Tag: rritja

  • Rritja e pensioneve nga 2026, Qori: E ulët dhe është hequr bonusi

    Rritja e pensioneve nga 2026, Qori: E ulët dhe është hequr bonusi

    Nga 1 janari pensionet do të rriten, një rritje e cila është parashikuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2026. Kreu i partisë ”Lëvizja Bashkë” Arlind Qori, thotë se rritja është shumë e ulët. Për të kjo është tallje me pensionistët, ndërsa theksoi se në vitin 2026 nuk do të ketë bonus për pensionistët.
    ”Rama ka hequr dorë nga bonusi i fundvitit. Në janar të 2026 pensionistët do të marrin një rritje të ulët. Bonusin që do të jepte në 2026 nuk do ta jap më. Në 2026 pensionistët do të marrin 300 lekë të reja më shumë në muaj, kjo është rritja sipas asaj që ka deklaruar qeveria.
    Në 2025 ka qenë edhe vit elektoral dhe ka dhënë dy bonuse, kurse për 2026 nuk do të ketë bonus. Rama thotë do japim kaq në 2026 në 2027 por ne duhet që të diskutojmë buxhetin për 2026, pra s’ka bonus dhe në vend të bonusit ka një rritje modeste të pensionit mujor. Kjo është tallje me pensionistët”.

  • A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj zbulon detajet: Do të varet nga rritja..

    A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj zbulon detajet: Do të varet nga rritja..

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të marrin bonus në fundvitin që vjen.
    Malaj tha se diçka e tillë nuk parashikohet në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, por theksoi se përcaktuese për bonusin e dhjetorit 2026 do të jetë rritja ekoniomike e vendit.
    “Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do japim bonusin”,- tha Malaj.

  • Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

    Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

    Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve të një shporte të caktuar mallrash është ulur lehtë në tetor, në 2.3%, nga 2.4% që ishte në shtator, sipas raportimeve të INSTAT.
    Megjithatë, jetesa është bërë më e shtrenjtë për të gjithë ata që kanë një shtëpi me qira, pagesat mujore të të cilës sa vijnë e rriten.
    INSTAT raportoi se rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,87 pikë përqindje. Krahasuar me muajin Tetor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,3 %.
    Sipas një artikulli të mëparshëm të Monitor, Kërkesa e shtuar për strehim nga familjet që kanë shtyrë blerjen e një apartamenti, për shkak të çmimeve të larta, së bashku me zgjerimin e strukturave të qirasë ditore, që ka reduktuar ndjeshëm stokun e pronave të disponueshme, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të qirasë afatgjatë edhe në vitin 2025, kryesisht në kryeqytet, por edhe në zonat e tjera bregdetare.
    Rritja më e lartë deri në 30% arrin në zonat afër qendrës, që parapëlqehen për qiratë ditore. Sot, të gjesh një apartament me qira nën 400 euro brenda vijës së verdhë të ndërtimit në Tiranë është tepër e vështirë.
    Së fundmi, edhe në raportin e publikuar nga “Deloitte”, ku analizohet tregu i pasurive të paluajtshme për 28 shtete europiane, dhe në të cilin Shqipëria u përfshi për herë të parë, thuhet se të ardhurat totale nga qiratë në vitin 2024 arritën afërsisht 350 milionë euro, me rritje prej rreth 10% krahasuar me vitin e mëparshëm.
    “Rritja e kërkesës nga turizmi afatshkurtër çoi në shtrenjtimin e qirave me 20% në fund të vitit 2024, me apartamente njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që jepen me 500 – 800 euro në muaj (rreth 8–12 euro për metër katror)”, theksohet në raport.
    Si gjithmonë edhe ushqimet e pijet joalkoolike, që zënë rreth 40% të shpenzimeve të një familjeje kanë vijuar rritjen. INSTAT njofton se ndikimi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” në inflacion ishte +0,55 pikë përqindje.
    Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.
    Rritet dhe argëtimi
    Sipas INSTAT, krahasuar me muajin Tetor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,3 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1 %, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 %, “Shërbimi arsimor” me 2,0 %, “Veshje dhekëpucë” me 1,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,6 %, “Komunikimi” me 1,1 %, “Shëndeti” dhe “Transporti” me 0,5 % secili.
    Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 4,9 %, pasuar nga nëngrupet “Qumësht, djathë dhe vezë” me 4,2 %, “Mish” me 2,9 %, “Peshk” me 2,5 %, “Bukë dhe drithëra” me 0,3%.

  • Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë, PL: Pasojë e keqqeverisjes

    Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë, PL: Pasojë e keqqeverisjes

    Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë, Arla Merja tha sot në një deklaratë për mediet se rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë nga bashkia e Kamzës, është pasojë e keqqeverisjes dhe mungesës së vizionit.
    Përfaqësuesja e PL-së u shpreh se “në vend që të përmirësojë cilësinë e transportit publik, bashkia Kamëz ka zgjedhur të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve.

    Autobusët që qarkullojnë në linjat Kamëz–Tiranë janë të amortizuar, shpesh pa ajër të kondicionuar, me ndenjëse të dëmtuara dhe kushte të papranueshme higjienike. Udhëtimi me to është lodhje dhe poshtërim për qytetarët që çdo mëngjes përpiqen të arrijnë në punë apo në shkollë”.

    “Në vend të rritjes së tarifave, duhej të kishte investime në infrastrukturë, në rrugë dytësore dhe linja alternative, në orare të sakta dhe kontrolle të rregullta mbi cilësinë e shërbimit. Por sot, në Kamëz, qytetari paguan më shumë për të marrë më pak”, tha Merja.

  • “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama: Do të arrijë në 700 euro

    “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama: Do të arrijë në 700 euro

    Kryeministri EdI Rama e nisi podcastin e tij “Flasim” me rritjen e pagës minimale, deri në fund të mandatit të partisë Socialiste.
    Ai u shpreh se paga minimale do të arrijë deri 700 euro, teksa u ndal edhe tek kostot e sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat.

    ““Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. 
    Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, kështu deklaroi kryeministri Rama. 
     
     

  • “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    ““Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro.
    Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, kështu deklaroi kryeministri Rama.
    Vijon…

    Top Channel

  • Rritje pagash në administratë, qeveria hap “thesin”, ja sa do të rriten rrogat për mësuesit, infermierët dhe policët…

    Rritje pagash në administratë, qeveria hap “thesin”, ja sa do të rriten rrogat për mësuesit, infermierët dhe policët…

    Rigels Seliman
    Punonjësit e administratës, qoftë në nivel qendror apo vendor, për herë të parë do të përfitojnë nga indeksimi i pagës me 2.5%. Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale shpjegoi edhe se si do të jetë rritja për secilën kategori, ndërsa theksoi se krahas indeksimit, nga muaji janar paga minimale në vend do të rritet nga 40 mijë lekë të rinj në 50 mijë lekë të rinj. Kryeministri Rama thotë se rritja do të reflektojë ndjeshëm sipas tij tek paga mujore për 10.600 punonjës shërbimi. “10 600 punonjës shërbimi do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Specialistët e administratës publike 5 mijë lekë të reja në muaj. Mësuesit 3 mijë lekë në muaj”, theksoi dje Rama.
    Kjo faturë vetëm për vitin 2026 do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 100 mln euro, ndërsa kryeministri Rama thotë se korrektimi i pagave do të bëhet çdo vit në bazë të vlerës së inflacionit. “Fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë nivel qendror apo vendor, të cilit do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një praktikë e re pagash që kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë i shton gati 100 mln euro qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerësve të të gjitha kategorive shoqëror”, u shpreh ai.
    Detajet
    Rritje si pasojë e kësaj skeme të re, pra reflektimit që sjell rritja e pagës minimale dhe indeksimi i përvitshëm, do të përfitojnë edhe bluzat e bardha. Sektor për të cilin, bashkë me policinë, do t’u llogaritet edhe vjetërsia në punë. “Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë, përveç indeksimit vjetor, do të fillojë dhe llogaritja e vjetërsisë në punë. Si mesatare për mjekët e përgjithshëm, nga 131 700 lekë në 143 500 lekë të reja në muaj. Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të të reja në muaj. Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92 500 lekë në muaj.
    Po ashtu dhe për punonjësit e policisë, përveç indeksimit do të ketë rritje për vjetërsinë në punë. Për gradat më të ulëta përkthehet në rritje mesatare me 5 mijë lek të reja në muaj. Për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vite, sipas gradave, për inspektorët e thjeshtë nga 80500 në 84500 lekë të reja plus shtesa që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja. Për nënkomisarët nga 95500 në 101 mijë lekë të reja, plus shtesa shkon në 116 mijë lekë të reja. Për komisarët nga 105 000 mijë në 110 600 mijë shkon në 125 600 lekë të reja”, nënvizoi kryeministri Rama. Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi edhe rritjen e pensioneve të detajuar në buxhetin e vitit 2026-të.
    Pagat për sektorin publik
    10 600 punonjës shërbimi + 10 mijë lekë/muaj
    Specialistët e administratës publike + 5 mijë lekë/muaj
    Mësuesit + 3 mijë lekë/muaj
    Pagat në sektorin shëndetësor
    Mjekët e përgjithshëm nga 131.700 në 143.500 lekë/muaj
    Mjekët në spitale nga 174.000 në 186.000 lekë/muaj
    Infermierët nga 87.000 në 92.500 lekë/muaj
    Pagat për punonjësit e policisë
    Inspektorët nga 80.500 në 84.500 lekë/muaj
    Nënkomisarët nga 95.500 në 101.000 lekë/muaj
    Komisarët nga 105.000 në 110.600 lekë/muaj
    Drejtuesit e thjeshtë nga 130.500 në 141.450 lekë/muaj