Tag: rritur

  • Anketa/ KF Tirana dhe AC Milan, klubet më të përkrahura nga tiranasit: I pari po i zhgënjen…

    Anketa/ KF Tirana dhe AC Milan, klubet më të përkrahura nga tiranasit: I pari po i zhgënjen…

    Nga Eduard Zaloshnja
    Në një sondazh socio-ekonomik që zhvillova para ca kohësh në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), përfshiva në pyetësor pyetjet “Në futbollin shqiptar, për cilin klub bëni tifozllëk?” dhe “Në futbollin europian, për cilin klub bën tifozllëk?” Duke qenë se sporti nuk përbënte fokusin kryesor të sondazhit, këto pyetje nuk u shoqëruan me pyetje mbi intensitetin e tifozllëkut (sa shpesh i shihnin ndeshjet e klubit të preferuar në kampionatet e vendeve përkatrëse, në kupa apo në ndeshje miqësore, etj.)
    Në kampionatin shqiptar, rezultoi se 29% e të anketuarve të rritur ishin përkrahës të ‘KF Tirana’ (shihni tabelën e mëposhtme). Me një ekstrapolim të përafërt statistikor (bazuar në moshat dhe gjinitë e përkrahësve), kjo përqindje përkthehet në pothuaj 170 mijë përkrahës (169 mijë për të qenë më preciz).
    Për krahasim, ‘FK Partizani’ rezulton të ketë vetëm 88 mijë përkrahës… Në nivel europian, bazuar në vetëdeklarimin e të anketuarve (18 vjeç e sipër), rezultoi se Milani është klubi me përkrahjen më të madhe mes tiranasve: 12.1% (marzhi gabimit statistikor për këtë përqindje është plus/minus 0.7%). Me extrapolim të përafërt të këtij rezultati (bazuar në moshat dhe gjinitë e përkrahësve), rezultoi se rreth 70 mijë tiranas të rritur përkrahin Milanin.

    Milani ndiqet në renditjen e përkrahjes nga Bajerni dhe Juventusi, pothuaj me numër të barabartë përkrahësish, e me rradhë pastaj nga Interi, Barcelona, Reali, Man. Junajted, Liverpuli, etj (shihni tabelën shoqëruese). Ndër tiranasit e rritur, 33% nuk përkrahin asnjë klub europian (me ekstrapolim të përafërt rreth 192 mijë). Siç pritej, kjo përqindje është ndjeshëm më e lartë tek femrat – plot 56% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian. Gjithashtu, kjo përqindje është më e lartë tek moshat 65 vjeç e sipër – plot 53% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian.

  • Nuk ndalet/ Rama vijon presionin ndaj drejtësisë: Mos e prekni Belindën se nuk ua rris më pagat!

    Nuk ndalet/ Rama vijon presionin ndaj drejtësisë: Mos e prekni Belindën se nuk ua rris më pagat!

    Nuk ndalet/ Rama vijon presionin ndaj drejtësisë: Mos e prekni Belindën se nuk ua rris më pagat!
    Edi Rama ka reaguar për herë të dytë brenda ditës së sotme (9 dhjetor 2025) duke rritur trysninë ndaj Gjykatës Kushtetuese që të matet mirë kur të marrë vendimin për zëvendësen e tij, Belinda Ballukun, pasi nuk do t’u miratojë më asnjë rritje page, qoftë anëtarëve të Kushtetuese, qoftë të tjerëve në sistemin e drejtësisë përfshirë SPAK dhe GJKKO.
    Në një postimin e radhës, Rama deklaron se nuk do të pranojë kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave, të cilën e cilëson “të pajustifikueshme”.
    Kujtojmë se presioni i kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese vjen në rritje vetëm dy ditë para shqyrtimit që kjo gjykatë do t’i bëjë çështjes së ortakes së tij në pushtet e tendera, Belinda Balluku.
    Postimi i Ramës:
    “S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!
    Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj. Si ka mundësi?!
    Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?! Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!

  • Rama reagon për kërkesat e gjyqtarëve për rritjen e pagave: Duan që rroga t’u shkojë 9230 euro! S’e kam hallin tek një ministër unë, por…

    Rama reagon për kërkesat e gjyqtarëve për rritjen e pagave: Duan që rroga t’u shkojë 9230 euro! S’e kam hallin tek një ministër unë, por…

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social X pas deklaratave të Shoqatës së Gjyqtarëve.
    Reagimi i Ramës:
     
    “S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen!
    Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!
    Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj.
    Si ka mundësi?!
    Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?!
    Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!

  • Jeta mes kafshëve/ Fermeri që ruan blegtorinë autoktone në malet e Kukësit: Kam rritur fëmijët dhe kam bërë shtëpinë më këtë punë

    Jeta mes kafshëve/ Fermeri që ruan blegtorinë autoktone në malet e Kukësit: Kam rritur fëmijët dhe kam bërë shtëpinë më këtë punë

    Në fshatin Lusën, mes maleve të Kukësit, ende qëndron gjallë një traditë e vjetër sa koha.

    Qazim Peposhi, afro të gjashtëdhjetave, është një nga të paktët që vazhdon të mbajë gjallë blegtorinë autoktone të zonës.
    Prej dekadash, ai kujdeset për 150 krerë dhi, bashkë me tri lopë, tre kuaj dhe katër qen, që i shoqërojnë çdo ditë në mal.
    Me bashkëshorten, Qazimi ka ndërtuar gjithë jetën mbi këtë punë: ka rritur fëmijët, ka ngritur shtëpinë dhe u ka dhënë tre bijve të tij arsimin që dikur dukej i paarritshëm.
    Krenaria e tij e madhe mbetet dhia e kuqe autoktone, një ndër racat më të hershme shqiptare, të cilën ai e mbarështon me përkushtim të jashtëzakonshëm. “Dymbëdhjetë orë në ditë jam me bagëtitë,” thotë Qazimi, ndërsa kujton vitet pas ’90-s, kur në fshat kishte 300 shtëpi dhe ruheshin mbi 5 mijë krerë dhi. Sot, koha ka ndryshuar: vetëm dy çobanë kanë mbetur, që bashkë ruajnë rreth 300 dhi.

    Top Channel

  • “Je mësuar në jetimore”, këshilltari i PS flet pas sherrit me Mziun: Ka bërë thirrje për vrasje njerëzish

    “Je mësuar në jetimore”, këshilltari i PS flet pas sherrit me Mziun: Ka bërë thirrje për vrasje njerëzish

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, nga radhët e PS, Alfred Muharremi ka rrëfyer jetën e tij të vështirë, si i rritur jetim në fshatin SOS dhe sesi ia ka dalë të gjejë prindërit e tij biologjikë dhe të ndërtojë një raport të afërt me ta.
    Muharremi kujtoi edhe incidentin me deputetin demokrat Xhelal Mziu në studion e “Off the Record” pak kohë më parë, ku ky i fundit iu drejtua me gjuhë fyese dhe denigruese, duke thënë: “Je mësuar në jetimore ti”.
    “Po ishte vërtetë ishte një episod jo i lehtë për mua. Unë përgjithësisht jam përballur me këto episode, por kryesisht jam përballur në gjatë momentit që rritem dhe duke u etiketuar gjithmonë si dikush që vij nga një komunitet i cili është, pra fëmijët që e rriten pa kujdesin prindëror por nuk është se unë u shqetësova më shumë për veten, por më shumë shqetësohem për ato motra dhe vëllezër të fatit të cilin unë jam rritur dhe unë të falenderoj ty që gjatë emisionit po dhe pas emisionit tregove një kujdes maksimal që edhe unë mos të ndihesha në atë formën e diskriminimit që përpiqen që gjithmonë që ta bëjnë”, tha Muharremi.
    Ai në vijim teksa rrëfente pjesë nga jeta e tij e vështirë, e akuzoi deputetim demokrat se ka bërë thirrje për vrasje njerëzish, ndaj për këtë arsye nuk mund ta kuptojë jetën e vështirë të dikujt që është rritur pa prindër.
    “Është e vërtetë që personi në fjalë nuk e meritonte respektin tim të vazhdimit të debatit edhe unë të kërkoj ndjesë ndoshta që nuk duhet ndoshta nuk duhet të isha çuar, duhet të isha përballur, por ndonjëherë respekti ndaj komunitetit edhe ndaj familjes time të fatit që unë jam rritur është shumë herë më i lartë se dhënia e një përgjigje të një individi i cili më ka kujtuar dhe ka mësuar që deri para shumë kohësh thirrjet e tjera edhe politike ishin për vrasje njerëzish, por harroj që me atë mesazh ai vrau disa opinione ose vrau disa vogëlushë të cilët sot e vuajnë fatin e të qenit një fëmijë, i cili rritet pak kujdesin prindëror. Dhe unë edhe sot e kësaj dite jetoj me këpucët e tyre pasi është një rrugëtim që më ka shoqëruar të gjithë jetën dhe nëse unë sot jam babai i një fëmije. Sot unë kam gjetur prindërit e mirë biologjikë. Unë sot vazhdoj dhe e citoj në gjithë shoqërinë e të gjithë komunitetin që jam njeriu më me fat në botë, pasi unë kam tre familje. Është ajo familja ime e fatit, pra motrat dhe vëllezërit e mi që për shkak të historive të cilët na bashkon i njëjti përkufizim që nuk mundemi, nuk mundeshim dot të thonim nënë dhe baba, po mundeshim të thonim vëlla dhe motër për shkak të fatit dhe jo të gjakut. Rruga ime nis nga një braktisje më saktë e nënës time, të cilën edhe sot e kësaj dite nuk kam arritur kurrë ta kuptoj, por arrij të kuptoj vitet e tranzicionit që kanë qenë shumë të vështira për shumë familje shqiptare dhe ndoshta këto vite kanë qenë dhe të pasigurta edhe për shumë familje dhe unë jam dhe një ndër to. Dhe kjo kjo rrugë ka nisur duke qenë unë përfitues i shërbimeve që merrja nga institucionet e përkujdesit rezidencial. Ka qenë një rrugë shumë e vështirë,, një rrugë me shumë sakrificë”, rrëfeu Muharremi.

  • SHBA/ U harrua në makinën që mori flakë, humb jetën vajza 2-vjeçare, i ati po shihte video për të rritur

    SHBA/ U harrua në makinën që mori flakë, humb jetën vajza 2-vjeçare, i ati po shihte video për të rritur

    Një tragjedi e rëndë ka tronditur SHBA-të, ku një vajzë vetëm 2 vjeçe ka humbur jetën pasi u la e mbyllur brenda në makinë nga i ati, ndërsa automjeti u përfshi nga flakët.
    Mediat e huaja raportojnë se në momentin e ngjarjes, babai po shihte video për të rritur, pa qenë i vetëdijshëm për rrezikun në të cilin ndodhej fëmija.
    Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë shenjat e duarve të vogëlushes në xhamin e pasmë të makinës, ndërsa ajo përpiqej të dilte jashtë për t’u shpëtuar flakëve.
    Sipas The Sun, poshtë këmbëve të saj policia gjeti një iPad në një kuti rozë, si dhe dy sandale që nuk ishin prekur nga zjarri.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te rreziqet e lënies së fëmijëve të vegjël vetëm në automjete.

    Hetimet paraprake zbuluan një histori sjelljesh të pakujdesshme dhe neglizhente nga ana e babait, përfshirë edhe raste të mëparshme të ekspozimit të fëmijëve ndaj rreziqeve.
    Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e tragjedisë.

  • E rëndë/ 2-vjeçarja humb jetën pasi makina shpërthen në flakë, babai e harroi në mjet teksa shikonte video për të rritur

    E rëndë/ 2-vjeçarja humb jetën pasi makina shpërthen në flakë, babai e harroi në mjet teksa shikonte video për të rritur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 2-vjeçare ka ndërruar jetë pasi i ati e harroi brenda në makinë, ndërsa kjo e fundit mori flakë për shkak të temperaturave të larta ndërkohë që ai vetë shihte video për të rritur.

    Pamjet që po qarkullojnë në internet tregojnë shenjat e duarve të 2-vjeçares në xhamin e pasmë, ndërsa ajo mundohej të dilte jashtë makinës dhe të shpëtonte nga flakët.
    Sipas ‘The Sun’ Poshtë këmbëve të saj, policia gjeti një iPad në një kuti rozë dhe dy sandale të cilat kishin shpëtuar pa u djegur.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka rikthyer vëmendjen tek rreziqet e braktisjes së fëmijëve të vegjël. Hetimet treguan një histori të sjelljesh neglizhente dhe abuzive nga ana e babait, përfshirë ekspozimin e vajzës më të madhe ndaj rrezikut dhe situatave të pasigurta në të kaluarën. Ngjarja ka nxitur një debat të gjerë mbi përgjegjësinë e prindërve dhe masat për të mbrojtur fëmijët nga nxehtësia ekstreme dhe neglizhenca.

    Top Channel

  • Kërkon largimin e tij, Trump i dërgon ultimatum Maduro-s: Ke dy zgjidhje, të lehtën…ose të vështirën

    Kërkon largimin e tij, Trump i dërgon ultimatum Maduro-s: Ke dy zgjidhje, të lehtën…ose të vështirën

    Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj Nicolás Maduro-s, duke paralajmëruar se udhëheqësi venezuelas mund të përballet me dy zgjedhje: “rrugën e lehtë” ose “rrugën e vështirë”.

    Deklaratat erdhën ndërsa SHBA po zgjerojnë praninë ushtarake në Detin Karaibe, në kuadër të një operacioni që Uashingtoni e paraqet si luftë kundër trafikut të drogës.
    Maduro, i veshur me uniformë ushtarake, u tha mbështetësve në Karakas se vendi duhet të jetë gati të mbrojë “çdo pëllëmbë toke” nga çdo agresion i jashtëm, duke e krahasuar situatën me betejat e epokës së Simón Bolívar-it.
    “Është detyra jonë historike të mbrojmë këtë tokë të bekuar. Unë do të jap gjithçka për fitoren e Venezuelës,” u shpreh Maduro, duke deklaruar se do të mbrojë “qiellin, malet dhe fushat” e vendit.
    Nga Air Force One, Trump nuk shpjegoi qartë qëllimin e fushatës katërmujore kundër Venezuelës. Zyrtarisht, operacioni synon frenimin e karteleve të drogës në Amerikën Latine, por shumë analistë besojnë se synimi i vërtetë është largimi i Maduro-s, i akuzuar nga SHBA se ka manipuluar zgjedhjet e vitit të kaluar.
    SHBA e ka cilësuar grupin “Cartel of the Suns” si organizatë terroriste, megjithëse ekspertët thonë se ky kartel në formën e pretenduar nuk ekziston.
    “Ju e dini çfarë është qëllimi,” tha Trump, duke lënë të kuptohej se mund të ketë kontakte të reja me Maduro-n. “Nëse mund t’i zgjidhim gjërat lehtë, aq më mirë. Nëse duhet ndryshe, edhe ajo është në rregull.”
    Megjithëse Maduro i sheh kërcënimet amerikane si blof, prania e madhe ushtarake në Karaibe ka ngritur alarmin për mundësinë e goditjeve të para në territorin venezuelas. Analistë të sigurisë paralajmërojnë se çdo sulm ajror edhe nëse synon porte të përfshira në trafikun e drogës mund të mos e rrëzojë regjimin, duke rritur rrezikun që Maduro të dalë më i fuqizuar politikisht.
    “Nëse SHBA sulmon dhe Maduro mbijeton, ai do ta quajë veten fitimtar ndaj SHBA-së,” paralajmëron eksperti Douglas Farah, duke shtuar se kjo mund të zgjasë edhe një dekadë të re sundimi autoritar në Venezuelë.

    Top Channel

  • “Mbrojtja me halle”/ Buxheti dyfishohet, por Ministria nuk arrin të përdorë fondet

    “Mbrojtja me halle”/ Buxheti dyfishohet, por Ministria nuk arrin të përdorë fondet

    Shpenzimet e planifikuara për Ministrinë e Mbrojtjes janë rritur ndjeshëm gjatë viteve 2021–2024, por realizimi i tyre ka mbetur dukshëm më i ulët se parashikimet, duke krijuar një hendek gjithnjë e më të madh mes buxhetit të miratuar dhe atij që përfundimisht shpenzohet.
    Të dhënat e përpunuara nga Kuvendi i Shqipërisë tregojnë se, ndërsa qeveria ka rritur planifikimet buxhetore për mbrojtjen e vendit nga 24.7 miliardë lekë në vitin 2021 në mbi 40.6 miliardë lekë në 2024, përdorimi real i fondeve ka mbetur prapa, duke e ulur ndjeshëm përqindjen e realizimit.
    Në vitin 2021, realizimi arriti rreth 93% të planit, ndërsa një vit më vonë situata u përmirësua, duke shkuar në rreth 97%.
    Por pas vitit 2022, ritmi ka ndryshuar. Në vitin 2023 u shënua një rënie e ndjeshme, me vetëm 87% të shpenzimeve të realizuara, duke krijuar një diferencë prej gati 4.7 miliardë lekësh midis planit dhe zbatimit.
    Tendenca u përkeqësua më tej në vitin 2024, ku hendeku arriti nivelin më të lartë me rreth 6.7 miliardë lekë dhe përqindja e realizimit ra në 84%.
    Të dhënat tregojnë se, edhe pse fondet për mbrojtjen janë rritur çdo vit, kapaciteti për t’i shfrytëzuar ato plotësisht ka ardhur duke u dobësuar.
    Ekspertët e çështjeve buxhetore shpjegojnë se ritmi i zbatimit të projekteve të investimeve në mbrojtje është i ngadaltë se në sektorë të tjerë.
    Shumë prej investimeve, veçanërisht ato që lidhen me modernizimin e pajisjeve, infrastrukturën ushtarake apo blerjet strategjike, kërkojnë procedura të komplikuara prokurimi, marrëveshje ndërkombëtare dhe afate të gjata zbatimi.
    Çdo vonesë në proceset e tenderimit sjell automatikisht mosrealizim të fondeve të parashikuara për atë vit.
    Gjithashtu, fondet nuk realizohen prej mungesave të kapaciteteve administrative dhe teknike brenda strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes.
    Rritja e shpejtë e buxhetit kërkon aftësi më të mëdha për të projektuar, monitoruar dhe përmbyllur kontrata të reja, ndërsa institucionet shpesh mbeten me të njëjtat burime njerëzore dhe të njëjtin ritëm pune si më parë.
    Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të Mbrojtjes lidhet me projekte shumëvjeçare dhe financime të kushtëzuara nga NATO ose partnerë të tjerë strategjikë.
    Nëse këto partneritete pësojnë vonesa, ndryshime teknike apo rinegocime, shpenzimet e planifikuara shtyhen automatikisht për vitet pasuese, duke krijuar diferencë mes planit dhe realizimit./Monitor

  • Tronditëse/ Ylli i filmave për të rritur gjendet e vdekur në shtëpi, tre ditë më vonë i dashuri vret veten

    Tronditëse/ Ylli i filmave për të rritur gjendet e vdekur në shtëpi, tre ditë më vonë i dashuri vret veten

    Autoritetet filipinase po hetojnë dy vdekje të dyshimtë që ndodhën në interval të shkurtër kohor, duke tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të lidhjes së mëparshme midis individëve të përfshirë.

    Gina Lima, 23 vjeçe, aktore e filmave për të rritur dhe influencere më rrjetet sociale, u gjet e vdekur më 16 nëntor 2025. Tre ditë më vonë, ish-partneri i saj, Ivan Cezar Ronquillo, 24 vjeç, u gjet gjithashtu i vdekur. Edhe pse rastet lidhen kronologjikisht dhe personalisht, policia ka konfirmuar se hetimet po zhvillohen në mënyrë të ndarë.
    Në rastin e Limës, autoritetet raportuan se Ronquillo ishte ai që e gjeti të pavetëdijshme dhe së bashku me të atin e saj e dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Quezon City, ku ajo u shpall e vdekur. Hetimi po kryhet nga Njësia e Hetimit dhe Zbulimit Penal e Policisë së Qytetit Quezon. Raporti fillestar mjekësor tregoi lëndime të lehta, ujë në mushkëri dhe bllokim kardiak, por shkaku i vdekjes mbetet i paqartë, duke pritur rezultatet e analizave toksikologjike dhe histopatologjike. Medikamentet dhe substanca të tjera të sekuestruara po shqyrtohen nga autoritetet.
    Tre ditë më vonë, Ronquillo u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Raportet paraprake tregojnë se dyshohet për vetëvrasje me varje. Familja e tij tha se ai kishte marrë mesazhe negative dhe presion në mediat sociale pas vdekjes së Limës, duke përjetuar një ndikim emocional të madh. Autoritetet kanë theksuar se Ronquillo nuk konsiderohet i dyshuar për vdekjen e Limës.
    Lima ishte më e vogla nga katër fëmijët e familjes. Ajo kishte ndjekur karrierën si modele dhe aktore e filmave për të rritur, duke fituar popullaritet në Instagram dhe Facebook për postimet e saj mbi stilin e jetës, udhëtimet dhe rutinat personale.
    Edhe pse disa lidhën aktivitetin e saj me platforma për të rritur, pjesa më e madhe e përmbajtjes së saj ishte e përqendruar te modelimi dhe përmbajtja e përditshme. Hetimi zyrtar mbetet i hapur, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të mos nxirren përfundime të parakohshme derisa të dalin rezultatet zyrtare.

    Top Channel