Bashkëpunimi ekonomik, reformat dhe integrimi drejt tregut të përbashkët rajonal, janë pjesë e agjendës së diskutimeve në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dedikuar Planit të Rritjes për rajonin, i cili zhvillohet sot në Shkup.
Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit do të mirëpriten sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku Kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për zgjerimin e BE Marta Kos do t’i drejtohen pjesëmarrësve me një fjalë.
“Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, Rama sot në Shkup në takimin
Fokusi kryesor i bisedimeve është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.
Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij Paneli diskutimi.
Ndërsa paneli i dytë “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë Ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues.
Tag: rritjes
-

“Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, Rama sot në Shkup në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor
-

Liderët e rajonit mblidhen në Shkup, samit dy ditor mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit
Liderët e gjashtë vendeve të rajonit së bashku me Komisioneren Europiane për zgjerimin, Marta Kos mblidhen sot dhe nesër në Shkup për një samit dy ditor, me fokus në përshpejtimin e zbatimit të planit evropian të rritjes.
Udhëheqësit nga Shqipëria, Kosova, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Komisionerja Kos do të përqendrohen në reformat kyçe për të zhbllokuar ndarjen e fondeve nga plani i rritjes qe sjell përfitime të prekshme për qytetarët e vendeve te rajonit.
Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, kanë marrë fondet e para të para-financimit të planit të rritjes.Takimi në Shkup po ashtu do të jetë mundësi për të diskutuar për fusha të reja të bashkëpunimit: Mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët që do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.
/vizionplus.tv -

Plani i Rritjes, Rama me liderët e BP takohen me Marta Kos, Samiti mbahet në Shkup
Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku sëbashku me komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos do të diskutojnë për përpjekjet që duhen ndërmarrë për të përshpejtuar zbatimin e planit europian të rritjes për rajonin.
Bisedimet që do të vijojnë për dy ditë, do të nisin me një takim që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do të mbajë me eurkomisioneren Kos, për t’u takuar më pas me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe udhëheqësit e Bosnjës dhe Herzeogvinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Të martën ndërkohë do të mbahen dy panele, i pari prej të cilëve do t’i dedikohet planit europian të rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa paneli i dytë do t’i dedikohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e këtij plani.
Plani Europian i Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon nxitjen e rritjes ekonomike në rajon dhe të ndihmojë vendet ballkanike në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ky plan parashikon fonde me vlerën e gjashtë miliardë eurove për reforma dhe investime në sektorë kyç si energjia, transporti apo edhe transformimi digjital, që iu jepen gjashte vendeve të Ballkanit Perëndimor në formë grantesh dhe huash të buta. -

‘Plani i rritjes’/ Ja ku dhe kur do të mbahet takimi BE-Ballkani Perëndimor
Të hënën dhe të martën do të mbahet në Shkup takimi i radhës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar planit të rritjes. Nesër dhe pasnesër do të mbahet në Shkup takimi i radhës mes Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar planit të rritjes.
Si pritësi i këtij samiti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos do të kenë një takim kokë më kokë, i cili më pas do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.
Të martën në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe në orën 10 do të nis punimet samiti i cili është i ndarë në dy panele kryesore.
Paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor, ku fjalë hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos.
Ndërsa paneli i dytë do të ketë fokus zbatimin konkret të Planit të Rritjes, ku do të marrin pjesë ministra nga vendet pjesëmarrëse, përfaqësues të BE-së, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.
Komisioni Evropian konfirmoi dje se komisionerja për zgjerim do të qëndrojë në Shkup për të diskutuar me liderët e rajonit në kuadër të Planit të Rritjes. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. -

Takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Shkup, ja cili do të jetë fokusi?
Në Shkup, të hënën dhe të martën do të mbahet një samit i nivelit të lartë mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Strategjisë për Zhvillim dhe Planit të Rritjes për rajonin. Pjesëmarrëse në samit do të jetë edhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Qeverisë, të hënën do të zhvillohet një takim kokë më kokë midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisioneres Kos, pas së cilës do të mbahet edhe një takim bilateral me delegacione të zgjeruara.
Samiti do të vazhdojë të martën me dy panele kryesore.
Paneli i parë do t’i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku fjalë hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos. Pas përfundimit të panelit do të mbahet konferencë e përbashkët për media.
Paneli i dytë do të fokusohet në zbatimin konkret të Planit të Rritjes, ku do të marrin pjesë ministra nga vendet pjesëmarrëse, përfaqësues të BE-së, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.
Komisioni Evropian konfirmoi dje se komisionerja për zgjerim do të qëndrojë në Shkup për të diskutuar me liderët e rajonit në kuadër të Planit të Rritjes. Përveç kryeministrit Mickoski, në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
-

Tatimet publikojnë listën e pagave në turizëm, bizneset që i deklarojnë më të ulta përballen me hetime të thelluara
Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesa.
Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e turizmit sipas tabelës bashkëngjitur këtij njoftimi.
Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, do të konsiderohet me risk dhe do të bëhet objekt i verifikimeve të thelluara. -

Doganat e Ballkanit dhe BE-së riafirmuan angazhimin për bashkëpunim dhe integrim ekonomik
Ai mundëson procedura doganore më të shpejta, më të zgjuara dhe më transparente, duke mbështetur objektivat kryesore të Planit të Rritjes së BE-së duke nxitur lidhshmërinë, modernizimin dhe integrimin me sistemet doganore evropiane”, deklaroi znj. Karadza.Konferenca paraqiti tre diskutime në panel të fokusuara mbi prioritetet strategjike doganore. Paneli i parë trajtoi bashkëpunimin doganor midis Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve Anëtare të BE-së, duke theksuar sukseset dhe sfidat operacionale në shkëmbimin e të dhënave dhe harmonizimin rregullator.Paneli i dytë shqyrtoi Korsitë e Gjelbra dhe Blu, duke theksuar zgjerimin e tyre përtej kufijve CEFTA-BE dhe rëndësinë e SEED+ në sigurimin e shkëmbimit të të dhënave në kohë reale dhe ndërveprimit të sistemit. Në panelin e fundit u diskutua roli i doganave në mbështetjen e rritjes dhe zgjerimit të BE-së përmes procedurave të thjeshtuara, mbështetjes më të fortë ndaj biznesit dhe harmonizimit të përshpejtuar me standardet e BE-së sipas Planit të Rritjes së BE-së.Konferenca konkludoi me miratimin e një Deklarate të Përbashkët, duke riafirmuar angazhimet e përbashkëta për të përshpejtuar harmonizimin me Kodin Doganor të Unionit, për të zgjeruar dhe institucionalizuar Korsitë e Gjelbra dhe Blu, për të përmirësuar shkëmbimin e të dhënave në kohë reale përmes SEED+, për të thelluar bashkëpunimin ndëragjencor dhe të biznesit dhe për të mbështetur hapat drejt njohjes së programeve të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Firmat analitike ulin parashikimet për shitjet e smartfonëve në 2025
Firma kërkimore Counterpoint uli parashikimet e rritjes për shitjet globale të smartfonëve në 2025 në 1.9 përqind ditën e Mërkure nga 4.2 përqind ndërsa tarifat Amerikane kanë krijuar paqartësi në tregje.
Presidenti Amerikan Donald Trump nisi fushatën e tarifave reciproke më 2 Prill duke bërë që kompanitë si Apple të ndryshojnë zinxhirët e furnizimit.
Megjithatë SHBA-ja ndërpreu tarifat mbi smartfonët dhe pajisjet e tjera elektronike si pjesë e një pauze 90 ditore.Ndryshimi i parashikimeve është një sinjal se prodhuesit kanë filluar të përballen me tkurrje të shitjeve përballë tensioneve gjeopolitike. Firma kërkimore gjithashtu ndryshoi parashikimet për Kinën ndërsa shtijet e Apple dhe Samsung pritet të bien ndërsa kostot e rritjes kalohen tek konsumatorët.
Apple shet më shumë se 220 milionë iPhone çdo vit, ku 1/5 e totalit të iPhone në SHBA vinë nga India ndërsa pjesa tjetër nga Kina. Muajin e kaluar IDC uli parashikimet e rritjes gjithashtu nga 2.3 përqind në 0.6 përqind ndërsa citonte paqartësitë ekonomike dhe tkurrjen e shpenzimeve konsumatore. /PCWorld Albanian -

Nën trysninë e NATO-s dhe SHBA-së, Britania drejt rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen
Mbretëria e Bashkuar pritet të angazhohet këtë muaj për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake, duke synuar që ato të arrijnë në 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.
Sipas burimeve të Sky News, ky hap vjen si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të NATO-s për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të ruajtur mbështetjen strategjike të Shteteve të Bashkuara.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur në Ministrinë britanike të Mbrojtjes ka pasiguri mbi mënyrën se si do të përshkruhet ky objektiv — si një ambicie apo si një angazhim i qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga Sir Keir Starmer. Ndryshimi i mundshëm i kursit shihet si i pashmangshëm, ndërsa qeveria britanike përballet me presione për të balancuar buxhetin mes nevojave ushtarake dhe atyre sociale.
Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se Starmer pritet të marrë një vendim zyrtar që sot, ndërsa diskutimet brenda kabinetit janë intensifikuar.
Përveç rritjes së drejtpërdrejtë të buxhetit të mbrojtjes, Britania mund të detyrohet të ndajë edhe 1.5% të PBB-së për sektorë të lidhur me sigurinë kombëtare, siç janë shërbimet e inteligjencës dhe infrastruktura strategjike – duke përfshirë rrugët, hekurudhat dhe aeroportet, të nevojshme për një vendosje të shpejtë të trupave.
Në total, kjo do ta çonte nivelin e përgjithshëm të shpenzimeve të lidhura me mbrojtjen në 5% të PBB-së – një objektiv që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, synon ta zyrtarizojë në një samit kyç që do të mbahet këtë muaj në Holandë.Top Channel
-

OECD: Ekonomia globale, drejt rritjes më të dobët që nga Covid-19
Organizata ul parashikimet dhe paralajmëron se SHBA do të goditet veçanërisht rëndëEkonomia globale po shkon drejt periudhës më të dobët të rritjes që nga Covid-19, ndërsa lufta tregtare e Donald Trump dëmton zhvillimin në ekonomitë kryesore, përfshirë SHBA-në, sipas parashikimeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD).Organizata uli perspektivën për prodhimin global dhe shumicën e ekonomive kryesore të G20, ndërsa paralajmëroi se marrëveshjet për të lehtësuar barrierat tregtare do të ishin kyç në ringjalljen e investimeve dhe shmangien e çmimeve më të larta.Rritja globale pritet të jetë 2.9 % në 2025 dhe 2026, tha OECD në perspektivën e fundit të publikuar. Shifra ka tejkaluar 3 % çdo vit që nga viti 2020, kur prodhimi ra për shkak të pandemisë.Rritja e SHBA-së do të ngadalësohet veçanërisht, duke rënë nga 2.8 % vitin e kaluar në vetëm 1.6 përqind në 2025 dhe 1.5 % në 2026, ndërsa një periudhë inflacioni më e lartë do ta pengojë Rezervën Federale të ulë normat këtë vit, tha OECD.Vlerësimi i fundit përfaqëson një ulje të parashikimeve të ndërmjetme të marsit, të cilat i paraprinë njoftimeve të tarifave të presidentit amerikan më 2 prill. Edhe atëherë, OECD paralajmëroi për një ndikim të konsiderueshëm, që rrjedh nga taksat e administratës Trump dhe pasiguria e lidhur me politikën.Që atëherë Trump ka ulur pjesërisht disa detyrime, por rritja e normës mesatare efektive të tarifave të SHBA-së është ende “e pashembullt”, nga 2.5 % në mbi 15 % – më e larta që nga lufta e dytë botërore, vuri në dukje OECD.Organizata gjithashtu uli parashikimet e vitit 2025 për vendet e G20, përfshirë Kinën, Francën, Indinë, Japoninë, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me perspektivën e marsit.Álvaro Pereira, kryeekonomisti i OECD-së, tha se vendet kishin nevojë urgjente të arrinin marrëveshje që do të ulnin barrierat tregtare. “Përndryshe, ndikimi i rritjes do të jetë mjaft i rëndësishëm”, tha ai. “Kjo ka pasoja masive për të gjithë.”Krahasuar me perspektivën e fundit të plotë të OECD-së në dhjetor, perspektivat e rritjes për pothuajse të gjitha vendet janë ulur, tha Pereira.Një pengesë ndaj rritjes dhe investimeve është edhe pasiguria në lidhje me drejtimin e politikës tregtare globale. Luhatjet e tarifave të SHBA-së kanë ndikuar shumë, ndërsa Trump ka vendosur taksa ndaj Kinës përpara se t’i tërheqë pjesërisht masat, ndërsa ka kërcënuar me tarifa të larta ndaj ekonomive të tjera, përfshirë BE-në.Trump është zotuar gjithashtu të vendosë një sërë barrierash sektoriale, duke përfshirë dyfishimin e taksave mbi importet e çelikut dhe aluminit në 50 %.OECD-ja përgatiti parashikimet ekonomik duke supozuar se normat e tarifave që nga mesi i majit do të mbaheshin të pandryshuara, pavarësisht pengesave, duke përfshirë një vendim gjykate javën e kaluar që zbuloi se Trump kishte tejkaluar autoritetin e tij në vendosjen e detyrimeve të 2 prillit.Pjesërisht si rezultat, inflacioni i SHBA-së tani pritet të rritet në gati 4 % deri në fund të vitit 2025 dhe të mbetet mbi objektivin e Rezervës Federale në vitin 2026, që do të thotë se banka qendrore ndoshta do të presë deri vitin tjetër përpara se të ulë normat e interesit, tha OECD.Treguesit e fundit treguan një “ftohje të dukshme” të rritjes reale të PBB-së në SHBA, së bashku me një rritje të ndjeshme të pritjeve për inflacionin, paralajmëroi ajo.Në përgjithësi, perspektiva e OECD-së për këtë vit është ulur për rreth tre të katërtat e anëtarëve të G20 krahasuar me parashikimin e saj të ndërmjetëm të marsit.Rritja e Kinës do të ngadalësohet nga 5 % vitin e kaluar në 4.7 % në vitin 2025 dhe 4.3 % në vitin 2026, sipas perspektivës së re, ndërsa Eurozona do të zgjerohet me vetëm 1 % këtë vit dhe 1.2 % në vitin 2026.Ekonomia e Japonisë do të rritet me vetëm 0.7 % dhe 0.4 % këtë vit dhe vitin tjetër. Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar parashikohej të zgjerohej me 1.3 % këtë vit dhe 1 % në vitin 2026 – një ulje e normave të pritura 1.4 dhe 1.2 % përkatësisht në mars.Tregtia globale do të zgjerohet me 2.8 % në vitin 2025 dhe 2.2 % në vitin 2026, dukshëm më e ulët se parashikimet e OECD-së në dhjetor.Rreziqet fiskale po rriten së bashku me tensionet tregtare, paralajmëroi OECD, me kërkesat për më shumë shpenzime mbrojtëse që pritet të shtojnë presionet mbi shpenzimet.Vlerësimet e aksioneve “historikisht të larta” po rrisin ndjeshmërinë ndaj goditjeve negative në tregjet financiare.Një periudhë e gjatë investimesh të dobëta ka përkeqësuar sfidat afatgjata me të cilat përballen ekonomitë e OECD-së, dhe kjo po dëmton më tej perspektivën e rritjes. / FT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.