Tag: rritja

  • “Jemi opozita e vërtetë”, Shehaj prezanton programin: Qëllimi ynë rritja ekonomike dhe përgjysmimi i taksave

    “Jemi opozita e vërtetë”, Shehaj prezanton programin: Qëllimi ynë rritja ekonomike dhe përgjysmimi i taksave

    Këtë të Dielë, ka hapur fushatën elektorale Partia Mundësia. Kreu i kësaj force politike Agron Shehaj theksoi në Pallatin e Kongreseve se ajo ide që lindi me 10 persona, sot numëron qindra mijëra mbështetës në gjithë Shqipërinë.
    “Nuk ka dyshim se ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por sot ne mund dhe duhet të ndryshojmë të ardhmen. Në fillim ishim 10 vetë me një ide që dukej e çmendur. Shiko sa shumë jemi në këtë sallë, me qindra mijëra në gjithë Shqipërinë!”, tha Shehaj.
    Shtoi se kjo parti e ka planin të qartë, me një luftë frontale ndaj korrupsionit dhe përmirësimin radikal të klimës së biznesit.
    “Një shtet që nuk rëndon mbi qytetarët, i jep mundësinë çdo individi të lulëzojë. Një shqiptar i lumtur ështrë një shqiptar i pasur dhe i lirë. Lufta kundër korrupsionit është jetike. Drejtësia është shtylla kryesore e shoqerisë, rritja ekonomike çelësi i zgjidhjes së problemeve”, tha ai.
    Tha se mbështetja ndaj SPAK do të jetë absolute, në mënyrë që të vijohet me ndëshkimin e kujtdo që është përfshirë në korrupsion. “Ne jemi opozita e vërtetë, e sistemit! Ne jemi e vetmja opozitë e vërtetë”, përfundoi Shehaj.

  • Rritja e çmimeve dhe shtrenjtimi i jetës së qytetarëve, Rama: Po përpiqemi të gjejmë instrumente për ‘kanalizimin’ e tregut

    Rritja e çmimeve dhe shtrenjtimi i jetës së qytetarëve, Rama: Po përpiqemi të gjejmë instrumente për ‘kanalizimin’ e tregut

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv komenton edhe rritjen e çmimeve, të cilat shihen edhe si një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve shqiptarë në sondazhin e Report Tv me institutin Piepoli. Rama thotë se kjo është një situatë në gjithë botën dhe Europën, por thekson se po punohet për të gjetur rrugën e duhur për të vënë në funksion disa instrumente, por thekson se në asnjë mënyrë nuk mund të jenë instrumente të imponimit të çmimeve nga shteti.
    “Çmimet e larta janë një çështje që lidhet me sistemin që kemi zgjedhur, dihet që në vendin tonë dhe në vendet si i ynë ky funksionin ekonomia e tregut shteti nuk mund të jetë përcaktues i çmimeve. Jemi duke parë çfarë po bëjnë vendet e tjera, jemi duke përpunuar disa ide për të vënë në funksion disa instrumente që nuk janë dhe nuk mund të jenë instrumente të imponimit të çmimeve nga shteti, por janë instrumente që mund ta kanalizojnë tregun në një formë të atillë që të jetë më mirëkuptues ndaj konsumatorit. Është një moment i gjithë Europës, botës, por po flasim për Europën dhe rajonin, ku rritja e çmimeve po karakterizon tregun. Edhe ne po përpiqemi të gjemë rrugët, por të japësh receta elektorale, magjike nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj”, tha Rama.

  • Rritja e energjisë elektrike me 16%, protestë në Prishtinë: Do ta dërgojmë vendimin në gjykatë

    Rritja e energjisë elektrike me 16%, protestë në Prishtinë: Do ta dërgojmë vendimin në gjykatë

    Enti Rregullator i Energjisë në Kosovë ka miratuar zyrtarisht rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e çuar atë nga 7.79 cent në 8.96 cent për kilovat, një rritje prej 16%. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të zhvilluar të premten në Prishtinë, ku anëtarët e bordit votuan unanimisht në favor të këtij ndryshimi.
    Zyra e Rregullatorit ka argumentuar më herët se rritja është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të brendshëm, rritjes së konsumit dhe varësisë në importin e energjisë, i cili blihet me çmime më të larta në tregjet ndërkombëtare.
    Vendimi është pritur me protesta nga shoqëria civile, e cila zhvilloi një demonstratë paralelisht me mbledhjen e bordit. Aktivistët kërkuan anulimin e vendimit dhe paralajmëruan veprime të mëtejshme, përfshirë dërgimin e çështjes në gjykatë.
    Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur kundërshtimin e saj të hapur ndaj rritjes së çmimit, duke theksuar se kjo masë rëndon qytetarët në një kohë të vështirë ekonomike.
    Kjo rritje e re pritet të ndikojë drejtpërdrejt në faturat e familjeve dhe bizneseve, në një kohë kur inflacioni dhe kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm. Vendimi ka hapur një debat të gjerë publik mbi menaxhimin e sektorit energjetik dhe nevojën për politika më të qëndrueshme energjetike në Kosovë.

  • Tarifat e SHBA do të ndikojnë ekonominë e Eurozonës më shumë se sa parashikohej

    Tarifat e SHBA do të ndikojnë ekonominë e Eurozonës më shumë se sa parashikohej

    Rritja ekonomike e Eurozonës mund të bjerë shumë më tepër nga ndikimi i tarifave tregtare të SHBA-së, sesa u vlerësua fillimisht nga Banka Qendrore Europiane dhe trazirat mund të ulin inflacionin në afatshkurtër.Kjo mund të lërë ekonominë e bllokut në stanjacion dhe të shuajë shpresat për një rimëkëmbje, që ishte në rritje kohët e fundit.BQE muajin e kaluar parashikoi se një luftë tregtare do të hiqte 0.5 pikë përqindje nga rritja ekonomike e Eurozonës në vitin e parë dhe do të rriste shkurtimisht çmimet me përmasa të ngjashme, nëse Bashkimi Europian do të hakmerrej.Por tarifat aktuale nga Presidenti Donald Trump janë shumë më të dëmshme sesa modelet e vlerësuara dhe stafit të BQE-së i është kërkuar të përgatisin përllogaritje të reja, për t’u diskutuar nga politikëbërësit në takimin e 17 prillit.Të gjithë ranë dakord se vlerësimi 0.5 pikë përqindjeje është shumë i ulët tani dhe ndikimi mund të jetë më i madh se 1 pikë përqindje – gjithashtu për shkak të rritjes së pasigurisë dhe uljes së besimit. Kjo në thelb do të zhdukte të gjithë rritjen ekonomike, pasi blloku parashikohet të zgjerohet vetëm me rreth 1% këtë vit.Një aktivitet i tillë i ngadaltë ekonomik mund të shtyjë inflacionin në rënie dhe jo në rritje. Por disa argumentuan se fragmentimi më i madh në tregtinë globale, mund të rezultojë në inflacion më të lartë strukturor më tej.Çmimet e energjisë janë ulur, euro po forcohet dhe yield-et e obligacioneve të korporatave janë rritur, të gjitha duke kontribuar në një ngadalësim të inflacionit. Përveç kësaj, tregjet ndërkombëtare, duke përfshirë mënyrat e supozuara të sigurta, si bonot e thesarit e SHBA-së, janë duke përjetuar trazira dhe pasiguri.Këta faktorë mund të shtojnë mundësinë për një tjetër ulje të normës së interesit javën e ardhshme.Një listë e gjatë e politikëbërësve kanë mbështetur tashmë një ulje të normës në komentet publike dhe vetëm një, Robert Holzmann i Austrisë, është kundër..Turbullirat e tregut nuk po dëmtojnë politikën monetare, ndaj nuk është diskutuar për ndonjë masë për përmirësimin e likuiditetit apo fluksit të kredisë.Disa burime gjithashtu thanë se nuk kishte asnjë diskutim për rihapjen e debatit, mbi blerjet e bonove dhe obligacioneve të BQE-së. Banka tani po lejon që obligacionet e blera gjatë stimulit të mëparshëm të skadojnë, duke tkurrur gradualisht bilancin e saj dhe duke tërhequr likuiditetin nga sistemi financiar.Burimet thanë se kjo politikë mbetet e përshtatshme dhe do të vazhdojë./ ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave”, Dash Shehi zbardh planin e ‘Djathtas për Zhvillim’: Mjafton mos të vidhet dhe…

    “S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave”, Dash Shehi zbardh planin e ‘Djathtas për Zhvillim’: Mjafton mos të vidhet dhe…

    Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25% e pagave, e cila është edhe një nga pikat e programit të formacionit të tij politik.
    Përmes një videoje të shpërndarë me rrjetet sociale, Shehi tha se mjafton të vidhet më pak nga zyrtarët e qeverisë, ose të mos vidhet fare dhe sipas tij, rritja e pagave është lehtësisht e realizueshme.
    “S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave, mjafton të mos vjedhësh dhe realizohet! Kështu që në 11 maj votoni koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ me numrin 9 dhe emrin Dashamir Shehi në fletën e votimit”, ka shkruar Shehi krah videos.
    Shehi në video është shprehur gjithashtu se qeveria aktuale nuk i rrit pagat, pasi sipas tij, te rrogat dhe pensionet nuk ka shumë hapësirë për të bërë korrupsion. Sipas Shehit, korrupsioni është më i mundur te dhënia e tenderave për ndërtimin e veprave të ndryshme.

  • SYRI TV/ Elbasan, rriten çmimet e bie konsumi, qytetarët: Pensioni s’na del as për ilaçe

    SYRI TV/ Elbasan, rriten çmimet e bie konsumi, qytetarët: Pensioni s’na del as për ilaçe

    Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, apo edhe perimeve dhe zarzavateve ka detyruar qytetaret në Elbasan të blejnë më pak. Ata thonë se me pensionin dhe pagat që marrin nuk u dalin as për ilaçe, e jo më për të marrë produkte si veza dhe mishi që kanë pësuar rritje.

    Rritja e çmimeve por edhe frika per ushqime të pa sigurta ka ulur konsumin në qytetin e Elbasanit. Qytetarët shprehen se së fundmi rritja e çmimit te vezëve brenda ditës, apo edhe për mishin i  ka detyruar që të blen më pak, teksa mishin ta zëvëndësojnë në tryezë me zarzavate, pasi pensioni që marrin, apo edhe paga nuk u del të blejnë ushqime të shtrenjta.

    Por një tjetër problem që i ka shqetësuar së fundmi blerësit në Elbasan është siguria e ushqimeve. Teksa mishi i pulës ka rezultuar me salmonelë dhe frutat me pesticide, qytetarët i kërkojn institucioneve marrjen e masave, si dhe rritjen e kontrolleve ndaj ushqimeve.

     

  • Kredia dhe shpenzimet e qeverisë rrisin ofertën e lekut në nivelin më të lartë nga 2021

    Kredia dhe shpenzimet e qeverisë rrisin ofertën e lekut në nivelin më të lartë nga 2021

    Oferta e monetare e lekut u rrit më tej në janar, në nivelin më të lartë në tre vite e gjysëm.Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit janar, rritja vjetore e agregatit monetar M2 arriti në 9.4%, niveli më i lartë që prej korrikut 2021.Agregati monetar M2 përbëhet nga paraja jashtë bankave dhe depozitat bankare në lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë. Një rritje më e shpejtë e agregatit M2 tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare.Rritja me ritme të përshpejtuara e këtij treguesi vlerësohet se ka ardhur nga rritja e shpejtë e kreditimit prej sektorit bankar, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për të frenuar forcimin e monedhës vendase, por, së fundmi, edhe nga shpenzimet e mëdha të qeverisë, të përqendruara në muajin dhjetor 2024.Fillimi i vitit 2022 pati shënuar edhe kthesën e kahut të politikës monetare, pas rreth një dekade kur ajo kishte lëvizur gjithmonë në kahun stimulues, vetëm me ulje të normës bazë të interesit. Prej atij momenti, rritja e agregatit M2 u ngadalësua ndjeshëm.Por, gjatë vitit të kaluar, oferta monetare e lekut ka nisur të zgjerohet me ritme më të larta. Kjo përkon edhe ndryshimin e kursit të politikës monetare të Bankës Qendrore. Në muajin korrik 2024, Banka e Shqipërisë iu kthye uljeve të normës bazë të interesit, duke e ulur fillimisht në 3% dhe më pas në 2.75%, në muajin nëntor.Normat e ulëta të interesit, ecuria e mirë e ekonomisë reale dhe e bilanceve të sektorit bankar kanë nxitur një përshpejtim të ritmeve të rritjes së kredisë.Portofoli i kredisë për ekonominë, i matur si tepricë, në fund të janarit arriti vlerën e 840.9 miliardë lekëve. Me bazë vjetore, portofoli total i kredisë ishte në rritje me 13.5%, duke ruajtur ritme të ngjashme të rritjes me ato të fundit të vitit të kaluar.Faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në rritjen e ofertës së lekut kanë qenë edhe operacionet e blerjes së valutës nga Banka e Shqipërisë. Për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit euro-lek, Banka e Shqipërisë ka kryer blerje të vazhdueshme të valutës në tregun e brendshëm deri në fund të dhjetorit 2024Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2024 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej më shumë se 542 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Blerjet e mëdha të euros kanë sjellë paralelisht edhe rritje të injektimit të lekut në ekonomi, duke ndikuar zgjerimin e bazës monetare të lekut.Në fakt, rritja e ofertës së lekut besohet se ndikoi në rritjen e lehtë të kursit të këmbimit Euro-Lek në fund të muajit janar. Gjatë shkurtit dhe pjesës së parë të marsit euro qëndroi në nivele pak më të larta krahasuar me fundin e 2024, ndërsa në ditët e fundit po shfaq tendenca të reja rënëse, duke zbritur sërish poshtë 99 lekëve. / E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, rritja mund të kthehet në bumerang

    Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, rritja mund të kthehet në bumerang

    Plani trevjeçar i rritjes së pagave ka sjellë zhvendosje në nivelin e pagave në sektorin publik. Në tremujorin e fundit të 2024-ës, grupi më i madh i punonjësve ishte ai me paga bruto 60.001-95.000 lekë (24.6%). Ndërkohë, përqindja e të punësuarve me pagë minimale ra në 14.2%, nga 26% një vit më parë. Rritje pati edhe në kategoritë me paga më të larta, sidomos mbi 120.000 lekë në muaj, që arriti 14.1% të totalit.
    Paga mesatare mujore bruto u rrit me 11.2% në 83.401 lekë në tremujorin e fundit të 2024-ës. Rritja ishte më e theksuar në sektorin publik (+14.3%), duke arritur në 100.400 lekë, ndërsa në sektorin privat paga mesatare u rrit me 9.5%, duke arritur në 76.000 lekë.
    Qeveria synon që paga minimale të arrijë në 500 euro në 2026-ën, por rritja e pagave pa produktivitet mund të ndikojë negativisht, duke rritur kostot e prodhimit dhe ulur konkurrueshmërinë. Ndërmjet 2022-2023, rritja e pagës minimale shkaktoi largimin e klientëve të huaj nga industria përpunuese. Pavarësisht rritjeve, Shqipëria mbetet vendi me pagat më të ulëta në Ballkan dhe Evropë
     

  • Papunësia arrin në nivelin 6.3% në Gjermani

    Papunësia arrin në nivelin 6.3% në Gjermani

    Papunësia në Gjermani u rrit në muajin mars me 26,000 vetë – rritja më e lartë mujore kjo që nga tetori i vitit 2024. Rritja i tejkalon shumë parashikimet e analistëve.

    Tregu i punës në Gjermani tregoi në mars shenja të reja tensionimi, pasi papunësia u rrit ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe mujore që nga tetori i vitit 2024.

    Numri i të papunëve u rrit me 26,000 vetë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 2.92 milionë, njoftoi të premten Zyra Federale e Punës. Shifra i tejkaloi prognozat e analistëve, të cilët kishin parashikuar një rritje të papunësisë me 10,000 vetë.

    Në këtë mënyrë niveli i papunësisë arriti në 6.3%, nga 6.2% që ishte një muaj më parë.

    Rimëkëmbja e pranverës më e ngadaltë

    “Muaji mars shënon fillimin e së ashtuquajturës rimëkëmbje pranverore në tregun e punës. Megjithatë këtë vit rënia ekonomike po e ngadalëson dukshëm atë,” tha Andrea Nahles, drejtuese e Agjencisë Federale të Punësimit.

    Gjermania, e cila ka përjetuar për dy vite radhazi tkurrje ekonomike, është ende duke u përballur me dobësi të vazhdueshme, veçanërisht në prodhimin industrial.

    Rritja e tarifave doganore nga SHBA-ja

    Sfidat ekonomike të Gjermanisë janë më të dukshme në sektorin e saj kyç të automjeteve, në të cilin kompani si Volkswagen, po shkurtojnë vende pune për shkak të rënies së kërkesës.

    Presioni u shtua edhe më tej këtë javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife prej 25% për automjetete importuara, vendim që pritet të godasë rëndë prodhuesit gjermanë.

    Pak kërkesë në tregun e punës

    Agjencia Federale e Punësimit njoftoi se krahasuar me marsin e vitit të kaluar numri i vendeve të lira të punës ka rënë ndjeshëm. Këtë vit ka pasur 64,000 më pak vende të lira pune krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar që tregon për një kërkesë të ulët për fuqi punëtore.

    Në dhjetëvjeçarin e fundit papunësia ka mbetur nën nivelin 3 milionë, por tendecat aktuale të bëjnë të mendosh se kjo mund të ndryshojë së shpejti./DW

  • Sondazhet e reja/ Donald Trump, më i pëlqyer se në mandatin e parë presidencial

    Sondazhet e reja/ Donald Trump, më i pëlqyer se në mandatin e parë presidencial

    Donald Trump është më i pëlqyer tani sesa ishte në të njëjtën pikë në mandatin e tij të parë, sipas sondazheve të reja.

    Rritja e popullaritetit të Donald Trump në këtë fazë të karrierës së tij politike është domethënëse sepse tregon qëndrueshmërinë dhe tërheqjen e tij, pavarësisht përballjes me sfida të shumta, duke përfshirë betejat ligjore dhe inflacionin. Kjo rritje e mbështetjes tregon se ai ka një bazë të fortë votuesish që vazhdojnë ta mbështesin atë.

    Sondazhi i fundit i Gallup, i kryer nga 3 deri në 16 mars midis 1002 të rriturve, tregon se Trump është përmirësuar në vlerësimet e tij të miratimit që nga mandati i tij i parë. Në përgjithësi, 45 përqind e amerikanëve tani e miratojnë performancën e Trump, nga 42 përqind gjatë mandatit të tij të parë në 2017-një rritje modeste prej 3 pikë përqindjeje. Sondazhi kishte një diferencë gabimi prej ± 2 pikë përqindjeje.

    Sondazhi i Newsweek tregon gjithashtu se Trump është më popullor tani sesa ishte gjatë mandatit të tij të parë, sipas sondazhit të Gallup. Gjurmuesi tani tregon se vlerësimi i tij i miratimit tani qëndron në 47 për qind, ndërsa 50 për qind nuk e miratojnë.

    Sondazhi i RealClearPolitics tregon se vlerësimi i miratimit të Trump aktualisht qëndron në 48 për qind, ndërsa 49 nuk e miratojnë. Kjo e bën atë më popullor se sa ishte në të njëjtën pikë në 2017, kur vlerësimi i tij i pëlqimit ishte 42 për qind, ndërsa vlerësimi i mosmiratimit të tij ishte 52 për qind, duke i dhënë atij një vlerësim neto të miratimit prej -10 pikë.

    Sondazhi i Gallup sugjeron se rritja e popullaritetit të Trump është kryesisht e nxitur nga rritja e mbështetjes nga burrat, amerikanët zezakë, hispanikët dhe votuesit e Gen Z.

    Ndërsa burrat kanë favorizuar tradicionalisht republikanët , rritja e vlerësimit të miratimit të Trump midis amerikanëve zezakë, hispanikëve dhe votuesve të Gen Z është e dukshme sepse këto grupe kanë formuar historikisht një pjesë kyçe të bazës së Partisë Demokratike.