Komisioni Evropian ka miratuar disbursimin e parë të fondeve për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e zbatimit të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky vendim vjen në njohje të reformave të rëndësishme që vendet kanë ndërmarrë për t’u përshtatur me standardet e Bashkimit Evropian.
Përfitimi i drejtpërdrejtë për Shqipërinë
Shqipëria do të marrë një disbursim fillestar prej 99.3 milionë eurosh. Këto fonde do të ndahen si më poshtë:
46.2 milionë euro do të paguhen direkt në buxhetin e shtetit.
Fondet e mbetura do të mbështesin projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Këto projekte infrastrukturore, pas miratimit nga Bordi i WBIF, pritet të mbështesin fusha të tilla si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, dhe zhvillimi i kapitalit dixhital dhe njerëzor.
Vlerësim për reformat dhe rajonin
Plani i Rritjes synon të stimulojë përgatitjet e partnerëve të zgjerimit për anëtarësimin në BE, duke ofruar përfitime ekonomike dhe përshpejtim të rritjes përpara integrimit të plotë.
Në total, Shqipëria ka marrë tashmë 99.3 milionë euro nga ky plan, ndërsa Mali i Zi ka përfituar 18.3 milionë euro dhe Maqedonia e Veriut 25 milionë euro.
Ky disbursim konsiderohet një njohje e qartë e Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave thelbësore të kërkuara nga BE.
Tag: rritjes
-

Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian jep 99.3 milionë euro për Shqipërinë
-

Shefja e KE-së: Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta dhe t’i ulë tensionet
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është e rëndësishme për Kosovën të vazhdojë të ndërtojë institucione të fuqishme dhe t’i “ulë tensionet” në vend, pas takimeve që pati me udhëheqësit e vendit të mërkurën në Prishtinë.
Ajo i bëri këto komente në llogarinë e vet në X, pasi u prit në takime veç e veç nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.As von der Leyen e as udhëheqësit kosovarë nuk u deklaruan për media pas takimeve.
Von der Leyen tha gjithashtu se Kosova gjithashtu duhet t’i përfundojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së.
Ndërkohë, Osmani tha për në Facebook pas takimit se me shefen e KE-së bisedoi për çështjen e zbatimit të Planit të Rritjes, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe për integrimin evropian të vendit.
“Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore”, shkroi Osmani.
Më pas, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e priti në takim zyrtaren e lartë evropiane në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Më 8 gusht të këtij viti, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e kishte informuar Qeverinë në detyrë të Kosovës se zyrtarë të bllokut evropianë nuk do të zhvillonin takime në ndërtesën qeveritare derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.
Sipas letrës së dërguar, vendimi mor pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit” që shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.
Pas publikimit të lajmit për këtë letër, zëdhënësi i Kurtit i tha Radios Evropa e Lirë se Kryeministria është vendi i punës i Kurtit, por takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë.
Kosova është me ekzekutiv në detyrë pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti është mandatuar nga Osmani për të formuar qeverinë e re dhe ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendin përbërjen e re qeveritare.
Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota dhe Kurti ka thënë se do të zhvillojë diskutime gjatë ditëve në vijim për formimin e shumicës, pasi në bazë të rezultatit zgjedhor, ai nuk mund të qeverisë pa një partner koalicioni.
Vizita e von der Leyen në Kosovë është në kuadër të një turneu ballkanik. Ajo paraprakisht ka vizituar Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën. Ndërkaq, para se të nisej për në Kosovë, ajo zhvilloi takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.
Ndërkaq, turneun në rajonin e Ballkanit Perëndimor do ta përmbyllë po sot në Maqedoni të Veriut ku do të takohet me krerët shtetërorë.
Ndryshe, herën e fundit që Von der Leyen kishte qëndruar në Kosovë ishte në tetor të vitit të kaluar, kur kishte folur për masat ndëshkuese që blloku evropian i ka vendosur ndaj Kosovës. Që atëherë, blloku ka njoftuar se ka nisur heqjen e disa masave, që u vendosën më 2023 për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Gjatë asaj vizite, shefja e KE-së kishte lavdëruar Kosovën për punën që kishte bërë në agjendën e reformave për Planin e Rritjes të BE-së.
Megjithatë, Kosova nuk ka përfituar nga ky Plan, pasi për shkak të mungesës së krijimit të institucioneve deri më tani nuk janë miratuar marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare.
Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh përfshin investime dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e agjendës reformuese për periudhën 2024-2027. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.
Plani synon t’i përshpejtojë reformat dhe t’i përgatisë shtetet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim. -

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi pësoi rënie në tremujorin e tretë
Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi shfaqi një tendencë rënëse në tremujorin e tretë të këtij viti.Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, vlerësimet e bizneseve për gjendjen financiare dhe normën e shfrytëzimit të kapaciteteve kanë rënë lehtësisht krahasuar me nivelin e tremujorit të dytë. Megjithatë, ato mbeten mbi nivelin e mesatares historike përkatëse.Rënia e vlerësimeve të biznesit për shkallën e shfrytëzimit të kapacitetit prodhues ishte në linjë edhe me ecurinë e treguesi të ndjesisë ekonomike, që ra me 1.3 pikë në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorin e tregtisë dhe industrisë.Niveli aktual i treguesit të ndjesisë së ekonomike mbetet 7 pikë mbi mesataren afatgjatë, por ecuria e këtij treguesi gjatë vitit 2025 është shfaqur më e luhatshme.Shfrytëzimi më i ulët i kapaciteteve prodhuese, në vija të përgjithshme, përputhet edhe me një ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë këtij viti. Të dhënat e INSTAT treguan se për 3-mujorin e dytë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me 3.5%, normë kjo më e ulët se rritja e rishikuar prej 3.7% e tremujorit të parë. Rritja mesatare prej rreth 3.6% e gjysmës së parë të vitit tregon një rritje më të ulët, krahasuar me rritjen e vlerësuar ekonomike prej afërsisht 4% të vitit 2024.Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë rënien e sektorëve të saj prodhues. Bujqësia dhe industria janë në rënie prej disa tremujorësh radhazi. Nga ana tjetër, shërbimet dhe ndërtimi, që kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen ekonomike në vitet e fundit, duket se e kanë ngadalësuar ritmin e rritjes në gjysmën e parë të këtij viti.Kjo ka bërë që rritja ekonomike të rezultojë më e vogël krahasuar me vitin e kaluar. Deri tani, projeksionet e analistëve financiarë e vendosin rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2025 në nivelet e 3.5%-3.6%.Në analizën e raportit të politikës monetare për tremujorin e tretë, Banka e Shqipërisë vlerësonte se ritmi i rritjes ekonomike erdhi në ngadalësim, duke pasqyruar sidomos një frenim të ritmit të zgjerimit të kërkesës së brendshme.Në analizën e saj, Banka e Shqipërisë parashikon se ritmi i rritjes së ekonomisë pritet të jetë disi më i ngadaltë në krahasim me vitet e shkuara. Ky parashikim është i ndikuar nga një ecuri e ngjashme në ekonominë e Eurozonës, por edhe nga afrimi i ekonomisë shqiptare me kapacitetet e saj prodhuese.Ky konkluzion i Bankës së Shqipërisë lë të kuptohet se aktualisht potenciali i rritjes së ekonomisë shqiptare mund të jetë pranë atyre niveleve që kanë rezultuar në gjysmën e parë të këtij viti./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë
Përgjatë dekadës së kaluar, eksportet shqiptare ishin promotor kryesor i rritjes ekonomike, por që nga viti 2023 ato janë shndërruar në faktor frenues.Të dhënat e fundit për PBB-në e tremujorit të dytë të vitit aktual tregojnë se eksportet u tkurrën me −8,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Nga viti 2011 deri në 2018, eksportet ishin rritur me rreth 30% në vit, të nxitura kryesisht nga lulëzimi i industrisë fason dhe zgjerimi i fabrikave të veshjeve e këpucëve si dhe industria e naftës. Ato ishin faktori kryesor i rritjes ekonomike, në një kohë kur shtrëngimi fiskal nuk stimulonte investimet publike dhe rritjen e pagave në administratë.Edhe pas pandemisë, në vitet 2021–2022, eksportet mbajtën rol pozitiv në rritjen ekonomike falë kërkesës së lartë për mallra pas heqjes së kufizimeve, duke u rritur mbi 30% në secilin vit.Por tendenca ndryshoi në vitin 2023, kur ndikimi i eksporteve kaloi në territor negativ (−15,6%). Dy tremujorët e mesit të vitit, i dyti dhe i treti, shënuan tkurrje të ndjeshme (−27,7% dhe −24,7%), duke reflektuar vështirësi në tregjet e jashtme, rënie të kërkesës dhe humbje nga kursi i këmbimit për shkak të forcimit të euros. Në vitin 2024 kjo prirje u përkeqësua më tej, me tkurrje vjetore −15,8%.Të dhënat paraprake për vitin 2025 mbeten në trend negativ. Tremujori i parë tregoi një ndikim pozitiv prej +6,7% vetëm për shkak të bazës së ulët të vitit 2024, ndërsa në tremujorin e dytë eksportet ranë sërish në territor negativ me −8,3%.Në vitet e kaluara, eksportet janë përballur me sfida sezonale të kërkesës ose çmimeve, por këtë herë rënia përfaqëson një cikël të zgjatur me shumë faktorë. Dobësimi i euros dhe rritja e pagës minimale gjatë 2022–2023 nga 32 në 40 mijë lekë shtuan sfidat strukturore duke e bërë eksportin shqiptar më pak konkurrues.Rritja e mëtejshme e pagës minimale nga 40 në 50 mijë lekë do të shtojë presionin, pasi sektori i eksporteve ishte mbështetur tek krahët e lirë të punës. Teksa fabrikat shqiptare detyrohen të rrisin pagat, ato nuk kanë arritur të kalojnë në zinxhirin e lartë të vlerës. Nën presionin e mungesës së fuqisë punëtore, shumë njësi të vogla dhe të mesme të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve për eksport kanë mbyllur aktivitetin në dy vitet e fundit.Klientët europianë të tregut shqiptar po transferohen drejt vendeve me kosto më të ulëta, si Maroku, Tunizia dhe shtetet aziatike.Struktura e rritjes ekonomike është bërë gjithnjë e më e varur nga konsumi i brendshëm dhe investimet, ndërsa tregtia e jashtme dhe sektorët prodhues po veprojnë si faktorë dobësues. Nëse kjo prirje vijon, ekonomia shqiptare rrezikon të humbasë një nga burimet më të rëndësishme të mbështetjes së saj./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Raiffeisen Research: Rritja e pagës minimale do të ndikojë pozitivisht konsumin dhe PBB-në për 2026
Rritja e pagës minimale vitin e ardhshëm pritet t’i japë një impuls pozitiv ecurisë së konsumit privat dhe të ndikojë në ruajtjen e ritmeve të kënaqshme të rritjes për ekonominë shqiptare.Në analizën e fundit për Shqipërisë, Raiffeisen Research vlerëson se, pavarësisht rritjes pak më të ulët se pritshmëritë të ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë të vitit, projeksioni i rritjes ekonomike për këtë vit është rishikuar lehtësisht për lart, nga 3.5% në 3.6%.Përmirësimi i projeksionit është i lidhur kryesisht me rishikimin nga INSTAT të shifrave të rritjes së tremujorit të parë. INSTAT e rivlerësoi rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë nga 3.4% në 3.7%, çka e sjell rritjen ekonomike për 6-mujorin 2025 në nivele pak më të larta se matjet fillestare.Raiffeisen Research nënvizon se në tremujorin e dytë konsumi i sektorit publik shënoi një rritje të dukshme prej 12.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje, sipas Raiffesien Research, dëshmon efektet e rritjeve të fundit të pagave në sektorin publik. Megjithatë, pritet që pas tremujorit të tretë, kontributi i sektorit publik në rritje të jetë më i ulët, për shkak të zbehjes së efektit bazë të krahasimit.Nga ana tjetër, qeveria ka paralajmëruar rritjen e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë vitin e ardhshëm. Kjo lëvizje pritet të ndikojë pozitivisht konsumin privat në ekonomi.Në tremujorin e dytë 2025, konsumi privat u rrit me 3.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke reflektuar besimin e fortë të konsumatorëve dhe modelet e shpenzimeve midis familjeve.Formimi i Kapitalit Fiks Bruto gjithashtu kontribuoi pozitivisht, me një normë rritjeje prej 4.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje duket se është nxitur kryesisht nga performanca e sektorit të pasurive të paluajtshme. Statistikat tregojnë se struktura e kapitalit fiks në Shqipëri mbetet shumë e fokusuar në ndërtim dhe strehim.Eksportet shënuan një rritje modeste prej 1%, duke reflektuar një kërkesë të kujdesshme për mallrat shqiptare në tregjet ndërkombëtare, por edhe vijimësinë e ndikimit negativ të kursit të këmbimit.Megjithatë, importet u rritën me 3.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë që, sipas Raiffeisen Research mund të sinjalizojë si ecurinë e mirë të besimit konsumator, ashtu edhe nevojën në rritje për mallra në mbështetje të sektorit të turizmit.Nga pikëpamja sektoriale, shifrat e deritanishme të 2025 tregojnë një ecuri të dobët të sektorëve prodhues të ekonomisë, me bujqësinë dhe industrinë që vijojnë serinë e rënies së prodhimit prej disa tremujorësh radhazi. Rritja u mbështet sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme dhe në një masë më të vogël nga sektorët e shërbimeve./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Konsumi final i popullatës në 6-mujorin e parë të vitit 2025 u rrit me ritme më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 konsumi final i popullatës u rrit me 3.8%, nga 5.1% që ishte në të njëjtën periudhë të 2024. Në tremujorin e parë 2025, konsumi u rrit me 2.5%, ndërsa një vit më parë 4.6%.
Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se konsumi po mban një ritëm pozitiv, me rritje prej rreth 3% në dy tremujorët e parë, duke reflektuar një balancë mes ndikimit të faktorëve të jashtëm si kursi i këmbimit dhe çmimet e importit dhe faktorëve të brendshëm si rritja e pagave dhe aktiviteti turistik.
Tabloja e konsumit në këto vite reflekton efektin e krizave të njëpasnjëshme, si pandemia, lufta në Ukrainë me inflacionin e lartë, por edhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për t’u përshtatur dhe për të ruajtur rritjen ekonomike në një nivel të qëndrueshëm vitet e fundit.
Pas një rritjeje të fortë në fillim të periudhës 2019, me kulme mbi 6% në T2, konsumi pësoi një tkurrje të ndjeshme gjatë vitit 2020, sidomos në T2 kur pandemia e COVID-19 solli rënie me mbi 14%. Kjo periudhë reflekton kufizimet e lëvizjes, pasigurinë ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave të familjeve.
Në vijim, gjatë 2021 dhe 2022, konsumi final u rimëkëmb me ritme të forta, duke regjistruar norma rritjeje që në disa tremujorë kapën mbi 7%. Rimëkëmbja erdhi me rritjen e remitancave, si dhe me një rritje të fortë të turizmit dhe shpenzimeve të brendshme pas kufizimeve të pandemisë.
Në vitin 2023, ritmet e rritjes filluan të zbehen ndjeshëm. Pavarësisht një performance pozitive, norma e rritjes zbriti nën 1% në disa tremujorë si pasojë e rënies së fuqisë blerëse nga inflacioni i lartë dhe shtrenjtimi i produkteve bazë.
Gjatë vitit 2024 u vu re një stabilizim me rritje 4%. Rritja e konsumit u mbajt nga rritja e pagave dhe remitancat.
Vitin e fundit, konsumi i popullatës është ndikuar më së shumti nga rritja e pagave si në sektorin privat dhe më shumë në atë publik. Biznesi dhe qeveria rritën pagat me ritme më të larta nën presionin e mungesës së kapitalit human, teksa produktiviteti nuk po ndjek të njëjtin ritëm.
Burimet e rritjes së konsumit gjithsesi janë në rrezik nga rritja e çmimeve dhe luhatjet e fluksit të turistëve, të cilët kanë qenë promotorë të rritjes pas pandemisë./Monitor.al/
-

Turistët nuk e ‘zëvendësojnë’ ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi
Konsumi final i popullatës në 6-mujorin e parë të vitit 2025 u rrit me ritme më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 konsumi final i popullatës u rrit me 3.8%, nga 5.1% që ishte në të njëjtën periudhë të 2024. Në tremujorin e parë 2025, konsumi u rrit me 2.5%, ndërsa një vit më parë 4.6%.
Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se konsumi po mban një ritëm pozitiv, me rritje prej rreth 3% në dy tremujorët e parë, duke reflektuar një balancë mes ndikimit të faktorëve të jashtëm si kursi i këmbimit dhe çmimet e importit dhe faktorëve të brendshëm si rritja e pagave dhe aktiviteti turistik.
Tabloja e konsumit në këto vite reflekton efektin e krizave të njëpasnjëshme, si pandemia, lufta në Ukrainë me inflacionin e lartë, por edhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për t’u përshtatur dhe për të ruajtur rritjen ekonomike në një nivel të qëndrueshëm vitet e fundit.
Pas një rritjeje të fortë në fillim të periudhës 2019, me kulme mbi 6% në T2, konsumi pësoi një tkurrje të ndjeshme gjatë vitit 2020, sidomos në T2 kur pandemia e COVID-19 solli rënie me mbi 14%. Kjo periudhë reflekton kufizimet e lëvizjes, pasigurinë ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave të familjeve.
Në vijim, gjatë 2021 dhe 2022, konsumi final u rimëkëmb me ritme të forta, duke regjistruar norma rritjeje që në disa tremujorë kapën mbi 7%. Rimëkëmbja erdhi me rritjen e remitancave, si dhe me një rritje të fortë të turizmit dhe shpenzimeve të brendshme pas kufizimeve të pandemisë.
Në vitin 2023, ritmet e rritjes filluan të zbehen ndjeshëm. Pavarësisht një performance pozitive, norma e rritjes zbriti nën 1% në disa tremujorë si pasojë e rënies së fuqisë blerëse nga inflacioni i lartë dhe shtrenjtimi i produkteve bazë.
Gjatë vitit 2024 u vu re një stabilizim me rritje 4%. Rritja e konsumit u mbajt nga rritja e pagave dhe remitancat.
Vitin e fundit, konsumi i popullatës është ndikuar më së shumti nga rritja e pagave si në sektorin privat dhe më shumë në atë publik. Biznesi dhe qeveria rritën pagat me ritme më të larta nën presionin e mungesës së kapitalit human, teksa produktiviteti nuk po ndjek të njëjtin ritëm.
Burimet e rritjes së konsumit gjithsesi janë në rrezik nga rritja e çmimeve dhe luhatjet e fluksit të turistëve, të cilët kanë qenë promotorë të rritjes pas pandemisë./ Monitor
-

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi
Konsumi final i popullatës në 6-mujorin e parë të vitit 2025 u rrit me ritme më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 konsumi final i popullatës u rrit me 3.8%, nga 5.1% që ishte në të njëjtën periudhë të 2024. Në tremujorin e parë 2025, konsumi u rrit me 2.5%, ndërsa një vit më parë 4.6%.Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se konsumi po mban një ritëm pozitiv, me rritje prej rreth 3% në dy tremujorët e parë, duke reflektuar një balancë mes ndikimit të faktorëve të jashtëm si kursi i këmbimit dhe çmimet e importit dhe faktorëve të brendshëm si rritja e pagave dhe aktiviteti turistik.Tabloja e konsumit në këto vite reflekton efektin e krizave të njëpasnjëshme, si pandemia, lufta në Ukrainë me inflacionin e lartë, por edhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për t’u përshtatur dhe për të ruajtur rritjen ekonomike në një nivel të qëndrueshëm vitet e fundit.Pas një rritjeje të fortë në fillim të periudhës 2019, me kulme mbi 6% në T2, konsumi pësoi një tkurrje të ndjeshme gjatë vitit 2020, sidomos në T2 kur pandemia e COVID-19 solli rënie me mbi 14%. Kjo periudhë reflekton kufizimet e lëvizjes, pasigurinë ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave të familjeve.Në vijim, gjatë 2021 dhe 2022, konsumi final u rimëkëmb me ritme të forta, duke regjistruar norma rritjeje që në disa tremujorë kapën mbi 7%. Rimëkëmbja erdhi me rritjen e remitancave, si dhe me një rritje të fortë të turizmit dhe shpenzimeve të brendshme pas kufizimeve të pandemisë.Në vitin 2023, ritmet e rritjes filluan të zbehen ndjeshëm. Pavarësisht një performance pozitive, norma e rritjes zbriti nën 1% në disa tremujorë si pasojë e rënies së fuqisë blerëse nga inflacioni i lartë dhe shtrenjtimi i produkteve bazë.Gjatë vitit 2024 u vu re një stabilizim me rritje 4%. Rritja e konsumit u mbajt nga rritja e pagave dhe remitancat.Vitin e fundit, konsumi i popullatës është ndikuar më së shumti nga rritja e pagave si në sektorin privat dhe më shumë në atë publik. Biznesi dhe qeveria rritën pagat me ritme më të larta nën presionin e mungesës së kapitalit human, teksa produktiviteti nuk po ndjek të njëjtin ritëm.Burimet e rritjes së konsumit gjithsesi janë në rrezik nga rritja e çmimeve dhe luhatjet e fluksit të turistëve, të cilët kanë qenë promotorë të rritjes pas pandemisë./ B.HoxhaEkonomia po rritet vetëm nga shteti (pagat), industria e bujqësia me rënie, dobët ndërtimi e turizmiBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tabaku: Qeveria e Ramës po e bën të pamundur jetesën për familjet shqiptare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës për familjet shqiptare, duke e cilësuar atë si problemin më të madh të çdo familjeje sot.
“Çdokush që më kontakton e ka si problem kryesor shtrenjtimin e jetesës. Rritja e çmimeve me rreth 20% për produktet bazë të shportës gjatë viteve të fundit ka bërë jetën e një familjeje shqiptare pothuajse të pamundur”, theksoi Tabaku.
Ajo solli shembullin e një familjeje të vogël me katër anëtarë, e cila shpenzon mesatarisht 38,700 lekë në muaj vetëm për ushqime. “Ç’mund të bëjë një familje me dy paga minimale prej 40 mijë lekësh? Ç’të paguajë më parë, si mund t’ia dalë?”, u shpreh Tabaku, duke theksuar se edhe paga minimale nuk zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë bizneset.
Deputetja demokrate kritikoi faktin se Shqipëria renditet e fundit jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë, sa i përket rritjes së pagave.
Sipas saj, kjo situatë është pasojë e mungesës së konkurrencës në treg, zhvlerësimit të euros dhe rënies së të ardhurave të disponueshme për familjet.
“Ky model ekonomik punon vetëm për një pakicë. Shumica e qytetarëve ndihen të lënë pas dore, sepse nuk ka shpërndarje të barabartë të rritjes ekonomike dhe të ardhurave”, u shpreh Tabaku.
Sipas Tabakut, zgjidhja është e thjeshtë dhe kërkon vetëm vullnet politik, një vullnet që qeverisë aktuale i ka munguar gjatë gjithë këtyre viteve. -

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës për familjet shqiptare, duke e cilësuar atë si problemin më të madh të çdo familjeje sot.
“Çdokush që më kontakton e ka si problem kryesor shtrenjtimin e jetesës. Rritja e çmimeve me rreth 20% për produktet bazë të shportës gjatë viteve të fundit ka bërë jetën e një familjeje shqiptare pothuajse të pamundur”, theksoi Tabaku.
Ajo solli shembullin e një familjeje të vogël me katër anëtarë, e cila shpenzon mesatarisht 38,700 lekë në muaj vetëm për ushqime. “Ç’mund të bëjë një familje me dy paga minimale prej 40 mijë lekësh? Ç’të paguajë më parë, si mund t’ia dalë?”, u shpreh Tabaku, duke theksuar se edhe paga minimale nuk zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë bizneset.
Deputetja demokrate kritikoi faktin se Shqipëria renditet e fundit jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë, sa i përket rritjes së pagave.
Sipas saj, kjo situatë është pasojë e mungesës së konkurrencës në treg, zhvlerësimit të euros dhe rënies së të ardhurave të disponueshme për familjet.
“Ky model ekonomik punon vetëm për një pakicë. Shumica e qytetarëve ndihen të lënë pas dore, sepse nuk ka shpërndarje të barabartë të rritjes ekonomike dhe të ardhurave”, u shpreh Tabaku.
Sipas Tabakut, zgjidhja është e thjeshtë dhe kërkon vetëm vullnet politik, një vullnet që qeverisë aktuale i ka munguar gjatë gjithë këtyre viteve.