Tag: rritjes

  • Shansi nga perspektiva në BE

    Shansi nga perspektiva në BE

    Shqipëria ka avancuar në procesin e integrimit për në Bashkimin Europian, duke hapur në tetor kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE, pas një procesi të gjatë të nisur që në 2009-n.Kjo nënkupton që shteti kandidat duhet të harmonizojë legjislacionin me shtetet e BE-së dhe të plotësojë kriteret e tjera specifike të Bashkimit Europian, përfshirë aspektet ekonomike, sociale, politike dhe ligjore, çka nënkupton reforma të rëndësishme për rritjen e transparencës, luftën kundër korrupsionit dhe ruajtjen e rendit demokratik.Ndonëse hyrja faktike për në BE do të kërkojë ende kohë, ndoshta dekada, ky proces, së bashku me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor vlerësohen nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare si një shans i madh për vendin.“Në fushën ekonomike, Shqipëria duhet të përshpejtojë përgatitjet për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. Me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, BE-ja synon të japë një shtysë të madhe drejt mbylljes së hendekut të konvergjencës ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.Së fundi, një sfidë e madhe për Shqipërinë është përafrimi me standardet e BE-së në të gjitha fushat që mbulohen nga ligjet e BE-së.Kjo kërkon jo vetëm ndryshime në ligje, por edhe kapacitete administrative, buxhete, investime”, ka pohuar në një intervistë për “Monitor”, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.“Përmirësimi i cilësisë institucionale do të jetë thelbësor për të trajtuar nivelet e larta të emigrimit, mospërputhjen e aftësive dhe papunësinë nëpërmjet investimeve publike të përshtatura në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë cilësore.Për të siguruar progres të mëtejshëm, Shqipëria duhet gjithashtu të qëndrojë e përkushtuar ndaj zbatimit të agjendës së reformave në kuadër të planit të rritjes me fokus në integrimin rajonal dhe të tregut në BE, si lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve”, thotë Zëvendëspresidenti i Bankës Europiane të Investimeve (EIB), Robert de Groot.“Banka Europiane e Investimeve (EIB Globale), si banka e BE-së, është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në këto përpjekje për përthithjen e 922 milionë eurove të parashikuara në planin për vendin”, pohon ai.“Reformat strukturore, në kuadër të procesit të integrimit në BE, mund të rrisin ndjeshëm potencialin ekonomik”, thotë Anke Weber, shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë.Në të njëjtën linjë është dhe Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri. “Zbatimi më i shpejtë i reformave strukturore, i mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, mund të nxisë rritjen”, pohon ajo.Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është një nismë strategjike e Bashkimit Europian (BE) që synon të përfshijë shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE, duke mbështetur zhvillimin dhe stabilitetin në rajon.Ky proces ka si qëllim të forcojë lidhjet politike, ekonomike dhe sociale midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që i nxit këto shtete të implementojnë reforma të thella që përputhen me kërkesat e Bashkimit Europian.     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Plani i rritjes, reformat më efektive se fondet”

    “Plani i rritjes, reformat më efektive se fondet”

    Intervistë me Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, me përvojë në monitorimin e projekteve të integrimit, thotë se, më tepër se aspekti financiar (grante 80 milionë euro në vit), Plani i Rritjes është një ushtrim i mirë për institucionet shqiptare për të qenë gati për anëtarësim.Ai tha se komuniteti i biznesit nuk po e shfrytëzon mundësinë për të përfituar nga paketa, pasi nga qershori 2024, BE-ja bashkëfinancon me grant deri në 50% të kostos së një projekti infrastrukture transporti. Z. Haçkaj shpjegon përparësitë dhe dobësitë e Shqipërisë për të përfituar nga Plani. Cilat janë pikat kryesore të planit të rritjes së BE për Shqipërinë dhe si mund të ndikojnë ato në ekonominë e vendit?Plani i Rritjes në Shqipëri parashikon mbështetje financiare prej 922 milionë eurosh për një periudhë 4-vjeçare (shumë e cila u shtohet fondeve ekzistuese IPA), nga të cilat një e treta janë dhuratë.Së bashku me fondet IPA, shuma e fondeve nga BE si dhuratë (jo kredi) për vendin në këtë periudhë shkon në 180 milionë euro në vit.Këto shuma planifikohen të kontribuojnë në bashkëfinancimin e projekteve të infrastrukturës në vend si OHTL / Linja ajrore e re e transmetimit 400 kV Rrashbull (Shqipëri) – Arachtos (Greqi); Rehabilitimi i HEC-it të Vaut të Dejës; Hekurudha Kristalopigji / Greqi me Pogradecin; segmenti Stacioni hekurudhor Vlorë – Aeroporti i Vlorës (12 km), “Smart Labs”, etj.Këto projekte, kryesisht infrastrukturore, do të vijnë nëpërmjet instrumentit të investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).Është interesant të nënvizohet që nuk ka pasur interes nga sektori privat për qasje në fondet dhuratë të BE-së. Investimet e fundit private të lajmëruara në infrastrukturën rrugore shqiptare po bëhen nëpërmjet PPP.Si pasojë, biznesmenët shqiptarë nuk po e shfrytëzojnë faktin që duke filluar nga qershori 2024, BE bashkëfinancon me grant deri në 50% të kostos së një projekti infrastrukture transporti.Ndërkohë, lista e reformave që parashikohen të mbështeten nga fondet e Planit të Rritjes synon të nxisë përgatitjet ekonomike të orientuara nga tregu për përshpejtimin e integrimit të ekonomisë shqiptare në Tregun Unik të BE-së, dhe drejt progresit në konvergjencë me vendet anëtare të Bashkimit Europian.Fokusi kryesor i Agjendës Kombëtare të Reformave 2024 – 2027 është përmirësimi i klimës së favorshme ndaj biznesit dhe nxitja për rritjen ekonomike. A mendoni se Shqipëria ka kapacitetet institucionale dhe infrastrukturore për të përfituar maksimalisht nga ky plan?Ndërsa Shqipëria i ka kapacitetet për të bërë punimet në terren, për fazën e inxhinierisë, dizajnit teknik dhe të mbikëqyrjes fare mirë, kompanitë shqiptare mund të bashkëpunojnë me kompani inxhinierike europiane.Kjo formë bashkëpunimi sjell në Shqipëri përvojën më të mirë botërore në inxhinierinë e infrastrukturës – qoftë në rrugë, hekurudhë, porte apo transport ajror – së bashku me standardet e BE ku synojmë të anëtarësohemi në 2030.Në të njëjtën kohë, kompanitë shqiptare përfitojnë për të marrë përvojë, ekspertizë dhe për të krijuar partneritet me kompani lider në tregun europian, e cila do t’u duhet për të ardhmen dhe për projekte të tjera jo vetëm në Shqipëri.Rikujtoj faktin që është financimi i projekteve të infrastrukturës komponenti që kërkon vëmendje. Për mua nuk ka sens që ndërtuesit shqiptarë të mos kërkojnë të përfitojnë nga mundësitë financiare që ofron anëtarësimi i vendit me BE. Si mund të ndikojë plani në zhvillimin e sektorëve kyç, si energjia, logjistika, transporti, bujqësia dhe turizmi?Në energji dhe transport, ndikimi do të jetë i drejtpërdrejtë. Në bujqësi dhe turizëm pritet që lidhjet më të mira infrastrukturore dhe cilësia më e lartë e furnizimit me energji të përmirësojnë ofertën turistike të vendit.E shoqëruar me investime paralele ambicioze te kapitali njerëzor mbështetës, përfitimet do të jenë shumë më të mëdha.CDI nxit institucionet përkatëse t’u japin përparësi investimeve të qenësishme në projekte që mbështesin dhe zhvillojnë kapitalin njerëzor në vend.Nga ana tjetër, komponenti i reformave ndikon drejtpërdrejt në rrugëtimin e vendit drejt BE-së me synim anëtarësimin në 2030.                A ka ndonjë rrezik që fondet ose projektet e planit të mos përdoren në mënyrë efektive? Si mund të shmangen këto sfida?Rreziku ekziston dhe paraqitet kryesisht në zgjatje të afateve, mungesë konsultimesh për shkak të afateve, ndikimi i zgjedhjeve parlamentare në dinamikat e punës së administratës publike, në përshtatjen e kapaciteteve administrative dhe në rritje të kostove.Prandaj, ne insistojmë në një bashkëpunim më të strukturuar me partnerë ndërkombëtarë në fazat e planifikimit dhe të mbikëqyrjes së projekteve infrastrukturore.Duhet shtuar gjithashtu që vonesat dhe tejkalimi i kostove karakterizojnë projekte të ngjashme, ndonëse në një nivel krahasimisht shumë më të ulët, edhe në BE. Si është pozicionuar Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në përfitimin nga ky plan?Shumat e ndara nga Plani i Rritjes janë bërë sipas një formule të caktuar nga BE për çdo vend të Ballkanit. Përfitimi i Shqipërisë do të varet nga shkalla e thithjes së fondeve – BE ka vënë tre kategori kushtëzimesh – dhe nga avancimi i Reformave.CDI po ndërton një mekanizëm monitorimi specifik bazuar në përvojën e vendeve të BE-së dhe shpresojmë që ky instrument të kontribuojë sadopak në impaktin pozitiv të Planit të Rritjes. Çfarë ndryshimesh të mëdha priten në aspektin e integrimit europian nëpërmjet këtij plani?Më tepër se aspekti financiar (ekstra 80 milionë euro në vit), Plani i Rritjes duhet të jetë një ushtrim i mirë (ose stërvitje) për institucionet shqiptare për të qenë gati për anëtarësim dhe për të maksimizuar përfitimet nga qasja e institucioneve shqiptare dhe aktorëve të biznesit në politika të ndryshme të BE, instrumenteve financiare dhe programeve përkatëse, përpara anëtarësimit të vendit.Në vlerësimin tonë, ky është përfitimi më i madh nga Plani i Rritjes. Sa i përgatitur është sektori privat në Shqipëri për të shfrytëzuar mundësitë që ofron ky plan?Ne jemi duke biseduar me përfaqësues të shoqatave të biznesit për të pasuruar dhe për të përmirësuar informacionin në dispozicion të bizneseve shqiptare.Në optikën e anëtarësimit në 2030, ne parashikojmë një ortek informacioni, instrumentesh financiare, politikash, programesh, skemash mbështetjeje, rregulla e procedura, të cilat pritet të “godasin” ekosistemin e biznesit në vend.BE do të bëhet gjithnjë e më e pranishme në ekonominë e vendit dhe rregullat dhe institucionet kombëtare do të duhet të përshtaten.Ndërsa kompanitë e mëdha po fillojnë të ndërgjegjësohen për afatin e 2030, kompanitë e mesme dhe sidomos ato të vogla kanë ngelur mbrapa.                Si mund të monitorohet zbatimi i planit për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie?Çdo qeveri do të ketë mekanizmin e saj raportues në BE, elemente të të cilit do të jenë publike. Ndërkohë, CDI po ndërton një mekanizëm monitorimi dhe raportimi plotësues, i cili do t’u shërbejë nevojave të aktorëve të tjerë, përfshirë dhe bizneset.    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Plani me kushte i rritjes, 31 reformat e Shqipërisë

    Plani me kushte i rritjes, 31 reformat e Shqipërisë

    Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në vitin 2027, për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet për alokimin e tyre synojnë disa reforma që janë më të efektshme se sa vetë fondet. Ekspertët sqarojnë qëllimet e planit të rritjes dhe ndikimin e tij në ekonomi dhe në sundimin e ligjit. Në nëntor të vitit 2023, Bashkimi Europian miratoi një plan të ri rritjeje për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia) nëpërmjet të cilit synohet që në dekadën e ardhshme, ekonomia e Rajonit të dyfishohet me synimin për të reduktuar hendekun ekonomik me BE-në.Plani mbështetet nga një fond prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027, prej të cilit Shqipëria përfiton 922 milionë euro. Vendi ynë ka përfituar paraprakisht një shumë prej 64 milionë eurosh, ndërsa pjesa tjetër do të alokohet në bazë të zbatimit të një agjende reformash, e cila u miratua në tetor të vitit të kaluar nga Komisioni Europian.Kjo agjendë përfshin 31 reforma kryesore dhe disa investime të mbështetura nga 922 milionë euro financim. Gjithsej janë 143 piketa të lidhura me disbursimin e fondeve.Më shumë se mbështetja me fonde, ekonomia e Shqipërisë dhe ajo e Rajonit do të përfitojnë nga reformat strukturore, hapja e tregjeve dhe asistenca teknike që jep BE në sektorët kyçë të ekonomisë.Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit me fokus agjendën e integrimit, thotë se financimet për Shqipërinë nga Plani i Rritjes janë ndarë sipas një formule të caktuar nga BE për çdo vend të Ballkanit.Sipas tij, përfitimi i Shqipërisë do të varet nga shkalla e thithjes së fondeve. Z. Haçkaj shpjegon se suksesi i kësaj agjende varet nga koordinimi i fuqishëm ekzekutiv, kapacitetet e zgjeruara administrative dhe qasja gjithëpërfshirëse për zbatimin dhe monitorimin.Plani i ri i rritjes ekonomike të Rajonit është bazuar në katër shtylla që synojnë integrimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së, avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, thellimin e reformave në lidhje integrimin në BE.Gjithashtu synohet që të rriten financimet e paraanëtarësimit në funksion të përshpejtimit të konvergjencës socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor me BE-në.Reformat që duhet të ndërmarrë Shqipëria përfshijnë që nga përmirësimi i klimës së biznesit, lehtësimi i tregtisë rajonale, arsimi, teknologjia, të drejtat e njeriut, transparenca e buxhetit, dekarbonizimi etj.Agjenda e reformave për Shqipërinë është një material voluminoz prej 200 faqesh, në të cilën ndërmerren angazhime specifike në të gjitha fushat dhe sektorët në vend.Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit vëren se sektori privat nuk ka pasur interes për qasje në fondet dhuratë të BE-së, teksa investimet e fundit private të lajmëruara në infrastrukturën rrugore shqiptare po bëhen nëpërmjet PPP.Si pasojë, biznesmenët shqiptarë nuk po shfrytëzojnë faktin se duke filluar nga qershori 2024, BE bashkëfinancon me grant deri në 50% të kostos së një projekti infrastrukture transporti, shtoi ai.Plani i Rritjes në Shqipëri parashikon mbështetje financiare prej 922 milionë eurosh për një periudhë 4-vjeçare (shumë e cila u shtohet fondeve ekzistuese IPA), nga të cilat një e treta është dhuratë. Së bashku me fondet e IPA-s, shuma e fondeve nga BE si dhuratë (jo kredi) për vendin tonë në këtë periudhë shkojnë në 180 milionë euro në vit, thotë z. Haçkaj.Këto shuma planifikohen të kontribuojnë në bashkëfinancimin e projekteve të infrastrukturës në vend si Linja ajrore e re e transmetimit 400 kV Rrashbull (Shqipëri) – Arachtos (Greqi); Rehabilitimi i HEC-it të Vaut të Dejës; Hekurudha Kristalopigji/Greqi me Pogradecin; segmenti Stacioni hekurudhor Vlorë – Aeroporti i Vlorës (12 km), “Smart Labs”, etj.Këto projekte, kryesisht infrastrukturore do të vijnë nëpërmjet instrumentit të investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Pesë grupet e reformave që duhen kryer deri më 2027Nga plani i rritjes, të paktën 50% e 922 milionë eurove do të shkojnë për investime nëpërmjet Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).Sipas agjendës së planit të Rritjes, disbursimi i fondeve do të bëhet dy herë në vit, në bazë të përmbushjes së kushteve përkatëse. Nëse kushtet nuk përmbushen, fondet do të pezullohen ose do të ridistribuohen te partnerët e tjerë.Komisioni Europian e ka miratuar agjendën e reformave që do të zbatohen nga Shqipëria deri më 2027 dhe që synojnë realizimin e 5 objektivave kryesore. Në varësi të zbatimit të tyre do të akordohen edhe fondet prej 922 milionë eurosh ndaj vendit tonë.Më tepër se aspekti financiar (granti 80 milionë euro në vit), Plani i Rritjes duhet të jetë një ushtrim i mirë (ose stërvitje) për institucionet shqiptare për të qenë gati për anëtarësim dhe për të maksimizuar përfitimet nga qasja e institucioneve shqiptare dhe aktorëve të biznesit në politika të ndryshme të BE-së, instrumenteve financiare dhe programeve përkatëse, përpara anëtarësimit të vendit.Në vlerësimin tonë, ky është përfitimi më i madh nga Plani i Rritjes, thotë zoti Haçkaj.Objektivi i parë është rritja e konkurrueshmërisë dhe politikave ekonomike kombëtare. Ky objektiv përfshin disa nisma kryesore që nxisin klimën e biznesit dhe konkurrencës, duke kontribuuar kështu në rritjen ekonomike të vendit, nëpërmjet reformave si rritja e të ardhurave buxhetore dhe përmirësimi i sistemit tatimor.Reformat synojnë sigurimin e transparencës dhe efikasitetin e shërbimeve shtetërore të kadastrës, për investitorët dhe qytetarët dhe ofrimin e një politike gjithëpërfshirëse për përdorimin e tokës. Duhet të rritet transparenca e investimeve dhe përmirësimi i qeverisjes së ndërmarrjeve shtetërore dhe ndihmës shtetërore ndaj tyre.Duhet të përmirësohet korniza e investimeve dhe duhet të vendosen sistemet inteligjente të transportit dhe e-mallrave. Synohet promovimi i eksportit dhe ndërkombëtarizimi, duke përfshirë lehtësimin e eksporteve dhe tregtisë, zinxhirin e vlerës dhe rritjes, etj.Objektivi i dytë përfshin transformimin e arsimit për një fuqi punëtore të kualifikuar dhe të përgatitur nga ana dixhitale, të lidhura fort me zhvillimin e kapitalit njerëzor.Reformat kryesore për arritjen e këtij objektivi kanë të bëjnë me rishikimin e sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional për të përshtatur më mirë kërkesën për aftësi të tregut të punës. Do të përditësohen kurrikulat në arsimin fillor dhe të mesëm për kompetencat e të mësuarit.Duhet të përmirësohet Korniza Kombëtare e Kualifikimeve në përputhje me atë të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë (ESG).Përparojnë aftësitë dhe arsimin digjital për të rinjtë dhe infrastrukturën TIK për shkollat dhe universitetet publike. Forcohet efikasiteti i skemës së papunësisë, mjedisi i kërkimit dhe inovacionit.Objektivi i tretë është ndërtimi i një infrastrukturës digjitale të sigurt, tё qëndrueshme dhe të aksesueshme.Për të arritur këtë objektiv, parashikohen deri në 2027 disa nisma kryesore, që konsistojnë me përafrimin me rregulloren e BE-së për identitetin Digjital dhe zbatimin e e-Portofolit Digjital për shërbimet publike.Do të rritet siguria kibernetike, me standardet e BE-së dhe do të përmirësohet korniza për një infrastrukturë digjitale të sigurt dhe të qëndrueshme.Do të përmirësohet mjedisi i bizneseve inovative dhe mbështetja e nismave të bizneseve me potencial për tranzicionin e gjelbër dhe digjital, si dhe nxitja dhe rritja e sipërmarrjes inovative.Objektivi i katërt lidhet me avancimin e qëndrueshmërisë energjetike dhe integrimin e tregut rajonal me atë të BE-së. Reformat nën këtë objektiv konsistojnë në rregullimin gradual të tarifave ndaj çmimeve të tregut dhe në nxitjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme përmes zhvillimit të një plani ankandi transparent dhe konkurrues për energjinë e rinovueshme.Do të vendosen mekanizma për uljen e emetimit të karbonit.Objektivi i pestë lidhet me konsolidimin e shtetit të së drejtës. Masat që përfshihen nën këtë objektiv lidhen me fuqizimin e punës për parandalimin e korrupsionit dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe forcimin e kapacitetit institucional dhe kuadrit strategjik në fushën e parandalimit dhe luftës kundër drogave.Do të sigurohet një kornizë e besueshme dhe e qëndrueshme për të parandaluar dhe për të luftuar pastrimin e parave dhe do të konsolidohet pavarësia e llogaridhënies së sistemit të drejtësisë nëpërmjet transparencës.Synohet rritja e efikasitetit të sistemit të drejtësisë në të gjitha nivelet dhe parandalimi efektiv i korrupsionit. Synohet rritja e lirisë së shprehjes, në përputhje me standardet europiane. Ushtrimi i vështirë për RajoninPlani i rritjes së BE-së për Rajonin u përball me kritika për mungesën e vizionit strategjik dhe lidhjen e tij me instrumentin e procesit të anëtarësimit në BE.Ndërsa synohet të përshpejtohet ky proces, mekanizmat që drejtojnë një përshpejtim të tillë mbeten disi të paqarta, thuhet në një vështrim që i hodhi zbatimit të planit një vit me vonë, në nëntor 2024, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.Rëndësia e planit të rritjes, (Growth Plan – GP) është pranuar nga vendet e EJL6 dhe aktorë të tjerë në BE dhe rajon. Megjithatë, instrumenti ka marrë gjithashtu kritika të konsiderueshme. Plani është kritikuar kryesisht për mungesën e një vizioni të mirëpërcaktuar të zbatimit.Megjithëse zbatimi i reformave parashikohet për një periudhë trevjeçare (2024 – 2027), ai nuk i jep përparësi një reforme apo fushe politike specifike. Sipas CDI-së kjo mund të çojë në konfuzion në përcaktimin e prioriteteve ndërmjet reformave themelore të BE-së dhe atyre që synojnë përfshirjen graduale në tregun e vetëm të BE-së.Për më tepër, duke pasur parasysh përvojat e mëparshme të ngadalta dhe sfiduese, mbetet e pasigurt se si disa nga reformat e mëdha do të realizohen brenda afatit trevjeçar.Instrumenti i financimit RGF ndryshon nga IPA në mekanizmin e tij të pagesës dhe kushtëzimin e integruar. Në të gjitha vendet e EJL6, disbursimet kushtëzohen nga përfundimi dhe suksesi i reformavePër më tepër, për Kosovën dhe Serbinë, qasja në fondet e Planit të Rritjes kushtëzohet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe nga zbatimi i obligimeve që dalin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj dhe të gjitha Marrëveshjet e kaluara të Dialogut (përfshirë angazhimin në negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve).Në fund të vitit të kaluar janë miratuar agjendat e reformave për 5 vende të Rajonit. Lidhur me hartimin dhe zhvillimin e tyre, u parashikua të konsultoheshin axhendat e reformave.Raportet e përmbledhura nga Komuniteti i Organizatave Joqeveritare tregojnë se në Serbi mungon aksesi në listën e reformave. Shqipëria e prezantoi agjendën e reformave në BE përpara afateve të konsultimit me publikun.Vetëm një përmbledhje e kufizuar e titujve të reformave, duke përjashtuar detajet e plota si piketat, treguesit dhe kostot, u vu në dispozicion për konsultim nga Shqipëria. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, projektreforma ishte e padisponueshme për shkak mosmarrëveshjeve ndërqeveritare.Në Kosovë dhe Mal të Zi, konsultimet me Organizatat Joqeveritare janë bërë me minimumin e bashkëpunimit dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk pati asnjë konsultim zyrtar me OQF-të. Në vend të kësaj, u kryen konsultime sipërfaqësore në nivel ekspertësh me OSHC-të e përzgjedhura dhe akademinë. Fondet janë të pakta, vetëm 0.4% e PBB-së së RajonitNjë nga kritikat më të mëdha që Plani i Rritjes ka pasur nga Organizatat Joqeveritare është shuma e ulët e financimit.Plani i Rritjes ofron financim për Rajonin, me një grant vetëm 500 milionë euro në vit për të gjashtë vendet, që korrespondon me vetëm 0.3 – 0.4% të PBB-së vjetore të rajonit.Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim argumentoi se kjo shkallë e ndihmës financiare të BE-së nuk është përshtatur me nevojat e zhvillimit të rajonit dhe as nevojat e tij për konvergjencë me BE-në.Përveç kësaj, ka pasiguri në lidhje me kriteret që KE do të përdorë për të përcaktuar “përmbushje të kënaqshme” të kushteve të pagesës.Gjykata Europiane e Llogarive rekomandoi që KE të zhvillojë udhëzime për vlerësimin e përmbushjes së kushteve të pagesës, duke përfshirë edhe çdo ndryshim të mundshëm të kushteve të plotësuara më parë.Përveç kësaj, Gjykata gjithashtu këshilloi KE-në që të monitorojë në detaje objektivat e reformave për të parandaluar vendet e Ballkanit që të pretendojnë suksese pa kuptim.    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Plani i rritjes, 31 reformat e Shqipërisë

    Plani i rritjes, 31 reformat e Shqipërisë

    Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në vitin 2027, për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet për alokimin e tyre synojnë disa reforma që janë më të efektshme se sa…

  • Plani i rritjes, reformat më efektive se fondet

    Plani i rritjes, reformat më efektive se fondet

    Intervistë me Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, me përvojë në monitorimin e projekteve të integrimit, thotë se, më tepër se aspekti financiar (grante 80 milionë euro në vit), Plani i Rritjes është një ushtrim i mirë për institucionet shqiptare për të qenë gati për anëtarë…

  • Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore, pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve

    Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të Bosnje e Hercegovinës të shtunën, për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Si pasojë e reshjeve të shiut për disa ditë radhazi këtë javë, në pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës lumenjtë dolën nga shtrati.

    Në komunën e Kostajnicës, në perëndim të vendit, niveli i ujit të lumit Una i kaloi 450 centimetra.

    Gjendje e jashtëzakonshme u shpallë si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga përmbytjet edhe në Prijedor, raporton Radio Televizioni i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

    Administrata e qytetit njoftoi të shtunën se rreth 350 ndërtesa, banimi dhe ndihmëse, u prekën nga përmbytjet gjatë natës.

    Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Laktash, Gradishka dhe Çelinaq për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Niveli i ujit të lumit Ukrina në Derventa aktualisht është në rënie të lehtë. Masat emergjente të mbrojtjes nga përmbytjet janë ende në fuqi në qytet.

    Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.

    Mësimet janë pezulluar në shumicën e shkollave në atë pjesë vendit.

    Në fund të vitit të kaluar, Bosnja u përballë më vërshime vdekjeprurëse, kur 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut më 4 tetor.

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe bllokuar qasjen në disa fshatra./ REL.

  • BE: Në këtë fazë s’ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë nga Plani i Rritjes

    BE: Në këtë fazë s’ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë nga Plani i Rritjes

    Kosovës dhe Serbisë nuk do t’iu ndahen të holla tani për tani në fazën e para-financimit nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, tha të enjten zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.
    “Mund ta konfirmojë se në këtë fazë nuk ka para-financim për Serbinë dhe Kosovën”, tha Mercier për media.
    Mercier tha se ende nuk është bërë një vlerësim nëse Kosova dhe Serbia e kanë plotësuar parakushtin për të filluar të përfitojnë nga Plani i Rritjes 6 miliardë eurosh.
    Parakusht për Kosovën dhe Serbisë është edhe angazhimi i tyre në normalizimin e marrëdhënieve mes vete, përfshirë zbatimin e obligimeve nga dialogu që e lehtëson BE-ja.
    Por, së voni, Kosova dhe Serbia kanë thelluar mospajtimet, duke ia ndaluar vizitat zyrtarëve të njëra-tjetrës në vendet përkatëse. Kosova gjithashtu e ka akuzuar Serbinë për nuk ka “asnjë interes” për t’i normalizuar marrëdhëniet me të, pasi ajo protestoi ashpër ndaj vendimit të Kenias për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
    “Në këtë fazë s’mund të konfirmojë nëse parakushti është plotësuar apo jo. Do të shpjegohet kur të merret një vendim sa i përket para-financimit”, shpjegoi Mercier.
    Njoftimi i tij vjen disa ditë pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u bënë vendet e para të rajonit që përfitojnë nga pagesat e para-financimit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
    Më 25 mars, Shqipërisë iu ndanë 64.5 milionë euro, prej të cilave 30 milionë si kredi për mbështetje të reformave, dhe 34.5 milionë euro përmes Fondit të Ballkanit për Investime për infrastrukturë.
    Një ditë më parë, BE-ja ia lëshoi fondet Maqedonisë së Veriut në vlerë të 52.2 milionë eurove, prej të cilave 24.5 milionë do të shkojnë për buxhetin shtetëror për reforma, dhe 28 milionë për projekte infrastrukturore.
    Paketa e përgjithshme e Planit të Rritjes për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi – kap shumën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën prej vitit 2024 deri më 2027.
    Nga kjo shumë, 2 miliardë euro janë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.
    Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian.
    Sipas një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga kjo paketë. Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme. Pjesa prej 7% që do t’i paguhej si parafinancim, i bie të jetë rreth 61 milionë euro.
    Kosova nuk mund t’i pranojë këto fonde pa e ratifikuar marrëveshjen për kredi në Kuvend.
    Ajo është në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, për ta konstituuar Kuvendin e ri.
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pati thënë se Kosova pritet të përfitojë 950 milionë euro prej këtij plani – njëherësh fondin më të madh të ndarë ndonjëherë nga blloku për të, në një periudhë relativisht të shkurtër.
    Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard euro, ndërsa pagesa e parë do të ishte 111 milionë euro./ REL

  • Suedezët bojkotojnë dyqanet e ushqimeve për një javë si shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve

    Suedezët bojkotojnë dyqanet e ushqimeve për një javë si shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve

    Nga e hëna e 24 marsit në Suedi kanë nisur protestat e konsumatorëve, të cilët nuk do të bëjnë pazar gjatë gjithë javës në supermarkete si një formë proteste kundër rritjes së madhe të çmimeve të ushqimeve.
    Siç raporton gazeta britanike The Guardian, nisma është bërë virale falë postimeve në mediat sociale si Facebook, Instagram dhe TikTok, si dhe për t’u bërë një temë kombëtare dhe sigurisht një ngërç për politikën. Sipas vlerësimeve të agjencisë së Statistikave të Suedisë, kostoja vjetore për shpenzimet e një familjeje në vend – nga janari 2022 – u rrit në 30 mijë korona, ekuivalente me afërsisht 2,763 euro.

    Konsumatorët që synojnë t’i bashkohen kësaj forme mospajtimi mendojnë se rritja e çmimeve nuk është vetëm për shkak të tendencave të tregjeve, të kushtëzuara nga dinamika gjeopolitike dhe konfliktet tregtare, por edhe nga një lloj oligopoli i sektorit, ku konkurrenca është e dobët dhe për këtë arsye fitojnë avantazhe dhe të ardhura më të mëdha zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve.
    Nga ana tjetër, markat kanë përsëritur vazhdimisht se nuk kanë një ndikim të fortë në çmime si dhe arsyet e rritjes së tyre janë rritja e kostove për lëndët e para, për shkak të dëmtimit të mjedisit.

  • BE “zgjidh qesen”, Shqipëria merr këstin e parë

    BE “zgjidh qesen”, Shqipëria merr këstin e parë

    Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe shqiptarët duhet fillimisht të integrohen ekonomikisht. Në këtë drejtim, është Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor që pritet t’i japë “një dorë” vendit. Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” këstit të parë prej 64.5 milionë eurosh për Shqipërinë, nga të cilat 30 milionë janë kredi dhe 34.5 milionë grante.
    “Kështu që, besoj se kjo është një tjetër anë, shumë e qartë e faktit që ne jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar edhe nga negociatat, për t’u anëtarësuar në BE”, tha Rama. Shqipëria do mund të përfitojë deri në 1 miliardë euro grante dhe kredi për të financuar projekte nga i ashtuquajturi “Plani i ri i Rritjes së Ballkanit Perëndimor”.

    “Plani i Rritjes e ndihmon Shqipërinë për të arritur këtë qëllim dhe për ta afruar ekonominë shqiptare me atë të Bashkimit Evropian përpara se Shqipëria të bëhet anëtare. Ne po e mbështesim Shqipërinë që të konsolidojë shtetin e saj të së drejtës, të zhvillojë infrastrukturën, ekonominë e saj të gjelbër, kapitalin njerëzor dhe biznesin e saj privat”, Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Tiranë.
    Por në këmbim, Shqipëria duhet të vijojë reformat. Nga klima e biznesit, te kapitali njerëzor, energjia bashkë me tranzicionin digjital e me në thelb shtetin e së drejtës… janë këto pesë drejtimet në të cilat planifikohet të shtrihen reformat në tre vitet e ardhshme.
    “Ne e kuptojmë plotësisht madhësinë e kësaj mundësie historike, si dhe angazhimet e ardhshme, dhe jemi energjikisht të motivuar dhe të përgatitur për të vazhduar reformimin dhe përmbushjen e zellshme të kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”, u shpreh Majlinda Dhuka, ministre shteti dhe kryenegociatore e Shqipërisë me BE.
    Bazuar në dokumentin e “komisionit”, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë në dispozicion 6 miliardë euro, 2 prej të cilave grante dhe 4 kredi. Bashkimi Europian vlerëson se me vënien në dispozicion të këtyre parave, vendet e rajonit mund të rrisin ekonomitë e tyre me deri në 10 për qind, duke thithur edhe më shumë investime të huaja.