Tag: rriten

  • Si t’i zgjasni flokët më shpejtë, 6 truke që do ju habisin

    Si t’i zgjasni flokët më shpejtë, 6 truke që do ju habisin

    Flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe plot volum janë ëndrra e shumë prej nesh. Por shpesh ndodh që rriten ngadalë dhe mund të duken të dobët. Edhe pse nuk ka “magji të shpejtë” që të bëjë që flokët të rriten me 10 cm brenda një jave, ekzistojnë zakone dhe rutina efikase që e stimulojnë rritjen edhe përmes përkujdesjes së përditshme dhe zgjedhjeve të mira.
    Në këtë artikull do të zbulojmë se cilat janë hapat kryesorë nga ushqimi deri te masazhet që mund të ndihmojnë që flokët të rriten me më shumë forcë, shëndet dhe bukuri.
    Ushqimi i duhur: burimi nga brendaNjë flok i fortë varet nga mënyra se si ushqehemi, për të ndihmuar rrënjët të jenë të ushqyera mirë: Konsumo vitamina A, C dhe E, ato ndihmojnë në mbrojtjen e gjëndrave dhe kutikulës së flokut nga dëmtimet. Biotina dhe vitaminat e grupit B përmirësojnë qarkullimin në skalp dhe kontribuojnë në prodhimin e keratinës, proteinës themelore të flokut.Minerale si hekuri dhe zinku janë thelbësore për të shmangur rënien dhe për të ruajtur elasticitetin. Shto në dietë frutat e stinës, perimet me gjethe, vezët, arrat, peshkun dhe drithërat integrale. Një dietë e mirë është themeli. Pa të, asnjë trajtim nuk do të japë efekt optimal.

    Hidratim i dyanshëmFlokët janë të përbërë nga ujë në masë të konsiderueshme, prandaj: Pi të paktën 2 litra ujë në ditë. Kjo ndihmon që kaloritë, qelizat dhe shpërndarja e lëndëve ushqyese të jenë optimale.Përdor produktet e duhura për flokë: shampo pa sulfate, balsamë dhe maska që ushqejnë.Një ose dy herë në javë, aplikoni vajra natyrale (p.sh. ricino, jojoba, kokosi) në gjatësitë e flokëve dhe lëreni 30 minuta para larjes.
    3. Masazh i skalpit: stimulo qarkulliminMasazhi i lehtë i lëkurës së kokës për 5–10 minuta në ditë ndihmon që gjaku të qarkullojë më mirë.Mund ta bësh edhe me pak vaj ushqyes për të forcuar efektin. Kjo nxit që rrënjët të marrin më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese.
    Prerje e rregullt (jo për rritje, por për mirëqenie)Edhe pse prerja nuk rrit flokët, ajo largon majat e dyfishta që, nëse nuk hiqen, pengojnë rritjen e shëndetshme. Prerja çdo 6–8 javë siguron që flokët të kenë bazë të pastër dhe nuk dëmtohen më tej.
    Shmang burimet e dëmshmeGjithnjë bëje kujdes: Nxehtësitë e larta: tharje me temperaturë të lartë apo pajisje stiluese si pjastër, mashë etj, ndikojnë në dëmtimin e shpejtë të flokut. Tërheqja e fortë e flokëve kur lapen bisht me lidhëse apo kapsa, shkaktojnë dëmtim.
     Suplemente, përdorini me kujdes dhe këshillë mjekësoreNëse dieta nuk e siguron nga brenda gjithë ushqimin e nevojshëm, mund të marrësh suplemente si biotina apo vitamina për flokët. Por: konsultohu patjetër me mjekun para se t’i përdorësh.

  • Kroacia, çmimet e ushqimeve do të rriten më shumë se në Eurozonë në 2026

    Kroacia, çmimet e ushqimeve do të rriten më shumë se në Eurozonë në 2026

    Çmimet e ushqimeve në Kroaci pritet të rriten dyfish krahasuar me pjesën tjetër të Eurozonës në 2026.Siç shkruajnë Poslovni Dnevnik dhe Edita Vlahović Žuvela, kroatët shpenzojnë rreth një të katërtën e të ardhurave për ushqim, dhe nëse shtohen strehimi, energjia dhe transporti, mbi gjysmën e të ardhurave totale shkon për këto nevoja bazike.Çmimet e ushqimeve në Kroaci do të rriten me 4.1% në 202…

  • Hotelet, në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në Tiranë, më pak në Jug dhe Veri

    Hotelet, në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në Tiranë, më pak në Jug dhe Veri

    Në pikun a verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistikat e strukturave akomoduese tregojnë se të huajt  që e vizituan Shqipërinë në muajin gusht preferuan më shumë rajonin Qendër ku bën pjesë Tirana dhe Elbasani me një shifër prej 238 mijë dhe më pak Rajonin Veri dhe atë Jug.Instituti i Statistikave konfirmoi se në muajin e 8 të vitit, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.“Vizitorët gjithsej u rritën me 35,1%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 40,6% dhe rezidentë 21,6%. Net-qëndrimet gjithsej u rritën me 33,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 42,6%, ndërsa ato nga rezidentët me 11,7%.  Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+47,8%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+35,2%)” thuhet në publikim.Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.“Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 61,5%, krahasuar me 59,6% në Gusht 2024” vlerëson INSTAT.Gushti duket të jetë një nga muajt e mirë të turizmit i cili gjatë këtij viti ka treguar një luhatje të dukshme për shkak të rritjes së çmimeve dhe një imazhi të zbehur disi për Shqipërinë e lidhur kjo me mungesën e ujit dhe ndërprerjeve të energjisë në disa rajone. INSTATINSTATINSTAT   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shitjet globale të makinave elektrike arrijnë rekordin 2.1 milionë njësi në shtator

    Shitjet globale të makinave elektrike arrijnë rekordin 2.1 milionë njësi në shtator

    Shitjet globale të makinave tërësisht elektrike dhe hibride plug-in u rritën me 26% në shtator, krahasuar me një vit më parë, duke arritur rekordin 2.1 milionë njësi, falë kërkesës së fortë në Kinë dhe garës së lehtësive fiskale në Shtetet e Bashkuara – deklaroi të mërkurën shoqëria e kërkimit të tregut Rho Motion.Kina përfaqëson rreth dy të tretat e shitjeve globale me rreth 1.3 milionë njësi, ndërkohë që edhe Amerika e Veriut shënoi një rekord, pasi blerësit amerikanë u përpoqën të përfitonin lehtësi fiskale para përfundimit të tyre, tha Charles Lester, përgjegjës i të dhënave në Rho Motion.Kina është tregu më i madh në botë i makinave dhe përfaqëson më shumë se gjysmën e shitjeve të makinave elektrike në botë, që sipas të dhënave të Rho Motion përfshijnë edhe makina elektrike me bateri dhe hibride plug-in.Shtatori, që zakonisht është muaji më i ngarkuar për blerjen e makinave në Kinë, regjistroi rritje të shitjeve, pasi blerësit u përpoqën të përfitonin në maksimum nga subvencionet për ndërrimin e makinave përpara se disa rajone të fillonin t’i hiqnin ato.Kërkesa në Shtetet e Bashkuara u rrit, pasi blerësit nxituan të përfitonin nga rimbursimi i taksës prej 7,500 dollarësh për makinat elektrike, edhe pse pritet që kërkesa të bjerë drastikisht në tremujorin e katërt “meqenëse si konsumatorët edhe bizneset do të humbasin mundësinë ndaj stimujve federalë që kanë mbështetur blerjet e makinave elektrike”, deklaroi shoqëria e kërkimit të tregut, Rho Motion.Edhe Europa arriti një rekord të ri, falë stimujve në Gjermani dhe kërkesës së fortë në Britaninë e Madhe, ndërkohë që prezantimi nga Tesla i Model Y me kosto të ulët në Europë pritet të rrisë më tej konkurrencën në muajt e ardhshëm.ShifratSipas të dhënave të Rho Motion, shitjet globale të makinave elektrike me bateri dhe hibride plug-in u rritën me 26% duke arritur rekordin prej 2.1 milionë njësi në shtator.Shitjet në Kinë u rritën me rreth 1.3 milionë makina.Shitjet në Europë u rritën me 36% në 427.541 njësi, ndërsa shitjet në Amerikën e Veriut u rritën me 66% në rreth 215.000 njësi. Shitjet në pjesën tjetër të botës u rritën me 48% në 153.594 njësi./ Reuters Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sa do rriten pensionet?/ Eksperti zbulon shifrat, çfarë po ndodh me fondin e akorduar nga qeveria

    Sa do rriten pensionet?/ Eksperti zbulon shifrat, çfarë po ndodh me fondin e akorduar nga qeveria

    Eksperti i Ekonomisë, Ergis Sefa komentoi pensionet në vendin tonë, ku sipas kryeministrit Ramës pensioni minimal do të jetë 200 euro.
    Sefa tha se 200 euro janë në kuadrin e minimumit jetik, ndërkohë që duhet të ketë një reformism të skemës së pensioneve por edhe të trgeut të punës. Eksperti shtoi më tej se fondi i pensioneve është me qindra miliona euro minus, ndërkohë që këtë vit ka pasur një ulje me 400 milionë euro.
    “Me këtë pension minimal bëhet një minimum jetik. Nuk është e mjaftueshme jetesa në qytet, dhe në vende të tjera. 200 euro në Tiranë nuk është njësoj me 200 euro në Kukës. Impakti në buxhetin e shtetit do të jetë. Vazhdoj të them se nëse nuk kemi një reformim të skemës së pensioneve dhe tregut të punës, sepse pensionet janë problem dhe për ne në tregun e punës. Me këtë raport 1 me 1.17 jemi katastrofë. Sipas FMN duhet të jetë mbi 1 me 3, pra një person që kontribuon për 3. Në këtë fushë reforma në tregun e punës ka të bëjë me pagat më të larta padyshim do të sjellin një fond me të ardhura më të larta. Duhet të kemi një luftë ndaj informalitetit, të rritet produktiviteti dhe të fokusohemi psh. tek turizmi elitar, edhe pagat do të rriten. Me rritjen e pagave, rriten kontributet.
    Me këto pensione që kemi, këtë vit kemi një ulje 400 milionë euro sipas planifikimit të buxhetit. Këto duhet t’i kompesojmë, dnërkohë që mund të përdoren për diçka tjetër. Për shëndetësi, që i shërben dhe pensionistëve. Mund të investohet në forma të tjera, ndërkohë që duhet t’i çojmë për kompesim. Fondin e pensioneve e kemi me qindra miliona euro minus.”, tha Sefa.

  • Stabilizohet moti dhe rriten temperaturat, sot kohë e kthjellët me vranësira të pakta

    Stabilizohet moti dhe rriten temperaturat, sot kohë e kthjellët me vranësira të pakta

    Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje–veri me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 12 m/s.

    Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 1–2 ballë.

  • Ibrahimaj: Paga minimale do rritet nga viti 2026, taksat dhe kontributet nuk rriten për 18 muaj

    Ibrahimaj: Paga minimale do rritet nga viti 2026, taksat dhe kontributet nuk rriten për 18 muaj

    Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u ndal dhe tek tregu i punës, duke sqaruar se ka pasur ulje të normës së papunësisë, një tregues ky pozitiv për tregun e punës.
    Po kështu, Ibrahimaj u shpreh se rritja e pagës minimale do të nisë nga viti 2026.
    “Së fundmi tregu i punës ka vijuar të shfaqë shenja pozitive. Ne prej vitesh kemi parë normë papunësie në rënie, normë punësimi në rritje.
    Në tremujorin e dytë të vitit 2025, ne kemi pasur një rritje gjithashtu të pjesëmarrjen në forcën e aftë për punë, me 0.6%, e cila është aktualisht në nivelin e 76.25.
    Ndërkohë, që paga bruto është në nivelin e 83, 906 lekë ose e rritur në 11.4% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ne presim që dinamikat e tregut të punës të vijojnë të rriten në vitet në vijim, siç kemi paraqitur në programin tonë të qeverisjes, paga minimale do të rritet duke filluar nga viti 2026. Sot është në nivelin 40 mijë lekë, do të shkojë në nivelin 50 mijë lekë, duke garantuar një peshë më të ulët të kësaj rritjeje të shpenzimeve për bizneset shqiptare, pasi ne kemi marrë vendimin që për 18 muajit e parë, kostot për biznesin sa i përket taksave dhe kontributëve, nuk do të rriten për këtë periudhë 18 mujore”, tha ajo.

  • Zbardhen kategoritë/ Nga 1 tetori rriten pensionet, përfitojnë 721,398 të moshuar

    Zbardhen kategoritë/ Nga 1 tetori rriten pensionet, përfitojnë 721,398 të moshuar

    Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.

    Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.
    Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

    Top Channel

  • Rama fton investitorët: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

    Rama fton investitorët: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

    Nga Vjena, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitorëve që të blejnë prona në Shqipëri, duke theksuar se çmimet e tregut do të vazhdojnë të rriten.Në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri”, të zhvilluar në Vjenë, ai iu përgjigj një pyetjeje mbi rolin e qeverisë për zgjatjen e sezonit turistik përtej 180 ditëve.Rama theksoi se sezoni tashmë është zgjeruar, por sfidë mbetet shtrirja e tij përgjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, ai i inkurajoi investitorët të blejnë toka dhe apartamente në Shqipëri, duke paralajmëruar se çmimet do të rriten ndjeshëm dhe madje mund të dyfishohen pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.“Përshëndetje në jemi investues në prona, si për shembull në hoteleri, për turizëm, dhe kemi filluar të blemë prona në Shqipëri përpara disa vitesh. Pra ju sezonin e keni rreth 180 ditë, së bashku me qeverinë në duhet të krijojmë ide të reja se çfarë mund të bëjmë edhe për 180 ditë të tjera. Sepse ky sezon vetëm me 180 ditë nuk arrin dot të marrësh nga investimi atë që investojmë. Për shembull me ide të ndryshme si mund ta arrijmë këtë gjë? Kërkesa ime është që a mund të bëjmë diçka për zgjerimin e sezonin?”, shtroi kërkesën një investues pronash.“Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Në veçanti investuesit nga Austria, Gjermania, Spanja, ose më mirë do të thosha vendet nga Europa veriore.Pasi ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë. Edhe për arsye sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende.Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim vërtet shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama njofton nga Vjena: Çmimet e pronave në Shqipëri do të rriten 2-fish kur të anëtarësohemi në BE

    edi rama

    VJENË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” në Vienë, nga ku ftoi investitorët që të blejnë prona në Shqipëri, pasi deklaroi se çmimet do të rriten. Kreu i qeverisë thekson se, madje çmimet do të dyfishohet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndër të tjera, Rama tha se aktualisht sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. 

    Rama u pyet nga një investitor për ndihmën që duhet të japë qeveria për të ndikuar në zgjatjen e sezonit turistik, përtej 180 ditëve, ndërsa kryeministri u përgjigj duke thënë se sezoni tashmë është zgjatur, por mbetet për të bërë akoma edhe më shumë. 
    “Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë. Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama./ZËRI