Analisti Fitim Zekthi, në një intervistë televizive, foli për pezullimin e ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Gjatë intervistës, Zekthi tha se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga kjo çështje dhe se kjo është edhe arsyeja e reagimit të tij, pasi ndjehet i rrezikuar.
Zekthi tha se pezullimi i Ballukut hap derën që të legjitimohet pezullimi i ministrave, ndoshta edhe të vetë Ramës, dhe kjo sipas tij e bën që të reagojë.
“Rama reagon tani sepse tani është i rrezikuar. Kur u arrestua Veliaj, foli për shpatën e drejtësisë. Dhe u organizua edhe një protestë që nuk bëhej dot pa miratimin e Ramës dhe tani po e shohim sërish qëndrimin. Dhe ndjehet më shumë i rrezikuar. Pezullimi i Ballukut hap derën që të legjitimohet pezullimi i ministrave dhe ndoshta mund të pezullohet edhe ai vetë. Pra ai ndjehet shumë i rrezikuar dhe në këtë kuptim kjo është edhe arsyeja e reagimit. Pra mendon që duhet goditur tani që të mos i hapet rruga ngjarjeve të padëshiruara”, tha Zekthi.
Më tej shtoi se Balluku duhet të largohej nga detyra, duke shtuar se PS mban pushtetin që mënyrë që të mbrohen.
Gjatë intervistës foli edhe për rolin e opozitës dhe qëndrimet e saj pas këtyre ngjarjeve që kanë përfshirë vendin. Zekthi tha se opozita është në konflikt total interesi sepse e konsideron GJKKO dhe SPAK si ambient ku gjendet të gjithë ‘zullumet e botës”.
“Opozita është më koordinata të gabuara dhe kjo sjellje dëmton edhe kursin e opozitës”, u shpreh ai.
Tag: rrezikuar
-

“Pezullimi i Ballukut hap derën që…”/ Reagon ashpër analisti: Opozita është në koordinata të gabuara, ja pse…
-

Një i rrezikuar, te Dinamo u tremben kartonëve
Dinamo ka qenë këtë sezon një nga skuadrat më të ndëshkuara me kartonë të kuq, duke marrë plot 5 të tillë në 10 ndeshjet e para të kampionatit.
Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kartonët e verdhë, pasi dinamovitët kanë qenë të kujdesshëm për të pasur sa më pak. Kështu, shumë nga lojtarët kanë marrë nga një ose dy kartonë të verdhe dhe vetëm Gudiabi është i rrezikuar, që nëse ndëshkohet me karton të verdhë në ndeshjen e sotme, do të mungojë sfidën e ardhshme ndaj Bylisit në transfertë.Natyrisht, një mungesë e tillë nuk i duhet Dajës të paktën në këtë moment, duke mos ditur ende gjendjen e 3 lojtarëve që do të mungojnë sot, Guindos, Nanit dhe Ditës. Një mungesë e katërt për karton të verdhë, do të ishte padyshim e pafalshme.
Në ndeshjen e parë ndaj Bylisit, Dinamo luajti në “Selman Stërmasi” duke u rikthyer pas një mungese të gjatë, ndeshje në të cilën zhgënjyen pasi barazuan pa gola kur ballshiotët ishin me një lojtar më pak.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Tragjedi në rrugën Elbasan–Peqin/ Numri i lartë i aksidenteve shqetësim për qytetarët
Numri i lartë i aksidenteve e bën aksin Elbasan–Peqin një nga më problematikët në vend, me pasoja shpesh fatale për drejtuesit e automjeteve, por edhe këmbësorët. Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në këtë aks rrugor.Gazetarja Edlira Xherri raporton nga vendngjarja se: “Ky është vendi ku ndodhi ngjarja fatale, ku viktimë mbeti një punonjës pastrimi. I gjithë aksi Elbasan–Peqin konsiderohet një ndër segmentet me rrezikshmëri të lartë, për shkak të numrit të madh të aksidenteve shpesh me pasoja fatale.”
“Ndjehemi shumë të rrezikuar, ja shikoje si ikin, këtu duhet patrulla të rrijë këtu. Kemi frikë për jetën, nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh një zotëri.
“Shumë të rrezikuar se edhe këto policët shtrimin se kanë bërë të plotë i kanë bërë gjysma. Nuk ka shtet, këtu në darkë kush mund të fluturojë. Kemi frikë për fëmijët tanë. Duhet të merren masa, po kush do ti marri masat?”, shton një tjetër zotëri.
Një tjetër qytetar shprehet se lidhur me këtë çështje ndjehet mjaft i rrezikuar pasi ishte në vendngjarje në momentin e aksidentit.
“Kalova ktu ishte bërë ai aksidenti i madh. Ndjehem i rrezikuar, dihet ajo. Se çfarë masash duhet të merren atë e di shteti nuk dimë gjë ne.”
“Më të frikësuar më sa nuk ka ku të shkojë. Para gjysëm ore të shikoje këtu kalojnë me tangërlliqe duan vetem të duken këtu. Këtu është turp, nuk kanë edukatë te ecin në rrugë, unë kam që në 1993 që se kam ndarë makinën ndonjëher por nuk kam vrarë edhe një bretkosë. Nuk rrespektohen rregullat”, tha qytetari.
Dy persona janë vënë në pranga, pas vdekjes së punonjësit të pastrimit mbrëmjen e së enjtes në aksin “Elbasan-Peqin”. Aksidentet me fatalitet në kete segment janë të shumta, por me fatkeqi është ai i tetorit të kaluar ku humbi jetën 10-vjeçari Enio Tabaku.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi masat që do të ndërmerren, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar aksidente të tjera. -

Rrezikon të mbytet në det një vajzë në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital
Një vajzë që po notonte në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka rrezikuar ditën e sotme të mbytet.
Burime bëjnë me dije se ajo u nxor në breg dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të detajeve të ngjarjes.
Kujtojmë se për shkak edhe të mungesës së rojave bregdetare, disa persona janë mbytur ose kanë rrezikuar të mbyten në plazhet e Shqipërisë -

Ndezi zjarr duke rrezikuar shtëpi e pemë/ Arrestohet nga policia, 65-vjeçari në Berat
Policia në Berat ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Rabijak, Berat.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, Berat, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. -

Ndezën zjarre duke rrezikuar banesa, arrestohen 3 persona në Fier dhe Lushnje
Tri persona janë vënë në pranga nga blutë e Fierit dhe Lushnjes, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.
Një 68-vjeçar u kap në Fier në flagrancë teksa po ndizte zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica. 68-vjeçari kishte precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.
Dy persona të tjerë, një 61-vjeçar dhe një 62-vjeçar janë arrestuar në Lushnje pasi kanë ndezur zjarre për djegien e mbeturinave dhe kanë rrezikuar banesa.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;
-N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa”, thuhet në njoftim. -

Rrezikoi policë dhe udhëtarë nga shpejtësia me automjet, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Një shqiptar u kap pas një ndjekjeje me shpejtësi skëterrë nga policia në Terni të Italisë, duke rrezikuar jetët e udhëtarëve dhe oficerëve në aksion. Edhe pse nuk kishte asgjë të dyshuar në makinë, ai vijoi aventurën e tij, duke shkaktuar edhe një aksident.
Udhëtimi i 30-vjeçarit përfundoi vetëm pas rreth 60 km dhe mbi gjysmë ore me shpejtësi të lartë, gjatë së cilës një parakalim në drejtim të gabuar në Via Lucania shkaktoi një përplasje me një makinë tjetër, për fat të mirë pa lëndime serioze.
Ndjekja e gjatë që përfshiu rrugët e periferive të Ternit dhe zonën e Rietit, duke rrezikuar sigurinë rrugore, por që përfundoi me arrestimin e një shtetasi shqiptar. I dyshuari, një 30-vjeçar, u kap pas një sërë manovrash të rrezikshme, përfshirë një aksident me makinë, në të cilin ai ishte i përfshirë.
Gjithçka filloi dje pasdite, rreth orës 18:00 (8 gusht), kur një makinë patrullimi ndërpreu makinën e të arratisurit dhe i urdhëroi të ndalonte. Shoferi, në vend që të ndalonte, u kthye mbrapsht dhe papritmas përshpejtoi, duke shkaktuar një ndjekje me shpejtësi të lartë.
I arratisuri vazhdoi udhëtimin e tij përgjatë Via Tre Venezie, duke i rrezikuar të gjithë teksa vazhdoi në SS79Bis, drejt Rietit. U deshën disa mjete policie e patrulle që në daljen e Contigliano, kur shqiptari dështoi në një kthesë dhe u arrestua. Ai u dërgua më pas në selinë e policisë, ku iu nënshtrua një kontrolli personal dhe të automjetit. Megjithëse nuk u gjet asnjë lëndë narkotike, makina, e cila u gjet se ishte marrë me qira nga një kompani në Italinë Veriore, u sekuestrua, informoi media italiane.
30-vjeçari u arrestua me akuzat për rezistencë ndaj një zyrtari publik, drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe vepra të tjera penale, teksa ditën e sotme u lëshua nga gjykata me urdhër për të mos qëndruar më në Terni. Gjithashtu do të jetë nën hetim dhe në pritje për dëbim nga Italia. -

Ndjekje me shpejtësi skëterrë, ‘piloti’ shqiptar rrezikon policë dhe udhëtarë në Itali, kapet pas 60 km!
Një shqiptar u kap pas një ndjekjeje me shpejtësi skëterrë nga policia në Terni të Italisë, duke rrezikuar jetët e udhëtarëve dhe oficerëve në aksion. Edhe pse nuk kishte asgjë të dyshuar në makinë, ai vijoi aventurën e tij, duke shkaktuar edhe një aksident.
Udhëtimi i 30-vjeçarit përfundoi vetëm pas rreth 60 km dhe mbi gjysmë ore me shpejtësi të lartë, gjatë së cilës një parakalim në drejtim të gabuar në Via Lucania shkaktoi një përplasje me një makinë tjetër, për fat të mirë pa lëndime serioze.
Ndjekja e gjatë që përfshiu rrugët e periferive të Ternit dhe zonën e Rietit, duke rrezikuar sigurinë rrugore, por që përfundoi me arrestimin e një shtetasi shqiptar. I dyshuari, një 30-vjeçar, u kap pas një sërë manovrash të rrezikshme, përfshirë një aksident me makinë, në të cilin ai ishte i përfshirë.
Gjithçka filloi dje pasdite, rreth orës 18:00 (8 gusht), kur një makinë patrullimi ndërpreu makinën e të arratisurit dhe i urdhëroi të ndalonte. Shoferi, në vend që të ndalonte, u kthye mbrapsht dhe papritmas përshpejtoi, duke shkaktuar një ndjekje me shpejtësi të lartë.
I arratisuri vazhdoi udhëtimin e tij përgjatë Via Tre Venezie, duke i rrezikuar të gjithë teksa vazhdoi në SS79Bis, drejt Rietit.
U deshën disa mjete policie e patrulle që në daljen e Contigliano, kur shqiptari dështoi në një kthesë dhe u arrestua.
Ai u dërgua më pas në selinë e policisë, ku iu nënshtrua një kontrolli personal dhe të automjetit. Megjithëse nuk u gjet asnjë lëndë narkotike, makina, e cila u gjet se ishte marrë me qira nga një kompani në Italinë Veriore, u sekuestrua, informoi media italiane.
30-vjeçari u arrestua me akuzat për rezistencë ndaj një zyrtari publik, drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe vepra të tjera penale, teksa ditën e sotme u lëshua nga gjykata me urdhër për të mos qëndruar më në Terni. Gjithashtu do të jetë nën hetim dhe në pritje për dëbim nga Italia.
