Tag: rriten

  • Berisha në takimin me qytatarët në Kombinat: Çmimet janë dyfishuar gjatë këtyre 12 viteve

    Berisha në takimin me qytatarët në Kombinat: Çmimet janë dyfishuar gjatë këtyre 12 viteve

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarët në Kombinat. Berisha tha se qevria gjatë këtyre 12 viteve ka dyfishuar çmimet dhe rrogat nuk i kanë rritur.
    “Gjysma tjetër më e rëndë e të keqes është se këtu çmimet nga viti në vit u rritën. Se këtu buka sot kushton mbidyfishin e asaj që kushtonte në vitin 2013. Kushtonte 400-500 lekë, kushton 900-1000 lekë.
    Se mishi sot kushton 1600-1800 lekë, kushtonte 700 lekë. Se domatet kushtonin 100 lekë, kushtojnë 400 lekë.
    Pra, për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë. Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën.
    Për të përballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro.”, tha Berisha.

  • Berisha: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, kurse çmimet janë dyfishuar gjatë këtyre 12 viteve

    Berisha: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, kurse çmimet janë dyfishuar gjatë këtyre 12 viteve

    Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e së shtunës një takim me banorët e Kombinatit, ku foli për programin e PD.
    Ai tha se prej vitit 2013-të nuk janë rritur rrogat dhe pensionet por vetëm çmimet janë dyfishuar.
    Berisah premtoi se me ardhjen e PD në pushtet gjërat do të ndryshojnë.

    “Për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë.
    Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën. Për të poërballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro”, tha Berisha.

  • Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri në muajin shkurt

    Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri në muajin shkurt

    Turizmi në Shqipëri shënoi rritje të qëndrueshme edhe gjatë muajve të dimrit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, rreth 73 mijë turistë të huaj vizituan vendin tonë në shkurt 2025, duke shënuar një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në total, gjatë dymujorit të parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 142 mijë vizitorë jorezidentë, me një rritje vjetore prej 38%.Ndër vendet me përfaqësimin më të lartë të vizitorëve rezultojnë Italia (22%), Kosova (16%) dhe Gjermania (7%), ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Franca përfaqësojnë përkatësisht 6% dhe 4% të totalit. Vizitorët nga vende të tjera përbënin 45% të totalit të turistëve jorezidentë.Edhe pse norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele ishte 16,5%, lehtësisht më e ulët se në shkurtin e vitit të kaluar (16,7%), numri i përgjithshëm i vizitorëve dhe i netëqëndrimeve ka shënuar një rritje domethënëse.Në shkurt 2025, krahasuar me një vit më parë, vizitorët gjithsej u rritën me 29,9%, ku jorezidentët shënuan rritje me 32,2%, ndërsa rezidentët me 26,4%. Netëqëndrimet gjithashtu u rritën me 34,2%, ku ato nga vizitorët e huaj u rritën me 35,4%, ndërsa nga vizitorët vendas me 32%.Të dhënat konfirmojnë tendencën pozitive të turizmit hyrës dhe potencialin e rritjes së mëtejshme nga tregjet kryesore europiane dhe rajonale.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Turizmi në Shqipëri shënoi rritje të qëndrueshme edhe gjatë muajve të dimrit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, rreth 73 mijë turistë të huaj vizituan vendin tonë në shkurt 2025, duke shënuar një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në total, gjatë dymujorit të parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 142 mijë vizitorë jorezidentë, me një rritje vjetore prej 38%.Ndër vendet me përfaqësimin më të lartë të vizitorëve rezultojnë Italia (22%), Kosova (16%) dhe Gjermania (7%), ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Franca përfaqësojnë përkatësisht 6% dhe 4% të totalit. Vizitorët nga vende të tjera përbënin 45% të totalit të turistëve jorezidentë.Edhe pse norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele ishte 16,5%, lehtësisht më e ulët se në shkurtin e vitit të kaluar (16,7%), numri i përgjithshëm i vizitorëve dhe i netëqëndrimeve ka shënuar një rritje domethënëse.Në shkurt 2025, krahasuar me një vit më parë, vizitorët gjithsej u rritën me 29,9%, ku jorezidentët shënuan rritje me 32,2%, ndërsa rezidentët me 26,4%. Netëqëndrimet gjithashtu u rritën me 34,2%, ku ato nga vizitorët e huaj u rritën me 35,4%, ndërsa nga vizitorët vendas me 32%.Të dhënat konfirmojnë tendencën pozitive të turizmit hyrës dhe potencialin e rritjes së mëtejshme nga tregjet kryesore europiane dhe rajonale.

  • Berisha prezanton kandidatët në Durrës: Rama nuk fle dhe merret duke i vënë nofka gjeniut LaCivita

    Berisha prezanton kandidatët në Durrës: Rama nuk fle dhe merret duke i vënë nofka gjeniut LaCivita

    Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike u ndal sot në Durrës ku ka prezantuar kandidatët e tij për zgjedhjet e 11 majit.

    Berisha tha Edi Rama “nuk fle dhe merret duke i vënë nofka gjeniut LaCivita, por shumë shpejt do e mësojë se Disney është në mbështetjen tuaj”.
    Fjala e Berishës:
    Edi Rama, je i pashpresë. E di ti se e bitise siç e meriton. Ka dy ditë dhe net që nuk fle dhe merret duke i vënë nofka të ndryshme gjigantit, gjeniut, bashkëgjeniut të rikthimit më të madh në histori, Chris LaCivitas.
    Arkitektit të rikthimit të Sali Berishës dhe opozitës shqiptare në pushtet. Edi, prit se do marrësh vesh prapë se kush përfaqëson tani anën kreative. Kur të marrësh vesh se Uollt Disney është në mbështetjen tuaj, bëhen pluhur të gjitha mashtrimet e tij.
    Miq ndaj dhe unë u thashë ju, ju sot jeni simbol i fitores, ndershmëria juaj, qëndresa juaj, shpirti juaj i mirë është simbol i asaj që do arrijmë ne. Prej dy muajsh përballen dy alternativa.
    Përballet një alternativë, e cila pasi ka plaçkitur dhe grabitur 12 vite qytetarët shqiptarë, pasi ka mashtruar ditë e natë dhe nuk ka mbajtur dot asnjë premtim, përpiqet të fshihet pas zhabave, hardhucave, avertebrorëve, reptilëve, dhe beson se në këtë mënyrë ai do t’u hutojë ju. Në këtë mënyrë ai do u shpërqendrojë. Në këtë mënyrë qytetarët nuk do pyesin se çfarë programi ka për jetën time, për punën time, për shëndetin tim, për fëmijët e mi, për mirëqenien time, për të ardhmen e Shqipërisë.
    Këto për të nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm përpjekja e turpshme, e shpifur për të mashtruar qytetarët, për të mbyllur ekranet televizive.
    A e di ju, sot një bashkëpunëtor i imi më njoftoi, ‘mi anuluan dy studio ftesat, më thanë se ka urdhëruar Rama, nuk vijnë socialistët’. Nuk dalin dot, nuk përballen dot se kanë vetëm mashtrime, se kanë vetëm vjedhje, se kanë vetëm mëkate. Janë shkëputur, jetojnë në një realitet të paqenë. Jetojnë në një realitet që të trishton, të jep dhimbje në zemër.
    Sot unë takova një grup përfaqësuesish të qytetarëve me aftësi ndryshe. Ato që ata deklaronin aty, në shumë aspekte janë të pabesueshme. Nga viti 2013, jo vetëm që nuk ishte shënuar asnjë përmirësim, por ishin ulur. Merrnin 100 mijë lekë kujdestari. Çfarë të bëj unë, tha burri i botës i nderuar, tani më japin 20 mijë lekë. Po çfarë kujdestarie mund të bëj me 20 mijë lekë unë?
    Naftën jo vetëm ua kishin përgjysmuar, por ulur me pesë herë. Një i ri, i lindur me shikim të humbur, mbante frymën me 14 mijë lekë.
    Pensionistë të tjerë me 70 mijë lekë. Braktisje, braktisje dhe vetëm braktisje ishte ajo që të vinte në mend.
    Duhet të mos kesh zemër njeriu, të mos kesh ndjenja, të mos jesh prind, të mos jesh baba, të mos jesh gjysh, të lësh 760 mijë pensionistë të flasin me vete për kafshatën e gojës dhe ilaçet, siç i lë Edi Rama.
    E kam thënë shumë herë, do e them kudo, si mundet t’u marrësh qytetarëve 8 miliardë euro taksa dhe t’u japësh këtyre burrave dhe grave fisnikë, që me djersën dhe mendjen e tyre kanë prurë Shqipërinë gjer këtu, 16 milionë euro. Nuk ka mallkim që nuk meriton, nuk ka sharje që nuk meriton. Ndaj dhe ne ndalemi këtu, tek paketa e dhembshurisë.
    Ndaj dhe ne ndalemi këtu, me vendimin solemn, me zotimin para jush se paratë para së gjithash, taksat tuaja do ua kthejmë ju në rroga, pensione, shërbim shëndetësor, arsim dhe investime.
    Nuk do ketë pension në Shqipëri nën 200 euro. Nuk do ketë shqiptar që do firmosë më pak se 200 euro. Jo! Pensionet mbi 200 euro do rriten 20 përqind. Rrogat minimale do rriten nga 400 në 500 euro. Rrogat mesatare do rriten në 1200 euro.
    Rrogat e mësuesve do rriten në 1500 euro. Po, po. Do ua kthejmë ju njëherë paratë se paratë janë tuajat, nuk janë për t’u zhgërryer në luksin e neveritshëm qeveritarët. A e patë se si dolën tek hidhnin vallen e hajdutëve me aksesorë dhjetëra mijëra euro?
    A e patë se si dolën? Kthimi i parave tek ju është detyrim i parë dhe më madhor i qeverisë pas 11 majit. Në 100 ditët e para, paketa e dhembshurisë do jetë ligj, do jetë në fuqi. Dhe jo vetëm aq, ne u premtojmë shqiptarëve kudo që janë se përveç 200 eurove minimum jetik, do kenë kartën e konsumatorit.
    Karta e konsumatorit do të thotë se rrogëulëtit, pensionistët, ata që janë në ndihmë ekonomike, të tjerët që janë të papunë, ushqimet do i marrin 20 përqind më lirë. Shteti do u kthejë atyre paratë.

    Top Channel

  • Shefja e diplomacisë së BE ngre alarmin: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

    Shefja e diplomacisë së BE ngre alarmin: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, andaj kërkoi që të vazhdojë procesi i zgjerimit të bllokut.
    “Ne shohim se po rriten tensionet dhe definitivisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit dhe kjo është diçka e prekshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi”, tha Kallas para takimit të Këshillit për Punë të Jashtme që mbahet në Luksemburg.
    Kallas nuk përmendi shtetet, që sipas saj po rriten tensionet. Por, së voni në Bosnje e Hercegovinë, autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska kanë ndërmarrë disa veprime, që kanë rritur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për shkëputjen e mundshme të këtij entiteti serb nga Bosnja.
    NATO ka thënë se nuk do të lejohet që të rrezikohet paqja në Bosnje, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po shqyrtojnë disa opsione veprimi, duke theksuar se nuk duhet të ndodhë “shpërbërja e vendit dhe një konflikt i ri”.
    Po ashtu, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë – që dialogojnë për normalizim të raporteve që nga viti 2011 në Bruksel – janë të larta qysh në vitin 2023, kur kryetarët shqiptarë morën drejtimin e katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.
    Tensionet kulmuan në shtator të po atij viti, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të.
    Ndërkaq, kryediplomatja evropiane tha po ashtu se një natë më parë ka pasur “darkë shumë të mirë me miqtë tanë” nga Ballkani Perëndimor.
    Në këtë darkë, Kosova është përfaqësuar nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Përveç pjesëmarrjes në darkë, Gërvalla dhe Kallas kanë zhvilluar edhe një takim të ndarë.
    Kryediplomatja Gërvalla tha se i ka kërkuar Kallasit që të trajtohet si “partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese”.
    Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – Kosova është e fundit sa i përket rrugëtimit të saj drejt BE-së.
    “E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën, dhe mbështetja për vendin tonë është mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar. Prania dhe angazhimi ynë i fuqishëm në rajon janë burim stabiliteti dhe sigurie për gjithë kontinentin”, tha Gërvalla përmes një postimi në Facebook.
    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar nga autoritetet në Bruksel. Kosova po ashtu është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e shtetit kandidat./ REL

  • Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së dhe rajonit, Kallas: Tensionet po rriten! Të integrojmë sa më parë Ballkanin

    Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së dhe rajonit, Kallas: Tensionet po rriten! Të integrojmë sa më parë Ballkanin

    Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor janë takuar sot në Luksemburg. Në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit, lufta në Ukrainë dhe situata në Gaza.
    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, ndaj kërkoi që të vijojë procesi i zgjerimit të BE-së.
    “Ne shohim se tensionet po rriten dhe duhet patjetër të lëvizim me procesin e zgjerimit, sepse kjo është diçka që është vërtet e prekshme. Dhe ne kemi vërtet nevojë për histori suksesi këtu,” tha Kaja Kallas, Kryediplomatja e BE-së.

    Ndërkohë, Kallas nuk përmendi shtete konkrete ku tensionet po rriten, por vëmendja është përqendruar kryesisht në Bosnje e Hercegovinë, ku autoritetet e entitetit të Republikës Sërpska kanë ndërmarrë veprime që kanë rritur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare.
    Rreziku i shkëputjes së serbëve nga Bosnja është gjithnjë e më i madh.
    /vizionplus.tv

  • Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

    Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

    Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, andaj kërkoi që të vazhdojë procesi i zgjerimit të bllokut.

    “Ne shohim se po rriten tensionet dhe definitivisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit dhe kjo është diçka e prekshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi”, tha Kallas para takimit të Këshillit për Punë të Jashtme që mbahet në Luksemburg.

    Kallas nuk përmendi shtetet, që sipas saj po rriten tensionet. Por, së voni në Bosnje e Hercegovinë, autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska kanë ndërmarrë disa veprime, që kanë rritur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për shkëputjen e mundshme të këtij entiteti serb nga Bosnja.

    NATO ka thënë se nuk do të lejohet që të rrezikohet paqja në Bosnje, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po shqyrtojnë disa opsione veprimi, duke theksuar se nuk duhet të ndodhë “shpërbërja e vendit dhe një konflikt i ri”.

    Po ashtu, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë – që dialogojnë për normalizim të raporteve që nga viti 2011 në Bruksel – janë të larta qysh në vitin 2023, kur kryetarët shqiptarë morën drejtimin e katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.

    Tensionet kulmuan në shtator të po atij viti, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

    Ndërkaq, kryediplomatja evropiane tha po ashtu se një natë më parë ka pasur “darkë shumë të mirë me miqtë tanë” nga Ballkani Perëndimor.

    Në këtë darkë, Kosova është përfaqësuar nga ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla. Përveç pjesëmarrjes në darkë, Gërvalla dhe Kallas kanë zhvilluar edhe një takim të ndarë.

    Kryediplomatja Gërvalla tha se i ka kërkuar Kallasit që të trajtohet si “partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese”.

    Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – Kosova është e fundit sa i përket rrugëtimit të saj drejt BE-së.

    “E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën, dhe mbështetja për vendin tonë është mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar. Prania dhe angazhimi ynë i fuqishëm në rajon janë burim stabiliteti dhe sigurie për gjithë kontinentin”, tha Gërvalla përmes një postimi në Facebook.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar nga autoritetet në Bruksel. Kosova po ashtu është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e shtetit kandidat.

  • Agjencia e Sigurimit të Depozitave: Kursimet në bankat e nivelit të dytë u rritën me 5.6% në 2024

    Agjencia e Sigurimit të Depozitave: Kursimet në bankat e nivelit të dytë u rritën me 5.6% në 2024

    Numri i llogarive bankare ka arritur në fund të vitit 2024 në 2.7 milionë të tilla të hapura pranë bankave të nivelit të dytë dhe gati 950 mijë prej tyre kanë gjendje deri në 100 lekë.
    Në raportin e depozituar në Kuvend nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave thuhet se kursimet në total gjatë vitit të kaluar u rritën me 5.6% në raport me vitin 2023, dhe vlera e depozitave nëpër banka arriti në 1 trilionë e 275 miliardë lekë.
    Sipas këtij raporti, vetëm 5% e totalit të qytetarëve që kanë llogari në bankë disponojnë 739 miliardë lekë kursime, ose 58% e totalit të depozitave.
    Ndërkohë, vetëm 125 mijë individë kanë në llogaritë e tyre mbi 2.5 milionë lekë. Ndërsa pjesa tjetër prej 1.7 milionë llogarish kanë deri në 2.5 milionë lekë kursime.
    Agjencia e Sigurimit të Depozitave sqaron se rritja e kursimeve vit pas viti u regjistrua më së shumti në monedhën kombëtare me 7.3%, ndërsa depozitat në monedhë të huaj u rritën me 3.9%.
    Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kishin peshën 51.4%. Rritja më e madhe mujore në monedhën euro u shënua në muajin gusht me 2.2%, ndërsa të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%.
    Aktualisht, në sektorin bankar, 48.6% e kursimeve janë në lekë, 45.8% janë në euro, 3.7% në dollar dhe 1.9% janë në monedha të tjera.
    Gjatë vitit 2024, Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka siguruar depozitat e vendosura nga depozituesit në 11 banka dhe 9 shoqëri kursim-krediti.

  • ‘Rama kopjoi programin e opozitës’, Salianji: Pensionet e pagat nuk rriten me resorte, por me çlirimin e ekonomisë

    ‘Rama kopjoi programin e opozitës’, Salianji: Pensionet e pagat nuk rriten me resorte, por me çlirimin e ekonomisë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur programin e PD-së për ta paraqitur si propozime të tij në fushatën aktuale zgjedhore.
    Në një reagim të postuar në Facebook, edhe pse i burgosur, Salianji theksoi se Rama ka paraqitur propozimet e opozitës, si ide të tijat, përfshirë propozimin e minimumit jetik 200 euro, rritjen e pensioneve dhe pagën minimale 500 euro.
    Salianji gjithashtu ka kritikuar modelin ekonomik të qeverisë Rama, duke e përshkruar atë si një projekt të përqendruar në ndërtimin e kullave, që, sipas tij, sjellin pasurimin e një grupi të vogël njerëzish dhe nuk përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. Ai ka theksuar se rritja e pagave dhe pensioneve është e mundur vetëm përmes përmirësimit të ekonomisë dhe zbatimit të politikave që nxisin konkurrencën dhe thjeshtimin e burokracisë, jo përmes grataçelave dhe resorteve.
    ‘Projekti i PD është totalisht i realizueshëm. Edhe më skeptikët edhe të majtët e dinë mirë se nëse është fjala për të bërë këtë përmbysje në paga e pensione, në zhdukjen e varfërisë, do t’i besonin jo atij që e solli këtë gjendje deri këtu, e që pati 3 mandate kohë për ta korigjuar e kurrë nuk e bëri, por do t’i besonin atij që edhe në të shkuarën e ka jetësuar këtë transformim. Me shpalljen e gjasme programit, Edi Rama shtoi dhe një metër në fasadën e tij, asgjë më shumë.
    Pasi në realitet, ai po e tregon çdo ditë se modeli i tij janë kullat, kullat, dhe kullat. Këto ngrehina, pasurojnë një grusht njerëzish edhe më shumë, fusin para të pisëta në kate të larta, por nuk sjellin asgjë për njerëzit, për ekonominë. Pensionet e pagat nuk rriten me grataçela, as me resorte. Ato rriten me rritjen e ekonomisë, me çlirimin e tregut, me hapjen e garës, me taksën e sheshtë, me thjeshtimin e burokracisë’, shkruan Salianji.

  • Nga 2026, në Shqipëri pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet

    Nga 2026, në Shqipëri pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet

    Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka parashikuar një fond prej 4.3 miliardë lekësh.
    Kjo shumë është sa 0.2 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
    “Pra duhet parë inflacioni në vitin2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026. Sigurisht që kjo është një shifër minimale dhe në parim fuqi blerëse mbetet po e njëjtë. Pra një punonjës i administratës publike, pas indeksimit merr të njëjtën gjë”, tha për A2 CNN, eksperti për ekonominë, Eduart Gjokutaj.
    Ndërkohë pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitet 2025 dhe 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash nga 11 miliardë lek lekë këtë vit.

    “Në radhë të parë pagat duhet të rriten çdo vit, pra jo të grumbullohet rritja dhe të bëhet në një vit të caktuar kur vjen situata ekonomike apo njerëzit largohen. Nuk duhen bërë ndryshimet kur jemi keq. Ndryshimet duhet të bëhen paraprakisht”, nënvizoi Gjokutaj.
    Me gjithë retorikën e madhe për rrite pagash, një shqiptar pavarësisht nëse është rrogëtar në shtet apo privat, merr mesatarisht 3.6 euro në orë. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.
    “Paga jepet për sa paguhet një punë në treg. Nëse një punë në treg paguhet X, aq duhet të paguhen edhe punët e ngjashme me të. Kush pastaj ka performancë më të lartë, do të duhet të marrë diçka më shumë”.
    Kriza e veçanërisht tre viteve të fundit, ktheu vëmendjen e bizneseve dhe qeverisë si kurrë më parë te punonjës. Për të frenuar disi emigracionin, qeveria nisi vitin e shkuar reformën e pagave në administratën publike.