Kryesocialisti Edi Rama nuk i mungoi ironitë për kundërshtarët politikë dhe kandidatët e “kënetës” siç i quan ai në fjalimet elektorale.“Shënjestra” e radhës ka qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në aleancë me PD-në dhe kandidat në qarkun e Vlorës për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa foli nga sheshi në Sarandë, kreu i të majtës nënvizoi se PS ka kandidatët më të mirë, kurse krahu tjetër ka “rripin e pantallonave të Vangjel Dules”.
“Nëse e duan më të zgjuar se veten, ja ku e kanë (i referohet kandidatëve të PS në Sarandë). Nëse duan një çyryk që të ketë rripin e pantallonave të Vangjel Dules, ja tek e kanë (duke treguar ppër krahun tjetër të kundërshtarëve)”.
Rama e vijoi batutën e tij para mbështetësve, duke iu drejtuar një tjetër kandidati socialist të zonës së Sarandës, që kur u prezantua përshëndeti minoritetin e Finiqit edhe në Greqisht.
“A dëgjon ti sagapo, (ngrihet kandidati) Sagapo i them atyre në Finiq, u çua ky, jo ti, se na turpërove. Apo nuk jemi dhe të dy pa flokë. A u the atyre sagapo qëparë ti, që ta dëgjoja unë?! Fjalën e fundit e kam (për Vangjelin, i thotë dikush). Ça Vangjeli mo, e kam fjalën e fundit për gratë! 56% e mbështetësve janë gra e vajza. Kush është çyryk mendon se është më i mençur se gratë dhe vajzave, ndaj është çyryk…”, u shpreh kryesocialisti.
Tag: rripin
-

“A dëgjon ti sagapo?!”/ Rama ironi me opozitën në Sarandë: Nëse duan një çyryk që të ketë rripin e pantallonave të Vangjel Dules…
-

SHBA dhe Izraeli afër një marrëveshje për të vijuar futjen e ndihmave në Gaza, zinxhiri i ri furnizues nuk do kontrollohet nga Hamasi
Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe përfaqësuesit e një “institucioni të ri ndërkombëtar” janë “pranë një marrëveshjeje” për të rifilluar hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës në një mënyrë që “nuk kontrollohet nga Hamasi”, raportoi Axios, duke cituar burime në qeveritë izraelite dhe amerikane.
Axios përmend pjesëmarrjen e një “kompanie private amerikane” në një “mekanizëm shpërndarjeje ndihmash”. Nuk specifikon se për cilin “institucion të ri ndërkombëtar” bëhet fjalë. Raporti pretendon se ndihma ndaloi së shpërndari “pasi” Izraeli i dha fund një armëpushimi dy-mujor me Hamasin më 18 mars.
Megjithatë, autoritetet izraelite ndërprenë plotësisht hyrjen e çdo ndihme humanitare në Rripin e Gazës më 2 mars, duke akuzuar Hamasin për abuzim me të. Qeveria e Benjamin Netanyahut argumentoi se një bllokadë e plotë e enklavës dhe presioni ushtarak ishin mënyra “e vetme” për të detyruar lëvizjen islamiste palestineze të lirojë 58 pengje që mban, të vdekur dhe të gjallë.
Që atëherë, OKB-ja i ka bërë thirrje Izraelit që të lejojë përsëri hyrjen e ndihmës humanitare në enklavë, gjë që është jetike për popullsinë që përballet me një katastrofë humanitare dhe në rrezik nga uria, siç theksojnë zyrtarët e saj.
Operacionet humanitare në Rripin e Gazës janë në prag të “kolapsit të plotë”, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (ICRC). Agjencitë e OKB-së thonë se furnizimet me ushqim do të mbarojnë “brenda disa ditësh”.Top Channel
-

Izraeli sulm në Gaza, 27 palestinezë të vrarë
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës këtë të hënën u kanë marrë jetën të paktën 27 palestinezë.
Izraeli ka kryer sulme të përditshme në Gazë që nga përfundimi i armëpushimit me grupin militant palestinez, Hamas, muajin e kaluar. Po ashtu Izraeli ka ndaluar qasjen e të gjitha importeve, ushqimit dhe produkteve mjekësore në Rripin e Gazës, që nga fillimi i marsit në atë që thotë se është përpjekje për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet.
Punëtorët humanitarë thonë se furnizimet janë duke u shterur, me shumicën e njerëzve duke ngrënë një vakt në ditë ose më pak.
Ata thonë se Organizata e Kombeve të Bashkuara do të monitorojë nga afër shpërndarjen e ndihmave dhe do të parandalojë keqpërdorimin e tyre.
-

Hamasi pranon armëpushimin: Do lirojmë të gjitha pengjet izraelite
Organizata terroriste islamike palestineze Hamas ka deklaruar gatishmërinë e saj për të rënë dakord për një armëpushim 5-vjeçar dhe për të liruar të gjitha pengjet izraelite. Një marrëveshje e tillë mund t’i japë fund luftës në Gaza, tha një përfaqësues i Hamasit për agjencinë e lajmeve AFP.
Hamasi është gati të nënshkruajë një marrëveshje “për një shkëmbim të burgosurish (…) dhe për një armëpushim pesë-vjeçar”, tha përfaqësuesi i Hamasit në Kajro. Në këtë kuadër, të gjithë pengjet izraelitë të mbajtur ende në Rripin e Gazës do të liroheshin në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Delegacioni i Hamasit zhvilloi bisedime me ndërmjetësuesit egjiptianë në Kajro gjatë të shtunës. Nga Kajro, një zyrtar i lartë i Hamasit njoftoi se delegacioni, i kryesuar nga Khalil al-Hayya, do të diskutonte “vizionin e Hamasit për përfundimin e luftës” me përfaqësuesit egjiptianë.
Egjipti, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Katarin, ndërmjetësuan një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, i cili hyri në fuqi më 19 janar. Pas skadimit të fazës së parë të armëpushimit, Izraeli dëshironte të zgjaste fazën e parë në vend që të pajtohej me fazën e dytë të planifikuar me një ndërprerje afatgjatë të luftimeve. Kur nuk u arrit asnjë marrëveshje, Izraeli rifilloi sulmet e tij masive ajrore mbi objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës rreth dy muaj më vonë dhe gjithashtu filloi një ofensivë të re tokësore. Ajo gjithashtu ka bllokuar të gjitha dërgesat e ndihmave në Rripin e Gazës që nga 2 marsi.
Përpjekjet për të arritur një armëpushim të ri deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Javën e kaluar, Hamasi hodhi poshtë një propozim izraelit që do të kërkonte një armëpushim 45-ditor në këmbim të lirimit të dhjetë pengjeve të gjallë izraelitë.
Gjatë bisedimeve në Kajro, Izraeli vazhdoi sulmet e tij në Rripin e Gazës. Të paktën dhjetë persona u vranë në qytetin e Gazës të shtunën kur një ndërtesë banimi u bombardua, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të udhëhequr nga Hamasi. Rreth 20 persona janë zhdukur nën rrënoja. Umm Walid al-Khur, e cila i mbijetoi sulmit, tha se “të gjithë po flinin me fëmijët e tyre” kur shtëpia u granatua dhe u shemb.