Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa ndërsa paraqiti dje ndryshimet në projektligjin “Për librin” në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, u shpreh se nisma synon të vendosë themelet e një politike të qëndrueshme për zhvillimin e kulturës së leximit, përmirësimin e qasjes publike në dije si dhe modernizimin e infrastrukturës ligjore që rregullon sektorin e botimeve dhe shpërndarjes së librit në Shqipëri gjë që do i japë një dorë të gjithë lexuesve por dhe përdoruesve të librit në shkolla e sidomos librit universitar.
“Libri është pasuri kombëtare, një instrument edukimi, emancipimi dhe zhvillimi dhe për këtë arsye, përmes këtij projektligji, ne synojmë të forcojmë mekanizmat e mbështetjes për autorët, botuesit e lexuesit, duke e kthyer librin në prioritet të politikave të kulturës”, u shpreh Pipa.
Zëvendësministrja tha se ligji aktual nuk i përgjigjet më zhvillimeve të kohës, ndryshimeve në treg dhe nevojës për përshtatje digjitale. Ajo shtoi se, ka lindur nevoja e forcimit të rolit të institucioneve kombëtare siç është Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen ligjore për rishikimin e disa dispozitave të ligjit ekzistues, gjë e cila nuk do rrisë numrin e lexuesve por do rrisë prodhimin e librave dhe do rrisë numrin e përkthyesve, pra fillimisht do të rrisë ofertën që kërkesa të vijë më vonë.
Projektligji i propozuar synon që duke iu përgjigjur kontekstit aktual të zhvillimit të teknologjisë dhe digjitalizimit në fushën e botimeve, të reflektojë ndryshimet në terminologjinë juridike dhe të nxisë aksesin tek libri në çfarëdolloj forme, qoftë dhe ai elektronik që është bërë një modë vitet e fundit.
Disa nga objektivat kryesore të këtij projektligji janë: nxitja e leximit dhe promovimi i librit shqip brenda dhe jashtë vendit përmes pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare dhe evente letrare në vend, promovimi i librit në format digjital, mundësimi i leximit dhe për persona me dëmtime në shikim, sigurimi i gjithëpërfshirjes nëpërmjet rritjes dhe qartësimit të kompetencave të institucioneve përgjegjëse siç është QKLL, garantimi i pasurimit të përvitshëm me botime të reja të fondit libror të bibliotekave vendore të cilat do të kenë buxhet të patjetërsueshëm për pasurimin e fondit, etj.
Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Librin në Republikën e Shqipërisë, nuk shoqërohen me kosto financiare specifike, por në tavanet buxhetore të institucioneve, në parashikimet e tyre për buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë një fokus të veçantë posaçërisht për fondin e librit dhe pjesëmarrjes në panaire të ndryshme si ky i Nëntorit që po afron.
Tag: rrisë
-

Zëvendësministrja Pipa: Politika të reja shtetërore për librin, do rikthehet në fokus të politikave të kulturës
-

Gjermania planifikon të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën me rreth 3 miliardë euro
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Gjermania po planifikon të rrisë ndihmën e saj financiare për Ukrainën me rreth 3 miliardë euro (2.6 miliardë paund).
Ajo citon një burim qeveritar dhe vjen pas një raporti në Handelsblatt.
Buxheti i vitit 2026 më parë kishte ndarë 8.5 miliardë euro (7.47 miliardë paund) për Ukrainën, duke përfshirë mbështetjen ushtarake.
Një burim qeveritar i thotë Reuters se ministria e mbrojtjes do ta ngrinte këtë çështje në takimin e fundit parlamentar mbi buxhetin javën e ardhshme.
Raportohet gjithashtu se kancelari Friedrich Merz mbështet planet.
-

FMN: Zbatimi efikas i reformave mund të rrisë me 9% PBB -në e Shqipërisë në periudhën afatmesme
Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në periudhën afatmesme, sipas vlerësimeve të FMN-së, në një dokument të fundit mbi prioritetet e reformave strukturore në Evropë.Duke analizuar prioritetet e reformave strukturore për Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, FMN vuri dukje se vendi ynë se po përballet me sfida të thella në tregun e punës, kapitalin njerëzor, rregulloret e biznesit, efikasitetin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit.Fondi vuri në dukje se Shqipëria duhet të rrisë më tej efikasitetin e shpenzimeve publike dhe forcimin e menaxhimit të investimeve. Përmirësimi i performancës së ndërmarrjeve shtetërore dhe transparenca fiskale janë pjesë e reformave të domosdoshme.Të dhënat e brendshme tregojnë se, qeveria shqiptare po shfaq dobësi në realizimin e shpenzimeve buxhetore sipas planit. Vendi ynë ka nevoja të mëdha për investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, por nga ana tjetër mosrealizimi në kohë i planeve buxhetore për investime në këto fusha i heq vendit shanset për një ritme më të lartë të rritjes ekonomike. Në 2024 rreth 420 mln euro nuk u shpenzuan nga plani buxhetor i vitit. Gjysma e kësaj shumë ishte pjesë e fondit të pagave dhe shpërblimit të pensionistëve, ndërsa pjesa tjetër u kursye për interesat e borxhit dhe investime.Shqipëria përballet me emigracion të lartë dhe mungesë fuqie punëtore të kualifikuar. FMN sugjeron politika që nxisin pjesëmarrjen në tregun e punës, sidomos për të rinjtë, gratë dhe punëtorët më të moshuar. Njëkohësisht, është e nevojshme rritja e cilësisë së arsimit dhe programeve të trajnimit profesional. Shqipëria ka bërë hapa pas në arritjet mësimore në testin Global PISA ndërmjet 2018-2022 në një kohë që numri i nxënësve në shkolla po bie me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigrimi i moshave të reja. Rritja e cilësisë se arsimit shihet si mjet kryesor për të kaluar në një model ekonomik me produktivitet më të lartë nga ai që kemi aktualisht që bazohet kryesisht në krahun e lirë të punës.Sipërmarrësit në Shqipëri përballen ende me pengesa nga burokracitë dhe procedurat komplekse. FMN rekomandon thjeshtimin e rregulloreve, lehtësimin e procedurave të licencimit dhe përmirësimin e kushteve për hyrjen dhe daljen e bizneseve në treg.Forcimi i institucioneve dhe kontrolli i korrupsionit janë thelbësore për Shqipërinë sipas FMN-së. Në Shqipëri, reforma në drejtësi dhe përmirësimi i klimës së investimeve konsiderohen kusht për të tërhequr kapital të huaj dhe për të rritur besimin e biznesit. Pa këto reforma, efektet e çdo politike tjetër ekonomike mbeten të kufizuara.FMN vlerëson se për Shqipërinë sfidat mbeten të mëdha, sidomos në fushën e qeverisjes dhe në rritjen e produktivitetit, por potenciali për fitime ekonomike është i konsiderueshëm nëse reformat kryhen./B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga Durrësi: Rilindja Urbane 2.0 do të rrisë cilësinë e jetës komunitare
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit.
Rama shkruan se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit.
“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”, shkruan Rama. -

Llojet e zakonshme të ilaçeve që nuk duhen marrë me kafe
Kafeja është pjesë e rutinës së përditshme për shumë njerëz, por mund të ndikojë negativisht në disa ilaçe, duke ulur efektin e tyre ose rritur rrezikun për efekte anësore.
1. Ilaçet kundër të ftohtit dhe gripit
Shumë ilaçe për të ftohtin, si ato që përmbajnë pseudoefedrinë, janë stimulues, ashtu si edhe kafeina. Kur merren së bashku, mund të shkaktojnë nervozizëm, pagjumësi, rrahje të shpejta të zemrës dhe dhimbje koke. Kjo vlen edhe për disa ilaçe për astmën dhe ADHD-në, si teofilina dhe amfetaminat.
2. Barnat për tiroiden dhe osteoporozën
Kafeja mund të ulë absorbimin e levotiroksinës (përdorur për tiroiden e ngadaltë) deri në 50%, sepse përshpejton lëvizjen e zorrëve dhe mund të lidhet me ilaçin në stomak. Kjo ndikon në përthithjen e tij dhe mund të rikthejë simptomat e hipotiroidizmit. E njëjta kujdes vlen për ilaçet e osteoporozës si alendronati dhe risedronati, të cilat duhen marrë me stomak bosh dhe me pritje prej 30–60 minutash para se të konsumoni kafe ose ushqim.
3. Antidepresantët dhe antipsikotikët
SSRI-të si sertralina dhe citaloprami mund të kenë përthithje më të ulët kur merren me kafe. Triciklikët (p.sh. amitriptilina) përpunohen nga një enzimë e mëlçisë që metabolizon edhe kafeinën. Konkurrenca mes tyre mund të ngadalësojë zbërthimin e ilaçit dhe të rrisë efektet anësore. Kafeja gjithashtu mund të rrisë nivelin e klozapinës, një antipsikotik, deri në 97%, duke shtuar rrezikun për përgjumje, konfuzion ose komplikime serioze.
4. Qetësuesit kundër dhimbjes
Disa qetësues si aspirina ose paracetamoli përmbajnë kafeinë, e cila mund të përshpejtojë përthithjen e tyre. Megjithatë, kjo gjithashtu mund të rrisë rrezikun për irritim të stomakut ose gjakderdhje, veçanërisht nëse konsumoni burime të tjera të kafeinës në të njëjtën kohë.
5. Barnat për zemrën
Kafeina mund të rrisë përkohësisht tensionin dhe rrahjet e zemrës, që mund të kundërshtojë efektin e barnave për presion të lartë të gjakut ose aritmi. Nuk është e nevojshme ta shmangni kafenë krejtësisht, por është mirë të monitoroni ndikimin e saj dhe të konsideroni uljen e sasisë ose kalimin në version pa kafeinë.
Çfarë mund të bëni?
Merrni levotiroksinën dhe ilaçet për osteoporozë me ujë, me stomak bosh, dhe prisni 30–60 minuta para kafesë.
Shmangni kombinimin e kafesë me ilaçet për ftohje, astmë, ADHD, apo ato me veprim stimulues.
Konsultohuni me mjekun nëse merrni antidepresantë, antipsikotikë ose ilaçe për tensionin.
Merrni parasysh kalimin në kafe pa kafeinë nëse ndieni nervozizëm, pagjumësi ose palpitacione.
Çdo organizëm e përpunon ndryshe kafeinën, kushtojini vëmendje reagimeve tuaja.
Nëse nuk jeni të sigurt për ndërveprimin mes kafesë dhe ilaçeve tuaja, këshillohuni me farmacistin ose mjekun. Një bisedë e shkurtër mund t’ju ndihmojë të shmangni javë të tëra me efekte të padëshiruara dhe të vazhdoni të shijoni kafenë me qetësi. / Independent – Syri.net
-

Kroaci, BE bën thirrje për përshpejtimin e reformave
Në kuadër të Paketës Ekonomike të Pranverës 2024, Komisioni Europian ka publikuar pesë rekomandime kryesore për Kroacinë, duke i kërkuar vendit të përshpejtojë reformat, të rrisë investimet në mbrojtje dhe të ndërmarrë masa urgjente në sektorin e energjisë.Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen: Rekomandimi i parë kërkon që Kroacia të rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe të përdorë klauzolën kombëtare …
-

Spanja do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për Evropën me 10.47 miliardë euro për vitin 2025
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi sot se qeveria e tij do të rrisë me 2% të PBB-së në shpenzimet e mbrojtjes për Evropën këtë vit.
Ai theksoi se shpenzimet do të rriten me 10.47 miliardë euro duke pasur fokus telekomunikacionin, sigurinë kibernetike dhe pajisjet ushtarake.
“Ky plan do të na ndihmojë të arrijmë objektivin 2% në kohë rekord. Spanja do të kontribuojë në mbrojtjen e Evropës” tha Sanchez.
Kujtojmë se shpenzimet e mbrojtjes së Spanjës arritën në vetëm 1.3% të PBB-së vitin e kaluar, kjo ishte përqindja më e ulët midis vendeve të NATO-s. Syri.net-Kathimerini
-

“Futja në BE do të sjellë paga më të larta”! Rama: Forcimi i Lekut nuk e dëmtoi ekonominë
Kryeministri Edi Rama shprehet se zhvillimi i industrisë në vendin tonë është tregues që hedh poshtë të gjitha zërat kritik për forcimin e Lekut kundrejt monedhave të huaja.
Ai thotë gjithashtu se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do rrisë konkurrencën dhe pagat për punonjësit.
“Është vërtet kënaqësi dhe krenari që të vizitosh këtë realitet që kundërshton të gjithë ata zëra, të cilët në një moment të caktuar, qoftë nga brenda industrisë, material porositësi, qoftë nga jashtë vunë kujën që “forcimi i lekut ishte fundi i kësaj industrie, të gjithë do dilnin pa punë, etj, etj”, sepse ky realitet tregon që ajo çka ne e kemi mbajtur qëndrim qysh në krye të herës është e vetmja rrugë, rritja e cilësisë, rritja e kapaciteteve konkurruese dhe harrimi i historisë së vjetër, që krahu i lirë i punës është avantazh konkurrues në botën e sotme.
Hapi tjetër i futjes në BE do ta bëjë dhe më të lehtë për kompaninë si kompani europiane që të rrisë kapacitetet e veta, të rrisë fitimet e veta dhe pa diskutim të rrisë detyrimisht dhe mbështetjen financiare tuajën.
Të gjithë punonjësit e Shqipërisë duhet ta dinë, se momenti i hyrjes në BE ndryshon menjëherë edhe pagat, automatikisht. Duke u bërë anëtar të BE jemi njësoj si të thuash sot nuk ma jep dot këtë pagë këtu, po shkoj po e marr në Durrës po themi ose po shkoj po e marr në Korçë.
Siç sot për të shkuar në Korçë, për të shkuar në Durrës apo për të shkuar në Shkodër nuk ka nevojë as t’i kërkosh leje njeriu, as të thotë njeri ku po shkon, nesër e njëjta gjë do jetë brenda atij perimetri të madh të BE.”, tha Rama. -

LaCivita një gjetje që do rrisë besimin/ Boçi: Do rrëzojë imazhin se PD është antiamerikane
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi në “Of the Record”, në A2CNN, rolin e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Boçit, LaCivita do të rrisë besimin te shqiptarët dhe do të rrëzojë imazhin e ngritur nga PS se Partia Demokratike është antiamerikane.
“Kryefjala ishte Sali Berisha, trupa e kandidatëve për deputetë. Së bashku bëjnë trupën politike që duhet të sjellë besim. Një rol ka dhe strategjisti. LaCivita është një gjetje, nga historia e strategjistëve. Është një gjetje që ndikon në rritjen e besimit të qytetarëve dhe anëtarë e PD. PS e ka sulmuar PD për antiamerikanizëm.
Zgjedhja e një strategjisti pranë Trump përcon atë mesazh që SHBA janë aleatë të PD dhe nuk kanë ato vlerësime për demokratët dhe Berishën. Ai ka ndërtuar një fushatë virtuoze në SHBA që pati një rezultat spektakolar. Mrekullinë do ta bëjnë shqiptarët”, tha Boçi.
