Tag: rritur

  • 51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga përdorimi i monopatinave

    51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga përdorimi i monopatinave

    51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë.

    Këto shifra rriten jo vetëm nga viti në vit, por çdo muaj.
    Vetëm aksidente me makina e motorë ndodhin 14 në ditë. Për 5 muajt e parë të këtij viti janë gati 240 aksidente me shumë se një vit më parë. Ndërkohë që çdo muaj ka rritje krahasuar me muajin paraardhës.
    Përdorimi i monopateve është rritur, por paralelisht është rritur numri i aksidenteve me gati 30%, ku sipas Dr. Skënder Brataj kërkohet të forcohen masat ndëshkuese.
    Me shtimin e numrit të turistëve dhe jo vetëm, ku këtë vit pritet të jenë 15 milion lidhet edhe shtimi i numrit të aksidenteve, ndaj kërkohet respektim i rregullave te qarkullimit dhe kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

    Top Channel

  • “Janë bërë të dukshëm, jo liderë”, Vangjeli për bandat shqiptare dhe kokainën: Janë rritur në 10 vite, por nuk janë..

    “Janë bërë të dukshëm, jo liderë”, Vangjeli për bandat shqiptare dhe kokainën: Janë rritur në 10 vite, por nuk janë..

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në  një emision televziv, ku u diskutua për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës së tyre përtej kufijve, tha se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.
    “Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.
    Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.
    Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli.
     
  • Vera “ngroh” ekonominë! Banka e Shqipërisë: Është rritur besimi tek shërbimet dhe industria, bie tregtia dhe ndërtimi

    Vera “ngroh” ekonominë! Banka e Shqipërisë: Është rritur besimi tek shërbimet dhe industria, bie tregtia dhe ndërtimi

    Sezoni veror, më shumë turistë, më tepër shërbime si dhe prodhime në treg kanë rritur besimin e bizneseve në sektorin e industrisë dhe hoteleve e bareve/restoranteve.

    Këto pritshmëri janë shfaqur edhe në raportin vrojtues të Bankës së Shqipërisë, i cili për muajin majin bëri të ditur se treguesi i besimit në këto dy sektore u rrit me përkatësisht 8% dhe 2.2%.
    Më pesimistë paraqiten bizneset e sektorit të ndërtimit dhe tregtisë. Ky tregues për muajin maj shënoi rënie me 3.4% dhe 1.8%. Ndikuar nga  vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit, vlerësime më të ulëta të bizneseve për aktivitetin ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese.
    Teksa çmimet nga bizneset shfaqin pritshmëri rritëse për muajt në vijim, konsumatorët parashikojnë një rënie të shpenzimeve dhe blerjeve të mëdha për familjet. Në total treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 1.1% për muajin maj.

    Top Channel

  • Vera “ngroh” ekonominë, BSH: Është rritur besimi tek shërbimet dhe industria, bie tregtia dhe ndërtimi

    Vera “ngroh” ekonominë, BSH: Është rritur besimi tek shërbimet dhe industria, bie tregtia dhe ndërtimi

    Sezoni veror, më shumë turistë, më tepër shërbime si dhe prodhime në treg kanë rritur besimin e bizneseve në sektorin e industrisë dhe hoteleve e bareve/restoranteve.

    Këto pritshmëri janë shfaqur edhe në raportin vrojtues të Bankës së Shqipërisë, i cili për muajin majin bëri të ditur se treguesi i besimit në këto dy sektore u rrit me përkatësisht 8% dhe 2.2%.
    Më pesimistë paraqiten bizneset e sektorit të ndërtimit dhe tregtisë. Ky tregues për muajin maj shënoi rënie me 3.4% dhe 1.8%. Ndikuar nga  vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit, vlerësime më të ulëta të bizneseve për aktivitetin ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese.
    Teksa çmimet nga bizneset shfaqin pritshmëri rritëse për muajt në vijim, konsumatorët parashikojnë një rënie të shpenzimeve dhe blerjeve të mëdha për familjet. Në total treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 1.1% për muajin maj.
     
    SEKTORËT ME RRITJE TË BESIMIT
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Industri            8%
    Shërbime        2.2%
     
    Top Channel

  • Tirana,qarku me rritjen më të madhe të popullsisë. Me rënien më të madhe të lindjeve

    Tirana,qarku me rritjen më të madhe të popullsisë. Me rënien më të madhe të lindjeve

    Tirana është i vetmi qark në rang vendi që ka rritje popullsisë, si një qendër graviteti që tërheq emigracionin e brendshëm, por nga ana tjetër Kryeqyteti kryesoi qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2025.
    Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në qarkun e Tiranës lindën 1750 foshnja në tremujorin e parë 2025 me rënie 18 % në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Tirana u rendit e dyta pas Kukësit për ritmin e lartë të rënies nga 12 qarqet e tjera. Nga ana tjetër popullsia e qarkut të Tiranës ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3 për qind.
    Faktorët për rënien e lindjeve në Tiranë lidhen me kostot e larta të jetesës për çiftet e reja dhe çmimet e larta të kujdesit për fëmijët.
    Çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me shumë se 60% që nga viti 2018-ta sipas të dhënave zyrtare, ndërsa stoku i banesave sociale mbetet në vendnumëro. Qiraja dhe kredia zënë më shumë se 35 për qind të ardhurave mujore duke i shtyrë çiftet të kufizojnë lindjet. Për të rinjtë që duan të krijojnë familjet kostot e banesave dhe qirave pothuajse janë dyfishuar. Qiraja mesatare tani në zonat kryesore në Tiranës varion nga 300-80 euro në muaj, më shumë se dyfish nga viti 2019 ku qiratë ishin nga 150 deri në 300 euro në muaj. Gjithashtu çmimi i një metri katror banesë në periferi këtë vit është 100-1200 euro ndërsa në zonat brenda unazës së dytë më shumë se 2000 euro, gati dyfish me para pandemisë.
    Tirana ka një kontribut të madh në numrin e lindjeve pasi në kryeqytet projektojnë të jetojnë shumica e të rinjve shqiptare që nuk duan të ikin nga vendi. Në vitin 2024 në Tiranë lindën 8495 bebe, të cilët zunë 38 për qind të totalit të lindjeve në rang vendi, por teksa popullsia rritet, lindjet po bien ne pikiatë.
    Arbana një e re që është eksperte e komunikimit dhe mediave sociale po rrit 2 fëmijë. Kishte dëshirë të lindte edhe një të tretë, por kostot janë bërë të papërballueshme, thotë ajo. Në krahasim me vitin 2016 kur lindja fëmijën e parë kostot janë shtuar më shumë se dyfishi. Paketa e lindjes nëse shkon në spital privat është rritur nga 1000 euro në 2600 euro aktualisht. Gjithashtu veshjet, ushqimet dhe ë gjitha infrastruktura për fëmijët është rritur më shumë se dyfishi.
    ”Që kur kam lindur fëmijën e dytë unë dhe bashkëshortin im të dy me paga mbi mesataren nuk arrijmë të kursejmë. Madje nuk arrijmë të blejmë veshje të reja dhe të tjera gjëra për vetën tonë si më parë. Kemi limituar shpenzimet e argëtimit dhe daljet me miqtë, pasi vit pasi tarifat që nga çerdhet kopshtet dhe kontrollet mjekësore po rriten përditë. Kryesisht për arsye të rritjes së kostove kanë lënë mënjane planet për të lindur fëmijën e tretë që aq shumë e kemi dëshiruar”, tha ajo.
    Pas lindjes, prindërit përballen me shpenzime të ndryshme për kujdesin e foshnjës, të cilat janë dyfishuar në 5 vite. Brenda një 5 vjeçari, çmimet e kurseve private kanë pasur një ndryshim çmimi me thuajse 40%.
    Për kurse sportive apo muzikore, çmimet mesatare kanë qenë 3500 lekë, aktualisht janë 5000 lekë. Ndërsa rritjet më të lartë me mbi 50% e kanë pësuar kurset e gjuhëve të huaja për fëmijët 5 vjeç e lart. Me të njëjtat ritme janë rritur edhe çmimet e mallrave të tjera dhe shërbimeve për fëmijë.
    INSTAT raportoi pak ditë më parë se në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023./ Monitor
     
  • Tirana, qarku me rritjen më të madhe të popullsisë, por me rënien më të madhe të lindjeve

    Tirana, qarku me rritjen më të madhe të popullsisë, por me rënien më të madhe të lindjeve

  • Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars (FAKTORËT)

    Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars (FAKTORËT)

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Tirana është i vetmi qark në rang vendi që ka rritje popullsisë, si një qendër graviteti që tërheq emigracionin e brendshëm, por nga ana tjetër Kryeqyteti kryesoi qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2025.
    Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në qarkun e Tiranës lindën 1750 foshnja në tremujorin e parë 2025 me rënie 18 % në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Tirana u rendit e dyta pas Kukësit për ritmin e lartë të rënies nga 12 qarqet e tjera. Nga ana tjetër popullsia e qarkut të Tiranës ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3 për qind.
    Faktorët për rënien e lindjeve në Tiranë lidhen me kostot e larta të jetesës për çiftet e reja dhe çmimet e larta të kujdesit për fëmijët.
    Çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me shumë se 60% që nga viti 2018-ta sipas të dhënave zyrtare, ndërsa stoku i banesave sociale mbetet në vendnumëro. Qiraja dhe kredia zënë më shumë se 35 për qind të ardhurave mujore duke i shtyrë çiftet të kufizojnë lindjet. Për të rinjtë që duan të krijojnë familjet kostot e banesave dhe qirave pothuajse janë dyfishuar. Qiraja mesatare tani në zonat kryesore në Tiranës varion nga 300-80 euro në muaj, më shumë se dyfish nga viti 2019 ku qiratë ishin nga 150 deri në 300 euro në muaj. Gjithashtu çmimi i një metri katror banesë në periferi këtë vit është 100-1200 euro ndërsa në zonat brenda unazës së dytë më shumë se 2000 euro, gati dyfish me para pandemisë.
    Tirana ka një kontribut të madh në numrin e lindjeve pasi në kryeqytet projektojnë të jetojnë shumica e të rinjve shqiptare që nuk duan të ikin nga vendi. Në vitin 2024 në Tiranë lindën 8495 bebe, të cilët zunë 38 për qind të totalit të lindjeve në rang vendi, por teksa popullsia rritet, lindjet po bien ne pikiatë.
    Arbana një e re që është eksperte e komunikimit dhe mediave sociale po rrit 2 fëmijë. Kishte dëshirë të lindte edhe një të tretë, por kostot janë bërë të papërballueshme, thotë ajo. Në krahasim me vitin 2016 kur lindja fëmijën e parë kostot janë shtuar më shumë se dyfishi. Paketa e lindjes nëse shkon në spital privat është rritur nga 1000 euro në 2600 euro aktualisht. Gjithashtu veshjet, ushqimet dhe ë gjitha infrastruktura për fëmijët është rritur më shumë se dyfishi.
    ”Që kur kam lindur fëmijën e dytë unë dhe bashkëshortin im të dy me paga mbi mesataren nuk arrijmë të kursejmë. Madje nuk arrijmë të blejmë veshje të reja dhe të tjera gjëra për vetën tonë si më parë. Kemi limituar shpenzimet e argëtimit dhe daljet me miqtë, pasi vit pasi tarifat që nga çerdhet kopshtet dhe kontrollet mjekësore po rriten përditë. Kryesisht për arsye të rritjes së kostove kanë lënë mënjane planet për të lindur fëmijën e tretë që aq shumë e kemi dëshiruar”, tha ajo.
    Pas lindjes, prindërit përballen me shpenzime të ndryshme për kujdesin e foshnjës, të cilat janë dyfishuar në 5 vite. Brenda një 5 vjeçari, çmimet e kurseve private kanë pasur një ndryshim çmimi me thuajse 40%.
    Për kurse sportive apo muzikore, çmimet mesatare kanë qenë 3500 lekë, aktualisht janë 5000 lekë. Ndërsa rritjet më të lartë me mbi 50% e kanë pësuar kurset e gjuhëve të huaja për fëmijët 5 vjeç e lart. Me të njëjtat ritme janë rritur edhe çmimet e mallrave të tjera dhe shërbimeve për fëmijë. INSTAT raportoi pak ditë më parë se në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023./Monitor

  • Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

    Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

    Përballë një vale të re dhune që po trondit Ukrainën, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka reaguar ashpër ndaj agresionit rus, duke bërë thirrje për “rritje të presionit ndërkombëtar” mbi Moskën. Reagimi i saj vjen pas një sulmi ajror të rëndë të ndërmarrë gjatë natës nga forcat ruse, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 12 civilëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
    Në një postim në rrjetin social X, Kallas shprehu indinjatën e saj të thellë ndaj dhunës së papërmbajtur që po vazhdon të godasë civilët ukrainas, përfshirë edhe fëmijët. Ajo theksoi se sulmet e natës së kaluar janë një dëshmi tjetër e qëllimit të Rusisë për të rritur vuajtjet dhe për të shkatërruar Ukrainën.
    “Sulmet e natës së kaluar tregojnë edhe një herë se Rusia është e vendosur të rrisë vuajtjet dhe të shkatërrojë Ukrainën. Është e tmerrshme të shohësh fëmijë midis viktimave të pafajshme, të plagosur ose të vrarë. Ne kemi nevojë për presion maksimal ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë”, shkroi ajo.

  • Sulmi me dronë dhe raketa drejt Kievit, reagon Zelensky: Është koha për të rritur presionin mbi Rusinë

    Sulmi me dronë dhe raketa drejt Kievit, reagon Zelensky: Është koha për të rritur presionin mbi Rusinë

    Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, u sulmua mëngjesin e së shtunës nga forcat ruse me dronë dhe raketa, duke shkaktuar zjarre dhe shpërndarje mbetjesh në lagje të ndryshme të qytetit.

    Sipas kryebashkiakut të Kievit, të paktën 15 persona u plagosën gjatë sulmeve.
    Këto sulme vijnë pas disa ditësh me rreth 800 sulme të kryera nga Ukraina brenda territorit rus, përfshirë edhe kryeqytetin Moskë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ditë më parë u zotua se Rusia do të përgjigjet ndaj këtyre veprimeve.
    Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për vonesën në përgjigjen ndaj thirrjeve për armëpushim, pas shkëmbimit në shkallë të gjerë të të burgosurve midis dy vendeve. Në kuadër të këtij shkëmbimi, 390 të burgosur u kthyen në Ukrainë, dhe pritet që të tjerë të vijojnë gjatë fundjavës.
    Zelensky u shpreh: “Është qartë koha për të rritur presionin mbi Rusinë, për të arritur jo vetëm një rezultat, por gjithçka që është e nevojshme.”

    Top Channel