Tag: rrezikut

  • E moshuara rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi motorin e kondicionerit, jashtë rrezikut për jetën

    E moshuara rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi motorin e kondicionerit, jashtë rrezikut për jetën

    Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës ku jetonte, në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës,

    Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht, ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati.

    Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës.

    Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    Studiuesit vlerësojnë se më shumë se 37 milionë persona në nivel global kanë përjetuar një fibrilacion atrial (Afib), një gjendje kardiovaskulare që shkakton rrahje të parregullta të zemrës, sipas medicalnewstoday.com.
    Një studim i ri zbuloi se pirja e një filxhani kafe në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të episodeve të përsëritura të AFib deri në 39%.
    Ekzistojnë një numër faktorësh rreziku për AFib.

    Disa nga këta faktorë rreziku nuk janë të modifikueshëm, si mosha ose gjenetika, ndërsa të tjerët janë të modifikueshëm, përfshirë mbajtjen e një peshe normale, mbajtjen nën kontroll të niveleve të presionit të gjakut dhe të pasurit e një diete të shëndetshme.
    Studimet e kaluara kanë treguar se kufizimi ose shmangia e substancave të caktuara, të tilla si alkooli, sheqeri, natriumi dhe kafeina mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të AFib të një personi.
    Tani, një studim i ri i botuar në ”JAMATrusted Source” ofron një pasqyrë të re që sugjeron se kafeina mund të mos jetë aq e dëmshme sa mendohej dikur.
    “Afib është ndoshta çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës që trajtojmë sot”, tha autori i këtij studimi, Gregory Marcus.

  • EMRI/ Plagosje me armë në Tiranë

    EMRI/ Plagosje me armë në Tiranë

    Një i ri ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, Tiranë.

    Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit, kanë bë të ditur se, i riu Elvis Visha, 30 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • “Jam jashtë rrezikut”, flet futbollisti i Marsejës pasi humbi ndjenjat në fushë

    “Jam jashtë rrezikut”, flet futbollisti i Marsejës pasi humbi ndjenjat në fushë

    Futbollisti i Kombëtares së Marokos, Bilal Nadir ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore përmes rrjeteve sociale. Pjesë e francezëve të Marsejës, Nadir i panikosi të gjithë në ndeshjen e fundit.
    Ai ra pa ndjenja në fushë, kurse ndërhyrja e shpejt e stafit mjekësor i ndihmoi lojtarit për të mos i ndodhur më e keqja.  Në rrjetet sociale, Nadir tregon se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

    “Përshëndetje të gjithëve. Gjendja ime është stabile. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse. Jam jashtë rrezikut dhe po përmirësohem falë Zotit”, u shpreh lojtari.

  • DETAJE/ Tritoli shpërtheu në garazhin e… I plagosuri në spital, jashtë rrezikut

    DETAJE/ Tritoli shpërtheu në garazhin e… I plagosuri në spital, jashtë rrezikut

    Detaje të reja raportohen nga Shkodra, aty ku pak më parë ka shpërthyer një sasi me lëndë plasëse, trotil.

    Si pasojë, ja mbetur i plagosur një person, punonjës në drejtorinë e Tatimeve në Shkodër.

    Korrespondenti i Syri TV, raporton se lënda plasëse është vendosur në garazhin e një pallati.

    I plagosuri Enea Busukja është transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. 

    Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. 

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

  • Përgjaken rrugët e vendit! Dy aksidente me pesë fëmijë të plagosur!

    Përgjaken rrugët e vendit! Dy aksidente me pesë fëmijë të plagosur!

    Dy aksidente rrugore kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 22 tetor, në veri të vendit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur nëntë persona, pesë prej të cilëve janë të mitur.
    Njëri aksident ka ndodhur në aksin Kukës-Krumë, ku një makinë është përplasur me një kamion duke lënë të plagosur dy drejtuesit si dhe tre të mitur, të cilët ishin pasagjerë në mjetin më të vogël.
    Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    “Në aksin rrugor ‘Kukës-Krumë’, në vendin e quajtur ‘Qafa e Toblit’, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
    Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur po mëngjesin e sotëm në aksin Koplik-Vermosh, ku janë lënduar dy të mitur, pas përplasjes mes dy automjeteve të tjera.
    Të miturit ndodheshin në automjetin që drejtohej nga një 20-vjeçar, ndërsa autori tjetër, 46-vjeçari Ç. D., u largua nga vendi i ngjarjes. Policia më pas njoftoi se arrestoi shoferin Ç. D., ndërsa të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
    “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. D., 46 vjeç, banues në fshatin Vukel, pasi në aksin rrugor ‘Koplik-Vermosh’, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 20 vjeç, banues në fshatin Vukel.
    Pas përplasjes, 46-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi N. K., 33 vjeç, dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, ka njoftuar policia.

  • A mund të shkaktojë stresi kancer? Ja cilët janë faktorët e rrezikut

    A mund të shkaktojë stresi kancer? Ja cilët janë faktorët e rrezikut

    Pretendohet se të jetosh në stres të vazhdueshëm, edhe rreziku i zhvillimit të kancerit mund të rritet. Këtë pretendim mund ta keni dëgjuar shpesh, dhe rrjedhimisht pyejta që mund të lindë është nëse kjo është apo jo e vertetë.

    A mund të shkaktojë stresi kancer?

    Hulumtimet nuk kanë vërtetuar një lidhje të caktuar shkak-pasojë midis stresit dhe kancerit. Lidhja midis shëndetit tuaj emocional (psikologjik) dhe shëndetit fizik është shumë komplekse. Stresi psikologjik mund të ndikojë në trupin tuaj. Disa studime sugjerojnë një lidhje midis faktorëve të ndryshëm psikologjikë dhe rritjes së rrezikut të zhvillimit të kancerit.

    3 faktorë të rrezikut të kancerit që lidhen me stresin
    Stresi mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar. Sistemi juaj imunitar mbron trupin tuaj kundër infeksioneve dhe sëmundjeve, siç është kanceri. Një sistem imunitar i dobësuar luan një rol në zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

    Stresi mund të ndryshojë nivelet e disa hormoneve në trupin tuaj. Kjo gjithashtu mund t’ju vendosë në rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit.

    Stresi mund të çojë në sjellje jo të shëndetshme. Ngrënia e tepërt, konsumi i duhanit dhe konsumi i tepërt i alkoolit janë të gjithë faktorë të stilit të jetesës që rrisin rrezikun e kancerit.

  • Qasja e grekëve të lashtë ndaj rrezikut dhe mësimet që mund t’i ofrohen botës moderne

    Qasja e grekëve të lashtë ndaj rrezikut dhe mësimet që mund t’i ofrohen botës moderne

    Nga Joshua P.Nudell

    Shumë nga ne përballen çdo ditë me rreziqe të mëdha dhe të vogla. Por Covid-19, na ka bërë më të vetëdijshëm se si të mendojmë për ndërmarrjen e rreziqeve. Që nga fillimi i pandemisë, njerëzit janë detyruar që të peshojnë mundësitë e tyre, se sa rrezik ia vlen të merret në sy për aktivitete deri dje të zakonshme.

    Për shembull: A duhet që ata të shkojnë në një dyqan, apo të shkojnë tek mjeku për një vizitë të planifikuar prej kohësh? Si një studiues i historisë së Greqisë së lashtë, unë jam i interesuar mbi atë që mund të na mësojnë klasikët, në lidhje me marrjen në sy të rrezikut, si një mënyrë për të kuptuar situatën tonë aktuale.

    Mitologjia greke përmban heronj të ngjashëm me Prënditë, por historia greke ishte e mbushur me burra dhe gra që ishin të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha, pa komoditetet e jetës moderne. Një nga veprat më të hershme të shkruara në greqisht është “Punët dhe ditët”, një poezi nga një fermer me emrin Hesiod, në shekullin VIII Para Krishtit.

    Në të, Hesiodi i drejtohet vëllait të tij dembel, Perseut. Seksioni më i famshëm i “Punëve dhe ditëve”, përshkruan një cikël brezash. Së pari, thotë Hesiodi, Zeusi krijoi një brez të artë që”jetoi si Perënditë, duke pasur zemra të çliruara nga pikëllimi, larg punës dhe mjerimit” .

    Pastaj erdhi një brez i argjendtë, arrogant dhe krenar. I treti ishte një brez i bronzit, i dhunshëm dhe vetë–shkatërrues.

    E katërta ishte epoka e heronjve, që shkuan drejt varreve të tyre në Trojë. Në fund, thotë Hesiodi, Zeusi krijoi një brez të hekurit, të karakterizuar nga një ekuilibër mes dhimbjes dhe gëzimit. Sipas Hesiodit, ndërsa brezat më të hershëm e jetonin jetën pa shqetësime, jeta në brezin aktual të hekurit diktohet nga rreziku, që çon në dhimbje dhe trishtim.

    Përgjatë poezisë, Hesiod merret me idenë e rrezikut dhe menaxhimit të tij, që ishte diçka ezakonshme në Greqinë e lashtë: Njerëzit mund dhe duhet të ndërmarrin hapa për t’u përgatitur për rreziqet, por në fund të fundit ato janë të pashmangshme.

    Siç e thotë vetë Hesiodi “vera nuk do të zgjasë përgjithmonë, ndaj ndërtoni hambarë”, por për njerëzit e brezit aktual “nuk ka asnjë pushim nga mundimi dhe pikëllimi ditën, dhe as nga vdekja natën”. Pra, njerëzit përballen me pasojat e rrezikut – përfshirë vuajtjet – pasi ky është vullneti i Zeusit.

    Nëse rezultati i rrezikut përcaktohej nga Perënditë, atëherë një pjesë kritike e përgatitjes për t’u përballur me pasigurinë, ishte përpjekja për të zbuluar vullnetin e Zeusit. Për këtë, grekët e lashtë mbështeteshin tek orakujt dhe shenjat.

    Ndërsa të pasurit kishin mundësi të paguanin për të kërkuar orakullin e Apollonit në Delfi, shumica e njerëzve iu drejtuan teknikave më të thjeshta për të kërkuar udhëzime dhe këshilla nga Perënditë, si hedhja e zareve të bëra me kockat e kyçeve të kafshëve .

    Një teknikë e dytë përfshinte skalitjen e një pyetjeje mbi një pllakë prej plumbi, së cilës perëndia do t’i jepte një përgjigje në formën e një “po”-je ose “jo”-je. Këto pllaka regjistroninnjë gamë të gjerë shqetësimesh nga grekët e zakonshëm.

    Në njërën prej tyre, një burrë me emrin Lizias e pyet Zotin nëse duhet të investojë apo jo në transportin detar. Në një tjetër, një burrë me emrin Epilitos pyet nëse duhet të vazhdojë në karrierën e tij aktuale, dhe nëse duhet të martohet me gruan e parë që njeh, apo të presë. Asgjë nuk dihet për asnjërin, përveç fakti që ata që i drejtoheshin Perëndive kur përballeshinme pasiguri. Shenjat u përdorën gjithashtu si një bazë për gati çdo vendim, qoftë publik apo privat. Burrat e quajtur “chresmologoi”, mbledhësit e orakullit që interpretonin shenjat nga Perënditë, kishin një ndikim të madh në Athinë.

    Kur spartanët e pushtuan qytetin në vitin 431 Para Krishtit, thotë historiani Tukididi, ata ishin kudo duke recituar përgjigje nga orakujt. Kur Athina u godit nga një epedemi, ai vëren se athinasve iu kujtua një profeci të tillë “Chresmologoi” luajtën një rol aq të madh në forcimin e besimit të publikut, saqë politikani i pasur athinas Alcibiades, i kontraktoi privatisht në mënyrë, që t’i bindte njerëzit që të mos merrnin parasysh rreziqet e një ekspedite që aindërmori në Siçili në vitin 415 Para Krishtit.

    Për grekët, vendosja e besimit vetëm tek Perënditë, nuk i mbronte plotësisht ata nga rreziqet. Siç shpjegonte Hesiodi, zbutja e rrezikut kërkonte që të parashikoheshin si veprimet e Perëndive, ashtu edhe ato njerëzore. Për shembull, gjeneralët bëni fli për Perënditë si Artemisa ose Ares përpara betejave, ndërsa komandantët më të mirë dinin të interpretonin çdo shenjë si një shenjë pozitive.

    Por në të njëjtën kohë, gjeneralët i kushtonin gjithashtu vëmendje strategjisë dhe taktikave, në mënyrë që t’u jepnin çdo lloj avantazhi ushtrive të tyre. Çdo shenjë merrej parasysh. Para ekspeditës athinase në Siçili në vitin 415 Para Erës Sonë, statujat e shenjta të Hermesit, Perëndisë së udhëtimit, u gjetën me fytyra të gërvishtura .

    Athinasit e interpretuan këtë si një shenjë të keqe, e cila mund të ketë qenë ajo që synonin autorët e krimit. Ekspedita filloi gjithsesi, por përfundoi me një humbje dërrmuese. Pak nga njerëzit që u larguan, u rikthyen gjallë në Athinë. Për athinasit provat ishin të qarta: Përdhosja e statujave i kishte vënë në rrezik të gjithë pjesëtarët e ekspeditës.

    Zgjidhja e vetme ishte dënimi i keqbërësve. 15 vjet më vonë, oratorit Andocides iu desh që të mbronte veten në gjykatë kundër akuzave se ai kishte gisht në atë krim. Kjo histori shpjegon se individët mund t’i shpëtojnë ndëshkimit hyjnor, por injorimi i shenjave dhe dështimi për të marrë masa paraprake, ishin shpesh një problem më shumë kolektiv sesa individual.

    Andocides u shpall i pafajshëm, por gjyqi i tij tregon se kur veprimet e dikujt i vinin në rrezik që të gjithë, ishte përgjegjësia e një komuniteti që t’i nxirrte ata përpara përgjegjësisë. Orakujt dhe kockat e kafshëve nuk janë sot në modë. Por grekët e lashtë na tregojnë rreziqet shumë reale të sjelljes së rrezikshme, dhe pse është e rëndësishme që rreziku të përcaktohet nga një hedhje e thjeshtë e zareve./“The Conversation”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PSE ISHTE VAN GOGH I FIKSUAR PAS LULEDIELLIT? (FOTO)

  • Plagosi me thikë dy vëllezërit e tij/ Paskuqan, arrestohet 29 vjeçari, të rinjtë jashtë rrezikut për jetën

    Plagosi me thikë dy vëllezërit e tij/ Paskuqan, arrestohet 29 vjeçari, të rinjtë jashtë rrezikut për jetën

    Policia ka vendosur në pranga një 29-vjeçari, i cili goditi me thikë dy vëllezërit e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
    I arrestuari me iniciale E. M., ka goditur me thikë vëllëzërit e tij me iniciale Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. 2 të rinjtë e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi i policisë:
    Tiranë/ Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
    Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
    Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
    2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Sherri masiv në Korçë, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën! Dalin emrat e tre të arrestuarve

    Sherri masiv në Korçë, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën! Dalin emrat e tre të arrestuarve

    Tre persona u plagosën me thikë në Korçë pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në parkun e qytetit.

    Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit teksa dy grupe të rinjsh janë konfliktuar verbalisht për motive banale dhe 3 prej tyre janë plagosur me thikë.
    Mësohet se dy nga të rinjtë kanë marrë plagë në trup dhe një tjetër në krah, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia njoftoi se ka shoqëruar në komisariat si autorë të dyshuar tre persona të identifikuar si Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi ndërsa po ashtu po merren në pyetje edhe klientë të lokalit të cilët kanë qenë dëshmitarë në momentin e ngjarjes.

    Top Channel