Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për heqjen nga Rendi i Ditës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim kërkesa është hedhur poshtë dhe emri i Avokatit të Popullit zgjidhet sot.
Më herët, opozita deklaroi se kishte tërhequr firmat për kandidatët dhe kërkoi anulimin e procesit.
6 janë kandidatët të cilët sot do të hidhen në votim në Kuvend, Endri Shabani, Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni, Aranita Braho, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.
Tag: rrëzon
-

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës/ Avokati i Popullit do të zgjidhet sot
-

Kërkoi që SPAK të hetojë faljen e gjobave, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Aulon Kalasë
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e kandidatit demokrat Aulon Kalaja për të detyruar SPAK që të hetojë faljen e gjobave.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Nertina Kosova e cila shprehet se falja e gjobave nga nuk përbën fakt penal për tu hetuar.
Kalaja u shpreh se teksa çështja nuk është hetuar nga SPAK dhe gjykata nuk i dha të drejtë, ai do ti drejtohet gjykatës se lartë me rekurs. -

“Marta Kos më surprizoi”, Gjekmarkaj: S’e prisja që të mbante anësi dhe t’i bënte qejfin Ramës. Ia thashë dhe në sy
Agron Gjekmarkaj, shprehet se e ka surprizuar komisionerja e BE-së Marta Kos, për të cilën ai nuk priste që të mbante anën ndaj qeverisë në konferencë me deklaratën që bëri për zgjedhjet e 11 majit.
Ligjvënësi demokrat tha për emisionin “Kjo Javë” në “News 24” se komisionerja duhet t’i ishte referuar më mirë raportit të OSBE-ODIHR dhe të mos ishte përqendruar vetëm te fraza “zgjedhjet ishin konkurruese”.
“Pata mundësi të bisedoja personalisht me zonjën Marta Kos një ditë para konferencës, si dhe me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, për t’ia shprehur të gjitha shqetësimet e opozitës dhe të vendit, duke e vënë në dijeni dhe mund të them ato që i thashë, pasi nuk mund të flas për ato që më tha. Më la të suprizuar, sepse nuk e prisja që ajo të merrte një anësi, duke pasur parasysh edhe shqetësimet e raportit të OSBE-ODIHR, i cili e rrëzon 11 majin”, u shpreh nënkryetari i Parlamentit.
Teksa nënvizoi se biseda me komisioneren kishte qenë private dhe nuk mund ta zbardhte të plotë, Gjekmarkaj u shpreh se ai ia bëri të ditura të gjitha shqetësimet, të cilat i kishte renditur edhe në një deklaratë për shtyp.
“Bisedat mbahen private, por unë fola hapur me të dhe më pas kam bërë edhe një deklaratë për shtyp për këtë çështje. Pjesa më e madhe e raportit e rrëzon situatën e zgjedhjeve përveç termit se ishin konkurruese, ndaj zonja Kos duhet t’i ishte referuar më mirë atij raporti. Deklarata e saj, ku tha se kemi pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që raporti i OSBE e rrëzon këtë, zonja Kos duhet t’ia kursente vetes dhe Shqipërisë një koment të tillë, që dukej më shumë si favor për kryeministrin”, vijoi nënkryetari i PD-së. -

“Marta Kos më surprizoi, s’e prisja që të bënte qejfin Ramës”, Gjekmarkaj: Ia thashë dhe në sy
Agron Gjekmarkaj, shprehet se e ka surprizuar komisionerja e BE-së Marta Kos, për të cilën ai nuk priste që të mbante anën ndaj qeverisë në konferencë me deklaratën që bëri për zgjedhjet e 11 majit.
Ligjvënësi demokrat tha për nje emision televiziv se komisionerja duhet t’i ishte referuar më mirë raportit të OSBE-ODIHR dhe të mos ishte përqendruar vetëm te fraza “zgjedhjet ishin konkurruese”.
“Pata mundësi të bisedoja personalisht me zonjën Marta Kos një ditë para konferencës, si dhe me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, për t’ia shprehur të gjitha shqetësimet e opozitës dhe të vendit, duke e vënë në dijeni dhe mund të them ato që i thashë, pasi nuk mund të flas për ato që më tha. Më la të suprizuar, sepse nuk e prisja që ajo të merrte një anësi, duke pasur parasysh edhe shqetësimet e raportit të OSBE-ODIHR, i cili e rrëzon 11 majin”, u shpreh nënkryetari i Parlamentit.
Teksa nënvizoi se biseda me komisioneren kishte qenë private dhe nuk mund ta zbardhte të plotë, Gjekmarkaj u shpreh se ai ia bëri të ditura të gjitha shqetësimet, të cilat i kishte renditur edhe në një deklaratë për shtyp.
“Bisedat mbahen private, por unë fola hapur me të dhe më pas kam bërë edhe një deklaratë për shtyp për këtë çështje. Pjesa më e madhe e raportit e rrëzon situatën e zgjedhjeve përveç termit se ishin konkurruese, ndaj zonja Kos duhet t’i ishte referuar më mirë atij raporti. Deklarata e saj, ku tha se kemi pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që raporti i OSBE e rrëzon këtë, zonja Kos duhet t’ia kursente vetes dhe Shqipërisë një koment të tillë, që dukej më shumë si favor për kryeministrin”, vijoi nënkryetari i PD-së. -

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, ish-Presidenti mbetet në qeli
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës për tu liruar nga qelia
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga Ilir Meta për të rifituar lirinë. Ish presidenti ka bërë disa herë kërkesa për të dalë nga burgu por sërish ai nuk ia doli.
Prej tetorit të vitit të shkuar ai është izoluar në qelin e 313-s, ndërsa është në pritje të vendimit nëse dosja e tij do të kalojë apo jo për gjykim.
Ky vendim pritej të merrej sot, por në fakt u shty për në datën 5 dhjetor pasi Meta kërkoi forcimin e mbrojtjes së tij.SPAK e akuzon Metën se ka kryer korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të tyre për çështjen CEZ DIA, lobimin në SHBA dhe se nuk arrin të provojë burimin e ligjshëm për disa pagesa familjare./vizionplus.tv
-

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, GJL rrëzon kërkesën e Metës
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda.
“Rrëzimin e kërkesës nr. 5730 Prot., datë 20.11.2025, të paraqitur nga kërkuesi Ilir Metaj, për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00676-00-2025 akti, datë regjistrimi 03.11.2025.
Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Ilir Metaj dhe gjyqtarit Ilir Panda. Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftimin e GJL.
Ish-kreu i Shtetit qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit 2024. Në dosje, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.
Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim. -

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta/ Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta i cili ka kërkuar që të përjashtohet nga çështja e tij si gjyqtar Ilir Panda.
Anila Hoxha raporton se Meta në burg prej tetorit 2024 i është drejtuar me rekursin e radhës gjykatës së lartë ku kërkon heqje të arrestit në burg.Kjo padi do shqyrtohet në datën 27 nëntor dhe përpara hapjes së seancës që do të mbahet në dhomë këshillimi mbrojtja e Metës kërkoi largimin e Pandës nga gjykimi. Kërkesa e ish presidentit nuk u pranua dhe u refuzua si e pabazuar, bënë me dije burimet e Anila Hoxhës.
-

PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik
kuvend
TIRANË- Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik në seancën e kësaj të mërkure. Mazhoranca votoi kundër mocionit, duke refuzuar kërkesat e opozitës për shqyrtim dhe diskutim të thelluar të politikave sociale në këtë fushë.
Opozita kishte kërkuar debat për të adresuar nevojat e qytetarëve më të prekur dhe për të nxitur masa konkrete për rritjen e standardit të jetesës. Kjo nuk është hera e parë që PS rrëzon kërkesat e opozitës, pasi që në mesin e muajit shtator, kur ka nisur parlamenti, mazhoranca ka rrëzuar pesë mocione me debat, tre kërkesa për komision hetimor dhe dy kërkesa për interpelancë me kryeministrin./ZËRI -

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.Top Channel