Tag: rripin

  • Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Izraelit të korrigjojë menjëherë ‘situatën katastrofike’ në Gaza

    Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Izraelit të korrigjojë menjëherë ‘situatën katastrofike’ në Gaza

    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i ka bërë thirrje Izraelit të mundësojë një qasje të sigurt tokësore në Rripin e Gazës – të shkatërruar nga lufta – duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të lehtësuar vuajtjet “e paimagjinueshme” të popullsisë.“Vetëm nëpërmjet tokës mund të arrijnë sasi të mjaftueshme ndihme tek njerëzit”, tha SOT Wadephul përpara se të nisej në Tel Aviv.“I bëj thirrje qeverisë izraelite që t’u lejojë OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmës qasje të sigurt dhe, mbi të gjitha, shpërndarje të sigurt dhe efektive”, tha ai.Wadephul mbërriti në Tel Aviv sot pasdite dhe udhëtoi për në Jerusalem, ku u takua me homologun e tij izraelit Gideon Saar, kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.Mes presionit në rritje në vend, ministri i Jashtëm gjerman ka kërkuar mënyra për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në Rripin e Gazës dhe për t’i dhënë fund luftës pas gati 22 muajsh.Ai gjithashtu planifikon të takohet me zyrtarë nga Autoriteti Palestinez (AP) në Ramallah gjatë vizitës së tij dyditore në rajon.

    Wadephul tha se vdekjet në Gazë kanë ‘arritur përmasa të paimagjinueshme’

    Përpara largimit të tij, Wadephul theksoi se Izraeli duhet të korrigjonte menjëherë, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme situatën katastrofike në Rripin e Gazës, ku  vdekjet dhe vuajtjet kishin “arritur përmasa të paimagjinueshme”.Ai theksoi se Gjermania do të vazhdonte të qëndronte në anën e Izraelit për të siguruar që Hamasi të lironte pengjet e mbetura, të cilët përfshijnë shtetas gjermanë.“Milicia islamiste palestineze duhet të çarmatoset dhe të mos ushtrojë më asnjë ndikim politik në territoret palestineze”, tha ai.“Ajo nuk duhet të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, tha ai.Në të njëjtën kohë, ministri paralajmëroi Izraelin për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës, duke thënë se Gjermania gjithashtu do të detyrohej t’u përgjigjej hapave të njëanshme.

    Nuk ka njohje të shtetit palestinez për momentin

    Wadephul përsëriti se Gjermania aktualisht nuk po shqyrton njohjen e shtetin palestinez dhe se një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetej e vetmja mënyrë për t’u mundësuar njerëzve në të dyja anët të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet.“Për Gjermaninë, njohja e Palestinës ka më shumë gjasa të vijë në fund të këtij procesi”, tha ai.

    Berlini shqyrton me kujdes sanksionet

    Sipas kancelarit Friedrich Merz, rrjedha e bisedimeve mund të ndikojë nëse Gjermania pranon sanksione kundër partnerit të saj të ngushtë, Izraelit.Ndërsa Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera, deri më tani ka hezituar të vendosë sanksione ndaj aleatit të saj të ngushtë, Merz tha se qeveria gjermane rezervon të drejtën për të ndërmarrë hapa të tillë.Komisioni Evropian ka rekomanduar që pjesëmarrja e Izraelit në programin e financimit të kërkimit “Horizon Europe” të pezullohet pjesërisht, menjëherë. Mbetet për t’u parë nëse Gjermania e mbështet një masë të tillë.

    Merz nën presion 

    Përpara se Wadephul të nisej në Tel Aviv, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) – partneri i vogël në koalicionin e Merz – i kërkoi qeverisë të ushtrojë më shumë presion mbi qeverinë izraelite – për të lejuar që ndihma të arrijë te palestinezët e dëshpëruar nëpërmjet rrugëve tokësore.Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të partisë, Siemtje Moller, tha sot se duhej të kishte “presion të vërtetë” për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë.Moller, e cila është pjesë e delegacionit që shoqërin Wadephul në rajon, përsëriti gjithashtu qëndrimin e SPD-së se dërgimi i armëve për veprime në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, të tilla si ato në Rripin e Gazës, nuk duhet të autorizohet më.Bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër në opozitë, Franziska Brantner, tha gjithashtu se Wadephul duhej të nxiste “me të gjithë fuqinë e tij” për aksesin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve dhe një proces politik për t’i dhënë fund luftës.“Qëndrimi i Gjermanisë për këtë çështje – si një mbështetëse e fortë e Izraelit – po bllokon veprimin evropian”, tha Brantner.

  • Luftërat/ Guterres: Uria nuk duhet të përdoret si armë lufte

    Luftërat/ Guterres: Uria nuk duhet të përdoret si armë lufte

    “Uria nuk duhet të përdoret kurrë si armë luftë”, kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

    Referuar konflikteve në Rripin e Gazës dhe Sudan, ai u shpreh uria nxit paqëndrueshmërinë dhe gjithashtu kërcënon paqen.

    “Konfliktet vazhdojnë të rrisin urinë në Gaza, Sudan dhe në vende të tjera. Uria nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon paqen. Ne kurrë nuk duhet ta pranojmë urinë si armë luftë”, tha ai.

    Ndërkohë OBSH paralajmëroi se nivelet e kequshqyerjes në Rripin e Gazës kanë arritur në nivele alarmante dhe se numri i vdekjeve sa vjen edhe rritet.

  • Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika

    Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika

    Presidenti francez Emmanuel Macron planifikon ta njohë Palestinën si shtet në shtator. Kjo ka për qëllim të nxisë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Kryeministri Netanjahu e dënon vendimin.
    Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet. “Do ta shpall solemnisht këtë në shtator të këtij viti para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, njoftoi Macroni në Platformën X. Macroni shtoi: “Sot, është urgjente të përfundojë lufta në Rripin e Gazës dhe të shpëtohet popullsia civile”. Një armëpushim, lirimi i të gjithë pengjeve dhe ndihma masive humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës janë të nevojshme “pa vonesë”. Për më tepër, Hamasi duhet të çmilitarizohet dhe Rripi i Gazës duhet të rindërtohet.
    Krijimi i një shteti palestinez duhet të paraprihet nga një armëpushim në Rripin e Gazës. Ministria e Jashtme izraelite refuzoi të komentojë deklaratën e Macron.
    Sipas disa informacioneve, Macroni kishte planifikuar tashmë ta shpallte njohjen muajin e kaluar, por e shtyu për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
    Asambleja Kombëtare Franceze kishte votuar tashmë në favor të njohjes së një shteti palestinez në vitin 2014. Megjithatë, votimi nuk ishte detyrues për qeverinë. Pas Rusisë dhe Kinës, Franca do të ishte fuqia e tretë me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që do të njihte një shtet palestinez. Në nivel ndërkombëtar, më shumë se 140 vende e kanë bërë tashmë këtë. Gjermania nuk bën pjesë në to.
    Netanjahu kundër Macron
    ( E akt.)Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e dënoi ashpër njoftimin e Presidentit Macron për njohjen e Palestinës si shtet. “Një hap i tillë shpërblen terrorin”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë. Kjo gjithashtu rrezikon krijimin e një shteti përfaqësues të Iranit, siç u bë Rripi i Gazës nën Hamasin, kritikohet vendimi i Macron nga kryeministri izraelit. “Një shtet palestinez në këto kushte do të ishte një platformë startimi për shkatërrimin e Izraelit.”
    Edhe nga Shtetet e Bashkuara vijnë kritika për njoftimin e bërë nga Presidenti francez Emmanuel Macron mbi njohjen e Palestinës si shtet. “Ky vendim i pamatur i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe pengon paqen”, shkroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio në X. Ai është një shuplakë për viktimat e masakrës së kryer nga Hamasi islamist dhe grupe të tjera terroriste në Izrael më 7 tetor 2023. Lufta në Gaza shpërtheu si pasojë e sulmit të Hamasit, që njihet si organizatë terroriste nga SHBA, BE e vende të tjera, gjatë të cilit u rrëmbyen më shumë se 250 persona në Rripin e Gazës dhe u vranë më shumë se 1,200 të tjerë.
    Negociatat pa sukses
    Negociatat për një armëpushim në Rripin e Gazës nuk kanë dhënë rezultate. Shtetet e Bashkuara tërhoqën delegacionin e tyre nga Katari për konsultime dhe akuzuan Hamasin për mungesë vullneti për të arritur një marrëveshje.
    I dërguari i Presidentit Trump, Steve Witkoff, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga bisedimet për armëpushim në Gaza, të mbajtura në Doha të Katarit. Witkoff e akuzoi Hamasin për mbajtjen e një “qëndrimi egoist”. Hamasi, përgjegjës për sulmet terroriste të 7 tetorit 2023, vazhdon të mbajë pengje izraelite. DW

  • Izraeli e zgjeron ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës

    Izraeli e zgjeron ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës

    Izraeli e ka lansuar një ofensivë të re ushtarake në Rripin e Gazës, duke synuar t’i lirojë pengjet e mbajtura në qytetin Deir al-Balah. Si pasojë e përshkallëzimit të luftës, të paktën 130 palestinezë mbeten të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa gjendja humanitare lë shumë për të dëshiruar.

    Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme të mëdha ajrore dhe një operacion tokësor në Rripin e Gazës, duke i shënjestruar lagjet në qytetin Deir al-Balah, qendra kryesore e përpjekjeve humanitare në territorin e shkatërruar palestinez, mes paralajmërimeve në rritje për krizën e urisë.
    Tanket hynë për herë të parë në zonat jugore dhe lindore të qytetit, një pjesë ku burimet izraelite kanë pretenduar se mund të ndodhen disa nga pengjet e mbajtura. Operacionet më të fundit po ndodhin një ditë pas numrit më të lartë të viktimave në 21 muajt e luftës, ku të paktën 85 palestinezë që po prisnin për ndihmat ushqimore, u vranë të dielën nga Ushtria Izraelite.

    Dëshmitari okular, Ehab Al-Zein, e ka përshkruar tmerrin e ditës së djeshme, duke pretenduar se popullata civile ishte e rrethuar nga tanket për më shumë se një orë.
    “Po prisnim për miell, sepse ishim të uritur. Donim të hanim e të pinim. Papritur dolën tanket, na rrethuan. Filluan të qëllonin mbi ne dhe nuk mundëm të lëviznim. Nuk arritëm ta marrim miellin dhe mbetëm të rrethuar për rreth një orë e gjysmë, deri në dy orë. Disa arritën të shpëtonin, disa u vranë dhe të tjerë u plagosën. Siç mund ta shihni, kjo është gjendja jonë”, ka deklaruar Al-Zein.
    E Rachael Cummings, drejtoreshë humanitare në Gazë, nga radhët e Organizatës “Save the Children”, e ka vlerësuar situatën në enklavën palestineze si jashtëzakonisht të rëndë. Ajo ka theksuar se palestinezët nuk kanë zgjidhje tjetër, përpos se t’i rrezikojnë jetët e tyre, në mënyrë që t’i marrin pakot ushqimore.

  • Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

    Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

    Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës po rriten.
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvillon sot një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.
    Trump u tha më herët gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për përfundimin e konfliktit.
    Ai tha se mendon se “do të kemi një marrëveshje” këtë javë.
    “Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve të dakorduara”, tha në anën tjetër Netanyahu.
    “Unë besoj se biseda me presidentin Trump mund të ndihmojë në avancimin e këtij rezultati, për të cilin të gjithë shpresojmë”, tha ai përpara se të nisej drejt SHBA-së.
    Izraeli dhe Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – nisën bisedimet jodirekte për një propozim të SHBA-së, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve, të dielën në Katar.
    Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dallimet kryesore që kanë penguar vazhdimisht arritjen e marrëveshjes, mund të tejkalohen.
    Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë është e treta e tij që kur Trump u rikthye në detyrë në muajin janar.
    Ajo vjen pas vendimit të Trumpit për t’u bashkuar me luftën e Izraelit kundër Iranit, duke sulmuar centralet bërthamore iraniane.
    Pas ndërmjetësimit të një armëpushim mes këtyre dy vendeve, Trump bëri të ditur se fokusin e ka tani në përpjekjet për të ndalur luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
    Ajo nisi pasi ky i fundit sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe marrë peng qindra të tjerë.
    Izraeli u përgjigj me një ofensivë të ashpër sulmesh në Rripin e Gazës, e cila, sipas autoriteteve shëndetësore atje, ka vrarë mbi 57.000 palestinezë./REL

  • Ndërsa Izraeli pritet të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin, në Rripin e Gazës shënohen të tjera viktima

    Ndërsa Izraeli pritet të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin, në Rripin e Gazës shënohen të tjera viktima

    Izraeli njoftoi se do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin, ndërkohë që ofensiva në Rripin e Gazës vazhdon.Fotografi: Mohammed al Madhoun/DW
    Ndërsa Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se do të dërgojë në Doha një delegacion për bisedime indirekte me Hamasin, në Rripin e Gazës prej ofesivës izraelite ka pasur dhjetëra të vrarë.Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën (06.07.) se do të dërgojë një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të zhvilluar bisedime për armëpushim me Hamasin, por i hodhi poshtë propozimet e Hamasit për ndryshime në projekt-marrëveshjen për armëpushim.
    “Ndryshimet që po kërkon të bëjë Hamasi në propozimin e Katarit na u përcollën mbrëmë dhe janë të papranueshme për Izraelin”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.Hamasi nuk ka dhënë publikisht detaje lidhur me përgjigjen e tij ndaj propozimit të bërë nga SHBA-të, i cili u përcoll prej ndërmjetësuesve nga Katari dhe Egjipti, por tha të premten se është përgjigjur me një “frymë pozitive”.

    Tel Aviv 05.07.2025 – Protestë antiqeveritare për lirimin e pengjeve izraelite
    Bisedime jo të drejtpërdrejtaPresidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripërtërirë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës gati 21 muajore në Gazë. Ai do të presë Netanyahun në Uashington të hënën.Sipas njoftimeve të medias bisedimet me Hamasin nuk do të jenë të drejtpërdrejta.Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja synojnë arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mban Hamasi.Sipas mediave propozimi është për lirimin gradual të dhjetë pengjeve izraelite dhe dorëzimin e eshtrave të peneve të vrarë. Në këmbim nga burgjet izraelite do të lirohen një numër më i madh të burgosurish palestinezë. Gjatë armëpushimit palët pritet të negociojnë për një përfundim të përhershëm të luftës.
    Dhjetëra të vrarë në Rripin e GazësBurime nga Rripi i Gazës thonë se prej ofensivës së Izraelit që nga mëngjesi i së shtunës aty janë vrarë dhjetëra vetë.
    Prej ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë dhjetëra vetëFotografi: Hatem Khaled/REUTERS
    Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njofton se të paktën 50 vetë ishin vrarë prej sulmeve ajrore dhe në incidente të tjera. Shumë viktima pati në radhët e atyre që prisnin në radhë për ushqim.Autoritetet e Gazës thanë se kishte pasur të paktën 70 të vrarë.DW

  • Të paktën 35 të vdekur, përfshirë fëmijë, nga operacionet izraelite në Gaza

    Të paktën 35 të vdekur, përfshirë fëmijë, nga operacionet izraelite në Gaza

    Një agjenci ndihme emergjente në Rripin e Gazës raportoi të dielën se të paktën 35 persona, përfshirë fëmijë, u vranë nga granatimet ose zjarri i ushtrisë izraelite në enklavë, ku lufta që ka vazhduar për më shumë se 20 muaj ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe e ka shtyrë popullsinë në prag të urisë, siç vazhdon të paralajmërojë OKB-ja.

    Mbrojtja civile raportoi gjithashtu se dhjetëra të plagosur u dërguan në spitale, ku lufta vazhdon, që pas bastisjes nga krahu ushtarak i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.
    “Ata na bombarduan ndërsa flinim. Ne nuk bëmë kurrë asgjë të gabuar. “Dy fëmijët e mi kanë vdekur, të tjerët janë në kujdes intensiv”, tha Iman Abu Marouf për AFP me një zë shumë të shqetësuar pas një bastisjeje që goditi tendat për personat e zhvendosur brenda vendit në kampin al-Mawasi (jug).
    Pas bombardimit, viktimat u transportuan me automjete që u përkisnin të afërmve dhe ambulanca në spitalin Nasser në Khan Yunis, sipas pamjeve të AFP.
    Atje, trupa të mbështjellë me qese plastike u lanë në tokë. Një nënë po përkëdhelte fytyrën e fëmijës së saj të vdekur. Jashtë spitalit, qytetarët po luteshin për të vdekurit e tyre.
    “Shumë trupa u sollën këtu të djegur dhe të plagosurit kanë djegie të rënda”, tha një burim mjekësor, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan se një zjarr i madh shpërtheu dhe u përhap në tendat në kampin al-Mawasi.
    Sipas Mahmoud Bassal, një zëdhënës i mbrojtjes civile, dhjetëra “martirë”, përfshirë “gra” dhe fëmijët, u dërguan në spitalet në enklavë, pas bastisjeve nga forcat pushtuese.
    Midis tyre ishin pesë viktima nga kampi al-Mawasi dhe “dy fëmijë të familjes Azzam që u vranë në një bastisje në një shtëpi në Qytetin e Gazës” (veri), shpjegoi ai.
    Duke pasur parasysh kufizimet e vendosura nga Izraeli mbi median në Rripin e Gazës dhe pamundësinë për të hyrë në terren në mes të luftës, Agence France-Presse vëren se nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur rrëfimet e shpallura nga mbrojtja civile.
    “Dëgjuam një shpërthim të madh”, tha Abdel Rahman Azzam, një i afërm. “Britmat e fëmijëve dhe grave nuk u ndalën. Ata goditën një shtëpi me një raketë pa asnjë paralajmërim.”
    Në Rripin jugor të Gazës, të paktën 4 persona, sipas z. Bassal – sipas një burimi tjetër, të cituar nga Agjencia Gjermane, të paktën 11 – u vranë nga zjarri izraelit mbi njerëzit që shkonin në një qendër shpërndarjeje të ndihmave ushqimore.
    Izraeli e lehtësoi pjesërisht bllokadën totale që kishte vendosur në Rripin e Gazës që nga maji, e cila kishte shkaktuar mungesa të mëdha ushqimi, ilaçesh dhe mallrash të tjera thelbësore.
    Në të njëjtën kohë, filloi të funksiononte një mekanizëm i ri ndihme, i udhëhequr nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë jofitimprurëse me financim të errët të mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Por shpërndarja e ushqimit nga organizata është dëmtuar nga incidente kaotike dhe shpesh vdekjeprurëse.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, të paktën 583 palestinezë janë vrarë pranë qendrave të saj të shpërndarjes së ushqimit që kur ajo filloi të vepronte në fund të majit.
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e ka denoncuar mekanizmin e ri të shpërndarjes së ndihmës “të militarizuar” si “vrasës njerëzish”.
    GHF, nga ana e saj, siguron se asgjë nuk është bërë brenda qendrave të saj dhe akuzon Hamasin se po përpiqet ta parandalojë atë. Ai pretendon se 12 nga anëtarët e stafit të tij janë vrarë dhe të tjerë janë “torturuar”. Gjithashtu ankohet se Hamasi po dërgon “luftëtarë afër zonave humanitare”.
    Besohet se Izraeli po e përdor GHF-në për të anashkaluar OKB-në dhe organizatat e tjera humanitare në mënyrë që, siç pretendon, ndihma të mos arrijë te Hamasi.
    Ushtria izraelite, kur u pyet në lidhje me informacionin në lidhje me vdekjet e djeshme, tha se nuk do të komentonte dhe kujtoi se po kryen operacione kundër lëvizjes islamiste palestineze Hamas.
    Në të njëjtën kohë, ajo njoftoi humbjen e një nënoficeri 20-vjeçar në luftime në veri. Sipas agjencisë britanike të lajmeve PA Media, i riu ishte shtetas izraelit dhe britanik përveçse shtetas.
    Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu synon të vazhdojë luftën në Rripin e Gazës me qëllim që të “kthejë pengjet dhe të shpërbëjë Hamasin”, një lëvizje që është zotuar ta shkatërrojë dhe dëbojë nga enklava e vogël bregdetare.
    Ajo gjithashtu ka njoftuar se do të marrë “kontrollin” e Rripit të Gazës, ku Hamasi – të cilin Izraeli, SHBA-të dhe BE-ja e klasifikojnë si një organizatë terroriste – ka sunduar që nga viti 2007.
    Bastisja e 7 tetorit 2023 rezultoi në humbjen e 1,219 jetëve në anën izraelite, shumica e të cilëve civilë, sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në të dhëna zyrtare. Nga 251 personat që u rrëmbyen atë ditë, 49 prej tyre ende mbahen në qeli, por të paktën 27 prej tyre janë shpallur të vdekur nga ushtria izraelite.
    Operacionet hakmarrëse ushtarake izraelite në shkallë të gjerë kanë marrë që atëherë jetën e të paktën 56,500 palestinezëve, shumica e të cilëve civilë, sipas shifrave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës, të cilat konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.
    Pavarësisht vazhdimit të operacioneve të përditshme izraelite të profilit të lartë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump siguroi javën e kaluar se priste që një marrëveshje e re armëpushimi të arrihej brenda ditësh, ndoshta këtë javë siç tha ai.

    Top Channel

  • Të paktën 23 të vdekur në gjashtë sulme izraelite në Rripin e Gazës

    Të paktën 23 të vdekur në gjashtë sulme izraelite në Rripin e Gazës

    Agjencia e Mbrojtjes Civile e Rripit të Gazës njoftoi sot se 23 persona ishin vrarë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në enklavën e vogël palestineze, e cila është shkatërruar pas më shumë se 20 muajsh lufte.

    “Të paktën 23 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën (në spitale) pas zjarrit dhe bastisjeve izraelite”, tha për AFP-në Mahmoud Bassal, një zëdhënës i organizatës së ndihmës.
    Duke pasur parasysh kufizimet e vendosura ndaj medias në Rripin e Gazës dhe vështirësitë e aksesit në zonë, AFP nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet e Mbrojtjes Civile.
    Bassal shpjegoi se gjashtë sulme ajrore të kryera nga ato që ai tha se ishin dronë ose avionë luftarakë kishin vrarë të paktën 21 persona, përfshirë tre fëmijë, në një sulm ndaj një shtëpie në Jabalia, në Rripin verior të Gazës.
    Dy persona të tjerë u vranë nga zjarri izraelit ndërsa prisnin shpërndarjen e ushqimit në zonën Netzarim, në Rripin qendror të Gazës, shtoi ai. Pas armëpushimit me Iranin të martën, gjenerallejtënant Eyal Zamir, shefi i shtabit të forcave të armatosura izraelite, njoftoi vonë se forcat izraelite tani do të “ripërqendrohen në Gaza me qëllim që të kthejnë pengjet dhe të çmontojnë regjimin e Hamasit”.

    Top Channel

  • Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit, 60% e të lënduarve janë në gjendje kritike

    Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit, 60% e të lënduarve janë në gjendje kritike

    Agjencia Palestineze e Mbrojtjes Civile tha se 46 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit, ndërsa prisnin të merrnin ndihmë pranë qendrave të shpërndarjes së ushqimit në Rripin e Gazës.

    “21 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur u dërguan në spital pasi forcat pushtuese izraelite shënjestruan grumbullime civilësh që prisnin ndihmë” midis orës 2 dhe 6 të mëngjesit pranë kryqëzimit Netzarim në Rripin qendror të Gazës”, tha Mahmoud Bassal, zëdhënësi i organizatës së ndihmës së shpejtë.
    Një zëdhënës i ushtrisë i intervistuar nga AFP tha se ushtarët kishin parë një grumbullim njerëzish pranë pozicioneve të tyre në kryqëzimin Netzarim gjatë natës. Raportet për lëndime nga zjarri izraelit “janë nën hetim”, shtoi ai.
    Menjëherë më pas, Bassal tha se 25 persona të tjerë ishin vrarë nga zjarri izraelit në Rripin jugor të Gazës, ndërsa ata përpiqeshin të arrinin në një qendër shpërndarjeje të ndihmës humanitare pranë Rafah.
    Pamjet e marra nga një gazetar i AFP treguan njerëz të plagosur dhe të pavetëdijshëm që po dërgoheshin në spital.
    “60% e të plagosurve që u dërguan në spitalin fushor të Kryqit të Kuq janë në gjendje të rëndë dhe shumica e tyre do të vdesin”, tha Ziad Farhat, një ndihmës mjekësor në Spitalin Nasser, i cili u bëri thirrje civilëve të shmangin qendrat e shpërndarjes së ndihmave.
    Për shkak të kufizimeve të vendosura për median në Rripin e Gazës dhe vështirësisë së aksesit në zonë, AFP tha se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur raportin e Agjencisë Palestineze të Mbrojtjes Civile.

    Top Channel

  • Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

    Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

    Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës.

    Mbrojtja Civile e enklavës palestineze njoftoi sot se palestinezët në enklavën e vogël po shënojnë ditën e parë të festës myslimane të Sakrificës (Bajrami i Kurbanit).
    Në total, Mbrojtja Civile regjistroi 38 viktima, përfshirë 11 nga një sulm në Jabalia, në Rripin verior të Gazës, siç njoftoi Mohammed Al-Mughayir, zëdhënës i kësaj organizate të ndihmës së shpejtë.

    Top Channel