Tag: rriten

  • Nga java tjetër vjen i nxehti afrikan në Ballkan

    Nga java tjetër vjen i nxehti afrikan në Ballkan

    Duke filluar nga kjo fundjavë, veçanërisht të dielën (1 qershor), në rajonin e Ballkanit, gjegjësisht edhe në Maqedoninë e Veriut do të fillojë fluksi i ajrit të ngrohtë nga Afrika.

    Në këtë situatë, temperaturat do të rriten ndjeshëm, që do të thotë se më në fund mund të presim temperaturat e ajrit të verës.

    Përndryshe, gjatë fundjavës, pra të shtunën dhe të dielën (31 maj/1 qershor), moti në Maqedoninë tonë do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Do të ketë gjithashtu kushte për një shfaqje të rrallë të shiut afatshkurtër me stuhi të rralla.

    Në Shkup dhe përreth, temperaturat e ajrit do të fillojnë të rriten gjatë fundjavës, dhe moti do të jetë kryesisht stabil, i thatë dhe me diell me pak vranësira dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu.

    Temperaturat, siç e përmenda më sipër, veçanërisht nga e diela (1 qershor), do të jenë si të verës dhe do të rriten ndjeshëm, duke u rritur në intervalin 20 deri në 28 gradë. Në Shkup dhe rrethinë, temperatura do të rritet deri në rreth 27 gradë gjatë fundjavës. 

  • Dyfishohet prodhimi nga energjia e rinovueshme, familjarët rritën konsumin

    Dyfishohet prodhimi nga energjia e rinovueshme, familjarët rritën konsumin

    Vendi ynë ka nisur të përshpejtojë hapat drejt burimeve të gjelbra, e konfirmuar kjo nga shifrat e INSTAT. Për tremujorin e parë të vitit, impiantet fotovoltaike dhe të tjerë prodhues të rinj, rritën me 2.5 herë sasinë e energjisë në dispozicion.
    Sasia e energjisë elektrike të prodhuar përgjatë këtij tremujori përllogaritet në rreth 2.23 milionë mWh energji duke shënuar rënie me 9.8% në raport me një vit më parë, kjo si pasojë e thatësirës me të cilën është përballur vendi.

    Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike, në masën 45,8%, dhe nga hidrocentralet private e koncensionare, në masën 46,3%. Konsumi u rrit me 4,4%, duke arritur vlerën 1.791 gWh nga 1.716 gWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2024. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike kanë ndikuar konsumatorët familjarë.

  • Inflacioni zbriti në 2.3%, zgjedhjet dhe turizmi rritën fuqinë blerëse të konsumatorëve

    Inflacioni zbriti në 2.3%, zgjedhjet dhe turizmi rritën fuqinë blerëse të konsumatorëve

    Inflacioni po shfaq sërish tendenca rritëse.

    Në muajin prill Instituti i Statistikave raporton për një rritje të treguesit të çmimeve me 2.3% krahasuar me prill 2024. Pavarësisht se në këtë periudhë kemi një dalje të prodhimit vendas në treg dhe një ulje e çmimeve, në realitet nuk ka ndodhur kështu.
    Për ekspertët e ekonomisë faktorët ndikues janë kryesisht zgjedhjet por dhe fillimi i sezonit turistik.
    Sipas INSTAT ndalur sipas grupkategorive janë ushqimet që rritën më shumë inflacionin kryesisht zarzavatet e bulmetrat ndikuan më shumë, pasuar nga qiratë, mobiljet por dhe argëtimi e kultura si pasojë edhe e shtimit të flukseve turistike.
    Rritja e inflacionit është lamëruar edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila parashikon vendosjen e këtij treguesi në objektivin prej 3%. Ndërsa rrezik mbeten edhe presionet e jashtme.
     

    Top Channel

  • Jorida Tabaku në Kamëz: Mjaft me çmime që rriten çdo ditë dhe paga që nuk mjaftojnë. Koha për ndryshim

    Jorida Tabaku në Kamëz: Mjaft me çmime që rriten çdo ditë dhe paga që nuk mjaftojnë. Koha për ndryshim

    Kandidatja e PD-së për deputete në listën e hapur të qakurt Tiranë, Jorida Tabaku, këtë pasdite zhvilloi takime në Kamëz dhe Sauk. Teksa ka ndarë foto nga takimet, Tabaku shkruan se është koha për ti thënë mjaft çmimeve që rriten çdo ditë dhe paga që nuk mjaftojnë. ”Nga Kamza dhe Sauku vjen një mesazh i qartë: Mjaft me taksa të larta, çmime që rriten çdo ditë dhe paga që nuk mjaftojnë! Ka ardhur koha për ndryshim! Më 11 maj, zgjidh sigurinë ekonomike, paga dhe pensione më të larta. Voto Partinë Demokratike. Voto Jorida Tabaku, bashkë i japim zë shpresës”,-shkruan Tabaku.

  • Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet

    Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet

    Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet

    Kryetari i PAA, Agron Duka, me një postim në rrjetin social Facebook ironizoi kryeministrin Edi Rama për dështimin e nxjerrjes së naftës së Shpiragut dhe rritjen e pensioneve.

    Duka theksoi se Edi Rama vijon të mashtrojë edhe për rritjen e pensioneve.

    Ai përfundoi duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PD-ASHM më 11 maj, pasi sipas tij, duhet të që kthehet ekonomia e vendit në normalitet.

    Kur të dalë nafta do rriten pensionet! E mbani mend besoj, pasi nxori naftë për herë të pestë në Shpirag, Rama dhe Balluku u ulën e bënë llogaritë.

    Kaq miliard për pensionet

    Kaq miliard për shkollat

    Kaq miliard për ilaçet e spitaleve

    Kaq miliard për fermerët

    Ato që do teprojnë do hapim një fond të posaçëm si Norvegjia, t’i kursejmë për ditë të këqija.

    Hajde jetë hajde!

    Por, të mësuar me rrugët që i inaugurojnë nga 5 herë e pastaj i mbyllin prapë për të vijuar punimet, me naftën e Shpiragut nuk shkoi mirë ajo punë. Kompanisë nuk i dolën llogaritë mirë dhe iku, ndërsa Ramës dhe Ballukut i mbeti në dorë defteri me hesapet se si do shpenzohen miliardat e naftës. Pra, të nderuar pensionistë, pensionet tuaja do të rriten, por kur të zbulohet naftë. Se paratë e buxhetit, qeverisë i duhen për gjëra të tjera. Naftë ka – tha ai – por është shumë thellë. Po shumë fare ama. Votoni kandidatët e PAA, votoni ‘Shqipëria Madhështore’. E vetmja mundësi për të rikthyer vendin dhe ekonominë në normalitet!” shkroi Duka.

  • ‘Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet

    ‘Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet

    Kryetari i PAA, Agron Duka, me një postim në rrjetin social Facebook ironizoi kryeministrin Edi Rama për  dështimin e nxjerrjes së naftës së Shpiragut dhe rritjen e pensioneve.

    Duka theksoi se Edi Rama vijon të mashtrojë edhe për rritjen e pensioneve.

    Ai përfundoi duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PD-ASHM më 11 maj, pasi sipas tij, duhet të që kthehet ekonomia e vendit në normalitet.

    “Kur të dalë nafta do rriten pensionet! E mbani mend besoj, pasi nxori naftë për herë të pestë në Shpirag, Rama dhe Balluku u ulën e bënë llogaritë.

    Kaq miliard për pensionet

    Kaq miliard për shkollat

    Kaq miliard për ilaçet e spitaleve

    Kaq miliard për fermerët

    Ato që do teprojnë do hapim një fond të posaçëm si Norvegjia, t’i kursejmë për ditë të këqija.

    Hajde jetë hajde!

    Por, të mësuar me rrugët që i inaugurojnë nga 5 herë e pastaj i mbyllin prapë për të vijuar punimet, me naftën e Shpiragut nuk shkoi mirë ajo punë. Kompanisë nuk i dolën llogaritë mirë dhe iku, ndërsa Ramës dhe Ballukut i mbeti në dorë defteri me hesapet se si do shpenzohen miliardat e naftës. Pra, të nderuar pensionistë, pensionet tuaja do të rriten, por kur të zbulohet naftë. Se paratë e buxhetit, qeverisë i duhen për gjëra të tjera. Naftë ka – tha ai – por është shumë thellë. Po shumë fare ama. Votoni kandidatët e PAA, votoni ‘Shqipëria Madhështore’. E vetmja mundësi për të rikthyer vendin dhe ekonominë në normalitet!” shkroi Duka.

  • Rriten temperaturat, si parashikohet moti për këtë të shtunë

    Rriten temperaturat, si parashikohet moti për këtë të shtunë

    Dita e shtunë parashikohet me mot të qëndrueshëm.

    Vlerat maksimale arrijnë deri në 28 gradë C.
    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s.

    Top Channel

  • Rriten shpenzimet familjare, më shumë se 36 000 lekë shkojnë për ushqime

    Rriten shpenzimet familjare, më shumë se 36 000 lekë shkojnë për ushqime

    Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar.
    Një analizë më e detajuar se si harxhohen këto para, është bërë nga qendra e studimeve ALTAX, e cila thotë se 40% e tyre shkon për ushqime dhe pije joalkoolike. Në vlerë, janë 36 400 lekë që shpenzohen në tregje dhe markete.
    Shpenzimet për banesën dhe faturat e ujit dhe energjisë përfaqësojnë 10% të shumës, ose 8900 lekë.
    Për transportin publik familjet harxhojnë mesatarisht 6800 lekë ose 7% të buxhetit, ndërsa shpenzimet e tjera që lidhen me arsimin, shëndetësinë, argëtimin, veshmbathjen dhe përkujdesjen, shpenzimi i përgjithshëm është 43%.
    Duke analizuar këtë ndarje, dilet në përfundim se familjet me të ardhura të ulëta për shembull, dy paga minimale ose ndihma sociale kanë vështirësi të konsiderueshme në përballimin e shpenzimeve të jetesës.
    Kjo krijon nevojën për mbështetje shtesë, përfshirë politika sociale, mundësi për kurse profesionale, dhe nxitjen e mundësive për punësim.

  • “Familja e BE i bën llogaritë si Gjirokastra”, Rama takim me pensionistët: Me marrjen e fondeve nga unioni do rriten…

    “Familja e BE i bën llogaritë si Gjirokastra”, Rama takim me pensionistët: Me marrjen e fondeve nga unioni do rriten…

    Nga takimi me pensionistët në Gjirokastër, kryesocialisti Edi Rama tha se me futjen në Bashkimin Europian do rriten fondet dhe do ndryshojë skema e pensioneve.

    “Futemi në një familje që llogaritjet janë si në Gjirokastër. Çdo qindarkë llogaritet. Duke qenë se në hymë te vendet përfitues të asaj familjeje, se aty janë kontribuuesit dhe përfituesit.
    Aty do mund të bëjmë një politik më agresive në favor të pensionistëve se do kemi një buxhet ekstra. Shqipëria kur ne kemi marrë detyrën ishte një vend që e shikon me bezdi.
    Sot jemi atje të pragu i derës na shikojnë me respekt, na vlerësojnë dhe besojnë. Kemi marrë prej tyre 1 miliard e kusur euro mbështetje në gjithë këto vitë, në momentin kur të hyjmë do jepen çdo vit”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rriten temperaturat, si parashikohet moti për këtë fillim jave

    Rriten temperaturat, si parashikohet moti për këtë fillim jave

    Dita e hënë parashikohet me mot relativisht të qëndrueshëm.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.
    Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.
    Deti – Valëzimi 1- 2 ballë.
     

    Top Channel