Tag: rrezikun

  • Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, ja sasia që duhet të konsumoni

    Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, ja sasia që duhet të konsumoni

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.
    Sipas një studimi të ri ku AgroWeb.org mbështet, konsumi i të paktën dy avokadove në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër.
    Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë.
    Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular.
    Çfarë tregon studimi?Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet.
    Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha.
    Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm.
    Të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.
    Si të parandalosh sëmundjet e zemrës?Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin.
    Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqhehuni shëndetshëm.
    Yndyrnat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.
    Shmangni yndyrnat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”.
    Të tilla janë produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë.
    Këto yndyrna mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.
    Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat.

  • Kujdes/ Sëmundja e zakonshme që k*rcënon ata që nuk konsumojnë mëngjes, dhe hanë vonë natën

    Kujdes/ Sëmundja e zakonshme që k*rcënon ata që nuk konsumojnë mëngjes, dhe hanë vonë natën

    Osteoporoza është një nga sfidat më serioze të shëndetit publik, pasi rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në legen, shpinë dhe gjymtyrët e sipërme.
    Deri më sot, ne dimë se zakone të tilla si pirja e duhanit, mungesa e gjumit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit janë të lidhura ngushtë me osteoporozën.
    Përveç këtyre, faktorë që nuk mund të modifikohen, siç janë mosha, gjinia, historia familjare dhe marrja e disa medikamenteve, janë gjithashtu të lidhur me osteoporozën.
    Në këtë kontekst, një studim i botuar në Journal of the Endocrine Society u përpoq t’i përgjigjej një pyetjeje thelbësore: A luajnë rol zakonet dietike ? Dhe nëse po, cilat i rrisin shanset?
    Zakonet “e dëmshme” të të ngrënit
    Studiuesit analizuan të dhënat nga 927.130 të rritur mbi moshën 20 vjeç (45.3% burra, 54.7% gra), të cilët u ndoqën për një mesatare prej 2.6 vitesh.
    Ajo që ata zbuluan ishte se, ndër të tjera, anashkalimi i mëngjesit dhe ngrënia e vakteve vonë në mbrëmje rriti rrezikun.
    Pse ka rëndësi ushqyerja
    Sipas studiuesve, anashkalimi i mëngjesit dhe koha e papërshtatshme e darkës mund të ndikojnë në shëndetin e kockave përmes:
    Çrregullime hormonale (kortizoli, stresi oksidativ). Marrje më e ulët e lëndëve ushqyese thelbësore, siç janë kalciumi dhe vitamina D.
    Më konkretisht, anashkalimi i mëngjesit shoqërohet me një konsum më të ulët të vitaminës D dhe kalciumit, dy elementë thelbësorë për dendësinë e kockave.
    Gjithashtu, si mëngjesi ashtu edhe koha e vakteve ndikojnë në ritmin cirkadian të trupit, “orën tonë biologjike”, e cila lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e kockave.
    Ata që anashkalonin mëngjesin dhe/ose hanin darkë vonë natën kishin më shumë gjasa të përjetonin gjumë të pamjaftueshëm, gjë që përforcon teorinë e çrregullimit të ritmit cirkadian.
    Vlen të përmendet se gratë, të moshuarit dhe ata me indeks të masës trupore më të ulët janë ndër grupet më të prekshme. Megjithatë, zakonet e pashëndetshme rrisin rrezikun në të gjitha grupet e popullsisë, pavarësisht nga gjinia dhe mosha.

  • Pijet energjike trefishojnë rrezikun e vetëvrasjes, kafeja bën të kundërtën

    Pijet energjike trefishojnë rrezikun e vetëvrasjes, kafeja bën të kundërtën

    Një studim i kryer me mbi 1.5 milionë pjesëmarrës ka sugjeruar se kafeja dhe pijet energjike kanë efekte të kundërta mbi rrezikun e vetëvrasjes. Konsumimi i lartë i kafesë — më shumë se 60 filxhanë në muaj — lidhej me një ulje të ndjeshme të tentativave për vetëvrasje, ndoshta për shkak të efektit stimulues dhe përmirësues të humorit që ka kafeja.

    Në të kundërt, edhe vetëm një kanaçe pije energjike në muaj u vu re se rriste rrezikun e mendimeve dhe tentativave vetëvrasëse. Efekti rritet në varësi të dozës, deri në trefishim të rrezikut në nivele më të larta konsumimi.

    Ky ndryshim mund të shpjegohet me praninë e përbërësve të tjerë psikoaktivë në pijet energjike — si taurina, guarana dhe xhinxheri si dhe përmbajtja e lartë të sheqerit, të cilat mund të shkaktojnë ankth dhe luhatje humori, veçanërisht tek të rinjtë meshkuj, që janë edhe konsumatorët kryesorë.

    Sipas rezultateve të studimit tentativat për vetëvrasje ishin 30% më të ulëta tek konsumatorët e kafesë krahasuar me ata që pijnë pije energjike.

    Ky studim nxit për të bërë qartë dallimin mes pijeve energjike me kafeinë dhe kafesë.

    Duket se kafeja, ndonëse është stimulues, nuk rrit rrezikun e vetëvrasjes.

    Po a janë konsumatorët e kafesë të mbrojtur nga kafeina, apo thjesht konsumojnë më pak sesa përdoruesit e pijeve energjike?

     Publikimet që evidentojnë rreziqet psikiatrike të kafesë tregojnë se konsumi i moderuar është përgjithësisht i sigurt. Madje mund të ketë edhe një efekt neuroprotektiv. Pra, të pish dy filxhanë kafe në ditë nuk duket problematike.

    Po për popullatën që konsumon pije energjike?

    Rreziku i vetëvrasjes është më i lartë tek meshkujt e rinj, dhe përdoruesit e pijeve energjike shpesh konsumojnë edhe substanca të tjera; në literaturë ekziston një lidhje e mirëdokumentuar mes pijeve energjike dhe substancave të varësisë. Pacientët me probleme varësie kanë gjithashtu rrezik të shtuar për vetëvrasje. Prandaj, është e nevojshme të thellohet më tej studimi mbi këtë popullatë.

    Eshtë e rëndësishme të kuptohet lidhja mes konsumatorëve të pijeve energjike dhe pacientëve me rrezik vetëvrasjeje. Në konsultime, përdorimi i pijeve energjike duhet të shihet si një “flamur i kuq”. Qoftë në mjekësinë e përgjithshme apo në psikiatri. Nëse një pacient paraqitet për shqetësime psikologjike, është e rëndësishme të vlerësohet edhe konsumi i pijeve energjike, sepse ai mund të tregojë probleme të tjera: përdorim të substancave të tjera ose një stil jetese të rrezikshëm.

    Tek pacientët me ankth, rekomandohet të kufizojnë stimuluesit dhe të shmangin konsumimin pas orës 16:00, pasi mund të përkeqësojë ankthin ose të prishë gjumin.

    Kafeina mund të ketë një efekt mbrojtës ndaj rrezikut të vetëvrasjes kur konsumohet në mënyrë të moderuar. Në të kundërt, doza shumë të larta — si ato që gjenden në sasi të mëdha të pijeve energjike — mund ta rrisin këtë rrezik. Për shembull, dikush që konsumon 15 filxhanë kafe në ditë ka shumë pak gjasa të përfitojë nga efektet mbrojtëse, për shkak të ndikimit në gjumë dhe funksione të tjera metabolike, përfshirë efektet kardiovaskulare. /medskape – syri.net/

  • Maduro paralajmëron SHBA-në për rrezikun e konfliktit ushtarak në shkallë të gjerë

    Maduro paralajmëron SHBA-në për rrezikun e konfliktit ushtarak në shkallë të gjerë

    Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro i ka bërë thirrje qeverisë amerikane të ulë tensionet dhe ka paralajmëruar për rrezikun e një konflikti ushtarak në shkallë të gjerë.
    “Asnjë nga dallimet që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi nuk duhet të çojë në një konflikt ushtarak në shkallë të gjerë dhe dhunë në Amerikën e Jugut”, tha Maduro në një video të postuar në Telegram.

    Ai i bëri thirrje SHBA-së të braktisë atë që e quajti “plani i saj për ndryshim të dhunshëm të regjimit në Venezuelë dhe në të gjithë Amerikën Latine” dhe i kërkoi Uashingtonit të respektojë sovranitetin e vendit.
    Maduro deklaroi gjithashtu se mbi 5300 njësi të milicisë komunale ishin aktivizuar për t’u mbrojtur kundër përpjekjeve të mundshme për “ndryshim të regjimit” të mbështetur nga SHBA-ja.
    “Askush nuk do të vijë të na skllavërojë ose kolonizojë, as sot dhe as kurrë”, tha ai.
    Konflikti midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është intensifikuar kohët e fundit.
    Sipas raporteve të medias, SHBA-ja ka dislokuar disa anije luftarake pranë brigjeve të Karaibeve të Venezuelës, gjatë javëve të fundit.
    Sipas këtyre raporteve, Uashingtoni tha se dislokimi ishte i nevojshëm për të kapur kontrabandistët e drogës.
    Disa ditë më parë, SHBA-ja pretendoi se kishte qëlluar një anije të dyshuar për kontrabandë droge nga Venezuela në Karaibe, duke vrarë 11 të dyshuar.
    Sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump, sulmi ishte drejtuar kundër bandës venezueliane të drogës “Tren de Aragua”, të cilën qeveria amerikane e klasifikon si një organizatë terroriste të huaj.
    “Si rezultat, dy avionë ushtarakë nga Venezuela fluturuan pranë një anijeje të Marinës Amerikane në ujërat ndërkombëtare”, tha Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
    SHBA-ja q quajti një “veprim jashtëzakonisht provokues” dhe paralajmëroi Venezuelën për rrezikun e përpjekjeve të mëtejshme për të penguar operacionet e saj kundër narkoterrorizmit. ATSH

  • Sëmundja e zakonshme që kërcënon ata që nuk konsumojnë mëngjes dhe hanë vonë natën

    Sëmundja e zakonshme që kërcënon ata që nuk konsumojnë mëngjes dhe hanë vonë natën

    Osteoporoza është një nga sfidat më serioze të shëndetit publik, pasi rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në legen, shpinë dhe gjymtyrët e sipërme.
    Deri më sot, ne dimë se zakone të tilla si pirja e duhanit, mungesa e gjumit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit janë të lidhura ngushtë me osteoporozën.
    Përveç këtyre, faktorë që nuk mund të modifikohen, siç janë mosha, gjinia, historia familjare dhe marrja e disa medikamenteve, janë gjithashtu të lidhur me osteoporozën.

    Në këtë kontekst, një studim i botuar në Journal of the Endocrine Society u përpoq t’i përgjigjej një pyetjeje thelbësore: A luajnë rol zakonet dietike ? Dhe nëse po, cilat i rrisin shanset?
    Zakonet “e dëmshme” të të ngrënit
    Studiuesit analizuan të dhënat nga 927.130 të rritur mbi moshën 20 vjeç (45.3% burra, 54.7% gra), të cilët u ndoqën për një mesatare prej 2.6 vitesh.
    Ajo që ata zbuluan ishte se, ndër të tjera, anashkalimi i mëngjesit dhe ngrënia e vakteve vonë në mbrëmje rriti rrezikun.

    Konkretisht, rezultatet ishin si më poshtë:
    Gjatë studimit u regjistruan 28,196 fraktura
    Anashkalimi i mëngjesit shoqërohej me një rrezik 18% më të lartë të thyerjes
    Darka vonë natën ( më pak se 2 orë para gjumit) me një probabilitet 8% më të madh
    Kombinimi i të dy zakoneve e rriti rrezikun me 23%

    “E gjithë kjo sugjeron që parandalimi i osteoporozës dhe frakturave kërkon jo vetëm zakone të shëndetshme të të ngrënit, por edhe një përpjekje më të gjerë për të përmirësuar stilin e jetës në përgjithësi “, tha doktor Hiroki Nakajima, një nga autorët e studimit, nga Universiteti Mjekësor i Narës në Japoni.
    Pse ka rëndësi ushqyerja
    Sipas studiuesve, anashkalimi i mëngjesit dhe koha e papërshtatshme e darkës mund të ndikojnë në shëndetin e kockave përmes:
    Çrregullime hormonale (kortizoli, stresi oksidativ). Marrje më e ulët e lëndëve ushqyese thelbësore, siç janë kalciumi dhe vitamina D.
    Më konkretisht, anashkalimi i mëngjesit shoqërohet me një konsum më të ulët të vitaminës D dhe kalciumit, dy elementë thelbësorë për dendësinë e kockave.
    Gjithashtu, si mëngjesi ashtu edhe koha e vakteve ndikojnë në ritmin cirkadian të trupit, “orën tonë biologjike”, e cila lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e kockave.
    Ata që anashkalonin mëngjesin dhe/ose hanin darkë vonë natën kishin më shumë gjasa të përjetonin gjumë të pamjaftueshëm, gjë që përforcon teorinë e çrregullimit të ritmit cirkadian.
    Vlen të përmendet se gratë, të moshuarit dhe ata me indeks të masës trupore më të ulët janë ndër grupet më të prekshme. Megjithatë, zakonet e pashëndetshme rrisin rrezikun në të gjitha grupet e popullsisë, pavarësisht nga gjinia dhe mosha.

  • Barnat, dieta dhe AI: Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

    Barnat, dieta dhe AI: Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

    Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë 2025, konferenca më e madhe në botë për zemrën, prezantuan zbulime të reja mbi mënyrat për të trajtuar sëmundjet e zemrës
    Ngjarja në Madrid u ndoq nga 33,000 profesionistë të shëndetit nga 169 vende, me mbi 1,100 sesione që përfshinin kërkime “ndryshuese”, udhëzime të reja dhe studime të përparuar.
    “Konferenca e këtij viti shënon një pikë kthese: kardiologjia nuk ka qenë kurrë më dinamike, ndërdisiplinore dhe e përqendruar tek pacienti,” tha Prof. Felix Mahfoud, kryetar i komitetit të komunikimit të ESC.
    “Kurrë më parë nuk kemi parë kaq shumë studime të rëndësishme të prezantuara dhe botuar njëkohësisht në revista të njohura, që ndihmojnë në vendimmarrjen klinike dhe përmirësojnë kujdesin ndaj pacientëve.”
    Barnat që po bëjnë diferencën
    Një ilaç i ri, baxdrostat, ka treguar se mund të ulë ndjeshëm presionin e gjakut te pacientët që nuk reagojnë ndaj trajtimeve të tjera, duke ulur rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru.
    Klopidogreli rezulton më i efektshëm se aspirina për parandalimin e këtyre ngjarjeve të rrezikshme.
    Barnat për humbje peshe po tregojnë se mund të ulin me gjysmën rrezikun e hospitalizimit ose vdekjes së hershme te pacientët me zemër të dobët.
    Dieta dhe aktiviteti fizik: miqtë e zemrës
    Ushqimet e pasura me kalium, si avokado, banane dhe spinaq, mund të ulin rrezikun e problemeve kardiake deri në 24%.
    Aktiviteti i rregullt fizkik jo vetëm përmirëson kolesterolin dhe rrahjet e zemrës, por mund të ndihmojë edhe në “rigjallërimin” e zemrës së dëmtuar.
    AI në shërbim të zemrës
    Një steteskop inteligjent mund të diagnostikojë tre sëmundje serioze të zemrës në vetëm 15 sekonda, një hap gjigant për parandalimin e komplikacioneve.
    Sistemet e reja AI po trefishojnë mundësitë e pacientëve me goditje truri për të shmangur paaftësi të rënda, ndërsa chatboti ESC Chat u ofron kardiologëve përgjigje të shpejta mbi udhëzimet dhe trajtimet më të mira.
    Fëmijët dhe diagnostikimi i hershëm
    Një test i thjeshtë me swab mund të zbulojë kardiomiopatinë aritmogjene pesë vite para se zakonisht diagnostikohet.
    Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e cigareve elektronike, të cilat po dëmtojnë zemrat e adoleshentëve.
    Vaksinat, një mbrojtje e re
    Vaksina kundër herpes zoster mund të ulë rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru deri në 18%, duke treguar se vaksinimi ka një rol më të gjerë sesa mund ta mendojmë.
    Ky kongres tregon se kombinimi i barnave të avancuara, dietës së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe teknologjisë mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si kujdesemi për zemrën – dhe mund të shpëtojë jetë.

  • Nuk është i dëmshëm?/ Studim i ri vë në dyshim rrezikun e mishit të kuq për shëndetin

    Nuk është i dëmshëm?/ Studim i ri vë në dyshim rrezikun e mishit të kuq për shëndetin

    Një studim i fundit ka hedhur dyshime mbi njohuritë e mëparshme rreth ndikimit të konsumit të mishit të kuq në rrezikun për zhvillimin e kancerit, duke sugjeruar se proteinat shtazore mund të lidhen madje me ulje të vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

    Për vite me radhë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar mishin e kuq si “ndoshta kancerogjen”, ndërsa produktet e përpunuara si proshuta e salçiçet janë kategorizuar si kancerogjene. Por gjetjet e reja nga Universiteti McMaster i Kanadasë sjellin një perspektivë ndryshe.

    Studimi nuk u fokusua drejtpërdrejt vetëm te mishi i kuq, por analizoi një gamë të gjerë proteinash shtazore, përfshirë shpendët, peshkun, vezët dhe produktet e qumështit. Kjo e bën të paqartë nëse rezultatet pozitive lidhen me mishin e kuq, apo me efektet mbrojtëse të peshkut dhe produkteve të qumështit.

    Për më tepër, hulumtimi nuk dalloi mes mishit të përpunuar dhe të papërpunuar – një element kyç që kërkimet e mëparshme e kanë nxjerrë si dallim vendimtar.

    Një tjetër aspekt kontradiktor është se, ndryshe nga shumica e studimeve ekzistuese, kërkimi nuk gjeti lidhje të forta mes proteinave bimore dhe uljes së rrezikut nga kanceri. Kjo ka nxitur debat shtesë mbi kompleksitetin e faktorëve dietikë dhe ndikimin e tyre tek shëndeti.

    Ekspertët theksojnë se, pavarësisht rezultateve të reja, konsumi i tepërt i mishit të kuq mbetet i lidhur me sëmundje të tjera serioze si problemet kardiovaskulare dhe diabeti. Ata apelojnë që çelësi është moderimi, shumëllojshmëria dhe një dietë e balancuar që përfshin proteina të ndryshme, fruta e perime të freskëta dhe sa më pak ushqime të përpunuara.

    Studimi, i financuar nga Shoqata Kombëtare e Bagëtive të Mishit të Gjelit në SHBA, nuk pritet të japë fjalën e fundit mbi këtë debat, por hedh një dimension të ri mbi marrëdhënien e ndërlikuar mes ushqimit dhe kancerit.

  • Nuk konsumoni mëngjes?/ Kujdes, mosngrënia e vaktit të rëndësishëm rrit rrezikun e thyerjes së kockave

    Nuk konsumoni mëngjes?/ Kujdes, mosngrënia e vaktit të rëndësishëm rrit rrezikun e thyerjes së kockave

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe një studim i ri thotë se kjo është absolutisht e vërtetë për sa i përket shëndetit të kockave.
    Njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë një rrezik më të madh për thyerje kockash nga osteoporoza, raportuan studiuesit.
    “Ne zbuluam se anashkalimi i mëngjesit dhe ngrënia e darkave vonë shoqërohej me një rrezik në rritje të osteoporozës”, tha studiuesi kryesor Dr. Hiroki Nakajima i Universitetit Mjekësor të Narës në Japoni.
    “Për më tepër, këto zakone të pashëndetshme të të ngrënit u zbulua se lidheshin me akumulimin e faktorëve të tjerë të rrezikut të stilit të jetesës, siç janë mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit dhe gjumi i pamjaftueshëm”, shtoi Nakajima në një njoftim për shtyp.
    Për studimin, studiuesit analizuan pretendimet shëndetësore dhe të dhënat e kontrolleve mjekësore nga më shumë se 927,000 njerëz në Japoni të moshës 20 vjeç e lart.
    Ekipi kërkoi për lidhje midis stilit të jetës dhe rrezikut të njerëzve për frakturë të legenit, krahut ose këmbës për shkak të osteoporozës.
    Rezultatet treguan se anashkalimi i mëngjesit rriti rrezikun e një personi për thyerje kockash nga osteoporoza me 18%, pirja e duhanit me 11% dhe ngrënia e darkës vonë me 8%.
    Nëse një person anashkalon mëngjesin dhe ha darkë vonë, rreziku i osteoporozës dhe thyerjes së kockave rritet në 23%, zbuluan studiuesit.
    Zakone të tjera të pashëndetshme që rrisnin rrezikun e thyerjes së kockave përfshinin konsumin e përditshëm të alkoolit, mungesën e ushtrimeve dhe gjumin e keq, thanë studiuesit.
    “Këto rezultate sugjerojnë që parandalimi i osteoporozës dhe frakturave kërkon jo vetëm zakone të shëndetshme të të ngrënit, por edhe një përpjekje më të gjerë për të përmirësuar sjelljet e përgjithshme të jetesës”, tha Nakajima.
    Njerëzit që nuk hanin mëngjes kishin tendencë të kishin konsum më të ulët të vitaminës D dhe kalciumit, duke treguar se mangësitë ushqyese mund të kontribuojnë në rrezikun e osteoporozës, shkruan studiuesit.
    “Këto rezultate treguan se osteoporoza është një sëmundje që lidhet me stilin e jetës”, përfunduan studiuesit.
    “Nevojiten kërkime të ardhshme për të hetuar marrëdhënien midis darkave të vona dhe metabolizmit të kockave, si dhe studime ndërhyrjeje që përqendrohen në udhëzime në lidhje me anashkalimin e mëngjesit dhe ngrënien e darkave të vona.”

  • Nga mbrojtje ndaj rrezeve te ‘kërcënim i fshehur’, si përfundoi kremi i diellit në qendër të teorive konspirative

    Nga mbrojtje ndaj rrezeve te ‘kërcënim i fshehur’, si përfundoi kremi i diellit në qendër të teorive konspirative

    Në rrjetet sociale po qarkullojnë gjithnjë e më shumë video ku njerëz të ndryshëm i shmangen përdorimit të kremit kundër diellit, duke e cilësuar si “plot kimikate të dëmshme” dhe duke pretenduar se mund të shkaktojë më shumë dëm sesa mbrojtje. Shpesh, këto mesazhe përfundojnë duke rekomanduar alternativa “natyrale” ose edhe receta shtëpiake, të cilat jo vetëm që nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme, por rrisin rrezikun e dëmtimit nga dielli.

    Ky trend, i njohur si “lëvizja anti-sunscreen”, ka kaluar nga një fenomen periferik konspirativ në një dukuri më të përhapur, sidomos gjatë verës së vitit 2025. Edhe personazhe publike e influencerë kanë ndarë hapur bindjen se nuk përdorin krem kundër diellit për vete dhe fëmijët e tyre, duke ushqyer kështu mitin e rrezikshëm të “tolerancës natyrale” ndaj diellit. Sipas studimeve të fundit, të rinjtë e Gen Z tregohen veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre miteve. Një sondazh i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë tregoi se një pjesë e konsiderueshme e tyre e shohin nxirjen më të rëndësishme sesa rrezikun nga kanceri i lëkurës, ndërsa të tjerë pranojnë se përdorin krem vetëm kur ua kujton dikush tjetër.

    Dermatologët shpjegojnë se rrezatimi ultravjollcë (UVA dhe UVB) dëmton lëkurën në nivele të ndryshme, UVA duke shkaktuar plakje të parakohshme dhe UVB duke djegur lëkurën dhe dëmtuar ADN-në, gjë që rrit rrezikun për melanoma. Statistikat tregojnë se shumica e rasteve me kancer të lëkurës lidhen drejtpërdrejt me ekspozimin e tepruar në diell.

    Kremrat kundër diellit ndahen në dy kategori:

    Shumica e teorive konspirative fokusohen tek kremrat me filtra kimikë, duke u bazuar në studime që tregojnë gjurmë të disa përbërësve (si oxybenzone) në gjak pas përdorimit. Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto janë doza shumë të vogla, të sigurta dhe të testuara nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare. Për më tepër, të njëjtat substanca gjenden edhe në produkte të tjera kozmetike të përdorura gjerësisht.

    Mjekët dermatologë janë të qartë: rreziqet nga ekspozimi i pambrojtur në diell janë shumë më të mëdha se çdo dyshim i ngritur mbi kremrat. Për ata që shqetësohen për kimikatet, një alternativë e sigurt mbetet përdorimi i kremrave mineralë. Mesazhi i tyre kryesor është i thjeshtë: mos përdorimi i kremit kundër diellit rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të lëkurës.