Hotelet raportuan rritje të vizitorë ve dhe netqëndrimeve të të huajve në muajin qershor ku në krye të grupeve vijuan të mbeten Kosova dhe Italia me respektivisht 19 për qind dhe 13 për qind. Nisja e turizmit të organizuar që në maj duket se bëri që edhe polakët të ishin grupi i tretë sipas shteteve të cilët regjistronin 10 për qind të vizitorëve të raportuar.Të dhënat tregojnë një tendencë të raportuar edhe nga turoperatorët ku për herë të parë edhe francezët janë bërë një grup i rëndësishëm me 6 për qind teksa gjermanët qëndrojnë para tyre me 8 për qind të vizitorëve.Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese për muajin qershor tregojnë se vizitorët gjithsej u rritën me 37,2 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 37,4 % dhe rezidentë 36,7 %. Net qëndrimet gjithsej u rritën me 38,2 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 38,3 %, ndërsa ato nga rezidentët me 38,0 %.“Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+42,4 %) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+35,0 %). Vizitorët e huaj sipas vendit të rezidencës Në Qershor 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (19 %), Italia (13 %), Polonia (10 %). Gjermania dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 8 % dhe 6 % të vizitorëve, ndërsa 44 % e tyre ishin nga vende të tjera.Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39,5 %, krahasuar me 35,9 % në Qershor 2024” thuhet në njoftimin e INSTAT.Të dhënat zyrtare të turizmit këtë vit kanë qenë të luhatura. Turoperatorët kanë raportuar se viti 2025 në total ndoshta do të shënojë një shifër më të mirë se viti që lamë pas por vera 2025 është shfaqur më e zbehtë të paktën për disa rajone.Rezervimet individuale kanë qenë më të ulëta gjatë korrikut teksa piku i sezonit mendohet se është regjistruar vetëm në gusht. Gjithsesi situatën reale pritet që ta tregojnë të dhënat vetëm pas mbylljes së sezonit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Çmimet e naftës u rritën të hënën pas marrëveshjes tregtare të arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, duke lehtësuar shqetësimet se tarifat e larta mund të dëmtonin aktivitetin ekonomik dhe të kufizonin kërkesën për karburante.
Kontratat feature të naftës brent u rritën më 0.8%, duke arritur në 69 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës u mbështetën edhe nga pritshmëritë pozitive për një zgjatje të mundshme të afatit të tarifave të SHBA ndaj Kinës.
Të hënën pritet që negociatorët e nivelit të lartë të dy vendeve të zhvillojnë një takim në Stokholm, ku synohet zgjatja e afatit të tarifave më 12 gusht, jo më 1 gusht siç presidenti amerikan Donald Trump ka përcaktuar si datë për nisjen e zbatimit.
Çmimet e naftës prekën të premten e kaluar nivelin më të ulët në tre javë, të ndikuara nga shqetësimet në rritje për tregtinë globale. ndërkohë, ecuria e tyre do të varet në vijim edhe nga vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të naftës dhe aleatëve, por dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Sipas analistëve të tregut, nuk ka gjasa që të ndryshojnë planet aktuale për rritjen e prodhimit të naftës me 548 mijë fuçi në ditë në gusht, por burime pranë organizimit thanë se është ende herët për ta thënë këtë.
Analistët e JP Morgan thanë se kërkesa globale për naftë u rrit me 600,000 fuçi në ditë në korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa rezervat globale të naftës u rritën me 1.6 milion fuçi në ditë.
Në Lindjen e Mesme, Huthet e Jemenit thanë të dielën se do të shënjestrojnë anijet e kompanive që bëjnë biznes me portet izraelite, pavarësisht kombësisë, në atë që e quajtën një fazë e katërt e operacioneve ushtarake kundër Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.







