dekadave bën dallimin, një ekonomi bëhet e pasur dhe tjetra mbetet e varfër.

    Parë në këtë kontekst, ekonomia kombëtare përgjatë dekadës së fundit ka pasur një rritje të mjerë. Termi i përdorur teknikisht është rritje nën potencial. Vetëm pak javë më parë, Instituti i Statistikave kreu një rishikim të të dhënave mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare që nga viti 1996 e deri më sot. Të dhënat e publikuara tregojnë se ritmi i rritjes së ekonomisë është ngadalësuar në mënyrë dramatike përgjatë dekadës së fundit, me një përmirësim pas periudhës së pandemisë COVID-19. Vitet 2012, 2013, 2024, 2015 e 2016 kanë qenë veçanërisht të këqija, sipas shifrave të INSTAT. Shifrat e viteve të fundit duhet të merren gjithsesi me rezerva pasi, historikisht, Instituti i Statistikave ka rishikuar ekonominë në rënie. Pra, nëse do të lexoje INSTAT në vitin 2012 do të lexoje për rritje në masën 1.6% ndërsa shifra e rishikuar për atë vit sot është 0.86%. Pra, nuk do të jetë çudi që kur viti 2023 të rishikohet pas një dekade, dhe nën një qeveri tjetër, vlerësimi për rritjen të mos jetë më 4.2% por më pak se kaq.

    Rritja konsiderohet nën potencial për shkak se, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka pasur gjatë këtyre tre mandateve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, potencialin, pra mundësinë, për t’u rritur në terma realë në masën 4.5% në vit. Mesatarja e shifrave të dhëna nga INSTAT flet për rritje në masën 2.7%. Diferenca prej 1.8% mund të ngjajë jo impresionuese, por në terma afatgjatë, ky deficit në rritjen ekonomike bën diferencën mes të qenit një vend i pasur dhe të qenit një vend i varfër.

    Rritja ekonomike, edhe nëse është e barabartë me potencialin, apo më e lartë se sa potenciali, nuk garanton automatikisht rritjen e mirëqenies. Sepse rritja sipas gjasave nuk prek qytetarët në mënyrë të barabartë dhe se, nëse ekonomia rritet për disa, por ulet ose nuk rritet për shumicën, kjo nuk përbën rritje mirëqenieje. Është shumë domethënëse që, përgjatë viteve të fundit, rritja ekonomike është furnizuar në pjesën dërrmuese nga dy sektorë të ekonomisë, ndërtimi më shumë dhe turizmi, në shkallë më të vogël. Të dy këto sektorë nuk përfaqësojnë të gjithë shqiptarët, në fakt përfaqësojnë një pjesë të vogël të shqiptarëve. Sektorë që prekin jetën e më shumë shqiptarëve, si bujqësia dhe manifaktura, nuk kanë pasur rritje.

    Të dhënat e INSTAT tregtojnë se bujqësia ka ardhur në rënie reale në katër vitet e fundit, ndërsa manifaktura, ku punësohen dhjetëramijëra shqiptarë, ka qenë në rënie përgjatë dy viteve të fundit.

    Në një shembull më të thjeshtë, nëse ekonomia e një vendi rritet nga 10 në 12 lekë, pra rritet me 20%, por zyrtarët e korruptuar përvetësojnë 3 lekë, atëherë, megjithëse ekonomia është rritur me 20%, qytetarët në realitet po jetojnë me 10% më pak.

    Fakti është që edhe ajo rritje e tre- katër viteve të fundit, është, jo vetëm e paqëndrueshme, pasi mbështetet te ndërtimi, por është edhe e pabarabartë./BIRN

  • Sa u rrit ekonomia në 12 vjet? Si po gënjen Rama

    Sa u rrit ekonomia në 12 vjet? Si po gënjen Rama

    Fakti është që edhe ajo rritje e tre- katër viteve të fundit, është, jo vetëm e paqëndrueshme, pasi mbështetet te ndërtimi, por është edhe e pabarabartë.
    /Reporter.al/

  • Gafat e Berishës, Rama e ironizon sërish: Rromapërtoma kumlla ke dardha (Video)

    Gafat e Berishës, Rama e ironizon sërish: Rromapërtoma kumlla ke dardha (Video)

    “Shpenzimet nga xhepi i shqiptarëve për shtetin janë rritur në 41% (47% thotë një qyetar). Se janë rritur 30% çmimet i bie jo 4, jo 3.8, por të kushtojnë 4.1 km”, dëgjohet të thotë Berisha.
    Ndërsa Rama shkruan krahas videon: “Rromapërtoma kumlla ke dardha”.

  • Arlind Qori: Jam me origjinë nga Tepelena. Berisha më shkatërroi familjen në 1991. Jemi rritur në varfëri, me bukë, sheqer dhe ujë

    Arlind Qori: Jam me origjinë nga Tepelena. Berisha më shkatërroi familjen në 1991. Jemi rritur në varfëri, me bukë, sheqer dhe ujë

    Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë dhe kandidat i kësaj force politike për zgjedhjet vendore të 11 majit në Tiranë vjen në një rrëfim ndryshe për Dritare TV.
    Arlind Qori, ka ndarë një rrëfim personal në emisionin Dekalog me gazetarin Roland Qafoku në DritareTV, duke treguar për fëmijërinë, familjen dhe sfidat e jetës së tij në një Tiranë të varfër, por me vlera të forta shoqërore siç thotë ai.
    “Kam lindur në Tiranë më 11 nëntor 1981. Jam djali i Muhamet Qorit, ish-oficer dhe pedagog në ‘Shkollën e Bashkuar’, me profesion inxhinier. Origjina jonë është nga Tepelena,” – tregoi Qori.
    Ai rrëfeu se është rritur në Tiranën e fundit të viteve ’80, në kushte të vështira ekonomike.
    “Shtëpia ime ishte pas ish-Ambasadës italiane. Jemi rritur në varfëri ushqimi ynë shpesh ishte vetëm bukë, sheqer dhe ujë. Megjithatë, Tirana aso kohe ishte e varfër, por solidare.”
    Qori ndau edhe disa detaje nga historia politike e familjes së tij, duke përmendur bindjet e të atit dhe përvojat e së ëmës.
    “Babai im ka qenë komunist dhe në një periudhë ka qenë edhe sekretar partie. Nëna ime vinte nga një familje ku gjyshi ishte partizan, ndërsa xhaxhai i saj kishte qenë i burgosur politik. Babai ishte shumë kritik ndaj regjimit, dhe kam përshtypjen se në zgjedhjet e para kanë votuar për Partinë Demokratike, ngaqë kishin ende shpresë për ndryshim.”
    Por kjo shpresë, sipas tij, u shua shpejt:
    “Pas vitit 1992, familja jonë e përjetoi shumë rëndë ‘fshesën’. U hoqën nga puna, u lanë disa vite pa asnjë të ardhur. Babai nisi të merrej me tregti të vogël dhe nëna, pas shumë vitesh, u rikthye në punë si inxhiniere.”
    Qori theksoi se, pavarësisht vështirësive ekonomike, ndershmëria dhe dinjiteti kishin më shumë vlerë se pasuria materiale:
    “Atëherë nuk kishte stigma për varfërinë. Të gjithë ishin të varfër, por me nder.”/dritare.net

  • ‘Lufta’ tregtare SHBA-Kinë, ari arrin rekord të ri çmimi

    ‘Lufta’ tregtare SHBA-Kinë, ari arrin rekord të ri çmimi

    Ari është rritur në një nivel të ri pasi investitorët shqetësohen për ndikimin e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.

    Ari arriti në 3,357.40 dollarë (2,540 £) për ons të mërkurën, përpara se të binte nga kulmi i tij. Është rritur me rreth një të tretën që nga fillimi i vitit. Rritja vjen pas komenteve të kreut të bankës qendrore amerikane i cili tha se politikat tarifore të Presidentit Donald Trump ka të ngjarë të nënkuptojnë rritje më të ngadaltë, çmime më të larta dhe rreziqe papunësie.

    Metali i çmuar shihet si një aktiv më i sigurt për investitorët gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike.

    Administrata Trump ka thënë se masat do ta kthejnë prodhimin në SHBA, do të krijojnë vende pune për punëtorët amerikanë dhe do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura nga taksat

  • Sondazhi për Tiranën/ Kush i fiton zgjedhjet e 11 majit

    Sondazhi për Tiranën/ Kush i fiton zgjedhjet e 11 majit

    Barometri në Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.
    Pyetjes: Për kë do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (22 Mars -03 Prill), qytetarët e qarkut më të madh të vendit përgjigjen si më poshtë:
    Partia Socialiste (Edi Rama) – 38.9%
    Aleancën Shqipëria Madhështore (Sali Berisha) – 25.2%
    Nisma Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj) – 6.1%
    Partia Mundësia (Agron Shehaj) – 6.1%
    Lëvizja Bashkë (Arlind Qori) – 3.4%
    Parti tjetër – 2.4%
    Të pavendosur – 17.9%
    Nëse krahasojmë dy matjet politike për Tiranën dhe përkatësisht prirjen e votës tek të dyja na rezulton se: Partia Socialiste është rritur me 3.7 pikë, Koalicioni i Partisë Demokratike është rritur me 0.6 pikë, Nisma Shqipëria Bëhet është rritur me 0.4 pikë, Partia Mundësia është rritur me 1.7 pikë, Lëvizja Bashkë është rritur me 0.6 pikë. Ndërkohë të pavendosurit janë zvogëluar me 6 pikë nga matja e parë në matjen e dytë.
    Eurobarometri per Tiranen: PS merr 19 mandate, PD 12, te tjerat partit e vogla
    NDARJA POTENCIALE E MANDATEVE
    Bazuar në të gjitha të dhënat që sjellë matja e dytë politike për Qarkun e Tiranës, prirja e votës dhe të gjithë treguesit e tjerë në këtë matje, Barometri ka përllogaritur edhe projeksionin e mundshëm të votës së 11 Majit për qarkun më të madh.
    Sipas këtij projeksioni:
    Partia Socialiste do të merrte potencialisht 47.4% (+/- 2 %) ose përkthyer në 19 mandate.
    Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD) do të merrte potencialisht 30.7% (+/- 2 %) të votës së 11 Majit, përkthyer në 12 mandate.
    Nisma –Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia potencialisht mund të merrnin 7.4 % (+/- 1.5 %) secila, praktikisht pothuajse nga 2-3 mandate për secilin nga subjektet (minimalisht 5 të dyja).
    Lëvizja Bashkë do të merrte potencialisht 4.1 % (+/-1 %) të votës së 11 Majit dhe 1 mandat nga 37 të Qarkut të Tiranës.

  • Rezultatet e sondazhit/ Kë do votojnë qytetarët më 11 maj dhe sa mandate siguron secila parti?

    Rezultatet e sondazhit/ Kë do votojnë qytetarët më 11 maj dhe sa mandate siguron secila parti?

    Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës.
    Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse.
    Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.
    Në matjen e dytë politike për Qarkun e Tiranës, nuk mund të mungonte pyetja më politike ose siç quhet në gjuhën e sondazheve “prirja e votës”.
    Pyetjes: Për kë do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (22 Mars -03 Prill)
    Qytetarët e qarkut më të madh të vendit përgjigjen si më poshtë:
    38.9% do të votonin Partinë Socialiste, 25.2% do të votonin Aleancën Shqipëria Madhështore (PD)
    6,1 % do të votonin Nisma Shqipëria Bëhet, 6.1 % do të votonin Partinë Mundësia, 3.4 % do të votonin Lëvizja Bashkë, 2.4% e të pyeturve kanë zgjedhur një nga partitë e tjera në listën e subjekteve garuese për 11 Majin.
    Ndërkohë 17.9% e të pyeturve janë të pavendosur se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (22 Mars – 03 Prill)
    Nëse krahasojmë dy matjet politike për Tiranën dhe përkatësisht prirjen e votës tek të dyja na rezulton se: Partia Socialiste është rritur me 3.7 pikë, Koalicioni i Partisë Demokratike është rritur me 0.6 pikë, Nisma Shqipëria Bëhet është rritur me 0.4 pikë, Partia Mundësia është rritur me 1.7 pikë, Lëvizja Bashkë është rritur me 0.6 pikë. Ndërkohë të pavendosurit janë zvogëluar me 6 pikë nga matja e parë në matjen e dytë.

  • Chris LaCivita: Edi Rama ka dështuar në 12 vite, sepse çdo gjë është më e shtrenjtë! Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë

    Chris LaCivita: Edi Rama ka dështuar në 12 vite, sepse çdo gjë është më e shtrenjtë! Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë

    Chris LaCivita: Edi Rama ka dështuar në 12 vite, sepse çdo gjë është më e shtrenjtë! Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë

    Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë’. Kështu u shpreh drejtuesi I fushatës elektorale të demokratëve, strategu amerikan Chris LaCivita në takimin me të rinjtë e FRPD, këtë të mërkurë në Tiranë.

    Sipas LaCivita, Rama ka dështuar në 12 vite, dhe kjo duket qartë dhe në shtrenjtimin e kostove të jetesës në Shqipëri.

    Duhet t’ua tregoni si janë rritur çmimet dhe si është ndërtuar programi për t’i ulur ato. Dhe po e shohim këtë tani në Shtetet e Bashkuara. Inflacioni ka rënë. Punësimi është rritur. Inflacioni ka rënë. Kostoja e jetesës ka rënë. Të gjitha këto po ndodhin. Absolutisht!’, u shpreh LaCivita, gjatë takimit me të rinjtë demokratë

    Belind Këlliçi: Chris, a mund të të bëj një pyetje lidhur me rolin e të rinjve? Sepse, ashtu si në SHBA me fushatën tënde, edhe këtu ne kemi median kryesore kundër nesh, e cila kontrollohet nga e majta. Këta të rinj janë shumë aktivë në rrjete sociale, kryesisht në Facebook, Instagram dhe platforma të tjera. Si mendon ti, cili duhet të jetë mesazhi kryesor i të rinjve këtu? Si në kuptimin e një fushate pozitive dhe negative, por edhe në kuptim strategjik? A duhet të fokusohet te programi? Apo te rikthimi i shpresës? Apo ndoshta si një thirrje për miqtë e tyre që të punojnë në këtë fushatë, që të sigurohen që të qëndrojnë këtu dhe të kenë një jetë më të mirë? A ke ndonjë ide?

    Chris LaCivita: Po, në fakt kam.

    Para së gjithash, nuk është e gabuar të tregosh dështimet e Edi Ramës. Kjo nuk është negativitet. Kjo është thjesht e vërteta. Dhe ata duan ta përdorin këtë dhe të thonë që është… Mendoj se është e rëndësishme t’u komunikoni miqve tuaj jo vetëm çfarë jeni kundër, por duhet të dini t’u tregoni edhe çfarë përfaqësoni. Duhet t’i bëni të dyja. Dhe Edi Rama ka dështuar në 12 vitet e fundit sepse çdo gjë është bërë më e shtrenjtë. Korrupsioni, krimi. Dhe përgjigjja ndaj kësaj është programi dhe pikat specifike të programit. Kur postoni diçka në Facebook apo jeni online në rrjete sociale, politika është një medium shumë vizual, njerëzit vizualizojnë. Duhet t’u bëni të qartë njerëzve ndikimin që ka pasur çmimi i vezëve, çmimi i bukës, çmimi i qumështit, dhe sa shumë është rritur gjatë 12 viteve të fundit. Duhet t’ua tregoni. Nuk mjafton t’ua thoni. Duhet t’ua tregoni si janë rritur çmimet dhe si është ndërtuar programi për t’i ulur ato.

    Dhe po e shohim këtë tani në Shtetet e Bashkuara. Inflacioni ka rënë. Punësimi është rritur. Inflacioni ka rënë. Kostoja e jetesës ka rënë. Të gjitha këto po ndodhin. Absolutisht!

    Dhe kanë kaluar vetëm 100 ditë. Po imagjinoni ndikimin që mund të ketë kur ndërron qeveria. Keni pasur të njëjtin person për 12 vite. E dini si e quajmë ne këtë në Amerikë? Diktaturë. E quajmë kështu edhe këtu. E pra, ky është fundi i saj.

  • Studimi: Njerëzit s’mund të quhen të pjekur pa arritur moshën 30-vjeçare!

    Studimi: Njerëzit s’mund të quhen të pjekur pa arritur moshën 30-vjeçare!

    Një studim i fundit nga neuroshkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit ka dalë në përfundimin se truri i njeriut vazhdon të zhvillohet deri në të 30-at, duke sfiduar perceptimin tradicional se moshat 18 apo 21 përfaqësojnë hyrjen në moshën e rritur.
    Në qendër të këtij zbulimi është korteksi prefrontal, një zonë kyçe e trurit që kontrollon vendimmarrjen, vetëkontrollin, sjelljen impulsive dhe qëndrueshmërinë emocionale. Ky rajon vazhdon të formësohet edhe gjatë dekadës së tretë të jetës, duke treguar se shumë të rritur të rinj janë ende në proces zhvillimi të aftësive thelbësore për jetën
    Studiuesit theksojnë se maturimi mendor nuk është një moment fiks, por një proces gradual dhe kompleks. Ky kuptim i ri ngre pyetje të rëndësishme për mënyrën se si shoqëria trajton të rinjtë në aspekte të ndryshme si ligji, arsimi dhe punësimi.
    Për më tepër, kërkimi vëren se truri ka një aftësi të jashtëzakonshme për të kompensuar plakjen, duke rekrutuar zona të tjera për të ruajtur funksionet kognitive. Kjo tregon se truri është më elastik dhe më i adaptueshëm se sa mendohej më parë.
    Ky zbulim është një thirrje për të rishikuar mënyrën se si përcaktojmë pjekurinë, përgjegjësinë dhe pritshmëritë ndaj të rinjve. Të kuptuarit që zhvillimi vazhdon përtej të 20-ave mund të ndihmojë në krijimin e politikave dhe mbështetjes më të mirë për brezin e ri.