Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor.
“Ky do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, përveç se do të marrin këtë dhjetor bonusin e plotë, nga janari do të kenë rritje më të shtrirë muaj për muaj bazuar mbi logjikën e bonusit përmbi indeksimin e përvitshëmn. Ky moment do të vazhdojë vit pas viti dhe pensioni do të rritet duke shkuar dhe përputhur me objektivat ambicioze të vendosura dhe të shpallura gjatë fushatës elektorale. Konkretisht, pensioni urban me vitet e plota të punës do të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 350 sot. I pjesshëm mesatarisht në 22 mijë lekë të reja nga 15 850. Rurali në 18 mijë lekë të reja nga 11 500 sot. Familjari 18 mijë në 14 sot. I invadilitetit në 30 mijë nga 20 sot. Për të qenë konkert sa i përket vitit që vjen, nga janari 2026, pensionet do rriten cdo muaj si vijon. Këtu nuk hyn indeksimi vjetor. Urbani në vitet e plota të punës do të rritet me 1800 lekë të reja, urbani i pjesshëm me 800 lekë të reja, rurali me 1 mijë lekë…Në vitet në vijim projeksioni financiar dhe i dakordësuar në të gjithë procesin e buxhetimi do të jetë me shifra të dyfishuara për secilë në 2027, të trefishuara në 2028 dhe të pesë fishuara në 2030. Vlera e zotuar do të jetë e realizuar në respekt të 83 mandateve që na janë dhënë pikërisht duke besuar se ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.”, tha Rama.
Sa i përket rritjes së pagës minimale tha:
“Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit.”
Tag: rritjes
-

Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
-

Sfidë emigrimi dhe plakja e popullsisë, Sejko: Po ndikon në potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike
Plakja e popullsisë, emigrimi i fuqisë punëtore dhe pasiguritë globale po shfaqen si ndër sfidat më të mëdha për ekonominë shqiptare në vitet në vijim.
Paralajmërimi vjen nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë workshop-it të 19-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, ku theksoi se, pavarësisht ecurisë pozitive, rritja ekonomike e vendit po përballet me kërcënime të reja.
“Pasiguritë globale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndryshimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë e ushqimeve vazhdojnë të ndikojnë pritshmëritë e agjentëve ekonomikë dhe kushtet tregtare të vendit. Njëkohësisht, tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe digjitale kërkon investime të mëdha publike e private, rritje të produktivitetit dhe përshtatje të strukturës së prodhimit. Nga ana tjetër, ndryshimet demografike, si plakja e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm i forcës së punës, po kufizojnë ofertën e burimeve njerëzore, duke ndikuar në potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike”, u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Në këtë kuadër, ruajtja e stabilitetit makroekonomik është një sfidë më vete sipas guvernatorit e cila kërkon politika më të kujdesshme monetare e fiskale.
“Në këtë kontekst, nevojiten reforma të rëndësishme transformuese për të rritur produktivitetin përmes: inovacionit, investimeve, përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së konkurrencës, ngritjes së strukturave më të mira digjitale dhe përfshirjes më të gjerë financiare e ekonomike”, tha guvernatori.
Roli i Bankës së Shqipërisë do të mbetet thelbësor për të garantuar stabilitetin makroekonomik u shpreh Sejko, duke nënvizuar se koha për politika të mençura dhe reforma transformuese është tani.Top Channel
-

Guvernatori Sejko: Plakja dhe emigrimi, rrezikojnë rritjen ekonomike!
Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rreziqe për potencialet e rritjes ekonomike të vendit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në Workshop-in e 19-të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore të organizuar nga Banka e Shqipërisë, se, pavarësisht ecurisë pozitive, perspektiva e ekonomisë përballet me sfida dhe pasiguri.
“Të dhënat makroekonomike në vend tregojnë për një ecuri pozitive të rritjes ekonomike, shoqëruar me një klimë të favorshme për zhvillim ekonomik afatgjatë, të mbështetur nga stabiliteti monetar e financiar. Inflacioni i çmimeve të konsumit ka mbetur në nivele të ulëta dhe të kontrolluara, kushtet monetare e financiare janë të përshtatshme dhe bilancet e sistemit bankar janë të shëndosha, duke shërbyer si një shtyllë kyçe e stabilitetit makroekonomik dhe një partner aktiv në realizimin e objektivave zhvillimorë të vendit.
Megjithatë, ekonomia shqiptare, por edhe ajo globale, po përballen me pasiguri të shumta dhe një sërë sfidash të reja që kërkojnë një qasje strategjike dhe fleksibilitet të politikave makroekonomike.
Pasiguritë globale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndryshimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë e ushqimeve vazhdojnë të ndikojnë pritshmëritë e agjentëve ekonomikë dhe kushtet tregtare të vendit.
Njëkohësisht, tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe digjitale kërkon investime të mëdha publike e private, rritje të produktivitetit dhe përshtatje të strukturës së prodhimit. Nga ana tjetër, ndryshimet demografike, si plakja e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm i forcës së punës, po kufizojnë ofertën e burimeve njerëzore, duke ndikuar në potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike,” tha Sejko.
Sipas tij, në këtë mjedis të ri, gati të paparashikueshëm, rritja ekonomike e qëndrueshme dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik është një sfidë më vete, e cila kërkon politika të kujdesshme monetare e fiskale, rritje të efikasitetit të tregjeve financiare dhe zhvillim të mëtejshëm të tyre.
Ai theksoi se nevojiten reforma të rëndësishme transformuese për të rritur produktivitetin përmes: inovacionit, investimeve, përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së konkurrencës, ngritjes së strukturave më të mira digjitale dhe përfshirjes më të gjerë financiare e ekonomike.
“Roli i Bankës së Shqipërisë padyshim që është dhe do të mbetet thelbësor në këtë rrugëtim për garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar. Vizioni ynë është i qartë: të forcojmë kapacitetet institucionale, të thellojmë bashkëpunimin me partnerët vendas e ndërkombëtarë dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe rezistente ndaj goditjeve të jashtme,” u shpreh ai./ Monitor.
-

“Rritje të reja pagash në shtet”/ Buxheti 2026, Rama “nuk kursehet”: Ja cilat kategori preken
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë në lidhje me projektbuxhetin 2026. Përmes një videomesazhi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama njofton fillimin e indeksimit të pagave në sektorin publik, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët.
“Pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, ja çfarë ka në Projekt-Buxhetin 2026 edhe për RRITJEN E RE TË PAGAVE nga PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË”, shkruan Rama krahas videos.
Kreu i qeverisë theksoi se edhe kategoritë që preken dhe sa do të jetë rritja për secilën prej tyre.
“Ka një tjetër lajm të mirë në projektbuxhetin 2026. Është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel vendor, do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, e cila e kombinuar me rritjen e përgjithshme, si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë, i shton 100 milionë euro, shumës që mandati i 4 do vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore. Konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, shoferë, sanitarë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 1-0 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekëtë reja më shumë në muaj. Për herë të parë në shëndetësi do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha Rama. -

Pensionistët të kënaqur për rritjen që bëri qeveria
Hapi i parë i rritjes progresive të pensioneve i ka gëzuar pensionistët, por viti 2029 kur do të përfundojë kjo reformë shohin të largët.
Për ekspertët e ekonomisë janari është një shenjë shprese për pensionistët, të cilët do të nisin një fazë të re të vlerësimit të punës së tyre.Pyetja që bëjnë të gjithë është: Ku do të gjenden paratë, që deri dje mungonin për pensionistët?
Në Shqipëri 100 pensionistë paguhen nga kontributet e 117 punëtorëve, një nga shifrat më të ulta ndonjëherë ndër vite. Ndaj lufta ndaj informalitetit në sektorin privat vijon si rrugëdalja nga kjo gropë e zezë ekonomike.
-

A e dinit se kafshët shtëpiake marrin karakterin e vetë pronarit?
Gjatë rritjes kafshët, marrin karakterin e pronarit të vet.
Rritja e tyre krahasohet me rritjen e një fëmije të vogël. Asnjëherë nuk duhet acaruar dhe sidomos goditur në rastet kur gabon, dhe në çdo rast të kryerjes së një veprimi të kënaqshëm, kafshës duhet t’i shprehet kjo gjë dhe duhet stimuluar.
Stimulimi mund të bëhet me një biskotë të thjeshtë dhe duke i thënë gjithmonë shprehjen “të lumtë” në mënyrë që kafsha të kuptojë se veprimi i saj e kënaq pronarin.Në rastet kur kemi prani të fëmijëve të vegjël gjatë rritjes së kafshës, kafsha nuk duhet acaruar asnjëherë gjatë të luajturit me të, për shembull., të kapet nga veshët, bishti (macja për mustaqe) ose të goditet në fytyrë, sepse kjo çon në një agresivitet të kafshës në momentet e rritjes).
Mos harroni në bazë të sjelljes tuaj, është e prirur të sillet edhe kafsha. -

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë
Pas Fondit Ndërkombëtar Monetar, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë.
Ekonomia shqiptare do të zgjerohet në masën 3.5 për qind nga 3.7 për qind që pritej në raportin e pranverës. Parashikimi për dy vitet e ardhshëm mbetet i pandryshueshëm.
“Presionet inflacioniste vijuan të mbeten të moderuara dhe nën nivelin e synuar të Bankës së Shqipërisë, pasi inflacioni bazë mbetet relativisht i ulët. Politika monetare vazhdon të jetë mbështetëse për ekonominë, ndërsa sistemi SEPA, që është në funksion prej tetorit 2025, pritet të forcojë më tej integrimin financiar me Bashkimin Europian dhe të nxisë e formalizojë transaksionet ndërkufitare. Bilanci i llogarisë korrente po përfiton nga rritja e turizmit dhe dërgesave të emigrantëve. Interesi i investitorëve të huaj direkt në Shqipëri mbetet i fortë, pavarësisht sfidave të ekonomisë globale. Megjithatë, mbiçmimi i mëtejshëm i monedhës vendase po krijon vështirësi për kompanitë e orientuara drejt eksporteve”, thuhet në raport për Shqipërinë.
Sipas Institutit të Vjenës gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë të paraqesin rezultate të mira.
“Me një rritje mesatare prej 2,5% në vitin 2025 dhe 3,4% në vitin 2026, edhe pse Serbia pritet të përjetojë një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes në 2025. Turqia, ndërkohë, do të vijojë të ketë rritje relativisht të fortë si këtë vit, ashtu edhe vitin e ardhshëm (2025: 3,4%; 2026: 3,9%)”.
Më herët edhe FMN rishikoi me ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2025. Sipas raportit më të fundit të Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës.
FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.
FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë, si Ballkani po e humb vrullin
Wiiw: Europa Lindore me rritje të qëndrueshme, por më të ngadaltë
Sipas Institutit të Vjenës pavarësisht mjedisit të vështirë ndërkombëtar dhe rreziqeve të vazhdueshme gjeopolitike, ekonomitë e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) po shfaqin një rritje krahasimisht të qëndrueshme. Megjithatë, në Rumani, Sllovaki dhe Hungari, deficitet e larta buxhetore, dobësia industriale e Gjermanisë dhe problemet e brendshme po ushtrojnë presion mbi ekonominë. Performanca ekonomike në Rusi dhe Ukrainë është gjithashtu e dobët. Këto janë gjetjet kryesore të parashikimit të ri vjeshtor të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw), që mbulon 23 vende të rajonit.
Nga një këndvështrim i përgjithshëm, modeli ekonomik i vendeve lindore të BE-së po kalon një ndryshim të thellë strukturor: “Ndërsa deri më tani konsumi privat ka qenë motori kryesor i rritjes në vendet anëtare të BE-së në Europën Qendrore e Lindore, ne parashikojmë që investimet nga sektori privat dhe ai publik të marrin një rol më të rëndësishëm, për shkak të ngadalësimit të rritjes reale të pagave,” – shpjegon Richard Grieveson, zëvendësdrejtor i ëiië dhe autor kryesor i parashikimit të vjeshtës.
Rritja e fortë e shpenzimeve për mbrojtjen ndër vendet e NATO-s në rajon po e mbështet gjithashtu rritjen ekonomike. Sipas ëiië, këto vende pritet të përfitojnë një efekt shtesë mesatar vjetor në rritjen e PBB-së prej 0,2 deri në 0,3 pikë përqindjeje gjatë viteve në vijim, ndërsa vende si Polonia dhe shtetet baltike mund të përfitojnë edhe më shumë nga shtimi i shpenzimeve për mbrojtjen. “Europianët lindorë do të përfitojnë ekonomikisht nga riarmatimi i Europës, pasi tradicionalisht kanë pasur një industri të fortë mbrojtjeje. Kjo mund t’i ndihmojë ata të modernizojnë bazën e tyre industriale dhe të kalojnë me sukses drejt një modeli rritjeje të udhëhequr nga inovacioni,” – shpjegon Grieveson.
Në përgjithësi, ëiië parashikon një rritje mesatare prej 2,2% për vendet anëtare të BE-së në rajon gjatë vitit 2025 – një rishikim i lehtë në ulje me 0,1 pikë përqindjeje krahasuar me parashikimin e verës. Në vitin 2026, rritja pritet të arrijë në 2,6%, sërish një rishikim i vogël në ulje, këtë herë me 0,2 pikë përqindjeje. Kjo do të thotë se këto vende pritet të vazhdojnë procesin e tyre të konvergjencës ekonomike si gjatë këtij viti, ashtu edhe vitin e ardhshëm, duke u rritur ndjeshëm më shpejt se zona e euros (2025: 0,9%; 2026: 1,4%).
Vendet e grupit të Vishegradit – Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria – si edhe Sllovenia, pritet të zgjerojnë ekonominë e tyre me një mesatare prej 2,5% në vitin 2025, ndërsa rritja e tyre do të përshpejtohet në 2,9% në vitin 2026. Polonia mbetet vendi më i përparuar ndër anëtaret lindore të BE-së, me rritje ekonomike prej 3,5% si në 2025 ashtu edhe në 2026. Kroacia dhe Bullgaria renditen më pas, me rritje rreth 3% si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm, ndërsa perspektiva për Rumaninë është përkeqësuar ndjeshëm (2025: 0,8%; 2026: 1,2%).
Për Ukrainën, e cila vazhdon të shkatërrohet nga lufta, perspektiva po bëhet gjithnjë e më e zymtë: rritja ekonomike pritet të jetë vetëm 2% në 2025 dhe 3% në 2026, megjithëse shumë do të varet nga ecuria e luftës. Nga ana tjetër, Rusia agresore po përballet me një ngadalësim pothuajse të plotë, për shkak të politikës monetare kufizuese të bankës qendrore dhe rënies së çmimeve të naftës (2025: rritje e PBB-së 1,2%; 2026: 1,4%)./Monitor
-

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë.Ekonomia shqiptare do të zgjerohet në masën 3.5% nga 3.7% që pritej në raportin e pranverës. Parashikimi për dy vitet e ardhshëm mbetet i pandryshueshëm.“Presionet inflacioniste vijuan të mbeten të moderuara dhe nën nivelin e synuar të Bankës së Shqipërisë, pasi inflacioni bazë mbetet relativisht i ulët. Politika monetare vazhdon të jetë mbështetëse për ekonominë, ndërsa sistemi SEPA, që është në funksion prej tetorit 2025, pritet të forcojë më tej integrimin financiar me Bashkimin Europian dhe të nxisë e formalizojë transaksionet ndërkufitare. Bilanci i llogarisë korrente po përfiton nga rritja e turizmit dhe dërgesave të emigrantëve.Interesi i investitorëve të huaj direkt në Shqipëri mbetet i fortë, pavarësisht sfidave të ekonomisë globale. Megjithatë, mbiçmimi i mëtejshëm i monedhës vendase po krijon vështirësi për kompanitë e orientuara drejt eksporteve”, thuhet në raport për Shqipërinë.Sipas Institutit të Vjenës gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë të paraqesin rezultate të mira.“Me një rritje mesatare prej 2,5% në vitin 2025 dhe 3,4% në vitin 2026, edhe pse Serbia pritet të përjetojë një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes në 2025. Turqia, ndërkohë, do të vijojë të ketë rritje relativisht të fortë si këtë vit, ashtu edhe vitin e ardhshëm (2025: 3,4%; 2026: 3,9%)”.Më herët edhe FMN rishikoi me ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2025. Sipas raportit më të fundit të Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës.FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë, si Ballkani po e humb vrullinWIIW: Europa Lindore me rritje të qëndrueshme, por më të ngadaltëSipas Institutit të Vjenës pavarësisht mjedisit të vështirë ndërkombëtar dhe rreziqeve të vazhdueshme gjeopolitike, ekonomitë e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) po shfaqin një rritje krahasimisht të qëndrueshme. Megjithatë, në Rumani, Sllovaki dhe Hungari, deficitet e larta buxhetore, dobësia industriale e Gjermanisë dhe problemet e brendshme po ushtrojnë presion mbi ekonominë. Performanca ekonomike në Rusi dhe Ukrainë është gjithashtu e dobët. Këto janë gjetjet kryesore të parashikimit të ri vjeshtor të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW), që mbulon 23 vende të rajonit.Nga një këndvështrim i përgjithshëm, modeli ekonomik i vendeve lindore të BE-së po kalon një ndryshim të thellë strukturor: “Ndërsa deri më tani konsumi privat ka qenë motori kryesor i rritjes në vendet anëtare të BE-së në Europën Qendrore e Lindore, ne parashikojmë që investimet nga sektori privat dhe ai publik të marrin një rol më të rëndësishëm, për shkak të ngadalësimit të rritjes reale të pagave,” – shpjegon Richard Grieveson, zëvendësdrejtor i ëiië dhe autor kryesor i parashikimit të vjeshtës.Rritja e fortë e shpenzimeve për mbrojtjen ndër vendet e NATO-s në rajon po e mbështet gjithashtu rritjen ekonomike. Sipas WIIW, këto vende pritet të përfitojnë një efekt shtesë mesatar vjetor në rritjen e PBB-së prej 0,2 deri në 0,3 pikë përqindjeje gjatë viteve në vijim, ndërsa vende si Polonia dhe shtetet baltike mund të përfitojnë edhe më shumë nga shtimi i shpenzimeve për mbrojtjen.“Europianët lindorë do të përfitojnë ekonomikisht nga riarmatimi i Europës, pasi tradicionalisht kanë pasur një industri të fortë mbrojtjeje.Kjo mund t’i ndihmojë ata të modernizojnë bazën e tyre industriale dhe të kalojnë me sukses drejt një modeli rritjeje të udhëhequr nga inovacioni,” – shpjegon Grieveson.Në përgjithësi, ëiië parashikon një rritje mesatare prej 2,2% për vendet anëtare të BE-së në rajon gjatë vitit 2025 – një rishikim i lehtë në ulje me 0,1 pikë përqindjeje krahasuar me parashikimin e verës. Në vitin 2026, rritja pritet të arrijë në 2,6%, sërish një rishikim i vogël në ulje, këtë herë me 0,2 pikë përqindjeje.Kjo do të thotë se këto vende pritet të vazhdojnë procesin e tyre të konvergjencës ekonomike si gjatë këtij viti, ashtu edhe vitin e ardhshëm, duke u rritur ndjeshëm më shpejt se zona e euros (2025: 0,9%; 2026: 1,4%).Vendet e grupit të Vishegradit – Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria – si edhe Sllovenia, pritet të zgjerojnë ekonominë e tyre me një mesatare prej 2,5% në vitin 2025, ndërsa rritja e tyre do të përshpejtohet në 2,9% në vitin 2026.Polonia mbetet vendi më i përparuar ndër anëtaret lindore të BE-së, me rritje ekonomike prej 3,5% si në 2025 ashtu edhe në 2026. Kroacia dhe Bullgaria renditen më pas, me rritje rreth 3% si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm, ndërsa perspektiva për Rumaninë është përkeqësuar ndjeshëm (2025: 0,8%; 2026: 1,2%).Për Ukrainën, e cila vazhdon të shkatërrohet nga lufta, perspektiva po bëhet gjithnjë e më e zymtë: rritja ekonomike pritet të jetë vetëm 2% në 2025 dhe 3% në 2026, megjithëse shumë do të varet nga ecuria e luftës.Nga ana tjetër, Rusia agresore po përballet me një ngadalësim pothuajse të plotë, për shkak të politikës monetare kufizuese të bankës qendrore dhe rënies së çmimeve të naftës (2025: rritje e PBB-së 1,2%; 2026: 1,4%). Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

BE disburson fondet e premtuara për Shqipërinë, ja si do të ndahen 99.3 milionë euro
Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Agjendës së saj të Reformave dhe Rritjes sipas Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 21 nga 41 masat e planifikuara të reformës (51%) nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025.
Kjo ka bërë që Komisioni Evropian të disbursojë 99.3 milionë euro në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke e bërë Shqipërinë zbatuesen më të mirë në rajon për këtë periudhë raportimi. Pagesa, e cila u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar, dëshmon se Shqipëria ka zbatuar reforma të qëndrueshme strukturore në fusha kyçe si energjia, digjitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik. Fondet do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të nxitur më tej rritjen ekonomike dhe për të forcuar institucionet publike. Konkretisht: 46.2 milionë euro janë dhënë si hua e kredituar drejtpërdrejt në Thesar për zbatimin e reformave; 54.1 milionë euro (përbërë nga 28.5 milionë euro në grante dhe 24.6 milionë euro në kredi) kanalizohen përmes Kornizës së BE-së për Investime në Ballkanin Perëndimor (WBIF) për të mbështetur projektet e zhvillimit të infrastrukturës. “Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po jep rezultate në Shqipëri. Vendi po bën përparim të qëndrueshëm përmes Agjendës së Reformave dhe Rritjes dhe BE-ja po përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
Ky disbursim i ri prej 100 milionë eurosh përputhet me hapat që ka ndërmarrë Shqipëria për të çuar përpara reformat që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e saj. Nisma të tjera të Planit të Rritjes po japin gjithashtu rezultate: sistemi bankar i Shqipërisë ka miratuar standardet SEPA, duke ulur kostot e transaksioneve për qytetarët, ndërsa vitin e ardhshëm do të përfundojmë instalimet falas Ëi-Fi në të gjitha bashkitë dhe do të eliminojmë tarifat roaming mes BE-së dhe Shqipërisë”, tha Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato.