Tag: rrëzon

  • Meta mbetet në qeli/ GJKKO rrëzon kërkesën për lirimin e tij!

    Meta mbetet në qeli/ GJKKO rrëzon kërkesën për lirimin e tij!

    Është mbajtur sot seanca për ish-presidentin Ilir Meta, teksa ky i fundit kërkoi që të ndryshohej masa e sigurisë ndaj tij.

    Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO e ka rrëzuar, duke e lënë Presidentin e Partisë së Lirisë në qeli, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    Ndërkohë siç raportuam më herët, gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka nën shqyrtim dosjen e Ilir Metës, kërkoi që të hiqte dorë, por kërkesa e saj u refuzua, duke vijuar me tej me vendimin për ish-presidentin e vendit.

  • GJKKO rrëzon Jurgis Çyrben, ish-deputeti socialist mbetet në burg

    GJKKO rrëzon Jurgis Çyrben, ish-deputeti socialist mbetet në burg

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbe.

    Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Çyrbe u përball me togën e zezë në një seancë me dyer të mbyllura, ku u rrëzua kërkesa e mbrojtjes për një masë më të lehtë sigurie.

    Çyrbe akuzohet për vepra penale të natyrës korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, ndërsa hetimet ndaj tij janë ende në vijim.

  • Stuhia rrëzon disa pemë ne aksin Fier-Cakran, bllokohet qarkullimi për disa minuta

    Stuhia rrëzon disa pemë ne aksin Fier-Cakran, bllokohet qarkullimi për disa minuta

    Si pasojë e stuhisë që përfshiu mesditën e sotme edhe zonën e Fierit, disa pemë janë rrëzuar në aksin Fier–Cakran, veçanërisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës”.
    Pemët e rrëzuara, të cilat ishin të djegura nga zjarret e viteve të kaluar, ranë mbi rrugë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve.
    Strukturat përkatëse ndodhen në terren për të mundësuar pastrimin dhe lirimin e plotë të këtij aksi të frekuentuar në çdo orë të ditës.

  • Stuhia rrëzon mbrojtësen e rrugës te “Pallati me shigjeta”

    Stuhia rrëzon mbrojtësen e rrugës te “Pallati me shigjeta”

    Era e fortë dhe reshjet e shiut që përfshinë vendin ditën e sotme kanë krijuar dhe një situatë të rrezikshme për qytetarët në rrugët e Tiranës.
    ;

    Gazetari Ferdinand Dervishi ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet se një nga mbrojtëset prej xhami të mbikalimit pranë “Pallatit me shigjeta” ka fluturuar në ajër.
    Gazetari shkruan se fatmirësisht incidenti ishte pa dëme në njerëz

  • Presidenti i Juventusit rrëzon pistën Zhegrova, lojtari shqiptar arrin marrëveshje me klubin e madh francez

    Presidenti i Juventusit rrëzon pistën Zhegrova, lojtari shqiptar arrin marrëveshje me klubin e madh francez

    Edon Zhegrova ishte shumë pranë kalimit te Juventusi, por situata ka marrë një tjetër rrjedhë. Presidenti Komoli ka deklaruar se largimi i Niko Gonzalezit nuk është mundur të realozohej. Për këtë arsye, Gonzalezi do të jetë pjesë e bardhezinjve edhe në këtë sezon. Qendrimi i tij rrëzon pistën Zhegrova te Juventusi, pasi afrimi i lojtarit shqiptar do të kryhej vetëm në çastin kur anësori argjentinas do të transferohej në një tjetër ekip.
    Nisur nga kjo situatë, Zhegrova është detyruar të bëjë një tjetër zgjedhje. Mediat franceze raportojnë se tashmë lojtari i Kosovës ka gjetur gjuhën e përbashkët me Marsejën për të qenë pjesë e saj deri në vititn 2030./Sport Ekspres/

  • GJKKO i rrëzon kërkesën/ Ilir Meta mbetet në burg

    GJKKO i rrëzon kërkesën/ Ilir Meta mbetet në burg

    GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Presidentin e Partisë së Lirisë.
    Hetimet për ish-kryeministrin, dhe ish-presidenti e Republikës përfunduan më 4 gusht nga SPAK.
    Siç bëhet me dije, avokatët e Metës braktisën seancën me argumentin se e dinin vendimin që do të merrte gjyqtari.
    Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për dy dosje, ajo e lobimit të LSI në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA.
    Më 6 gusht, Meta paraqiti kërkesën për ndryshim mase duke dhënë fjalën se nuk do të arratiset nëse lirohet nga qelia, pasi mund t’i bllokohet edhe pasaporta.
     

  • GJKKO rrëzon kërkesën e Metës, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

    GJKKO rrëzon kërkesën e Metës, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

    GJKKO rrëzon kërkesën e Metës, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

    Avokatët kanë sugjeruar një masë më të butë si ajo e bllokimit të pasaportës, ndërkohë që siç bëjnë me dije burime të gazetares së Top Channel Anila Hoxha të pranishme në seancë avokati i tha gjyqtarit Erjon Cela se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të largohet dhe arratiset.
    “Gjykata Duhet të mbajë parasysh jo vetëm historikun e tij si drejtues shteti, ish kryeministër, ish kryetar kuvendi, ish president por edhe faktin që në këto momente kërkuesi i pandehuri z. Ilir Metaj është edhe presidenti Partisë Lirisë, forcës politike opozitare të dytë në Shqipëri.” tha avokati i ish presidentit

    Top Channel

  • SPAK rrëzon perandorinë e drogës, ja cilat janë emrat e fuqishëm që ranë në pranga

    SPAK rrëzon perandorinë e drogës, ja cilat janë emrat e fuqishëm që ranë në pranga

    Anëtarët e grupit kriminal
    Riza Çela
    Ardian Çela
    Albin Çela
    Elvis Çela (Vëllezër)
    Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort
    Franc Çopja i arrestuar ne Belgjikë
    Petrit Sulejmani alias Lakatos
    Mariglen Kamami
    Denis Daja
    Kujtim Gjyla
    Renato Musaka
    Vilson Pepa
    Dition Pepa detyrim paraqitje
    Miklovan Mullai
    Gert Çerma

  • Kolegji Zgjedhor rrëzon PD: Zgjedhjet në Tiranë nuk përsëriten

    Kolegji Zgjedhor rrëzon PD: Zgjedhjet në Tiranë nuk përsëriten

    Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës.
    Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për te shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.

    Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u ndanë 19 për PS, 13 për PD, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.