Tag: rrëzoi

  • Apeli rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga qelia/ Avokati Kara: Vendim i duhur. Mund të prishë provat

    Apeli rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga qelia/ Avokati Kara: Vendim i duhur. Mund të prishë provat

    Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
    Avokati Romeo Kara në një intervistë u shpreh se ishte vendim i duhur. Sipas tij, ish-presidenti Meta do të përpiqet që të dëmtojë çështjen nëse lirohet.
    “Ishte vendim i duhur. Meta mund të prishë provat. Nëse lirohet do përpiqet që të dëmtojë çështjen”, u shpreh ai.
    Gjatë intervistës, avokati Kara tha se mbi Metën rëndojnë shumë akuza dhe se për aferën CEZ-DIA dhe lobimin do të marrë dënim.
    “Janë pasuruar ndërkohë që Shqipëria shkatërrohej. Dhe për mua e ka barazuar qeverisjen me grabitjen dhe duhet hetuar i gjithë aktiviteti i tyre”, tha ai.
    Ndër të tjera bëri thirrje që SPAK të ecë përpara me çështjen dhe që sipas tij të vendoset drejtësia e merituar.

  • Kolegji Zgjedhor rrëzoi PD dhe certifikoi zgjedhjet/ Berisha: Komision hetimor për farsën elektorale…“11 majin” e dërgojmë në Kushtetuese

    Kolegji Zgjedhor rrëzoi PD dhe certifikoi zgjedhjet/ Berisha: Komision hetimor për farsën elektorale…“11 majin” e dërgojmë në Kushtetuese

    sali berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi Kolegji Zgjedhor i rrëzoi padinë e Partisë Demokratike dhe certifikoi zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se do të vijojë betejën në të gjitha frontet. Berisha paralajmëroi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet, teksa akuzoi qeverinë dhe institucionet e drejtësisë për bashkëpunim në një “farsë elektorale”.
    “Dokumentimi, vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor, i të gjitha mekanizmave të shndërrimit të tij në një farsë, është detyrimi më absolut i PD-së para demokratëve shqiptarëve, para zgjedhësve shqiptarë. Pa diskutim që Komisioni i parë hetimor parlamentar që do të ngrihet është Komisioni për farsën elektorale”, tha Berisha.
    Berisha theksoi se do të ndjekin çdo hallkë të gjyqësorit për rezultatin e 11 majit. Madje, edhe në Kushtetuese, ndonëse nuk pret drejtësi nga togat e zeza të kësaj gjykate.
    “S’ka njeri që s’e di se sistemi i drejtësisë ndodhet në duart e Ramaduros. Por kjo s’do të thotë që ne mos ndjekim procedurën.”, tha Berisha.

    Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të enjte, 4 shtator, ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Vendimi i mor me shumicë votash nga Kolegji Zgjedhor. Si instanca më e lartë, vendimi i Kolegjit Zgjedhor mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare./ZËRI

  • GJKKO rrëzoi Berishën dhe Malltezin/ Idajet Beqiri: Me pasuritë e Saliut “mund të ndërtohen dhe dy Shqipëri të tjera”

    GJKKO rrëzoi Berishën dhe Malltezin/ Idajet Beqiri: Me pasuritë e Saliut “mund të ndërtohen dhe dy Shqipëri të tjera”

    Ishte vendimi i gjyqtarit Erjon Çela i cili rrëzoi kërkesën e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
    Të pandehur për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi kërkuan që të mos gjykohen nga gjyqtarët e gjykatës së posaçme, pasi sipas tyre këto gjyqtare nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen apo përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK që është palë në këtë proces.
    Avokati Idajet Beqiri në një intervistë, tha se ish-kryeministri Sali Berisha është një figurë politike që vetëm i ka shkaktuar dëm Shqipërisë dhe se sipas tij ka grabitur pasuritë e vendin. Siç shtoi më tej ai, nuk kanë punuar për interesat e shqiptarëve, por kanë menduar vetëm si të vjedhin popullin.
    “Gjirin e Lalzit këta e kanë grabitur. Gjithë atë pasuri të madhe. Në Hamallaj ka Meta dhe Berisha. Në jugun e Shqipërisë kanë ndërhyrë me emra të tjerë. Vila në Holandë doli, në Itali doli, në Hungari ka dalë janë sekuestruar plot. Të gjitha këta do t’i shkojnë popullit. Ato që nuk kanë dalë janë 99 %. Është një punë që sa ka nisur. Aferat korruptive të tyre në mbi 30 vjet janë skandaloze. Kanë menduar vetëm si të vjedhin dhe grabisin. Kanë bërë një jetë përrallore me fëmijët e tyre”, tha ai.

  • Activision nxjerr Call of Duty: WWII offline pasi lojtarët po hakoheshin

    Activision nxjerr Call of Duty: WWII offline pasi lojtarët po hakoheshin

    Gjiganti i video lojërave Activision rrëzoi Call of Duty: WWII offline për shkak se disa herë po shfrytëzonin një dobësi sigurie në një version specifik të lojës për të hakuar disa lojtarë.

    Javën e kaluar Acitivision tha se kishte nxjerrë offline versionin e Call of Duty: WWII për Microsoft Store ndërsa po hetonte një problem por pa specifikuar.
    Kompania sapo kishte lançuar atë version loje i cili është i disponueshëm në Game Pass, një shërbim me pagesë që ju jep përdoruesve qasje në disa lojëra për një çmim fiks.

    Një burim i afërt me çështjen tha se kompania e nxori lojën offline për shkak të hakimeve ndërsa po punon për të adresuar problemin e sigurisë.
    Gjatë kësaj kohe disa media raportuan se lojtarët po ankoheshin se ishin hakuar duke luajtur lojën. Publikuesi rrëzoi vetëm version e Microsoft Store dhe Game Pass të Call of Duty: WWII. /PCWorld Albanian

  • Certifikohen zgjedhjet e 11 majit/ KAS rrëzoi kërkesat për pavlefshmëri në Elbasan, Durrës, Fier dhe Tiranë

    Certifikohen zgjedhjet e 11 majit/ KAS rrëzoi kërkesat për pavlefshmëri në Elbasan, Durrës, Fier dhe Tiranë

    KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD-ASHM lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit.
    Përmes vendimit të sotëm, KAS bëri me dije se nuk do të ketë rinumërim për këtë qark duke cerfitikuar njekohesisht zgjedhjet e 11 majit.
    Ndërkohë pak ditë më parë përfundoi rinumërimi i votave për qarqe si Fieri, Durrësi, Tirana, Kukësi por pa ndryshime sinjifikative në rezultatin e 11 majit.

  • GJKKO rrëzoi kërkesën për zëvendësimin e masës, Ilir Meta apelon vendimin

    GJKKO rrëzoi kërkesën për zëvendësimin e masës, Ilir Meta apelon vendimin

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e GJKKO-së e cila rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.

    Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se apelimi u dorëzua sot nga avokatët e Ilir Metës.
    Ilir Meta u arrestua mesditën e 21 tetorit, nën dyshimet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie përmes lobimit në SHBA dhe si ish-ministër i Energjitikës në mbledhjen e borxhit të CEZ përmes kompanisë DIA.

    /vizionplus.tv

  • Kavaja “zhgënjeu” Metën, rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës për parregullsi

    Kavaja “zhgënjeu” Metën, rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës për parregullsi

    Kutitë e Kavajës kanë surprizuar vetëm Ilir Metën, pasi pritshmëritë e tij publike për tjetërsim votash nuk rezultuan të tilla.

    Hapja e 82 kutive rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës për parregullsi , pasi numëruesit herën e parë ishin përpjekur jo për t’i hequr, por për t’i shtuar vota kryetarit të partisë së lirisë megjithëse shifrat ishin modeste, vetëm dy vota të marra padrejtësisht.
    Procesi i rinumërimit nxori në dritë një tjetër fenomen, kandidatit më të votuar në Bashkinë e Kavajës, Elton Rroshi, kushëriri i ish kryebashkiakut socialist i ishin shtuar 27 vota të pamerituara, që KAS ia hoqi.
    Në radhët e socialistëve komisionarët ishin treguar zemërgjerë me drejtuesin politik të partisë socialiste Pandeli Majko duke i kaluar 89 vota te cilat iu shpallën të pavlefshme në rinumërim.
    Sot pritet që të mbyllen 13 kutitë e mbetura të bashkisë Kavajës për te vijuar me 56 QV-të e Rrogozhinës qe i japin fund rinumërimit në të gjithë qarkun Tirane.

    Top Channel

  • “Pandora u hap”, shpërthen Nard Ndoka për zgjedhjet: Mazhoranca rrëzon institucionet, opozita vjedh vetveten dhe..

    “Pandora u hap”, shpërthen Nard Ndoka për zgjedhjet: Mazhoranca rrëzon institucionet, opozita vjedh vetveten dhe..

    Ish deputeti dhe aleati i Sali Berishës Nard Ndoka ka reaguar me ironi pas vendimit të KAS për hapjen e kutive të Tiranës.
    Ai shkruan se pandora u hap dhe se opozita rrëzoi vetveten me vetëdije.
    Po ashtu ai vë theksin tek vjedhja e votës që kandidatët E PD i kanë bërë njëri-tjetrit.
    Ndoka shkruan gjithashtu se PD e Berishës nuk kërkon standarte, por është pjesë e pazareve.
    Postimi i plotë
    Pandora u hap – jo për të çliruar shpresën, por për të nxjerrë në shesh gjithë mashtrimin zgjedhor shqiptar.Kutitë e Tiranës do hapen… pas zgjedhjeve, pas manipulimeve, pas emërimeve, jo votimeve.Mazhoranca i rrëzoi institucionet si domino, ndërsa opozita rrëzoi vetveten me vetëvjedhje.Këto nuk ishin zgjedhje, por një provë gjenerale për diktaturë me ngjyrë pluralizmi.Një PD që nuk kërkon standarde, por pjesëmarrje në pazar.Një PS që nuk kërkon legjitimitet, por heshtje përballë forcës.Një sistem që vetë e prodhuan më 2008, që sot e përdorin si armë kundër çdo rreziku për ndryshim.E paralajmëruam atëherë. Në Parlament. Në grevë urie. Me argument dhe me zemër.Por kur bashkëpunojnë PS & PD, edhe logjika vetë shpallet e paligjshme.Ja ku jemi: të njëjtët emra, të njëjtat justifikime, të njëjtat kutira të mbyllura për shqiptarët, por të hapura për klanet.E duan kutinë e Pandorës jo për të gjetur të vërtetën, por për ta varrosur atë.E keqja është bërë sistem. Prandaj zgjidhja duhet të jetë sistemike.Proporcional Kombëtar – që qytetari të mos jetë rob i qarkut e shefit.Komisione të depolitizuara – që numërimi të mos jetë kalkulim politik.Votim & numërim elektronik – që çdo votë të peshojë, jo të blihet.Votë online për diasporën – që Shqipëria e largët të mos jetë më jashtë vendimit.Kjo është zgjidhja. E dimë të gjithë. Përveç PS-së që sundon, dhe PD-së që fshihet pas hijeve të djeshme.Çlirojuni nga mashtrimi, nga pazari, nga frika.Mos u bëni pjesë e të keqes duke heshtur përpara saj.”Dhe do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”

  • DASH rrëzoi non grata-n ndaj Berishës’/ Alizoti: Lajm madhështor në prag të Shqipërisë Madhështore!

    DASH rrëzoi non grata-n ndaj Berishës’/ Alizoti: Lajm madhështor në prag të Shqipërisë Madhështore!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona