Tag: rritjes

  • Fonde të reja nga BE për Shqipërinë, ja kush përfiton më shumë

    Fonde të reja nga BE për Shqipërinë, ja kush përfiton më shumë

    Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Agjendës së saj të Reformave dhe Rritjes sipas Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 21 nga 41 masat e planifikuara të reformës (51%) nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025.
    Kjo ka bërë që Komisioni Evropian të disbursojë 99.3 milionë euro në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke e bërë Shqipërinë zbatuesen më të mirë në rajon për këtë periudhë raportimi.
    Pagesa, e cila u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar, dëshmon se Shqipëria ka zbatuar reforma të qëndrueshme strukturore në fusha kyçe si energjia, digjitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik.
    Fondet do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të nxitur më tej rritjen ekonomike dhe për të forcuar institucionet publike. Konkretisht:
    • 46.2 milionë euro janë dhënë si hua e kredituar drejtpërdrejt në Thesar për zbatimin e reformave;
    • 54.1 milionë euro (përbërë nga 28.5 milionë euro në grante dhe 24.6 milionë euro në kredi) kanalizohen përmes Kornizës së BE-së për Investime në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) për të mbështetur projektet e zhvillimit të infrastrukturës.
    “Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po jep rezultate në Shqipëri. Vendi po bën përparim të qëndrueshëm përmes Agjendës së Reformave dhe Rritjes dhe BE-ja po përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Ky disbursim i ri prej 100 milionë eurosh përputhet me hapat që ka ndërmarrë Shqipëria për të çuar përpara reformat që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e saj. Nisma të tjera të Planit të Rritjes po japin gjithashtu rezultate: sistemi bankar i Shqipërisë ka miratuar standardet SEPA, duke ulur kostot e transaksioneve për qytetarët, ndërsa vitin e ardhshëm do të përfundojmë instalimet falas Ëi-Fi në të gjitha bashkitë dhe do të eliminojmë tarifat roaming mes BE-së dhe Shqipërisë”, tha Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato.
    Brukseli i jep 99.3 milionë euro Shqipërisë; 4 fushat kryesore ku do të shkojnë paratë17 Tetor, 08:42“Rezultatet e para të Instrumentit për Reforma dhe Rritje përfaqësojnë një tregues të rëndësishëm se si mekanizmi i ri i BE-së po zbatohet në praktikë në Shqipëri. Ato demonstrojnë forcimin e kapaciteteve të planifikimit, raportimit dhe zbatimit, rritjen e transparencës institucionale dhe efikasitetin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe Komisionit Evropian – të gjithë elementë thelbësorë të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Eridana Cano, Koordinatore Kombëtare e Instrumentit për Reforma dhe Rritje në Shqipëri.
    Instrumenti për Reforma dhe Rritje funksionon me një cikël raportimi gjashtëmujor. Shqipëria do ta paraqesë raportin e saj të ardhshëm në fillim të vitit 2026, duke ofruar prova të reformave të zbatuara mes qershorit dhe dhjetorit 2025. Komisioni Evropian do të vlerësojë më pas progresin dhe masat e arritura plotësisht do të merren në konsideratë për disbursimin e ardhshëm në kuadër të Instrumentit, planifikuar për pranverën e vitit të ardhshëm.
    Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nismë e ndërmarrë nga Komisioni Evropian në vitin 2023 për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian dhe për t’u sjellë qytetarëve përfitimet e integrimit evropian edhe para anëtarësimit. Ai kombinon stimujt e reformave me mbështetje financiare deri në 6 miliardë euro për rajonin dhe deri në 1 miliard euro për Shqipërinë për periudhën 2024–2027. Plani mbështet integrimin gradual të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe siguron fonde përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje, bazuar në progresin e partnerëve në zbatimin e reformave të miratuara në fusha të tilla si tranzicioni i energjisë, digjitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

  • BE dhuron 100 mln euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

    BE dhuron 100 mln euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

    Bashkimi Evropian ka disbursuar (dhuruar) 100 milionë euro për Shqipërinë si shpërblim për përparimin që ka bërë në zbatimin e Reformave të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 
    Kjo shumë është dhënë pasi Shqipëria ka përmbushur 21 nga 41 reformat e planifikuara nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025, pra rreth 51% e tyre dhe është vendi më i suksesshëm në rajon për këtë periudhë. 
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për këtë mbështetje, gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar. 
    Ajo theksoi se fondet tregojnë se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të qëndrueshme në fusha si energjia, dixhitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik. 
    Si do të shpërndahen fondet? 
    46.2 milionë euro janë kredi të dhëna direkt në Thesarin e Shtetit për zbatimin e reformave. 
    54.1 milionë euro (prej të cilave 28.5 milionë janë grante dhe 24.6 milionë kredi) do të përdoren për projekte infrastrukturore përmes kuadrit të investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor (WBIF). 
    Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Plani i Rritjes po jep rezultate konkrete dhe përmendi disa nga arritjet: sistemi bankar shqiptar ka pranuar standardet SEPA (që ulin kostot e transaksioneve) dhe vitin që vjen do të përfundojë instalimi i Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë dhe do të hiqen tarifat e roaming-ut me BE-në. 
    Koordinatorja Kombëtare për Planin e Reformave, Eridana Cano, theksoi se ky financim tregon se po përmirësohen planifikimi, transparenca dhe bashkëpunimi me Komisionin Evropian, hapa të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. 
    Çfarë është Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor? 
    Është një iniciativë e nisur në vitin 2023 nga Komisioni Evropian për të ndihmuar vendet e Ballkanit të afrohen më shpejt me BE-në, duke ofruar deri në 6 miliardë euro për rajonin (dhe deri në 1 miliard euro për Shqipërinë) për periudhën 2024–2027. 
    Plani mbështet reforma në fusha si tranzicioni energjetik, dixhitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. 
    Raportimi për reformat bëhet çdo 6 muaj. Shqipëria do të dorëzojë raportin e radhës në fillim të vitit 2026 dhe më pas Komisioni Evropian do të vlerësojë nëse ka arritur objektivat për të marrë financim të mëtejshëm në pranverën e ardhshme. 
     
  • Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

    Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

    foto ilustruese

    KOSOVË- Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së re, Kosovës mund t’i kushtojë me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë njohësit e integrimeve evropiane.
    Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
    Për të përfituar nga këto fonde, vendet duhet t’i përfundojnë reformat e kërkuara nga BE-ja, që përfshijnë sektorin privat, tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin.
    Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme.
    Megjithatë, vendi nuk e ka përfituar pjesën e para-financimit – prej 61 milionë eurosh – që tashmë u është ndarë Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
    Këtyre vendeve u janë ndarë edhe mjete të reja javën e kaluar.
    Jashtë përfitimeve mbetet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila nuk e ka miratuar në kohë agjendën e reformave dhe Planin e Rritjes.
    Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në.
    “Kjo dërgon një sinjal negativ në Bruksel, ku frustrimi i institucioneve dhe shteteve anëtare po vazhdon të rritet, për shkak të sjelljes së elitës politike kosovare”, thotë Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), për Radion Evropa e Lirë.
    Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar më 10 tetor, por, ndërkohë, procesi u kontestua në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe.
    Vendi, po ashtu, mbetet ende me Qeveri në detyrë, edhe pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë mandatin për formimin e ekzekutivit të ri.
    Fondet e BE-së për Kosovën “mund të rishpërndahen”
    Sipas Bekim Salihut, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP, vonesat në konstituimin e institucioneve bllokojnë jo vetëm fondet, por edhe zbatimin e reformave.
    “Pamundësia e Kosovës për t’i marrë fondet, duhet të përkthehet si pamundësi e Kosovës për t’i bërë reformat. Reformat natyrisht që mund të bëhen në një periudhë të caktuar, por po shihet se dinamika e tyre do të jetë e vonshme, e ngadalshme”, thotë ai.
    Në të njëjtën linjë është edhe Donika Emini.
    Ajo shpjegon se mosmarrja e fondeve nga Plani i Rritjes nuk do të thotë se paratë e dedikuara për Kosovën do të humbasin automatikisht. Megjithatë, nëse Kosova dështon t’i tërheqë dhe t’i përdorë këto fonde gjatë gjithë periudhës së programit, rreziku i humbjes është shumë i lartë.
    Sipas Eminit, për shkak të vonesave në miratimin e marrëveshjes nga Kuvendi dhe mungesës së një Qeverie me mandat të plotë, zbatimi i planit të reformave në Kosovë do të nisë shumë më vonë se në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
    “… dhe kjo e penalizon shumë. Vendi duhet të fitojë qasje në fonde duke implementuar reformat e agjendës që është aprovuar nga BE-ja. Pra, këto janë fonde për të cilat duhet punuar dhe zbatuar reforma specifike. Kosova tashmë ka humbur shumë kohë”, thotë Emini.
    Në vazhdën e kësaj, ajo paralajmëron se mungesa e reformave mund t’i bllokojë pagesat e BE-së, duke lënë shuma të mëdha të papërdorura deri në vitin 2027.
    “… dhe nëse në fund të periudhës programore fondet nuk janë përdorur ose kushtet nuk janë përmbushur, BE-ja mund t’i rishpërndajë ato [fonde] te vendet ose projektet që kanë përmbushur kushtet më shpejt”, thotë Emini.
    Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, thekson se Plani i Rritjes është vetëm një nga mjetet e BE-së në agjendën e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
    Sipas tij, BE-ja nuk do t’i ndalojë proceset e nisura për shkak të vonesave të vendeve të caktuara në përmbushjen e kritereve evropiane.
    “Në këtë drejtim, në qoftë se mjetet nuk do të merren – kjo vlen edhe për instrumentet e tjera – ato do të rishpërndahen, që i bie, jo te ne, por do të ketë rishpërndarje te vendet tjera që janë në këtë proces”, thotë Ujkani.
    Sipas tij, planifikimi i BE-së lidhur me zbatimin e Planit të Rritjes ishte që të ecej në mënyrë konstante me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
    “Prandaj, nuk ka kohë që t’i kthehet një procesi prapa, për çka është planifikuar në kohën e duhur. Nëse [vendi i caktuar] ka dështuar që t’i bëjë veprimet konkrete, përgjegjësinë do ta marrë vetë”, thotë Ujkani për Radion Evropa e Lirë.
    Ai thekson se nëse Kosova dështon t’i tërheqë fondet e BE-së për reforma, kjo nuk do të thotë se reformat nuk do të kërkohen – ato do të financohen më vonë nga vetë buxheti i Kosovës.
    Komisioni Evropian njoftoi në prill të vitit 2024 se nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i përmbushin kushtet, pagesat mund të pezullohen pjesërisht ose plotësisht.
    KE sqaroi se gjithashtu, se pas një pezullimi të tillë dhe “në rast se partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i plotësojnë kushtet përkatëse gjatë një periudhe mospagimi prej një viti [ose dy vjetësh nga viti i parë i zbatimit], shuma e pezulluar do të tërhiqet dhe mund të rishpërndahet midis përfituesve të tjerë në vitet pasuese”.
    Raportet Kosovë-BE “në nivelin më të ulët”
    Vonesat e Kosovës në formimin e legjislativit dhe ekzekutivit të ri, që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt e deri më tash, kanë bërë që situata të vështirësohet edhe në aspektin e komunikimit zyrtar të institucioneve të Kosovës me Bashkimin Evropian.
    Në muajin gusht, zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.
    Emini thekson se ky është një mesazh shqetësues në adresë të autoriteteve të Kosovës lidhur me mungesën e institucioneve funksionale.
    “Ka humbur kanali i komunikimit dhe koordinimit me BE-në për reformat, si dhe marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe BE-së”, thotë ajo.
    Këto marrëdhënie, Salihu i sheh në nivelin më të ulët në dekadën e fundit.
    Sipas tij, në mungesë të një qeverie me mandat të plotë dhe të një kuvendi të pakontestuar ligjërisht, Kosova e ka të vështirë të komunikojë me BE-në për raportet e ndërsjella dhe proceset integruese.
    “Ju e shihni, nuk përmendet më mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk përmendet më mundësia e heqjes së masave [ndëshkuese] ndaj Kosovës. Raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian konsideroj që janë më të ulëtat në këta 10 vjetët e fundit, pas nënshkrimit të MSA-së [Marrëveshjes për Stabilizim- Asociim]”, thotë Salihu.
    Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshill të Evropës në vitin 2024.
    Vendi vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së, të cilat u vendosën në qershor të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
    Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se zvarritja edhe më tej e formimit të institucioneve të reja “e mirëmban” hendekun në raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
    Sipas tyre, ai mund të thellohet edhe më tej, në rast se vendi eventualisht shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja./REL

  • Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes së BE-së, 61 milionë euro tashmë të humbura

    Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes së BE-së, 61 milionë euro tashmë të humbura

    Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së re, Kosovës mund t’i kushtojë me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë njohësit e integrimeve evropiane. 
    Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane. 
    Për të përfituar nga këto fonde, vendet duhet t’i përfundojnë reformat e kërkuara nga BE-ja, që përfshijnë sektorin privat, tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin. 
    Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme. 
    Megjithatë, vendi nuk e ka përfituar pjesën e para-financimit – prej 61 milionë eurosh – që tashmë u është ndarë Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. 
    Këtyre vendeve u janë ndarë edhe mjete të reja javën e kaluar. 
    Jashtë përfitimeve mbetet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila nuk e ka miratuar në kohë agjendën e reformave dhe Planin e Rritjes. 
    Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në. 
    “Kjo dërgon një sinjal negativ në Bruksel, ku frustrimi i institucioneve dhe shteteve anëtare po vazhdon të rritet, për shkak të sjelljes së elitës politike kosovare”, thotë Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), për Radion Evropa e Lirë. 
    Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar më 10 tetor, por, ndërkohë, procesi u kontestua në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe. 
    Vendi, po ashtu, mbetet ende me Qeveri në detyrë, edhe pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. 
    Fondet e BE-së për Kosovën “mund të rishpërndahen” 
    Sipas Bekim Salihut, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP, vonesat në konstituimin e institucioneve bllokojnë jo vetëm fondet, por edhe zbatimin e reformave. 
    “Pamundësia e Kosovës për t’i marrë fondet, duhet të përkthehet si pamundësi e Kosovës për t’i bërë reformat. Reformat natyrisht që mund të bëhen në një periudhë të caktuar, por po shihet se dinamika e tyre do të jetë e vonshme, e ngadalshme”, thotë ai. 
    Në të njëjtën linjë është edhe Donika Emini. 
    Ajo shpjegon se mosmarrja e fondeve nga Plani i Rritjes nuk do të thotë se paratë e dedikuara për Kosovën do të humbasin automatikisht. Megjithatë, nëse Kosova dështon t’i tërheqë dhe t’i përdorë këto fonde gjatë gjithë periudhës së programit, rreziku i humbjes është shumë i lartë. 
    Sipas Eminit, për shkak të vonesave në miratimin e marrëveshjes nga Kuvendi dhe mungesës së një Qeverie me mandat të plotë, zbatimi i planit të reformave në Kosovë do të nisë shumë më vonë se në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. 
    “… dhe kjo e penalizon shumë. Vendi duhet të fitojë qasje në fonde duke implementuar reformat e agjendës që është aprovuar nga BE-ja. Pra, këto janë fonde për të cilat duhet punuar dhe zbatuar reforma specifike. Kosova tashmë ka humbur shumë kohë”, thotë Emini. 
    Në vazhdën e kësaj, ajo paralajmëron se mungesa e reformave mund t’i bllokojë pagesat e BE-së, duke lënë shuma të mëdha të papërdorura deri në vitin 2027. 
    “… dhe nëse në fund të periudhës programore fondet nuk janë përdorur ose kushtet nuk janë përmbushur, BE-ja mund t’i rishpërndajë ato [fonde] te vendet ose projektet që kanë përmbushur kushtet më shpejt”, thotë Emini. 
    Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, thekson se Plani i Rritjes është vetëm një nga mjetet e BE-së në agjendën e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor. 
    Sipas tij, BE-ja nuk do t’i ndalojë proceset e nisura për shkak të vonesave të vendeve të caktuara në përmbushjen e kritereve evropiane. 
    “Në këtë drejtim, në qoftë se mjetet nuk do të merren – kjo vlen edhe për instrumentet e tjera – ato do të rishpërndahen, që i bie, jo te ne, por do të ketë rishpërndarje te vendet tjera që janë në këtë proces”, thotë Ujkani. 
    Sipas tij, planifikimi i BE-së lidhur me zbatimin e Planit të Rritjes ishte që të ecej në mënyrë konstante me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 
    “Prandaj, nuk ka kohë që t’i kthehet një procesi prapa, për çka është planifikuar në kohën e duhur. Nëse [vendi i caktuar] ka dështuar që t’i bëjë veprimet konkrete, përgjegjësinë do ta marrë vetë”, thotë Ujkani për Radion Evropa e Lirë. 
    Ai thekson se nëse Kosova dështon t’i tërheqë fondet e BE-së për reforma, kjo nuk do të thotë se reformat nuk do të kërkohen – ato do të financohen më vonë nga vetë buxheti i Kosovës. 
    Komisioni Evropian njoftoi në prill të vitit 2024 se nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i përmbushin kushtet, pagesat mund të pezullohen pjesërisht ose plotësisht. 
    Komisioni Evropian sqaroi, gjithashtu, se pas një pezullimi të tillë dhe “në rast se partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i plotësojnë kushtet përkatëse gjatë një periudhe mospagimi prej një viti [ose dy vjetësh nga viti i parë i zbatimit], shuma e pezulluar do të tërhiqet dhe mund të rishpërndahet midis përfituesve të tjerë në vitet pasuese”. 
    Raportet Kosovë-BE “në nivelin më të ulët” 
    Vonesat e Kosovës në formimin e legjislativit dhe ekzekutivit të ri, që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt e deri më tash, kanë bërë që situata të vështirësohet edhe në aspektin e komunikimit zyrtar të institucioneve të Kosovës me Bashkimin Evropian. 
    Në muajin gusht, zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë. 
    Emini thekson se ky është një mesazh shqetësues në adresë të autoriteteve të Kosovës lidhur me mungesën e institucioneve funksionale. 
    “Ka humbur kanali i komunikimit dhe koordinimit me BE-në për reformat, si dhe marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe BE-së”, thotë ajo. 
    Këto marrëdhënie, Salihu i sheh në nivelin më të ulët në dekadën e fundit. 
    Sipas tij, në mungesë të një qeverie me mandat të plotë dhe të një kuvendi të pakontestuar ligjërisht, Kosova e ka të vështirë të komunikojë me BE-në për raportet e ndërsjella dhe proceset integruese. 
    “Ju e shihni, nuk përmendet më mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk përmendet më mundësia e heqjes së masave [ndëshkuese] ndaj Kosovës. Raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian konsideroj që janë më të ulëtat në këta 10 vjetët e fundit, pas nënshkrimit të MSA-së [Marrëveshjes për Stabilizim- Asociim]”, thotë Salihu. 
    Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshill të Evropës në vitin 2024. 
    Vendi vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së, të cilat u vendosën në qershor të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. 
    Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se zvarritja edhe më tej e formimit të institucioneve të reja “e mirëmban” hendekun në raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së. 
    Sipas tyre, ai mund të thellohet edhe më tej, në rast se vendi eventualisht shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja./ REL 
     
  • FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë: Ja sfidat kryesoreO

    FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë: Ja sfidat kryesoreO

    Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me një periudhë ngadalësimi.
    Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic Outlook for Europe, October 2025” sinjalizon se pas kulmit të rikuperimit post-pandemik, kërkesa e brendshme po zbehet, investimet po frenohen nga kostot e larta të financimit, ndërsa kërkesa nga tregjet e BE-së mbetet e dobët.
    Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndjen efektet e këtij ngadalësimi: FMN ka ulur parashikimin e rritjes së saj për vitin 2025 nga 3.8 % në 3.4 %, duke reflektuar zbehjen e vrullit të sektorëve që udhëhoqën zgjerimin në vitet e fundit. në vitin 2024 rritja ishte 4%.
    Sipas FMN-së, rritja në Europën Juglindore jashtë BE-së pritet të zbutet në 2025, pasi efektet e rimëkëmbjes së fortë në turizëm dhe ndërtim po veniten, ndërkohë që kushtet më të shtrënguara të financimit dhe kërkesa më e dobët e jashtme po kufizojnë investimet.
    FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.
    Në tërësi, grupi i vendeve të Europës Juglindore jashtë BE-së pritet të rritet me rreth 2.8 % në 2025, nga 3.4 % që ishte parashikuar më herët.
    Ky është një nga rishikimet më të forta në kontinent, krahas uljeve që FMN ka bërë për Rumaninë, Serbinë, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.
    Ndërkohë, disa vende të BE-së të Europës Qendrore – si Polonia e Bullgaria – pritet të ruajnë ritme më të qëndrueshme rritjeje, ndërsa Hungaria dhe Moldavia mbeten të ndjeshme ndaj inflacionit dhe politikave fiskale të brishta.
    FMN përshkruan rajonin si “zonë me rritje të pabarabartë dhe me vonesë në reformat strukturore”, duke theksuar se ekonomitë e Ballkanit mbështeten ende në konsum dhe remitanca, ndërsa eksportet me vlerë të shtuar dhe investimet produktive mbeten të ulëta.
    Përtej 2025-s, FMN parashikon që rritja e Shqipërisë të stabilizohet në 3.5–3.6 % në vitet 2026–2027, në përputhje me mesataren historike të dekadës së fundit.
    Sfidat kryesore të evidentuara për vendin dhe për rajonin janë:
    -produktiviteti i ulët dhe emigracioni i lartë i fuqisë punëtore;
    -vonesat në reformat institucionale dhe administrative;
    -varësia e tepruar nga turizmi dhe ndërtimi;
    -dhe kapaciteti ende i kufizuar për të tërhequr investime të mëdha prodhuese.
    Ashtu si rajoni, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tregjeve të Bashkimit Europian, që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj presioneve globale. Ngadalësimi i rritjes në BE, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike po kufizojnë perspektivat e rritjes përmes eksporteve dhe remitancave.
    Raporti thekson se një nga pengesat për rritje më të fortë është vonesa në reformimin struktural të institucioneve, tregut të punës, dhe integrimit më të thellë të tregjeve kapitale dhe punës.
    FMN nënvizon se për të shmangur ngadalësimin afatgjatë, vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen në rritjen e produktivitetit, forcimin e qeverisjes dhe diversifikimin e burimeve të rritjes përtej sektorëve të konsumit dhe ndërtimit.
    Në përmbyllje, FMN e formulon mesazhin për rajonin me frazën: “Europa Juglindore duhet të kalojë nga njohja e problemeve në veprim konkret.” Sipas Fondit, kjo kërkon politika fiskale më të disiplinuara, nxitje të investimeve në sektorë eksportues dhe masa për përmirësimin e klimës së biznesit./Monitor

  • Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

    Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

    Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë
    Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me një periudhë ngadalësimi.
    Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic Outlook for Europe, October 2025” sinjalizon se pas kulmit të rikuperimit post-pandemik, kërkesa e brendshme po zbehet, investimet po frenohen nga kostot e larta të financimit, ndërsa kërkesa nga tregjet e BE-së mbetet e dobët.
    Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndjen efektet e këtij ngadalësimi: FMN ka ulur parashikimin e rritjes së saj për vitin 2025 nga 3.8 % në 3.4 %, duke reflektuar zbehjen e vrullit të sektorëve që udhëhoqën zgjerimin në vitet e fundit. në vitin 2024 rritja ishte 4%.
    Sipas FMN-së, rritja në Europën Juglindore jashtë BE-së pritet të zbutet në 2025, pasi efektet e rimëkëmbjes së fortë në turizëm dhe ndërtim po veniten, ndërkohë që kushtet më të shtrënguara të financimit dhe kërkesa më e dobët e jashtme po kufizojnë investimet.
    FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.
    Në tërësi, grupi i vendeve të Europës Juglindore jashtë BE-së pritet të rritet me rreth 2.8 % në 2025, nga 3.4 % që ishte parashikuar më herët.
    Ky është një nga rishikimet më të forta në kontinent, krahas uljeve që FMN ka bërë për Rumaninë, Serbinë, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.
    Ndërkohë, disa vende të BE-së të Europës Qendrore – si Polonia e Bullgaria – pritet të ruajnë ritme më të qëndrueshme rritjeje, ndërsa Hungaria dhe Moldavia mbeten të ndjeshme ndaj inflacionit dhe politikave fiskale të brishta.
    FMN përshkruan rajonin si “zonë me rritje të pabarabartë dhe me vonesë në reformat strukturore”, duke theksuar se ekonomitë e Ballkanit mbështeten ende në konsum dhe remitanca, ndërsa eksportet me vlerë të shtuar dhe investimet produktive mbeten të ulëta.
    Përtej 2025-s, FMN parashikon që rritja e Shqipërisë të stabilizohet në 3.5–3.6 % në vitet 2026–2027, në përputhje me mesataren historike të dekadës së fundit.
    Sfidat kryesore të evidentuara për vendin dhe për rajonin janë:
    -produktiviteti i ulët dhe emigracioni i lartë i fuqisë punëtore;
    -vonesat në reformat institucionale dhe administrative;
    -varësia e tepruar nga turizmi dhe ndërtimi;
    -dhe kapaciteti ende i kufizuar për të tërhequr investime të mëdha prodhuese.
    Ashtu si rajoni, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tregjeve të Bashkimit Europian, që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj presioneve globale. Ngadalësimi i rritjes në BE, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike po kufizojnë perspektivat e rritjes përmes eksporteve dhe remitancave.
    Raporti thekson se një nga pengesat për rritje më të fortë është vonesa në reformimin struktural të institucioneve, tregut të punës, dhe integrimit më të thellë të tregjeve kapitale dhe punës.
    FMN nënvizon se për të shmangur ngadalësimin afatgjatë, vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen në rritjen e produktivitetit, forcimin e qeverisjes dhe diversifikimin e burimeve të rritjes përtej sektorëve të konsumit dhe ndërtimit.
    Në përmbyllje, FMN e formulon mesazhin për rajonin me frazën: “Europa Juglindore duhet të kalojë nga njohja e problemeve në veprim konkret.” Sipas Fondit, kjo kërkon politika fiskale më të disiplinuara, nxitje të investimeve në sektorë eksportues dhe masa për përmirësimin e klimës së biznesit./ Monitor

  • FMN hedh në kosh propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

    FMN hedh në kosh propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

  • FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë, si Ballkani po e humb vrullin

    FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë, si Ballkani po e humb vrullin

    Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me një periudhë ngadalësimi.Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic Outlook for Europe, October 2025” sinjalizon se pas kulmit të rikuperimit post-pandemik, kërkesa e brendshme po zbehet, investimet po frenohen nga kostot e larta të financimit, ndërsa kërkesa nga tregjet e BE-së mbetet e dobët.Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndjen efektet e këtij ngadalësimi: FMN ka ulur parashikimin e rritjes së saj për vitin 2025 nga 3.8 % në 3.4 %, duke reflektuar zbehjen e vrullit të sektorëve që udhëhoqën zgjerimin në vitet e fundit. në vitin 2024 rritja ishte 4%. https://monitor.al/fmn-ul-ndjeshem-parashikimin-per-rritjen-ekonomike-te-shqiperise-ne-2025-n-e-con-ne-3-4/ Sipas FMN-së, rritja në Europën Juglindore jashtë BE-së pritet të zbutet në 2025, pasi efektet e rimëkëmbjes së fortë në turizëm dhe ndërtim po veniten, ndërkohë që kushtet më të shtrënguara të financimit dhe kërkesa më e dobët e jashtme po kufizojnë investimet.FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.Në tërësi, grupi i vendeve të Europës Juglindore jashtë BE-së pritet të rritet me rreth 2.8 % në 2025, nga 3.4 % që ishte parashikuar më herët.Ky është një nga rishikimet më të forta në kontinent, krahas uljeve që FMN ka bërë për Rumaninë, Serbinë, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.Ndërkohë, disa vende të BE-së të Europës Qendrore – si Polonia e Bullgaria – pritet të ruajnë ritme më të qëndrueshme rritjeje, ndërsa Hungaria dhe Moldavia mbeten të ndjeshme ndaj inflacionit dhe politikave fiskale të brishta.FMN përshkruan rajonin si “zonë me rritje të pabarabartë dhe me vonesë në reformat strukturore”, duke theksuar se ekonomitë e Ballkanit mbështeten ende në konsum dhe remitanca, ndërsa eksportet me vlerë të shtuar dhe investimet produktive mbeten të ulëta.Përtej 2025-s, FMN parashikon që rritja e Shqipërisë të stabilizohet në 3.5–3.6 % në vitet 2026–2027, në përputhje me mesataren historike të dekadës së fundit.Sfidat kryesore të evidentuara për vendin dhe për rajonin janë:-produktiviteti i ulët dhe emigracioni i lartë i fuqisë punëtore;-vonesat në reformat institucionale dhe administrative;-varësia e tepruar nga turizmi dhe ndërtimi;-dhe kapaciteti ende i kufizuar për të tërhequr investime të mëdha prodhuese.Ashtu si rajoni, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tregjeve të Bashkimit Europian, që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj presioneve globale. Ngadalësimi i rritjes në BE, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike po kufizojnë perspektivat e rritjes përmes eksporteve dhe remitancave.Raporti thekson se një nga pengesat për rritje më të fortë është vonesa në reformimin struktural të institucioneve, tregut të punës, dhe integrimit më të thellë të tregjeve kapitale dhe punës.FMN nënvizon se për të shmangur ngadalësimin afatgjatë, vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen në rritjen e produktivitetit, forcimin e qeverisjes dhe diversifikimin e burimeve të rritjes përtej sektorëve të konsumit dhe ndërtimit.Në përmbyllje, FMN e formulon mesazhin për rajonin me frazën: “Europa Juglindore duhet të kalojë nga njohja e problemeve në veprim konkret.” Sipas Fondit, kjo kërkon politika fiskale më të disiplinuara, nxitje të investimeve në sektorë eksportues dhe masa për përmirësimin e klimës së biznesit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Brukseli i jep 99.3 milionë euro Shqipërisë; 4 fushat kryesore ku do të shkojnë paratë

    Brukseli i jep 99.3 milionë euro Shqipërisë; 4 fushat kryesore ku do të shkojnë paratë

    Komisioni Evropian ka miratuar disbursimin e parë të fondeve për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e zbatimit të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky vendim vjen në njohje të reformave të rëndësishme që vendet kanë ndërmarrë për t’u përshtatur me standardet e Bashkimit Evropian.Përfitimi i drejtpërdrejtë për Shqipërinë
    Shqipëria do të marrë një disbursim fillestar prej 99.3 milionë eurosh. Këto fonde do të ndahen si më poshtë:46.2 milionë euro do të paguhen direkt në buxhetin e shtetit.Fondet e mbetura do të mbështesin projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).
    Këto projekte infrastrukturore, pas miratimit nga Bordi i WBIF, pritet të mbështesin fusha të tilla si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, dhe zhvillimi i kapitalit dixhital dhe njerëzor.
    Vlerësim për reformat dhe rajoninPlani i Rritjes synon të stimulojë përgatitjet e partnerëve të zgjerimit për anëtarësimin në BE, duke ofruar përfitime ekonomike dhe përshpejtim të rritjes përpara integrimit të plotë.Në total, Shqipëria ka marrë tashmë 99.3 milionë euro nga ky plan, ndërsa Mali i Zi ka përfituar 18.3 milionë euro dhe Maqedonia e Veriut 25 milionë euro.
    Ky disbursim konsiderohet një njohje e qartë e Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave thelbësore të kërkuara nga BE.
    Deri në vitin 2027, Shqipërisë pritet t’i shpërndahen 922 milionë euro nga Plani i Rritjes Ekonomike.
    Sektorët që do të mbështeten me më shumë financim?
    Shumica e fondeve do të shkojnë për reformat në drejtësi, ndjekur më pas nga përmirësimi i klimës së biznesit, fuqizimin e kapitalit njerëzor, energjia dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe zhvillimi i teknologjisë.
    Në total, vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë 6 miliardë euro nga kjo paketë, ndërsa Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë 2 shtetet që do të marrin më shumë kredi dhe grante. Konkretisht, shteti serb do të përfitojë 1.58 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 969 milionë, Kosova thuajse 888 milionë euro, ndërsa Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi do t’i jepen përafërsisht 807 milionë dhe 383.5 milionë euro.
    Të paktën 50% e shumës totale (grante dhe kredi) do të shkojnë për investime përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ndërsa shuma e mbetur e kredive do t’i shpërndahet direkt qeverive të Ballkanit Perëndimor.
    Pagesat do të bëhen dy herë në vit, në bazë të kërkesave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pas verifikimit nga Komisioni Evropian të përmbushjes së kushteve përkatëse të pagesës, parakushteve dhe kushteve të përgjithshme, si stabiliteti makrofinanciar, menaxhimi i shëndoshë i financave publike, transparenca dhe mbikëqyrja e buxhetit.
    Në rast se kushtet e pagesës nuk plotësohen, Komisioni Evropian do të pezullojë ose do të zbresë një shumë përkatëse nga pagesa. Shteti i Ballkanit Perëndimor do të ketë 1-2 vjet kohë për të përmbushur kushtet, në të kundërt shuma do të rishpërndahet mes të tjerëve në vitet në vijim.

  • Plani i Rritjes i BE-së/ KE fonde të reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi! Vendi ynë merr këstin e parë në vlerën..

    Plani i Rritjes i BE-së/ KE fonde të reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi! Vendi ynë merr këstin e parë në vlerën..

    Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Pagesat bëhen në disa etapa, bazuar në reformat që këto vende kanë zbatuar për t’u përshtatur me standardet e BE-së. 
    Shqipëria do të marrë këstin e parë prej 99.3 milionë eurosh, prej të cilave 46.2 milionë euro do të paguhen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). 
    Mali i Zi do të marrë këstin e dytë prej 8.1 milionë eurosh, përfshirë 3.8 milionë euro që do të shkojnë direkt në buxhetin shtetëror dhe pjesa tjetër për projekte infrastrukturore përmes WBIF. 
    Pas miratimit nga Bordi i WBIF, këto fonde do të mbështesin projekte infrastrukturore në sektorë si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, zhvillimi dixhital dhe i kapitalit njerëzor, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare. 
    Që nga fillimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, shumat totale të disbursuara arrijnë në 99.3 milionë euro për Shqipërinë, 18.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 25 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. 
    Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian.