Tag: rrinë

  • “Policët nuk rrinë në kuzhina se janë kthyer në shoferë të kriminelëve”

    “Policët nuk rrinë në kuzhina se janë kthyer në shoferë të kriminelëve”

    Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar deklaratën e ministres Albana Kociu e cila u shpreh ditën e sotme në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes se “Policët nuk rrinë në kuzhina“.
    “Nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici rri në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë me thikë babanë, apo brenda në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picerin të godasë më thikë kuzhinierin”,- është shprehur ministrja.
    Por referuar  atentatit te Rinasit ku një punonjës i AMP-së ishte shofer i kriminelit Gilmando Dani, Dervishi thotë me ironi se ministrja ka të drejtë. Ai thotë se policët nuk kanë kohë të rrinë në kuzhina pasi janë kthyer tashmë në shoferë dhe truproja të kriminelëve.
    “Ministrja e Brendshme Kociu, tha se policët nuk rrinë në kuzhina! Shumë e drejtë. Nuk kanë kohë të rrinë në kuzhina sepse janë të zënë duke u kthyer në shoferë ose truproja të kriminielëve”,- shkruan Dervishi në fb.

  • Sherri në gjimnazin e Kamzës/ Nxënësit tregojnë detaje: Këta rrinë me thika, zihen çdo ditë për kot

    Sherri në gjimnazin e Kamzës/ Nxënësit tregojnë detaje: Këta rrinë me thika, zihen çdo ditë për kot

    Tronditje pas tronditje në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Ditën e djeshme një nxënëse e vetëvrarë me pretendimin e bullizimit në shkollë sipas bashkëmoshatarëve la mësimin dhe u hodh nga kati i 9 i një pallati. Dhe këtë të enjte gjatë pushimit të gjatë, një grup të rinjsh u konfliktuan me thika.
    Në bulevardin “Nënë Tereza”, dy hapa larg shkollës gjatë orarit të një dite mësimi, nxënësit u përfshinë në një konflikt me mjete prerëse, ku si pasojë u lënduan tre djem, dy prej tyre të plagosur në brinjë dhe kraharor. Por policia mohon që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëra tjetrën.
    Numri i nxënësve aktivë në zënkë vështirë të identifikohen, pasi një pjesë e madhe kanë vëzhguar, pa ndërhyrë për parandilimin e goditjes. “Unë po haja kur ata grushtoheshin me njëri tjetrin dhe nxorrën thikat. Nuk ndërhyva se pse të rrezikoja?”– u shpreh një nga nxënësit.Top Channel ndoqi nga afër ngjarjen, ku pa prindër të shqetësuar, të mitur të frikësuar, por edhe adoleshentë që e vlerësojnë normalitet këtë situatë.
    “E pashë në tv dhe erdha me vrap. Tmerr çfarë bëhet! Shumë i shqetësuar”-thotë një prind.
    “Këta rrinë me thika, zihen çdo ditë për kot: jo pse më pe, jo për goca..”– thotë një nxënëse.
    “Drejtoresha nuk është këtu se e thirrën në ministri”-deklaroi roja.
    “Unë isha në mësim. Por shqetësohem edhe si prind!”- tha një mësues.

  • Rama “frikëson” punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: E pagëlltitshme ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet

    Rama “frikëson” punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: E pagëlltitshme ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet

    Teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal edhe tek disa problematika në struktura në varësi të këtij institucione.

    Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës publike, të cilëve u kërkoi që të vazhdojnë me ritëm punët dhe t’i çojnë përpara, dhe jo të rrinë në zyrë dhe të ‘thonë se janë mirë’.
    “Se ç’më panë sytë dhe ç’më dëgjuan veshët në historinë e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara, ishte e pagëlltitshme. Të shkosh të lutesh për të marrë një mbështetje mbi 100 milionë euro dhe për të marrë teknologjinë dhe pastaj ata të cilët i japin këto, të të pyesin ku ka mbetur puna, është kulmi. Domethënë, është e pabesueshme dhe kjo nuk mund të ndodhë më. Kurrë! Prandaj kush ka një tavolinë dhe është ulur në një karrige në një zyrë, duhet ta dijë mirë që puna e tij apo e saj, është t’i çojë punët përpara. Nuk është të thotë lëre se është mirë”, tha kreu i ekzekutivit.

  • Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: Ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet, e pagëlltitshme

    Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: Ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet, e pagëlltitshme

    Teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal edhe tek disa problematika në struktura në varësi të këtij institucione.

    Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës publike, të cilëve u kërkoi që të vazhdojnë me ritëm punët dhe t’i çojnë përpara, dhe jo të rrinë në zyrë dhe të ‘thonë se janë mirë’.
    “Se ç’më panë sytë dhe ç’më dëgjuan veshët në historinë e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara, ishte e pagëlltitshme. Të shkosh të lutesh për të marrë një mbështetje mbi 100 milionë euro dhe për të marrë teknologjinë dhe pastaj ata të cilët i japin këto, të të pyesin ku ka mbetur puna, është kulmi. Domethënë, është e pabesueshme dhe kjo nuk mund të ndodhë më. Kurrë! Prandaj kush ka një tavolinë dhe është ulur në një karrige në një zyrë, duhet ta dijë mirë që puna e tij apo e saj, është t’i çojë punët përpara. Nuk është të thotë lëre se është mirë”, tha kreu i ekzekutivit.
     
    Top Channel

  • Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”:’ Ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet, e pagëlltitshme

    Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”:’ Ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet, e pagëlltitshme

    Teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal edhe tek disa problematika në struktura në varësi të këtij institucione.

    Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës publike, të cilëve u kërkoi që të vazhdojnë me ritëm punët dhe t’i çojnë përpara, dhe jo të rrinë në zyrë dhe të ‘thonë se janë mirë’.
    “Të vazhdojmë punën me ritëm dhe vizion. se ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara, ishte e pagëlltitshme. Të shkosh, të lutesh për të marrë një mbështetje mbi 100 mln euro dhe teknologjinë dhe ata që t’i japin të të pyesin ku ka mbetur puna, është kulmi. Kjo nuk mund të ndodhë më kurrë. Ndaj kush është ulur në një karrige në zyrë duhet ta fije që puna e tij është t’i çojë punët para, jo të thotë lere së është mirë”, tha kreu i ekzekutivit.
     
    Top Channel

  • Murrizi kritika krerëve të PD: Këta delirantët që bëjnë ciu-ciu e mjau-mjau në FB, në mbledhje rrinë si të …

    Murrizi kritika krerëve të PD: Këta delirantët që bëjnë ciu-ciu e mjau-mjau në FB, në mbledhje rrinë si të …

    Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi kritikoi ashpër strukturat drejtuese të PD-së për situatën paszgjedhore, me atë humbje historike më 11 maj, duke theksuar se situata e opozitës nuk rregullohet me cicërima në rrjetin social Facebook.
    Deklarata e kandidatit demokrat në zgjedhjet e fundit, nga ku nuk doli dot fitues në listën e hapur, u bë gjatë një interviste që ai dha në RTSH një ditë më parë.
    “Dhe për çdo deklaratë të delirantëve politikë të PD, të zgjedhur vendorë apo deputetë, në Kryesi apo Këshill Kombëtar që bëjnë ciu-ciu në FB për lajme portalesh, por që në mbledhjet e forumeve të PD ku bëjnë pjesë rrinë si të dhjerë e duartrokasin sa Berishën, sa Nokën, sa Palokën e sa Vokshin. PD nuk rregullohet me cicërima në FB, por me ngritje zëri aty ku është vendi dhe me qëndrime konkrete, jo me lëpirje kur keni interes e me mjau-mjau kur mbaroni hallin”, tha ai.
    Murrizi ka qenë vazhdimisht shumë kritik me lidershipin e PD-së për rezultatin zgjedhor dhe drejtuesit politikë në qarqe, sikurse edhe me padrejtësitë që u bënë me garën brenda partisë në Primare.

  • Murrizi për krerët e PD: Delirantët që bëjnë ciu-ciu e mjau-mjau në Facebook, kurse në mbledhje rrinë si të dh*erë

    Murrizi për krerët e PD: Delirantët që bëjnë ciu-ciu e mjau-mjau në Facebook, kurse në mbledhje rrinë si të dh*erë

    Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi, një nga kritikët e selisë blu, ka reaguar ashpër kundër strukturave të drejtuese të PD-së për situatën paszgjedhore, me atë humbje historike më 11 Maj, duke theksuar se situata e opozitës nuk rregullohet me cicërima në rrjetin social Facebook.
    ”Për çdo deklaratë të delirantëve politikë të PD, të zgjedhur vendorë apo deputetë, në Kryesi apo Këshill Kombëtar që bëjnë ciu-ciu në Facebook për lajme portalesh, por që në mbledhjet e forumeve të PD ku bëjnë pjesë rrinë si të dhjerë e duartrokasin sa Berishën, sa Nokën, sa Palokën e sa Vokshin.

    PD nuk rregullohet me cicërima në FB, por me ngritje zëri aty ku është vendi dhe me qëndrime konkrete, jo me lëpirje kur keni interes e me mjau-mjau kur mbaroni hallin”,-tha ai.

  • Sula ironizon deputetët e zgjedhur nga 11 maji: Përgatisni një ligj për parlamentarët pensionistë, kanë nevojë të rrinë me nipërit!

    Sula ironizon deputetët e zgjedhur nga 11 maji: Përgatisni një ligj për parlamentarët pensionistë, kanë nevojë të rrinë me nipërit!

    Nuk kanë munguar ironia e deputetit të PD-së, Dashnor Sula, i cili iu sugjeroi ligjvënësve të zgjedhur më 11 maj që të propozojnë një ligj për parlamentarët pensionistë.

    Nga foltorja e Kuvendit, demokrati tha se ‘edhe ata kanë nevojë të rrinë me nipër e mbesa dhe jo të harxhojnë kohë në Kuvend’.
    “Ne që s’do jemi më edhe mund të na dëgjojnë ndonjë Këshillë. Duhet të përgatisni një pr.ligj për parlamentarët pensionistë, që mos ta humbin kohën, që kanë nevojë të rrinë me nipër e mbesa dhe jo të jenë në kuvend dhe të konsumojnë energji më shumë se sa u takon.
    Si gur varri po na ngelin shumë njerëz të caktuar dhe po krijojnë probleme mjaft të mëdha në politikë. Balla tha një shprehje që më tërhoqi vëmendjen, që s’do ua kërkojmë dorëheqjen Berishën rrini të qetë. Po zoti Balla ti mirë e ke dhe je i lumtur.
    Kam dëgjuar që po shkoni në Kishë të Laçit dhe të luteni që situata në PD të vazhdojë prapë në këtë gjendje.
    Një pjesë e mirë  e juaja nuk ka më energji të reja. U është mërzitur edhe ju pushteti, po s’keni ca të bëni se s’ka kush ta marrë dhe u ka ngel në dorë”, tha Sula.
     
    Top Channel

  • “Faleni Berishën”, Sula shpërthen: Socialistët po luten në Kishën e Laçit që të rrinë këta në PD e të fitojnë përsëri

    “Faleni Berishën”, Sula shpërthen: Socialistët po luten në Kishën e Laçit që të rrinë këta në PD e të fitojnë përsëri

    Deputeti Dashnor Sula  në një emision televiziv mendon se problemi kryesor në PD janë njerëzit ‘servilë’ që i rrinë vërdallë Sali Berishës dhe e kanë katandisur partinë në një farsë, e cila rrezikon më tej të kthehet edhe në një shtojcë opozitare nëse vijon kështu.

    Duke ironizuar situatën paszgjedhore të opozitës dhe selisë blu apo kauzën e ngritur për farsën elektorale, ligjvënësi që nuk do jetë më në Kuvend mandatin e ardhshëm, tha me bautë tallëse se ‘socialistët po falen te Kisha e Laçit që këta njerëz afër Berishës të qëndrojnë akoma, që të fitojnë përsëri e të rrinë në pushtet”.
    Sula shpjegoi  shkaqet e humbjes së PD-së më 11 maj dhe shtoi se devijimi i votës preferenciale të kandidatëve brenda demokratëve është bërë me urdhër nga lart, por përjashtoi Berishën që të ishte i përfshirë.

    “Lirinë e kam më të shenjtë sesa deputetin në radhë të parë. Një gjë është e sigurtë, që numëruesit e PD-së, burra dhe gra, zotërinj e zonja shumë të mirë, që për fat të keq janë shumë besnikë ndaj njerëzve që e përdorin gjakun dhe djersën e tyre për arsye personale, përjashto zotin Berisha dhe për këtë jam i sigurt, njerëz brenda partisë përveç Berishës, janë të interessuar personalisht që të sjellin në Parlament dhe politikë njerëzit e tyre të besuar. Që do të thotë se numëruesit dhe komisionerët janë njerëzit më të besuar të patisë, që kanë lidhjet me të afërta me drejtuesit e partisë në degë, pra që nuk shiten me para, i cakton partia dhe partia është kryetari, sekretari i degës, njerëz afër zotit Berisha, janë të orientuar. E kam nga përvoja, e kam nga brenda, qoftë edhe më 2021 me zgjedhjet në PD që ia morën edhe Shehajt votat edhe ia dhanë Bashës atëkohë”, u shpreh deputeti Sula.
    Por si e shpjegon këtë ligjvënësi demokrat, i cili edhe pse fitoi Primaret në Elbasan, nuk u përfshi nga Berisha në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit dhe nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ardhshëm në shtator.
    “Që do të thotë se ka urdhër politik të padiskutueshëm. Se s’mund të ndodhi që një numër i caktuar i kandidatëve t’i jepet vota prefereenciale t’i jepen vota dhe pjesës tjetër jo. Që do të thotë se interesat janë brenda lobimeve në parti. Nëse ka ndodhur devijimi i votës, do të thotë se ka një marrëveshje mes dy partive apo të tjerave, mes numëruesve të partive, një marrëveshje partish, sepse nëse nuk do një numërues, kjo nuk ndodh. I kam kaluar këto në kurrizin tim në Elbasan më 2013, ku votat e mia ia dhanë atij të PR-së atje.U transferua vota ime, se nuk më donin dhe ia dhanë atij, që më pas iku te PS-ja. Ka pasur orientim të votës për trafikim vote”, vijoi Sula komentin e tij.
    Deputeti shprehet se të gjitha këto ndodhin vetëm me urdhra nga lart poshtë, gjithmonë me marrëveshje partish, sikurse ajo e vitit të kaluar PD-PS për Kodin Zgjedhor.
    “Ndodh me marrëveshje, nga krerët lart, deri atje poshtë te tavolina e numërimit. Tregon simbiozën, bashkëpunimin PS-PD siç ndodhi më 26 korrik 2024 me Kodin Zgjedhor, se isha budalla se isha i vetmi që votova Kundër dhe ua thashë në PD se zgjedhjet i fiton Edi Rama dhe votuan Kodin. Shikoni çfarë ndodh, nuk legjitimohen kandidatët në ankimime, nuk u jepet mbështetje, e ndodh që kandidatë si Aulon Kalaja marrin për mbështetje në ankimim Partinë e Legalitetit. Nuk firmos autorizimin për kandidatët, nuk duan që të hapen”, u shpreh deputeti, duke analizuar edhe sjelljen e lidershipit të PD-së për çështjen e rinumërimit dhe ankimimeve.
    I pyetur për devijimin e votave brenda partisë si dhe fenomenin Sara Mile në Elbasan, Sula u shpreh se atij nuk i interesonte nëse socialistët vidhnin njëri-tjetrin, por votat brenda partisë së tij dhe rezultati i dobët iPD në Elbasan.
    “Ndikim nga grupe të caktuara të interesit janë devijuar këtu në Elbasan. Mua më intereson vota e subjektit tim politik, votat e mia personale, apo kolegut tim Xhafa në parti sesa ato votat e PS-së atje apo Sara Miles. Nuk më intereson fare se sa vjedh PS-ja brenda saj, por votat e partisë time. Më intereson pse ne që luftuam dhe morëm më shumë vota, 26 mijë vota më 2021 sesa PD tani më 2025”, tha ligjvënësi, që pati edhe debat në distancë nga lidhja live me përfaqësuesin e PD-së.
    Kurse Logu u shpreh se votat që do rinumërohen në Tiranë do sjelli ndryshim rezultati në mandat për PD. Ai akuzoi Sulën se nuk ka guxim të përmendte emrat e Suel Çelës dhe Sara Miles, por deputeti i kujtoi se ai nuk trembej nga askush dhe se i interesonte e shqetësohej më shumë për PD-në dhe gjendjen e saj.
    “Qarku Tiranë mund të prodhojë mandat. PD duhet ta kishte kryefjalë farsën zgjedhore”, u shpreh ai.
    Por Sula vijoi të argumentonte politikisht mendimin dhe shqetësimin e tij për situatën e PD-së, për të cilën tha se me disa “lakej’ e ‘lepirës’ që i rrinë afër Berishës do rrezikojë të kthehet në shtojcë.
    “Rrezikojmë të kthehemi në një farsë dhe shtojcë opozitare. Lakejtë kanë fryrë Berishën dhe e veshin me atë që nuk ka, janë lëpirësit që i rrinë afër Berishës. Shikoni votat në Tiranë, ku Tabaku, Alimehmeti, Murrizi, Dogjani etj., marrin shumë vota dhe të tjerët nuk marrin se s’duan t’i shohin me sy demokratët. Ky është problemi i PD-së”, nënvizoi ai.
    Dhe duke ironizuar këtë kategori personash brenda PD-së që janë problemi kryesor i humbjes, të cilët i cilësoi edhe ‘servilë’, ai bëri batutë tallëse në fundin e komentit të tij:
    “Socialistët kanë shkuar në Kishën e Laçit dhe po falen, po luten që të rrinë akoma këta grup njerëzish në PD, që të fitojnë përsëri zgjedhjet, që të rrinë në pushtet”.
     
  • Sula: Devijimi i votës së kandidatëve me urdhër nga lart! PD rrezikon të kthehet në shtojcë

    Sula: Devijimi i votës së kandidatëve me urdhër nga lart! PD rrezikon të kthehet në shtojcë

    Deputeti Dashnor Sula mendon se problemi kryesor në PD janë njerëzit ‘servilë’ që i rrinë vërdallë Sali Berishës dhe e kanë katandisur partinë në një farsë, e cila rrezikon më tej të kthehet edhe në një shtojcë opozitare nëse vijon kështu.
    Duke ironizuar situatën paszgjedhore të opozitës dhe selisë blu apo kauzën e ngritur për farsën elektorale, ligjvënësi që nuk do jetë më në Kuvend mandatin e ardhshëm, tha me bautë tallëse se ‘socialistët po falen te Kisha e Laçit që këta njerëz afër Berishës të qëndrojnë akoma, që të fitojnë përsëri e të rrinë në pushtet”.
    Madje ai pati edhe debat në distancë me juristin pranë PD-së, Besart Logu, i cili e akuzoi se deputeti sulmonte vetëm PD-në, por ligjvënësi i kujtoi se atë e shqetësonte gjendja ku ndodhet partia për shkak të disa njerëzve që po e shkatërronin.
    Sula shpjegoi për “Studio Live” shkaqet e humbjes së PD-së më 11 maj dhe shtoi se devijimi i votës preferenciale të kandidatëve brenda demokratëve është bërë me urdhër nga lart, por përjashtoi Berishën që të ishte i përfshirë.
    “Lirinë e kam më të shenjtë sesa deputetin në radhë të parë. Një gjë është e sigurtë, që numëruesit e PD-së, burra dhe gra, zotërinj e zonja shumë të mirë, që për fat të keq janë shumë besnikë ndaj njerëzve që e përdorin gjakun dhe djersën e tyre për arsye personale, përjashto zotin Berisha dhe për këtë jam i sigurt, njerëz brenda partisë përveç Berishës, janë të interessuar personalisht që të sjellin në Parlament dhe politikë njerëzit e tyre të besuar. Që do të thotë se numëruesit dhe komisionerët janë njerëzit më të besuar të patisë, që kanë lidhjet me të afërta me drejtuesit e partisë në degë, pra që nuk shiten me para, i cakton partia dhe partia është kryetari, sekretari i degës, njerëz afër zotit Berisha, janë të orientuar. E kam nga përvoja, e kam nga brenda, qoftë edhe më 2021 me zgjedhjet në PD që ia morën edhe Shehajt votat edhe ia dhanë Bashës atëkohë”, u shpreh deputeti Sula për Report Tv në nisje të komentit të tij për situatën më të fundit në PD dhe fenomenin e vjedhjes së votave brenda partisë për kandidatët.
    Por si e shpjegon këtë ligjvënësi demokrat, i cili edhe pse fitoi Primaret në Elbasan, nuk u përfshi nga Berisha në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit dhe nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ardhshëm në shtator.
    “Që do të thotë se ka urdhër politik të padiskutueshëm. Se s’mund të ndodhi që një numër i caktuar i kandidatëve t’i jepet vota prefereenciale t’i jepen vota dhe pjesës tjetër jo. Që do të thotë se interesat janë brenda lobimeve në parti. Nëse ka ndodhur devijimi i votës, do të thotë se ka një marrëveshje mes dy partive apo të tjerave, mes numëruesve të partive, një marrëveshje partish, sepse nëse nuk do një numërues, kjo nuk ndodh. I kam kaluar këto në kurrizin tim në Elbasan më 2013, ku votat e mia ia dhanë atij të PR-së atje.U transferua vota ime, se nuk më donin dhe ia dhanë atij, që më pas iku te PS-ja. Ka pasur orientim të votës për trafikim vote”, vijoi Sula komentin e tij.
    Deputeti shprehet se të gjitha këto ndodhin vetëm me urdhra nga lart poshtë, gjithmonë me marrëveshje partish, sikurse ajo e vitit të kaluar PD-PS për Kodin Zgjedhor.
    “Ndodh me marrëveshje, nga krerët lart, deri atje poshtë te tavolina e numërimit. Tregon simbiozën, bashkëpunimin PS-PD siç ndodhi më 26 korrik 2024 me Kodin Zgjedhor, se isha budalla se isha i vetmi që votova Kundër dhe ua thashë në PD se zgjedhjet i fiton Edi Rama dhe votuan Kodin. Shikoni çfarë ndodh, nuk legjitimohen kandidatët në ankimime, nuk u jepet mbështetje, e ndodh që kandidatë si Aulon Kalaja marrin për mbështetje në ankimim Partinë e Legalitetit. Nuk firmos autorizimin për kandidatët, nuk duan që të hapen”, u shpreh deputeti, duke analizuar edhe sjelljen e lidershipit të PD-së për çështjen e rinumërimit dhe ankimimeve.
    I pyetur për devijimin e votave brenda partisë si dhe fenomenin Sara Mile në Elbasan, Sula u shpreh se atij nuk i interesonte nëse socialistët vidhnin njëri-tjetrin, por votat brenda partisë së tij dhe rezultati i dobët iPD në Elbasan.
    “Ndikim nga grupe të caktuara të interesit janë devijuar këtu në Elbasan. Mua më intereson vota e subjektit tim politik, votat e mia personale, apo kolegut tim Xhafa në parti sesa ato votat e PS-së atje apo Sara Miles. Nuk më intereson fare se sa vjedh PS-ja brenda saj, por votat e partisë time. Më intereson pse ne që luftuam dhe morëm më shumë vota, 26 mijë vota më 2021 sesa PD tani më 2025”, tha ligjvënësi, që pati edhe debat në distancë nga lidhja live me përfaqësuesin e PD-së në studio, Besart Logu.