Tag: rritet

  • “PD nuk mbështet ‘paqen fiskale’”/ Berisha deklaratë: Narkoshteti, vorbulla e zezë që po përpin shqiptarët

    “PD nuk mbështet ‘paqen fiskale’”/ Berisha deklaratë: Narkoshteti, vorbulla e zezë që po përpin shqiptarët

    Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD nuk e mbështet ‘paqja fiskale’, të cilin ai e quajti amnistinë fiskale. Në një dalje për mediat, Berisha tha se me ketë lëvizje legalizohen paratë e pista të trafikut të drogës.
    “Unë nuk mbështes amnistinë. PD nuk mbështet amnistinë në kuadrin ligjor që ka sjellë Edi Rama. Ky është qëndrimi i PD. Por nëse amnistia ndodh, ti nuk mund të përjashton. Se ai ka shkuar në gjykatë dhe tjetri nuk ka shkuar në gjykatë ti smund të përjashtosh. Unë nuk konceptoj se pse mund të përjashtohet ai që ka shkuar në gjykatë me këtë që ka shkuar në gjykatë, për të kërkuar një të drejtë. Nuk mund të jetë kurrë vetëm një kompani. Të garantoj se në gjykatë janë me qindra kompani.
    Por nëqoftëse ti hyn dhe fal ato të cilat nuk kanë shkuar në gjykatë dhe nuk kanë falë ato që kanë shkuar në gjykatë, të cilat të paktën pretendojnë se kanë një të drejtë dhe guxojnë të kërkojnë të drejtën e tyre, ti bën minimumi një pabarazi. Por ne jemi absolutisht kundër këtij ligjor të amnistisë. E kemi deklaruar, të kësaj amnistie e cila fsheh kanalet e zeza të larjes së miliarda eurove nga klanet dhe kartelet e drogës. Ne jemi kategorikisht kundra. Në pamje të parë, kjo mund të duket se ne jemi kundër flukseve të parave. Jemi sepse është para toksise, është shkatërrimtare.
    Është faktuar që këto investime po shkatërrojnë ekonominë shqiptare. Si po e shkatërrojnë? Po e shkatërrojnë me një mekanizëm kryesor, dhe të tjerat pastaj, që është zhvlerësimi i euros. Nuk kam parë ndonjëherë në studiot televizive të bëhet një emision për zhvlerësimin e euros dhe pasojat e tmerrshme mbi ekonominë shqiptare. Zhvlerësimi i euros me 35% do të thotë humbja me 35% minimumi, i fitimit të të gjithë kompanive të eksporteve që punojnë me euro.
    Do të thotë, rënie prodhimi në bujqësi, industri dhe rritje e madhe çmimesh. Do të thotë shok ekonomik. Sot po lexoja. Merrni e lexoni pak të dhënat e inflacionit për muajin nëntor të INSTAT. Çfarë thoshin, u rrit çmimi i qirave. Po mirë më thuaj pak, a ka paradoks më të madh që të rritet çmimi i qirave në një kohë kur, janë në shkallë vendi mbi 200 e ca mijë banesa bosh dhe në Tiranë mbi 60 mijë apartamente bosh.
    Si mund të rritet çmimi në kushet normale, kur ka dhjetëra e mijëra banesa të pashitura. Çmimi rritet se tregu është në kthetrat e drogës. Ndaj rritet qiraja, ndaj rritet çmimi. Ndaj bie prodhimi, eksporti, shkatërrohen qindra e mijëra vende pune dhe ikin qytetarët. Çështja e narkoshtetit në Shqipëri është çështje themelore, është vorbulla e zezë që po i përpin shqiptarët. Është jashtëzakonisht e trishtueshme për mua, kur shof gjithë ato shkrime, dokumentarë të televizioneve më serioze të botës për narkoshtetin në Shqipëri dhe nuk ka një media shqiptare që të ketë një dokumentar të tillë.

  • Berisha: PD nuk mbështet amnistinë që ka sjellë Edi Rama! Narkoshteti, vorbulla e zezë që po i përpin shqiptarët

    Berisha: PD nuk mbështet amnistinë që ka sjellë Edi Rama! Narkoshteti, vorbulla e zezë që po i përpin shqiptarët

    Berisha: PD nuk mbështet amnistinë që ka sjellë Edi Rama! Narkoshteti, vorbulla e zezë që po i përpin shqiptarët
    Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, Partia Demokratike është kundër amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar atë një mekanizëm që, sipas tij, favorizon pastrimin e parave dhe krijon pabarazi mes bizneseve.Ai akuzoi mazhorancën se po përdor nismën për të fshehur flukset e parave nga grupet kriminale, ndërsa paralajmëroi se efektet e këtij modeli ekonomik, nga zhvlerësimi i euros te rritja e çmimeve dhe qirave, po e dëmtojnë rëndë vendin.“Unë nuk mbështes amnistinë. PD nuk mbështet amnistinë në kuadrin ligjor që ka sjellë Edi Rama.Ky është qëndrimi i PD.Por nëse amnistia ndodh, ti nuk mund të përjashton. Se ai ka shkuar në gjykatë dhe tjetri nuk ka shkuar në gjykatë ti smund të përjashtosh. Unë nuk konceptoj se pse mund të përjashtohet ai që ka shkuar në gjykatë me këtë që ka shkuar në gjykatë, për të kërkuar një të drejtë. Nuk mund të jetë kurrë vetëm një kompani. Të garantoj se në gjykatë janë me qindra kompani.Por nëqoftëse ti hyn dhe fal ato të cilat nuk kanë shkuar në gjykatë dhe nuk kanë falë ato që kanë shkuar në gjykatë, të cilat të paktën pretendojnë se kanë një të drejtë dhe guxojnë të kërkojnë të drejtën e tyre, ti bën minimumi një pabarazi.Por ne jemi absolutisht kundër këtij ligjor të amnistisë. E kemi deklaruar, të kësaj amnistie e cila fsheh kanalet e zeza të larjes së miliarda eurove nga klanet dhe kartelet e drogës.Ne jemi kategorikisht kundra.Në pamje të parë, kjo mund të duket se ne jemi kundër flukseve të parave. Jemi sepse është para toksise, është shkatërrimtare.Është faktuar që këto investime po shkatërrojnë ekonominë shqiptare.Si po e shkatërrojnë? Po e shkatërrojnë me një mekanizëm kryesor, dhe të tjerat pastaj, që është zhvlerësimi i euros. Nuk kam parë ndonjëherë në studiot televizive të bëhet një emision për zhvlerësimin e euros dhe pasojat e tmerrshme mbi ekonominë shqiptare.Zhvlerësimi i euros me 35% do të thotë humbja me 35% minimumi, i fitimit të të gjithë kompanive të eksporteve që punojnë me euro.Do të thotë, rënie prodhimi në bujqësi, industri dhe rritje e madhe çmimesh.Do të thotë shok ekonomik. Sot po lexoja. Merrni e lexoni pak të dhënat e inflacionit për muajin nëntor të INSTAT. Çfarë thoshin, u rrit çmimi i qirave.Po mirë më thuaj pak, a ka paradoks më të madh që të rritet çmimi i qirave në një kohë kur, janë në shkallë vendi mbi 200 e ca mijë banesa bosh dhe në Tiranë mbi 60 mijë apartamente bosh.Si mund të rritet çmimi në kushet normale, kur ka dhjetëra e mijëra banesa të pashitura. Çmimi rritet se tregu është në kthetrat e drogës. Ndaj rritet qiraja, ndaj rritet çmimi. Ndaj bie prodhimi, eksporti, shkatërrohen qindra e mijëra vende pune dhe ikin qytetarët.Çështja e narkoshtetit në Shqipëri është çështje themelore, është vorbulla e zezë që po i përpin shqiptarët.Është jashtëzakonisht e trishtueshme për mua, kur shof gjithë ato shkrime, dokumentarë të televizioneve më serioze të botës për narkoshtetin në Shqipëri dhe nuk ka një media shqiptare që të ketë një dokumentar të tillë.Nuk ka një gazetar që të bëjë një hetim dhe të dokumentojë e faktojë pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit në Shqipëri…Janë në një sintoni, Bardhi me propozimin e tij ngrihet kundër një pabarazie që ngre ligji. Pabarazi. Por ne nuk e dimë atë, nuk mund të paragjykosh atë, që kanë shkuar në gjykata. Ata që kanë shkuar në gjykata, mund të jenë publike, private mund të jenë të shumëllojta.Ata kanë kundërshti me shtetin. Në masën 90-95% kanë shkuar në gjykata për kundërshtirat që kanë me shtetin.Kur ti përjashton ata që nuk i janë adresuar gjykatës dhe përjashton këta që i janë drejtuar gjykatës, të cilët të paktën pretendojnë se u është bërë një padrejtësi ndaj tyre, dhe amniston ata që nuk shkojnë në gjykatë, kjo për mua është një gjë absurde.Përsa i përket deputetit Bozdo, unë e përgëzoj atë sepse ato janë të gjitha pasuri publike të shpërndara nga Edi Rama jashtë të gjitha kritereve ligjore, vetëm favore për korrupsion”, u shpreh Berisha.

  • “Të rritet mosha dhe të hiqen…”/ Preket formula e llogaritjes së pensionit, ja propozimet për skemën e re

    “Të rritet mosha dhe të hiqen…”/ Preket formula e llogaritjes së pensionit, ja propozimet për skemën e re

    ‘Thembra e Akilit’ për qeverinë mbeten ‘pensionet’, ku mijë qytetarë presin sa do të rritet pagesa mujore, pas rishikimit të skemës së miratuar një dekadë më parë, e cila është premtuar se do të bëhet publike vitin e ardhshëm.
    Ndryshimet duhet ti përgjigjen jo vetëm sfidës së pensioneve të ulta, kërcënimit demografik, nëndeklarimit të pagave por edhe garantimit të një minimumi jetik për këtë kategori. Themelet e skemës së 2014-ës, pritet të rishikohen me reformën e re, e cila do të pasojë mbështetjen me bonuse që nis nga janari 2026.
    Prej gati 2 vite një grup pune është ngritur në qeveri mes disa institucioneve, me mbështetjen edhe të Bankës Botërore, po ‘gatuajnë’ skemën e re.
    Disa nga propozimet e Bankës Botërore për qeverinë shqiptare kanë të bëjnë me rishikimin e formulës si llogaritet pensioni, të rishikohet mosha e daljes në pension, të hiqen përfitimet suplementare, të mos ketë indeksime progresive, të ketë skema me kontribute fikse e deri tek fuqizimi i skemës private.
    Një propozim i bërë nga Banka Botërore për skemën e pensioneve është që pensioni social të mos merret automatikisht pasi mbush moshën 70 vjeç, por kjo kategori të marrë për aq sa kanë kontribuar, dhe jo siç aktualisht ndodh, që pavarësisht nëse kanë kontribuar apo jo marrin pension social prej rreth 100 euro.
    Propozimi tjetër që është bërë për të mbështetur këtë heqje të kufizimit prej 15 vitesh, Banka Botërore thotë se duhet të rishikohet edhe formula e llogaritjes së pensionit. Propozohet që pensioni të përllogaritet kështu: Pension social + (norma e akumulimit × vitet e punës × masa e pagës). Norma e akumulimit = 0.7% për 15 vitet e para të kontributeve. Norma e akumulimit = 1.4% për çdo vit shtesë përtej 15 viteve.
    “Personat me më shumë se 15 vite kontribute, të cilët do të përfitonin nga norma më e lartë e akumulimit dhe personat me 1–14 vite kontribute, të cilët do të merrnin një pension që rritet në varësi të viteve të kontributit”, vlerëson Banka Botërore.
    Por nëse bëhet ky rishikim formule dhe pranohet që edhe për pensionin social të merren në konsideratë kontributet e paguara, Banka Botërore sugjeron që të rritet edhe mosha e daljes në pension social, nga 70 vjeç që është aktualisht në 72 vjeç.
    Madje sipas bankës për të inkurajuar qytetarët që të rrisin interesin për të kontribuar, propozohet shpërblim për ata me më shumë se 15 vite kontribute.
    Propozimi tjetër është heqja e përfitimeve suplementare që prek punonjësit e shtetit, e më së shumti ligjvënësit. Sipas Bankës eliminimi i përfitimeve për këto kategori edhe pse i vështirë politikisht, do të sillte efekte në shëndoshjen e skemës. Paratë që kursehen për të suplementarët mund të ridrejtohen për të rritur përfitimet e pensioneve për të gjithë.
    Veç fuqizimit të skemave private të pensioneve, me paketë me lehtësi, BB sugjeron që të futet një skemë e re me kontribute të përcaktuara si shtyllë e detyrueshme për kontribuuesit e rinj.
    Gjithashtu, sugjerohet që të mos vijohet me bonuse progresive, pasi përveç se i kushtojnë buxhetit mund të dëmtojnë drejtësinë dhe të krijojnë precedent me kosto të lartë.
    Skema e Pensioneve që ka nisur në vitin 2015, po përballet me një sërë sfidash, numri i ulët i kontribuuesve, sigurimet e pamjaftueshme për të paguar pensionet për pasojë është rritur deficiti, emigrimi, sfida demografike e sidomos informalitetiti si në punësimin në të zezë ashtu edhe me nëndeklarim të pagave.
    Aktualisht në Shqipëri janë rreth 750 mijë pensionistë, pjesa dërrmuese janë të pakënaqur me vlerën që marrin në fund të muajit, pasi gati 55% e pensioneve në vend janë të pjesshme, për mungesë të viteve të punës.
    Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore pensionet e reja të lidhura vjet ishin me mesatarisht 27 vite punë.
    Ndërkohë vitin tjetër rritet përsëri mosha e daljes në pension për gratë. Nga 61 vjeç e 10 muaj këtë vit, në 2026-ën gratë do të dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.

  • A do ketë në Shqipëri rënie të çmimeve të apartamenteve? Përgjigjet eksperti

    A do ketë në Shqipëri rënie të çmimeve të apartamenteve? Përgjigjet eksperti

    Eksperti i Pasurive të Paluajtshme, Orgest Beti thotë se pavarësisht shpresës së qytetarëve blerës, çmimi i apartamenteve në Shqipëri do të vazhdojë të rritet, ndikuar nga interesi i shtuar i huajve dhe shqiptarëve të diasporës për të blerë në vendin tonë, si dhe nga anëtarësimi i mundshëm dhe i pritshëm i vendit në Bashkimin Europian.
    “Fakti që së shpejti do të jemi pjesë e familjes europiane, këtu do të ndodhë një proces që unë e kam thënë shpesh, që u kanë ndodhur dhe vendeve të tjera që janë bërë anëtarë të Bashkimit Europian, dhe atje ka patur një rritje me 20% apo 30%, edhe më shumë. Shqipëria tashmë ne shikojmë se ka një interes të shtuar nga të huajt, madje sipas statistikave që ne kemi 20 apo 30% e blerësve në bregdet janë të huaj dhe shqiptarë të diasporës”, tha Beti.
    Po ashtu në vitin 2026, me përjashtim të Tiranës, vlera e pronës në të gjithë vendin do të rritet, pasi hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës, që janë konsultuar gjatë këtij viti.
    Çmimet më të kripura me referencat e reja do të jenë në zonën e Portit në Durrës 2000 euro dhe në Sazan, që barazohen me referencat në Tiranë për zonën rreth Stadiumit dhe Piramidës.

  • Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

    Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shuar çdo spekullim për sa i përket të ardhmes së luftës në Ukrainë. I pranishëm në një konferencë me vendet e ish-republikave sovjetike, shefi i Kremlinit hodhi poshtë hamendësimet për një përfundim të shpejtë të luftës dhe rikthim të dialogut.
    “Ne vazhdojmë të marrim propozime për të ndaluar luftën këtu dhe atje. Kur forcat ukrainase të largohen (nga një goditje e gjerë) nga territoret që mbajnë, atëherë luftimet ndalen. Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta arrijmë këtë qëllim me mjete ushtarake. Kaq. Shpejtësia e përparimeve tona rritet ndjeshëm. Nuk dua të bëj një gabim duke ju thënë numrin e saktë të kilometrave. Por, muaj pas muaji ritmi me të cilin i kthejmë territoret tona rritet. Pra, shpejtësia e përparimit rritet. Por, problemi kryesor për armikun tonë është se hendeku midis humbjeve dhe numrit të ushtarëve aktivë rritet”, tha Putin.
    Nënshkrimi i një dokumenti paqeje me Kievin për momentin është shumë larg. Putin u kujdes të theksonte se Volodymyr Zelenskyy duhet të hyjë në zgjedhje të përgjithshme pasi, sipas tij, ai ka humbur legjitimitetin e tij.
    “Sigurisht që duam të gjejmë një zgjidhje me Ukrainën në fund. Por kjo është e pamundur tani në terma praktikë. Është e pamundur nga pikëpamja ligjore. Nëse ka njerëz nga ana e tyre që duan të marrin pjesë në bisedime, le t’i marrin. Por ajo që na duhet është që zgjidhja që gjejmë të njihet ndërkombëtarisht nga aktorët kryesorë ndërkombëtarë. Sapo të arrihet ndonjë marrëveshje paqeje dhe të ndërpriten luftimet, ata duhet t’i japin fund menjëherë ligjit ushtarak. Nëse ligji ushtarak hiqet, ata duhet të mbajnë zgjedhje menjëherë. Por duke marrë parasysh realitetet aktuale, udhëheqja aktuale ukrainase vështirë se mund të mbështetet në fitore pa manipuluar zgjedhjet”, deklaroi Putin.
    Kur u pyet nga gazetarët se sa shumë e respektojnë SHBA-të qëndrimin e Rusisë dhe nëse Moska ka marrë një version të rishikuar të planit të paqes, ai deklaroi se ai ende nuk është marrë nëpërmjet kanaleve zyrtare.
    “Nuk kishte një draft marrëveshjeje, por u hartua një sërë çështjesh që duheshin diskutuar. Përpara vizitës sime në Alaska, e diskutuam atë me negociatorët amerikanë, pas së cilës doli kjo seri prej 28 pikash”, shpjegoi presidenti rus.
    Ai shton gjithashtu se Moska e sheh që SHBA-të respektojnë qëndrimin e Rusisë, por ata ende duhet të marrin në konsideratë çështje specifike dhe t’i përkthejnë ato në “gjuhë diplomatike”.
    Vizita e Presidentit rus në Bishkek zgjati nga 25 deri më 27 nëntor. Udhëheqësi rus zhvilloi një takim me Presidentin e Kirgistanit, Sadyr Zhaparov, në të cilin palët diskutuan një gamë të gjerë çështjesh të partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve aleate në fusha të ndryshme.

  • Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

    Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

    Numri tragjik i viktimave nga zjarri në kompleksin rezidencial në Hong Kong po rritet edhe më shumë, teksa autoritetet që tani thonë se 83 persona kanë vdekur dhe 75 janë plagosur.
    Numri i personave të zhdukur është gjithashtu jashtëzakonisht i lartë, deri tani të paktën 250.
    Të paktën një zjarrfikës ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
    Më shumë se një ditë pasi shpërtheu zjarri në zonën Tai Po, autoritetet thonë se është “në thelb nën kontroll” pasi vetëm disa zjarre kanë mbetur në ndërtesa.
    Konkretisht, katër nga tetë ndërtesat në kompleks janë shuar dhe shuarja e zjarreve po vazhdon në tre prej tyre. Ndërtesa e tetë nuk u prek nga zjarri.
    Detyra e shuarjes së zjarrit ishte jashtëzakonisht e vështirë për shkak të materialeve të ndezshme dhe ngarkesës së madhe të nxehtësisë në ndërtesa.
    Qindra njerëz janë zhvendosur në strehimore të përkohshme.
    Ndërkohë, vëmendja e Autoriteteve është përqendruar në shkaqet e zjarrit, të cilat mbeten të panjohura për momentin.
    Kompleksi banesor po rinovohej dhe jashtë ishin ngritur skela prej bambuje dhe rrjete, të cilat ishin të ndezshme dhe duket se kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.
    Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit janë arrestuar me dyshimin për vrasje të paqëllimshme dhe “pakujdesi të rëndë”.

  • Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 persona kanë humbur jetën dhe 75 janë plagosur, 250 ende të zhdukur

    Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 persona kanë humbur jetën dhe 75 janë plagosur, 250 ende të zhdukur

    Numri tragjik i viktimave nga zjarri në kompleksin rezidencial në Hong Kong po rritet edhe më shumë, teksa autoritetet që tani thonë se 83 persona kanë vdekur dhe 75 janë plagosur.

    Numri i personave të zhdukur është gjithashtu jashtëzakonisht i lartë, deri tani të paktën 250.
    Të paktën një zjarrfikës ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
    Më shumë se një ditë pasi shpërtheu zjarri në zonën Tai Po, autoritetet thonë se është “në thelb nën kontroll” pasi vetëm disa zjarre kanë mbetur në ndërtesa.
    Konkretisht, katër nga tetë ndërtesat në kompleks janë shuar dhe shuarja e zjarreve po vazhdon në tre prej tyre. Ndërtesa e tetë nuk u prek nga zjarri.
    Detyra e shuarjes së zjarrit ishte jashtëzakonisht e vështirë për shkak të materialeve të ndezshme dhe ngarkesës së madhe të nxehtësisë në ndërtesa.
    Qindra njerëz janë zhvendosur në strehimore të përkohshme.
    Ndërkohë, vëmendja e Autoriteteve është përqendruar në shkaqet e zjarrit, të cilat mbeten të panjohura për momentin.
    Kompleksi banesor po rinovohej dhe jashtë ishin ngritur skela prej bambuje dhe rrjete, të cilat ishin të ndezshme dhe duket se kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.
    Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit janë arrestuar me dyshimin për vrasje të paqëllimshme dhe “pakujdesi të rëndë”.

    Top Channel

  • Moti i keq/ Rritet sërish niveli i lumit Vjosa, del nga shtrati pranë Urës së Mifolit në Vlorë

    Moti i keq/ Rritet sërish niveli i lumit Vjosa, del nga shtrati pranë Urës së Mifolit në Vlorë

    Niveli i lumit Vjosa pranë Urës së Mifolit në Vlorë është rritur sërish në kuotat 6.75. Lumi ka dalë nga shtrati te pjesa e pazarit. Reshjet kanë bërë që të rritet edhe niveli i lumit Shushicë. Në bashkinë Sarandë, ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa po vijohet puna për rregullimit e argjinaturës së çarë në Çukë-Bërdënesh.
    Në Delvinë, po punohet për urën provizore që lidh Delvinën me fshatrat Lefterhor. Kakodhiq, Sopot si dhe pastrimet e rrugëve nga prezenca e gurëve. Ndërkohë, 4 banesa në fshatin Vllahat rrezikohen nga rrëshkitja e tokës. Ndërsa në Bashkinë Finiq, po vazhdon puna për hapjen e rrugëve rurale në fshatrat Leshnicë e Poshtme dhe Leshnicë e Sipërme si edhe Kostar e Brajlat.

  • Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

    Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

    Kreditimi në vend ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, i nxitur kryesisht nga ulja e normave të interesit në Lekë pas lehtësimit të politikës monetare. Pas reduktimit të normës bazë në 2.5%, Banka e Shqipërisë thotë se kostot e huamarrjes janë ulur ndjeshëm, sidomos për kreditë e reja në monedhën vendase.
    “Normat e interesit në tregun e parasë dhe ato të bonove 12-mujore ranë menjëherë pas vendimit të korrikut, ndërsa bankat po përcjellin gradualisht këtë ndikim edhe te kreditë për familjet dhe bizneset. Interesi mesatar i kredisë së re në Lekë për bizneset zbriti në rreth 6.4%, nga 6.7% një tremujor më parë, ndërsa kreditë konsumatore për individët u ulën në 8.5%”.
    Këto zhvillime kanë shtuar kërkesën për financim, duke bërë që kredia në Lekë të rritet më shpejt se ajo në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kreditimi i familjeve dhe sidomos ai për investime po mbetet në trajektore pozitive, ndërsa kreditë në Euro janë relativisht më të shtrenjta për shkak të interesave më të larta në tregjet ndërkombëtare”.
    Likuiditeti i bollshëm i bankave, marzhet e ulëta të rrezikut dhe konkurrenca e fortë në treg po e mbajnë koston e financimit të ulët, duke nxitur zgjerimin e mëtejshëm të kredisë në ekonomi. Për Bankën e Shqipërisë, ky zhvillim pritet të vazhdojë, duke mbështetur konsumit dhe investimet në muajt në vijim.

  • Semani mbyt bagëtitë dhe serat, niveli i lumit po rritet edhe për shkak të prurjeve nga Devolli

    Semani mbyt bagëtitë dhe serat, niveli i lumit po rritet edhe për shkak të prurjeve nga Devolli

    Disa fshatra të bashkisë Dimal në qarkun e Beratit po përballen me përmbytje të mëdha për shkak të daljes nga shtrati të lumit Seman.

    Uji, që arrin deri në një metër, ka përmbytur serat bujqësore, ku prodhimi ishte gati për shitje dhe stanet e bagëtive, ku blegtorët po përpiqen të shpëtojnë sa më shumë kafshë të munden. Qindra gjedhë kanë ngordhur deri më tani, ndërsa banorët që tregojnë se ndodhen në situatë të vështirë prej tre ditësh, thonë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë.
    Ujërat e Semanit kanë përpirë mbi 1.5 km sipërfaqje nga shtrati i tij në fshatin Goriçan. Një përmbytje e tillë ka ndodhur vetëm në 1981, sikurse tregojnë banorët. Pas 45 vitesh, situata paraqitet edhe më alarmante.
    Niveli i ujit të lumit Seman po rritet për shkak të prurjeve që derdhen në të nga Devolli dhe Osumi, teksa reshjet e shiut vijojnë pa ndërprerje në Berat edhe këtë të shtunë.
    Ende nuk ka një përllogaritje të dëmeve, por për fermerët e blegtorët, kostot e kësaj fatkeqësie natyrore arrijnë në miliona lekë.

    Top Channel