Tag: rritjen

  • Platforma e re e Kuvendit, Spiropali: Do të rrisë pjesëmarrjen dhe transparencën

    Platforma e re e Kuvendit, Spiropali: Do të rrisë pjesëmarrjen dhe transparencën

    Për ti dhënë më shumë zë e përfshirje qytetarëve në procesin e ligj-bërjes kryetarja e kuvendit Elisa Spiropli prezantoi platformën e konsultimit publik.

    Transparenca tha kryetarja Spipopali, është një ndër vlerat dhe standardet kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në Planin e ri Strategjik, 2025-2030.
    “Platforma e re do të jetë më e aksesusheme dhe më e përdorshme nga partnerët e Kuvendit, duke synuar rritjen e transparencës, rritjen e numrit të pjesëmarrësve në proces, dinamizmin e procesit të konsultimit, efikasitetin operacional, lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e burokracisë, rritjen e sigurisë dhe garantimin e konfidencialitetit të të dhënave, krijimin e kushteve për analiza më të thelluara, mundësimin e përdorimit të anketimeve, kategorizimin e përdoruesve sipas tipologjive, lehtësimin e komunikimit institucional, përdorimin më efektiv të rrjeteve sociale, inkorporimin më eficent të rezultateve të konsultimit në procesin ligjbërës dhe veprimtaritë e Kuvendit”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
    Kryetarja e kuvendit kërkoi  zgjerimin e spektrit të akteve ligjore që i nënshtrohen platformës së konsultimit publik, përfshi përshpejtimin e afateve kohore të procesit të konsultimit.

    Top Channel

  • Ilir Meta: Rama është kryetaksa më grabitqare për shqiptarë, ta heqim më 11 Maj

    Ilir Meta: Rama është kryetaksa më grabitqare për shqiptarë, ta heqim më 11 Maj

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në Facebook, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 Majit si një mundësi për të larguar qeverinë e Edi Ramës dhe për të ulur barrën e taksave për qytetarët shqiptarë.
    Sipas Metës, qeverisja aktuale është përgjegjëse për rritjen e pandalshme të taksave dhe tarifave, ndërsa programi ekonomik “Made in Albania” synon të sjellë ulje të ndjeshme të tyre, rritjen e të ardhurave për familjet dhe punësim të mirëpaguar.
    Meta ka paraqitur një listë masash konkrete, të cilat, sipas tij, do të çlirojnë ekonominë dhe do të ndihmojnë bizneset e vogla, profesionet e lira dhe investitorët e rinj. Ai ka ftuar shqiptarët të mbështesin këtë program duke votuar për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e ardhshme.

    Postimi i plotë:

    𝐌𝐞̈ 𝟏𝟏 𝐌𝐚𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐞𝐪𝐢𝐦 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐧, 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ “𝐡𝐞𝐪𝐢𝐦” 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐚𝐭!
    Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Në 12 vite ai ka patur vetëm një objektiv, grabitjen, korrupsionin, zhvatjen dhe rritjen e pandalshme të taksave e të tarifave dhe asgjësimin e shërbimeve për qytetarët.
    Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
    Duke votuar më 11 maj për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët në këtë mënyrë do të votojnë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, si dhe për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar.
    Ky program do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme duke:
    [✅] Ulur numrin e shkallëve të ndryshme tatimore.
    [✅] Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.
    [✅] Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.
    [✅] Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
    [✅] Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.
    [✅] Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milion lekë xhiro vjetore.
    [✅] TVSH do ulet në 15%.
    [✅] Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 përqind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.
    [✅] Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.
    [✅] Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet.
    [✅] Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.
    [✅] Akciza për birrën do jetë me dy fasho:
    600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.
    [✅] Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.
    [✅] Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.
    [✅] Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.
    [✅] Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë.
    [✅] Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.
    [✅] Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.
    [✅] Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa.
    [✅] Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.
    [✅] Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.
    [✅] Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.
    [✅] Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.
    [✅] Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.
    Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare.
    [✅] [🗳] [🇦🇱] VOTO ILIR METAJ në Qarkun Tiranë!
    [✅] [🗳] [🇦🇱] VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

  • Serbi, rritje e PBB-së me 3.9% në vitin 2024

    Serbi, rritje e PBB-së me 3.9% në vitin 2024

    Serbia regjistroi rritje reale të PBB-së prej 3.9% në vitin 2024, duke e bërë atë ekonominë e dytë me rritjen më të shpejtë në Europë pas Maltës, sipas raportit të fundit të Analizave dhe Prirjeve Makroekonomike (MAT).Raporti, i publikuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë dhe Instituti i Ekonomisë, citoi të dhënat e Eurostat që matin rritjen e PBB-së të vendeve europiane.Sipas zyrës …

  • ZRrE: Nuk është marrë ende vendimi për rritjen e tarifave të energjisë

    ZRrE: Nuk është marrë ende vendimi për rritjen e tarifave të energjisë

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka bërë të ditur se ende nuk është marrë një vendim për rritjen e tarifave të energjisë.
    “Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dëshiron të sqarojë opinionin publik se aktualisht nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë. Me qëllim që të sigurohet transparencë dhe të krijohet mundësia e një dialogu të hapur nga të gjitha palët e interesuara, ZRRE-ja ka vendosur të ndajë për konsultim publik Raportin Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.
    Ajo bën të ditur se edhe sot të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi raportin e publikuar të tyre.
    “Në kuadër të përpjekjeve për të garantuar një proces të hapur dhe transparent, ZRRE-ja fton të gjitha palët e interesuara – përfshirë konsumatorët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, që të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi raportin e publikuar deri më 28 mars. Ky proces është një mundësi për të siguruar që çdo vendim të marrë të bazohet në mendime të shumta dhe të ndihmojë në krijimin e një sistemi të drejtë dhe të balancuar për të gjithë”, thuhet tutje në njoftim.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • “Inflacioni mund të rritet”/ Guvernatori i BSH, Sejko: Rreziku nga “lufta tregtare”, mund të godasë ekonominë

    “Inflacioni mund të rritet”/ Guvernatori i BSH, Sejko: Rreziku nga “lufta tregtare”, mund të godasë ekonominë

    Tarifat tregtare të përshkallëzuara të SHBA me vendet e BE mund të prekin edhe ekonominë shqiptare.

    Ky rrezik u ngrit edhe nga guvernatori Gent Sejko në konferencën mbi vendimmarrjen e politikës monetare i cili theksoi se kjo politikë mund të rrisë inflacionin e vendit tonë.
    “Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet për momentin  neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion”, tha Sejko.
    Një lamërim i tillë vjen në një periudhë kur ekonomia shqiptare po performon në rritje sipas guvernatorit.
    “Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se është mbështetur në rritjen e konsumit dhe të investimeve të brendshme, si dhe në rritjen e eksportit të shërbimeve, ndërkohë që politika fiskale ka vijuar të qëndrojë në pozita konsoliduese dhe eksporti i mallrave vijon të shfaqë rënie. Zgjerimi i kërkesës agregate është shoqëruar me rritjen e punësimit, rënien e normës së papunësisë dhe vijimin e rritjes së pagave në sektorin privat.”
    Sipas tij rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme fiannciare, besimin për të ardhmen dhe kushtet e favorshme të kreditimit. Duke ju referuar situatës ekonomike, guvernatori njoftoi se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar.
    Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
    të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;
    të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%;
    të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.
    Rritja ekonomike e Shqipërisë në vijim pritet të mbetet solide, ndonëse më e ulët se tremujorët e mëparshëm.

    Top Channel

  • Sukses i jashtëzakonshëm në Parkun e Bletëve në Kreshpan të Fierit në rritjen e mbretëreshave

    Sukses i jashtëzakonshëm në Parkun e Bletëve në Kreshpan të Fierit në rritjen e mbretëreshave

    Dy bletarë shqiptarë, Ferdinant Muskaj nga Fieri dhe Luan Merdani nga Gjirokastra, kanë arritur një sukses të rrallë në industrinë e bletarisë duke prodhuar mbretëresha bletësh në muajin mars, një periudhë që zakonisht konsiderohet e pamundur për këtë proces.

    Zakonisht, shumimi i mbretëreshave realizohet në prill, por falë teknikave të avancuara dhe kushteve të favorshme në parkun e Kreshpanit në Fier, bletarët kanë arritur ta bëjnë këtë një muaj më herët. Ky zhvillim u mundëson bletarëve të forcojnë kolonitë e tyre më shpejt dhe të rrisin prodhimin e mjaltit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Sot është dita e verifikimit të parë dhe mbretëreshat tona kanë filluar të pjellin, duke konfirmuar suksesin e këtij eksperimenti. Kjo është një arritje e madhe për bletarinë shqiptare,” u shpreh Luan Merdani.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ky është një moment historik për bletarinë në jug të Shqipërisë, duke hapur mundësi të reja për zhvillimin e këtij sektori dhe rritjen e prodhimit të mjaltit në vend.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Tiranë, qeveria vendos të mbyllë TikTok-un një vit “për të rritur sigurinë e fëmijëve”

    Tiranë, qeveria vendos të mbyllë TikTok-un një vit “për të rritur sigurinë e fëmijëve”

    Qeveria vendosi sot të mbyllë 12 muaj TikTok-un, si pjesë e masave të përkohshme, siç u tha nga përfaqësues të saj, për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online, dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.

    Kryeministri Edi Rama shënoi në rrjetin X se ky vendim u mor pas një “konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër e mësues”, se është vendosur “një dialog shumë pozitiv me kompaninë”, e cila do të paraqesë në Tiranë sipas tij një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët edhe në gjuhën shqipe, dhe disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve.
    Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu tha pas mbledhjes së qeverisë se bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve përballë efekteve negative dhe nxitje të dhunës, që sjellin përmbajtjet e pakontrolluara në mjedisin digjital online.

    “Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok. Ky kufizim aksesi do të jetë për një periudhë 12 mujore, e cila do të na lejojë ne të gjithë kohën e nevojshme për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e platformës TikTok”, tha zonja Manastirliu.
    Autoritetet shqiptare kanë nisur tashmë komunikimin me përfaqësuesit e TikTokut, për masat filluar nga filtrat mbi moshën e aksesit në platformën TikTok, filtrat në lidhje me kontrollin prindëror si dhe për komunikimin në gjuhën shqipe, filtra, në përpjekje për të parandaluar sjellje të padëshiruara, për të pakësuar rreziqet, që vijnë përmes komunikimit në platformën e TikTok.

    Por ajo që për qeverinë është një masë për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e mjedisit digjital, nga ana tjetër është për opozitën një akt censure që merret në kulmin e fushatës zgjedhore.
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi thirrjen e një proteste kundër ndalimit të TikTokut në Shqipëri pas nëntë ditësh, ku do të kërkohet anullimi i vendimit të qeverisë për këtë platformë.
    “Me këtë akt censure të mbi një milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij”, tha zoti Berisha.
    Pas një konflikti mes disa të miturve 18 nëntorin e kaluar, mbeti i vrarë me thikë njëri prej tyre, 14 vjeçari Martin Cani. Ngjarja tronditi opinionin publik me një mori reagimesh e protestash.
    Dyshohet që konflikti të ketë nisur fillimisht në rrjetet sociale, ndaj qeveria ndërmori hapat ndaj TikTok-ut, por opozita thotë se të miturit nuk kishin llogari në këtë platformë dhe se qëllimi i vërtetë është frenimi i lirisë së shprehjes.
    Zyrtarët kanë pohuar se mbyllja e platformës TikTok është pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla, që parashikon vendosjen e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, dyfishim të oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe koordinimin e tyre me policinë e shtetit. /VOA

  • Mollët – Një Fakt Surprizues Rreth Tyre

    Mollët – Një Fakt Surprizues Rreth Tyre

    Ka arsye të panumërta se përpse një mollë në ditë mund të mbajë mjekun larg.

    Disa prej tyre janë humbja e peshës, forcimi i imunitetit, ulja e rrezikut ndaj kolesterolit dhe reduktimi i prekjes nga sëmundjet e zemrës.
    Por ekziston edhe një arsye tjetër, më pak e njohur, por po aq e rëndësishme: mollët kanë treguar se ndihmojnë në rritjen e baktereve “të mira” që jetojnë në sistemin tretës, duke përmirësuar shëndetin tuaj të mikrobiomës.
    Duke u mbështetur në kërkimet e fundit shkencore, AgroWeb.org, ju njeh më tepër me këtë vlerë të shtuar të mollëve.
    Së pari, çfarë është mikrobioma?
    Mikrobioma është një bashkësi bakteresh, kërpudhash dhe virusesh që jetojnë në trupin tuaj. Përqendrimi më i madh i këtyre mikroorganizmave ndodhet në sistemin tretës, ku ata janë përgjegjës për një numër të jashtëzakonshëm të funksioneve shëndetësore.
    Mikrobioma e sistemit tretës lidhet me gjithçka, duke filluar që nga gjendja juaj emocionale deri tek kontrolli i oreksit dhe i peshës tuaj.
    E vetmja mënyrë që mikrobioma mund të bëjë punën e saj për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm është duke mbajtur bakteret “e mira”  dhe bakteret “e këqija” në ekuilibër.
    Fatkeqësisht, studimet tregojnë se një regjim ushqimor i pasur me yndyrna të ngopura, sheqer dhe i varfër në bimë dhe fibra, mbështet rritjen e baktereve të këqija dhe shkatërron bakteret e mira. Rezultati është një sërë problemesh shëndetësore, që nga mbipesha deri tek shëndeti i dobët mendor.
    Si ndikojnë mollët në shëndetin i sistemit tretës?
    Mollët përmbajnë: polifenole dhe pektinë, një lloj fibrash probiotike që mund të kontribuojnë në shëndetin e organeve pjesë e sistemit tretës.
    Probiotikët janë përbërje që nxisin rritjen e baktereve të mira. Shumica e probiotikëve janë fibra me origjinë bimore, por kërkimet kanë zbuluar se disa antioksidantë polifenolë mund të kenë gjithashtu veti probiotike.
    Për të pasur më shumë përfitime shëndetësore nga mollët, sigurohuni që të kosumoni të gjithë frutin përfshirë edhe lëkurën. Lëkura është pjesa e mollës që përmban nivelet më të larta të fibrave probiotike.
    Gjithashtu nëse keni mundësi, bëni mirë të zgjidhni mollë organike. Një studim, në të cilin AgroWeb.org u bazua, zbuloi se mollët organike kontribuojnë në një mikrobiomë më të larmishme dhe të shëndetshme.
    Tani për tani, provat tregojnë që mollët mund të kenë një ndikim pozitiv në shëndetin e mikrobiomës, por ka ende kërkime për t’u bërë.
    Si përfundim, gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbështetur rritjen e mikrobeve të dobishme është të pasurit një regjim ushqimor të larmishëm./AgroWeb.org