Tag: rritjes

  • Plani i rritjes se BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 mln euro

    Plani i rritjes se BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 mln euro

    Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Nga faza e parë e financimit Shqipëria përfiton 32 milionë euro për tre projekte.Projekti i parë është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të lartë në gjithë vendin, duke rritur kështu  kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Vlera e projektit arrin në 95.3 milionë euro, ku BE kontribuon me 10.5 milionë euro. Afati i përfundimit është viti 2030.Projekti i dytë është rikonstruksioni i Hidrocentralit të Fierzës. investimi synon të zgjasë jetën e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Faza e dytë e projektit mbështetet nga fondet e Planit të Rritjes me 13.6 milionë euro, në një investim total prej 64.2 milionë euro. Afati i përfundimit të punimeve edhe për këtë projekt është viti 2030.Projekti i dytë është Linja e re Rrashbull – Tiranë dhe Unaza e Tiranës. Ndërtimi i linjës së transmetimit 400/220 kV synon zgjerimin e rrjetit për të përballuar kërkesën në rritje në Kryeqytet. Investimi kap vlerën 61.1 milionë euro, ndërsa BE kontribuon me 8 milionë euro. Projekti pritet të përfundojë këtë vit.Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor i ka projektet e para në fushën e energjisë së pastër pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. Shqipëria është ndër përfitueset më të mëdha.Shqipëria në këtë fazë ka tre projekte madhore, që arrijnë vlerën mbi 220 milionë euro, ku BE kontribuon me 33 mln euro.Vlera e projekteve në Mal të zi në fazën e parë të planit të Rritjes është rreth 54 milionë euro, ku BE kontribuon me më pak se 10 milionë.Serbia është vendi me projektet më të orientuara drejt diversifikimit të energjisë (hidro + diellore). Të dy projektet kanë vlerë 186 milionë euro dhe BE kontribuon me rreth 41 mln euro./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bosnja dhe Hercegovina humb mbi 100 milionë euro nga paratë evropiane, ja arsyeja

    Bosnja dhe Hercegovina humb mbi 100 milionë euro nga paratë evropiane, ja arsyeja

    Komisioni Evropian i konfirmoi Jutarnji List se ka ulur me 10 përqind shumën treguese të burimeve financiare për Bosnjën dhe Hercegovinën nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian gjithashtu i informoi autoritetet e BiH për këtë, duke paralajmëruar se nëse vendi vazhdon të vonojë miratimin e planit të reformës dhe rritjes, do të humbasë edhe më shumë nga paratë e alokuara.
    Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, BiH humbi mbi 100 milionë euro nga paketa që arrinte në 1.085 miliardë euro për vendin dhe tani, pas reduktimit, do të arrijë në 976.6 milionë euro. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është paketa e vetme më ambicioze e Bashkimit Evropian për rajonin. Ai arrin në gjashtë miliardë euro në total, dy miliardë prej të cilave janë grante dhe pjesa tjetër në formën e kredive të buta. Këto para janë jashtë paketave dhe ndihmës së tjera, siç janë fondet e para-anëtarësimit. BE-ja dëshiron të stimulojë rritjen e vendeve të rajonit në mënyrë që t’i ndihmojë ato në procesin e integrimit në BE.
    BiH është i vetmi vend në rajon që ende nuk ka paraqitur një plan të plotë reformash dhe rritjeje, i cili është një parakusht për përdorimin e këtyre fondeve. Paratë duhet të përdoren në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Nëse një vend nuk e përdor pjesën e tij të fondeve, ato mund t’u ndahen vendeve të tjera që plotësojnë kushtet. “Elementi qendror i Planit të Rritjes, të cilin e diskutuam në vitin 2023, është reforma dhe fondet për rritje. Ky është një instrument i bazuar në rezultate dhe performancë që ofron fonde si shpërblim për reformat kyçe në disa fusha, nga axhenda e gjelbër dhe zhvillimi dixhital deri te sektori privat dhe sundimi i ligjit.

  • Duke kërkuar bankomatin/ Kosova dorëzon në BE raportin për Planin e Rritjes

    Duke kërkuar bankomatin/ Kosova dorëzon në BE raportin për Planin e Rritjes

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka dorëzuar të martën në Bashkimin Evropian raportin e gjashtëmujorit të parë, i cili përmbledh progresin dhe zbatimin e reformave të parashikuara në kuadër të Planit të Rritjes për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
    Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për shtyp të Zyrës së Kryeministrit, në të cilën ka njoftuar për takimin që zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar me dy deputetë gjermanë të mërkurën në Prishtinë.
    Në fokus të diskutimeve, në bazë të njoftimit, ka qenë forcimi i bashkëpunimit dypalësh, synimi i Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe Plani i Rritjes, krahas aktualitetit politik në vend dhe situatën në rajon.
    Kosova do të përfitojë rreth 882 milionë euro, të cilat do shërbejnë për zbatimin reformave dhe projekteve. Por, duke qenë se kjo marrëveshje ka karakter ndërkombëtar, ajo duhet të ratifikohet me dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës.
    Për shkak se Kosova nuk e ka ratifikuar ende “marrëveshjen për kredi” me BE-në, ajo nuk mund të përfitojë asnjë cent nga instrumenti i BE-së. Për momentin, perspektiva e Planit të Rritjes është e paqartë për shkak të ngërçit institucional në Kosovë.

  • Të ardhurat nga turizmi bien pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve

    Të ardhurat nga turizmi bien pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve

    Greqia regjistron një rënie prej 1.6% në të ardhurat reale krahasuar me nivelet e vitit 2019, pasi udhëtarët shpenzojnë më pak para.Industria e turizmit në Greqi përjeton një paradoks me më shumë vizitorë që shpenzojnë më pak para, pasi të ardhurat reale nga turizmi ranë me 1.6% krahasuar me nivelet e vitit 2019, duke u rregulluar me inflacionin, sipas një studimi të ri të Eurobank.Analiza gjithëpërfshirëse e Njësisë së Analizës Ekonomike dhe Kërkimit të Eurobank tregon se ndërsa numri i turistëve u rrit në 40.7 milionë në vitin 2024 nga 15 milionë në vitin 2010, shpenzimi mesatar për çdo vizitor ra ndjeshëm në 530.6 euro në 2024 nga 640.4 euro në 2010.“Çelësi për kalimin drejt një modeli turizmi më të qëndrueshëm është rritja e kontributit ekonomik nga sektori, jo përmes rritjes së vizitorëve, por përmes rritjes së shpenzimeve për çdo vizitor,” theksohet në raportin e Eurobank.Studimi zbuloi se të ardhurat nga turizmi u rikuperuan në 21.6 miliardë euro ose 9.1% të PBB-së në 2024, pas rënies së thellë në 4.3 miliardë euro ose 2.6% të PBB-së në 2020 gjatë pandemisë. Megjithatë, pavarësisht rritjes nominale prej 18.8%, të ardhurat reale të rregulluara me inflacion mbetën nën nivelet para pandemisë.Kjo tendencë reflekton një ndryshim drejt “më shumë turistëve që qëndrojnë më pak dhe lënë më pak para,” sipas raportit. Koha mesatare e qëndrimit ra në 5.9 netë në 2024 nga 9.3 netë në 2010.Nga viti 2011 deri në 2024, numri i turistëve u rrit me një normë mesatare vjetore prej 7.1%, ndërsa shpenzimet mesatare për udhëtar ranë. Norma reale e rritjes vjetore të shpenzimeve mesatare për natë ishte 0% gjatë kësaj periudhe.Studimi paralajmëron se inflacioni i kërkesës shpesh përkthehet në degradamë mjedisore dhe cilësi në rënie të shërbimeve, duke rrezikuar kërkesën afatgjatë.Ekonomistët e Eurobank theksojnë se turizmi i qëndrueshëm kërkon ruajtjen e “trashëgimisë kulturore dhe traditës së çdo vendi, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e bukurisë së peizazheve natyrore” për të garantuar autenticitetin e përvojës.Raporti rekomandon 10 masa kyçe qeveritare, përfshirë zbatimin e rreptë të ligjeve kundër ndërtimit ilegal, vendosjen strategjike të njësive hotelerie, prioritetin për zhvillimin e hoteleve me cilësi më të lartë, përmirësimet infrastrukturore që mbështesin cilësinë mbi turizmin masiv dhe kufizimet ndaj qiradhënieve turistike.Për sa i përket qiradhënieve afatshkurtra, studimi thekson se ato duhet të rikthehen në qëllimin e tyre origjinal të ekonomisë së shpërndarë: shtëpi që pronarët i përdorin vetë dhe i japin me qira rastësisht për disa ditë./ EkathimeriniKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Vrulli” i kredisë, BSH paralajmëron rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital

    “Vrulli” i kredisë, BSH paralajmëron rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital

    Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, por ka paralajmëruar për një rritje të mëtejshme, nëse kreditimi vazhdon të rritet me ritme të shpejta.Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të tremujorit të dytë, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se zhvillimet e shpejta në kreditim, normat konkurruese të interesit, përfitueshmëria e veprimtarisë bankare dhe vijimi i rritjes ekonomike, dëshmojnë për ciklin financiar pozitiv të përshpejtuar që po përjeton ekonomia.Ndonëse zhvillimet e treguesve të analizuar mbështesin një rritje të mëtejshme të normës së shtesës kundërciklike, mund të jetë e nevojshme që më parë të analizohet efekti i rritjeve të kryera tashmë. Për këtë arsye, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit për Shqipërinë do të mbetet në nivelin 0.5% deri në vendimmarrjen e ardhshme, në fund të tremujorit të tretë.Megjithatë, Banka e Shqipërisë paralajmëron që, nëse cikli pozitiv financiar vijon me ritme te shpejta, rritje të mëtejshme të shtesës kundërciklike të kapitalit duhet të jenë të pritshme për pjesëmarrësit e tregut.Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet kryesisht në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së. Vlerat e treguesit parësor mbeten negative deri në tremujorin I, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, vlera e treguesit parësor është ngushtuar me përkatësisht rreth 3.5 dhe 1.2 pikë përqindjeje ndaj një viti më parë dhe ndaj tremujorit paraardhës.Megjithëse “hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së” është treguesi kryesor, praktika e zbatimit të tij në vende të tjera dhe në Shqipëri ka evidentuar ngadalësinë e reagimit të këtij treguesi në përgjithësi, dhe pamjaftueshmërinë e tij për të kapur dhe evidentuar zhvillime të shpejta në segmente të caktuara të kredisë.Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).Në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, vlera e indeksit TPHP arriti në nivelin 0.59, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.Zhvillimet e periudhës pasqyrojnë një ritëm më të lartë të rritjes së portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme kundrejt një tremujori më parë, por në terma vjetorë norma e rritjes është ngadalësuar. Madhësia e rritjes së kësaj kredie mbetet e krahasueshme me rritjen e tepricës së përgjithshme të kredisë bankare, dhe regjistron vlera më të larta se rritja nominale e PBB-së. Megjithatë, vlera e periudhës për këtë nëntregues nuk tejkalon mesataren e tij historike.Edhe indeksi i çmimit të banesave vijon të regjistrojë një përshpejtim të ritmit të rritjes për të katërtin tremujor në radhë, duke shënuar vlera mbi mesataren e tij historike.Ecuria e raportit të indeksit të çmimit të banesave kundrejt atij të qirasë është rritur, me kontribut tërësor nga ecuria e çmimit të banesave. Për këtë arsye, ndryshimi vjetor i vlerave të këtij nëntreguesi regjistron për të dytin tremujor radhazi një vlerë më të lartë se mesatarja historike.Ndryshimet në kredinë për pasuri të paluajtshme dhe në indeksin e çmimit të banesave, priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit dhe prej kohësh monitorohen ngushtësisht.Analiza e ecurisë së vlerave të këtyre dy nëntreguesve, së bashku me informacionin e tërthortë që përftohet nga vrojtimi i ngarkesës me borxh të familjeve, shërbejnë për të identifikuar dhe parandaluar situata në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme mund të përbëjë një rrezik të shtuar sistemik.Edhe nëntreguesi i intensitetit të kredisë për ekonominë (vlera absolute e rritjes vjetore të kredisë për ekonominë, si raport ndaj vlerës së vjetorizuar të PBB-së) ruan trajektoren e tij rritëse duke u rritur me përkatësisht 2.1 dhe 0.5 pikë përqindjeje në terma vjetorë dhe tremujorë. Edhe në këtë rast, vlerat e treguesit qëndrojnë mbi mesataren historike./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘”Vrulli” i kredisë, BSH paralajmëron rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital

    ‘”Vrulli” i kredisë, BSH paralajmëron rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital

  • “Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë”/ Samiti i lidërve të Ballkanit Perëndimor, Kurti në Shkup: Tre sektorë…

    “Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë”/ Samiti i lidërve të Ballkanit Perëndimor, Kurti në Shkup: Tre sektorë…

    Kryeministri Kurti ishte pjesë e panelit të parë të diskutimit ndërmjet liderëve me temën “Plani i Rritjes: Vlerësim, puna e ardhshme dhe komunikimi”.
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, nën tematikën “Stabiliteti, Uniteti dhe e Ardhmja”.
    Në fjalën e tij, ai vlerësoi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian si një hap të rëndësishëm, duke theksuar se mbështetja e BE-së për vendet e rajonit duhet të jetë në përputhje me përkushtimin e tyre ndaj reformave, progresit demokratik dhe vlerave të përbashkëta evropiane. Në këtë kuadër, ai kërkoi që Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë në programet dhe instrumentet e Bashkimit Evropian.
    Kryeministri Kurti rikonfirmoi mbështetjen e Kosovës për nismat e BE-së në kuadër të Planit të Rritjes, përfshirë turizmin, mbrojtjen e konsumatorit dhe “Autostradën e Tregut të Përbashkët”, ndërsa propozoi tre sektorë të tjerë me potencial bashkëpunimi: shërbimet digjitale konkurruese, përfshirë zhvillimin e softuerëve, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e strukturuara; sektorin e mbrojtjes; dhe sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit.
    Në përmbyllje, kryeministri Kurti theksoi se siguria është parakusht për zhvillim dhe rritje, duke vënë në pah se Ballkani Perëndimor nuk është i shkëputur nga rrafshi gjeopolitik i Evropës. Ai mirëpriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të parandaluar Iranin që të pajiset me armë bërthamore, si dhe vendimin e anëtarëve të NATO-s në Samitin e Hagës për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 5% të Bruto Prodhimit Vendor.

  • “Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

    “Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

    “Me vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet nga Çarshia e Vjetër e Shkupit.
    Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Shkup në kuadër të samitit të Ballkanit Perëndimor, që është në ditën e dytë të tij.
    Sot Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos u shpreh optimiste për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
    Në fokus është vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy paneleve diskutimi; Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku do të bëhet vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe do të diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.