Tag: rreziku

  • Palmerias udhëheq ndaj Al Ahli, rreziku i furtunës ndal ndeshjen…

    Pas Paçuka- Salsburg (afro një orë) mëngjesin e sotëm vjen ndalesa tjetër e një ndeshje të Kupës së Botës për Klube për shkaqe të motit.

    Palmerias udhëheq 2-0 ndaj Al Ahli teksa zhvillohej minuta e 61′ e takimit të Grupit A në ‘MetLife Stadium’, rreziku i furtunës ndal ndeshjen.

    Ishte spikeri i stadiumit dhe njoftimi grafik në impiant që saktësoi vendimin e arbitrit Entoni Tejlor lidhur me largimin e futbollistëve drejt dhomave të xhveshjes. Nga fonia erdhi njoftimi për boshatisjen e stadiumit. Pritet rikthimi pas afro 40 minutave.

    Vazhdo leximin

  • 49 aksidente ajrore që nga nisja e këtij viti, ish-piloti jep arsyet pse po rritet rreziku

    49 aksidente ajrore që nga nisja e këtij viti, ish-piloti jep arsyet pse po rritet rreziku

    Me plot 49 aksidente ajrore dhe mbi 250 viktima që nga fillimi i vitit 2025, një ish-pilot ka shpjeguar pse po rritet rreziku në transportin ajror.

    Teksa janë regjistruar 250 viktima, ndër ngjarjet më të rënda janë përplasja e një avioni të American Airlines me një helikopter ushtarak dhe rrëzimi i fundit i një fluturimi nga India drejt Londrës. Këto ngjarje kanë ngritur shqetësime te pasagjerët: A është ende e sigurt të fluturosh?
    Shawn Pruchnicki, ish-pilot i Delta Connection dhe tani ekspert në hetimin e aksidenteve ajrore, thotë se nuk është i befasuar nga rritja e aksidenteve.
    Ai, aktualisht profesor në Universitetin Shtetëror të Ohajos, kujton një incident të ngjashëm që e kishte përjetuar vetë në aeroportin JFK:
    “Refuzuam të kalonim në një pistë, edhe pse na ishte dhënë leje. Vetëm pak sekonda më pas, një Boeing 747 kaloi me shpejtësi përpara nesh. Po të kishim ndjekur udhëzimin, do ishim përplasur.”
    Dy problemet kryesore sipas tij janë mungesa kronike e kontrollorëve të trafikut ajror: “Janë të rraskapitur dhe e dinë se një gabim i vetëm mund të kushtojë jetë.”
    Si dhe unësimi i pilotëve me përvojë të pamjaftueshme: “Linjat ajrore po nxitin trajnimin e pilotëve me më pak orë fluturimi për të plotësuar boshllëqet. Kjo shton rrezikun.”
    Megjithatë siguria në fluturim mbetet në nivele relativisht të larta.
    “Na duhen investime në teknologji që e përforcojnë rolin e njeriut, jo që e zëvendësojnë atë”-sugjeron eksperti.
    Ai thekson se rreziku nuk qëndron në një gabim të vetëm, por në një sistem të tërë nën presion: staf i pamjaftueshëm, trajnim i dobët dhe trafik ajror gjithnjë në rritje.

    Top Channel

  • HARTA LIVE: Parashikimi i motit, edhe sot temperaturat nuk ulen, shtohet rreziku për zjarre

    HARTA LIVE: Parashikimi i motit, edhe sot temperaturat nuk ulen, shtohet rreziku për zjarre

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe hera-herës deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Sot, për zjarret pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa temperaturat pritet që të variojnë 20 / 33°C në bregdet; në vendet e ulëta: 18 / 34 °C; në vendet malore: 15 / 27 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
    HARTA LIVE: 

  • Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Kilajt, Smakajt dhe Fazliut

    Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Kilajt, Smakajt dhe Fazliut

    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar masën e paraburgimit Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Vendimet për Thaçin, Kilajn, Smakajn dhe Fazliun janë marrë ndaras, por në të gjitha arsyetimi është i njëjtë: vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes. “Në dritën e të mësipërmeve dhe në mungesë të ndonjë informacioni të ndërmjetëm në kundërshtim me to, Gjykatësja e procedurës paraprake konkludon se rreziku i arratisjes në lidhje me z. Thaçi vazhdon të ekzistojë”, thuhet në vendim. Ndër të tjera, në vendim theksohet se ekziston rreziku që Thaçi të pengojë procedurat e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe të kryejë krime të tjera, duke u referuar edhe në çështjen për krime lufte.
    “Gjykatësja e procedurës paraprake konkludon se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Thaçi do të pengojë progresin e procedurave të DhSK-së”. Për Smakajn, vendimi nënvizon se ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të tjera. “Asnjë nga kushtet e propozuara atëherë nga Mbrojtja e z. Smakaj, dhe as ndonjë kusht tjetër i vendosur proprio motu, nuk mund të zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet ekzistuese, veçanërisht rreziqet për pengimin e përparimit të procedurave të DhSK-së dhe kryerjen e veprave të mëtejshme penale”.
    Gjithashtu, edhe për Kilajn, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se ekzistojnë arsye të besueshme që ai mund të arratiset, të pengojë procedurat e DhSK-së dhe të kryejë krime të tjera. Po ashtu, edhe për Fazliun është konstatuar se ekzistojnë baza të arsyeshme për të besuar se ai mund të arratiset, të pengojë procedurat e DhSK-së dhe të kryejë krime të tjera.

  • Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

    Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

    Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr nga Valerio Carruba, profesor në Universitetin Shtetëror të São Paulos në Brazil në bashkëpunim me Universitetin e Palermos në Itali, një grup asteroidësh që rrotullohen rreth Venusit paraqesin një kërcënim të mundshëm për Tokën.

    Aktualisht janë identifikuar rreth 20 asteroide të tillë, por sipas shkencëtarëve ky numër mund të jetë shumë më i lartë. Ajo që i shqetëson studiuesit nuk është vetëm prania e tyre, por dy faktorë të rrezikshëm që i shoqërojnë: ndriçimi i fortë i Diellit që i fsheh nga vëzhgimi dhe orbitat e tyre të paqëndrueshme, të ndjeshme ndaj ndryshimeve gravitacionale, çka e bën të vështirë parashikimin e trajektores së tyre në periudha afatgjata.

    Për të analizuar rrezikun, studiuesit kanë realizuar një simulim duke klonuar 26 asteroide me karakteristika të ndryshme dhe i kanë lënë të qarkullojnë virtualisht për mbi 30 mijë vjet. Rezultatet tregojnë një mundësi reale për përplasje me Tokën në të ardhmen. Megjithatë, për shkak të natyrës së paparashikueshme të këtyre orbitave, ekziston edhe shpresa që ata të largohen nga rrezja e Tokës.

    Carruba thekson nevojën për një mision hapësinor pranë Venusit për të identifikuar më mirë këta objekte të fshehur. Rreziku nuk vjen më vetëm nga trupat qiellorë të largët, por edhe nga ato të vegjël dhe të afërt. Megjithëse asteroidët kanë diametër rreth 150 metra, një përplasje do të kishte pasoja katastrofike, me fuqi shpërthyese mijëra herë më të madhe se bombat atomike të Luftës së Dytë Botërore.

     

  • Batutat e Ramës: Pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm…

    Batutat e Ramës: Pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm…

    Kryeministri Edi Rama ka hapur fjalimin e tij me një batutë për fjalimet e shkurtra, duke treguar me humor se kjo nuk është pika e tij e fortë. Pas katër zgjedhjeve dhe përvojës së gjatë politike, ai pranoi se rreziku për të folur më shumë është gjithmonë i pranishëm, por për këtë rast ai do të fliste shkurt.
    “Fjalimet e shkurtra s’janë pika ime më e fortë,” tha Rama, duke shtuar se udhëheqësit në Ballkan janë zakonisht të njohur për fjalime të gjata.

    “Pas 4 zgjedhjeve, rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm, por do të flas shkurt,” theksoi ai, duke ngjallur të qeshura mes audiencës.
    Në vazhdim, kryeministri Rama theksoi arritjet e qeverisë dhe progresin e Shqipërisë gjatë periudhës së tij në pushtet. Ai shprehu krenarinë për atë që ka arritur Shqipëria deri tani dhe theksoi se asnjëherë nuk ishte imagjinuar që do të arrinin këto rezultate, as 10 dhe as 5 vite më parë.
    “Jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur deri tani. Më besoni, askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot, për atë që ndodhi dje. Nuk po flas për imagjinatën e 100 viteve më parë, por për imagjinatën e 10 viteve më parë, të 5 viteve më parë,” tha ai.
    Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë dhe tani po shihen rezultatet e ndryshimeve që po realizohen.
    “Dua të flas shumë shkurtimisht që nuk është pika ime e fortë. Përgjithësisht udhëheqësit në Ballkan i kanë fjalimet e gjata. Dhe pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm, por do të flas shkurt.
    Dhe dua të thëm që jemi shumë krenar për atë që kemi arritur deri tani. Më besoni askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot, për atë që ndodhi dje. Dhe nuk po flas po flas për imagjinatën e 100 viteve më parë, por për imagjinatën e 10 viteve më parë, të 5 viteve më parë. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Tanimë jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Dhe kjo është një gjë që ashtu sië na jep kënaqësi edhe na tmerron sepse përgjegjësia është e madhe. Kërkesa për të patur rezultate të larta po rritet dita ditës”, tha mes të tjerash ai.

  • Rreziku nga pickimi i Vejushës së Zezë deri në paralizim, mjekja tregon qytetet në Shqipëri ku gjendet më shpesh

    Rreziku nga pickimi i Vejushës së Zezë deri në paralizim, mjekja tregon qytetet në Shqipëri ku gjendet më shpesh

    Me ardhjen e stinës së ngrohtë dhe shtimin e aktiviteteve në natyrë, rritet rreziku nga pickimi i zvarranikëve dhe insekteve të ndryshme. Toksikologia Suela Xhufi, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, paralajmëroi për rreziqet që vijnë veçanërisht nga gjarpërinjtë helmues dhe merimanga të rrezikshme.
    Në Shqipëri, sipas Xhufit, ekzistojnë gjashtë llojë gjarpërinjsh helmues, me Nepërkën që mban vendin e parë për nivelin më të lartë të toksicitetit. Por jo më pak e rrezikshme është edhe merimanga “Vejusha e Zezë”, e cila ndonëse nuk haset shpesh, mund të shkaktojë pasoja serioze në sistemin nervor në rast se nuk trajtohet menjëherë me kundërhelm.
    Toksikologia Suela Xhufi veçoi edhe qytetet në Shqipëri ku raportohen rastet më të shpeshta të pickimit nga Vejusha e Zezë:

    “Lushnja, zonat e Dhërmiut pjesës së bregut, Vejusha e Zezë rri në zona të thata, në fusha me grurë. Kemi pas edhe disa raste në Pezë, por zakonisht në jugun e Shqipërisë dhe në Lushnje. Zakonisht pacientët janë ata persona që merren me bujqësi. Ose persona që shkojnë në zona të pabanuara ku ka gurë dhe ti i afrohesh në habitatin e vet. Nuk kanë tendencën që të jenë agresiv, por kur i afrohesh në habitatin e vet, sidomos në këtë periudhë që po çiftëzohet bëhet më agresive dhe helmi më toksi“, shprehet toksikologia.
    “Antivenomi është shumë i rëndësishëm. Shpëton jetë,” theksoi Xhufi. Ajo rrëfeu një rast të rëndë të një pacienteje 45-vjeçare, e cila ndonëse ishte në një gjendje të shkëlqyer kardiake, pas pickimit nga Vejusha e Zezë mbeti invalide. “Ishte pickuar në qafë gjatë punës në bujqësi dhe mbeti me një dëmtim kardiak madhor,” tha mjekja.
    /vizionplus.tv

  • Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

    Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

    Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

    Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që agjencitë e huaja të “zbulonin” vendin e shqiponjave me bukuri të larmishme natyrore dhe trashëgimi kulturore e historike. Bumi i vërtetë u shënua pas pandemisë, me hyrjet e shtetasve të huaj që e kaluan për herë të parë shifrën 10 milionë në 2023 dhe 11.7 milionë në 2024.

    Turizmi i ndryshoi tërësisht imazhin Shqipërisë, që tashmë në mediat e huaja u etiketua si “Maldivet e Europës”, me kosto të lirë. Parablerjet e agjencive të huaja nxitën investimet e hoteleve që nisën të zbatonin modelin të gjitha të përfshira. Në fund të vitit 2023, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor” arriti në 3.6% të PBB-së, me një rritje të shpejtë nga 2016, kur treguesi ishte 1.54%.

    Të ardhurat nga udhëtimet e të huajve në 2024-n arritën në rekordin e 5 miliardë eurove, sipas Bankës së Shqipërisë, me një bilanc (duke hequr shpenzimet e shqiptarëve jashtë) që mbetet pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh.

    Të nxitura nga interesi për turizmin, investimet u shtrinë me shpejtësi vitet e fundit, por në pjesën më të madhe janë në fshatra turistikë, të cilat sjellin kthim të shpejtë për investitorët, por më pak vlerë të shtuar për ekonominë.

    Në strategjinë e fundit të turizmit, qeveria pranon se aktualisht, projektet e investimeve në shkallë të gjerë po e bazojnë fizibilitetin e tyre financiar kryesisht në shitjet e pasurive të paluajtshme/rezidencave, ose në kapitalin e tyre, pasi kushtet e financimit tregtar në këtë fazë nuk ofrojnë një burim të përshtatshëm financimi për projekte të tilla, si në aspektin e periudhave të shlyerjes, po ashtu edhe të normave të interesit.

    Për rrjedhojë, projektet e zhvillimit të turizmit në shkallë më të vogël kanë opsione financimi të kufizuara, ndërsa projektet në shkallë të gjerë janë të fokusuara më së shumti në komponentin rezidencial, çka do të thotë se perspektiva për zhvillim është e orientuar drejt ndërtimit masiv të pronave të paluajtshme si “resorte” dhe jo në zhvillimin profesional të resorteve turistike të shfrytëzimit të miksuar.

    Çmimet ende më të lira në krahasim me rajonin po tërheqin të huaj për blerjen e pasurive të paluajtshme. Në tre vitet e fundit (2022-2024) të huajt kanë blerë gati 1 miliard euro pasuri të paluajtshme në vend, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

    Turizmi ka nxitur dhe biznesin e qiradhënies ditore. Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në vitin 2024, nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 85 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 85%.

    Në dhjetor 2024, jepeshin me qira përmes Airbnb 21.3 mijë njësi banimi, me rekordin e shënuar në shtator 2024, me gati 24 mijë. Ky numër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 5.5% të apartamenteve në pallate (432 mijë). Çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 43 euro në shkurt në 81 euro në gusht, përfshirë pastrimin, por pa kostot e tjera të shërbimit.

    Zgjerimi i shpejtë i turizmit mbart dhe rreziqet e veta. Infrastruktura nuk po i përgjigjet këtij ritmi, duke krijuar vonesa në trafik. Çmimet po rriten me shpejtësi, duke dëmtuar si vendasit, sidomos për qiratë afatgjata, ashtu dhe turistët, që u tërhoqën nga Shqipëria për koston e lirë.

    Rreziku më i madh është që vendi po humb avantazhin e bukurive të saj natyrore, me bregdetin, sidomos atë të Jugut që po betonizohet me shpejtësi. Mediat e huaja kanë filluar ta theksojnë këtë tendencë. Gazeta britanike “Telegraph” shkruante së fundmi se Shqipëria mund të jetë në prag të një makthi nga mbingarkesa turistike.

    “Maldivet e Europës”, “Plazhe si ato të Tajlandës”. Kisha lexuar shumë fraza të tilla për Ksamilin – një qytet i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë – përpara se të shkoja atje.

    Me pritshmërinë për të gjetur një fshat autentik shqiptar buzë detit, u përballa me bare plazhi të shndritshme dhe shishe bosh birre përgjatë shëtitores.

    Kur hodha sytë përreth, pamja nuk ndryshonte: çdo copëz plazhi ishte zënë nga bare të dendura, dhe pas tyre ngriheshin hotele shumëkatëshe ose skela ku po ndërtoheshin të reja”, shkruan autorja Rebecca Astill.

    Qeveria nuk e ka të qartë as se çfarë modeli turizmi do të shfrytëzojë, teksa po tenton të kalojë drejt turizmit elitar, në një vend që ende nuk ka infrastrukturën e përshtatshme, ka probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe ka mungesa të forcës së punës së kualifikuar.

    Por, një gjë është e dukshme, interesi turistik për Shqipërinë po shfrytëzohet si një motiv apo mjet për “Golemizimin” e gjithë bregdetit shqiptar, gjë që mund të kthehet në një bumerang në një të ardhme afatmesme. Rreziku është i ngjashëm dhe për zonat malore, që pritet të kenë një hov tjetër ndërtimesh nga projekti i fundit për “paketën e maleve”./ Monitor

  • “Rreziku më i madh është…”/ 3 shenjat me fat dhe 3 me më shumë sfida për sot

    “Rreziku më i madh është…”/ 3 shenjat me fat dhe 3 me më shumë sfida për sot

    Ndërsa disa shenja do të ndihen të mbushura me energji, pasion dhe mundësi të reja, disa të tjera do të kenë nevojë për më shumë durim, qetësi dhe vëmendje.
    Le të shohim së bashku cilët janë të favorizuarit dhe cilët duhet të lëvizin me kujdes në këtë fillim jave.
    3 shenjat më me fat të ditës:
    Ujori
    Ujorët do ndihen si frymëzim i pastër më 28 prill! Merkuri dhe Urani i ndihmojnë të shpikin ide të reja, të propozojnë projekte fitimtare dhe të shkëlqejnë si krijues të së ardhmes. Miqësitë forcohen dhe në dashuri hapet një kapitull i ri, më autentik dhe plot pasion. E ardhmja duket shumë premtuese: dita është ideale për të hedhur bazat e ëndrrave të mëdha.
    Peshorja
    Peshoret do ndihen në paqe me veten dhe me botën rreth tyre. Yjet favorizojnë takime romantike, pajtime të ëmbla dhe suksese në marrëveshje profesionale. Balanca mes ndjenjave dhe logjikës do jetë arma e tyre më e fortë. Një ditë për të reflektuar, për të shijuar jetën dhe për të hapur zemrën me besim.
    Peshqit
    Peshqit ndriçohen nga një ndjeshmëri dhe kreativitet i jashtëzakonshëm. Intuita e tyre do jetë në kulm dhe do i udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura, si në dashuri ashtu edhe në punë. Shpirti artistik dhe dashuria për ëndrrat do t’i japin ditës një ngjyrë të veçantë dhe do sjellin kënaqësi shpirtërore.
    3 shenjat që duhet të bëjnë kujdes:
    Akrepi
    Edhe pse Akrepat kanë një energji të fuqishme, Hëna në shenjë i bën shumë të ndjeshëm dhe të prirur ndaj shpërthimeve emocionale. Është një ditë ku tensionet mund të çojnë në vendime impulsive. Kujdes me fjalët dhe me konfliktet e panevojshme, sidomos në marrëdhënie dhe në punë.
    Bricjapi
    Bricjapët do kenë një ditë të ngarkuar dhe me shumë përgjegjësi. Saturni i sfidon të mbajnë ritmin dhe të mos bien pre e stresit apo kontrollit të tepruar. Në dashuri dhe në punë kërkohet më shumë durim dhe besim te rrjedha natyrore e ngjarjeve. Rreziku më i madh është lodhja mendore.
    Gaforrja
    Për Gaforret, 28 prilli mund të sjellë pasiguri emocionale dhe ndjeshmëri të theksuar. Duhet të shmangin vendimet impulsive dhe të mos tërhiqen nga shqetësimet e brendshme. Kujdes në marrëdhënie: një fjalë e gabuar mund të keqkuptohet. Rekomandohet qetësi, reflektim dhe kujdes ndaj shëndetit emocional.

  • Banorët kërkojnë ndihmë: Rreziku na rri mbi kokë, askush s’na dëgjon – VIDEO

    Banorët kërkojnë ndihmë: Rreziku na rri mbi kokë, askush s’na dëgjon – VIDEO

    Banorët kërkojnë ndihmë: Rreziku na rri mbi kokë, askush s’na dëgjon
     
    Përshëndetje Saranda Web Po ju dërgojmë këtë video me shpresën se, ndoshta, fjala jonë do të dëgjohet përmes jush. Kemi trokitur me dhjetëra herë në dyert e Bashkisë, por asnjë përgjigje, asnjë veprim. Heshtje. Ndodhemi në Lagjen nr. 4, tek Pallatet e Oficerëve – një vend që dikur kishte jetë, ndërsa sot është shndërruar në një kërcënim për jetën.
     

     
    Çatia e pallatit është rrëzuar prej kohësh. Prej atëherë, kemi vendosur një llamarinë për të mbuluar dëmet, por ajo është vetëm një copë metali mbi një plagë të hapur. Rreziku është aty – i përhershëm, i padukshëm, por i afërt.
    Njerëzit kalojnë çdo ditë poshtë saj, fëmijët luajnë aty pranë, dhe ne jetojmë çdo moment me frikën se mund të ndodhë më e keqja.
     

     
    Nga të gjitha familjet që jetonin këtu, kanë mbetur vetëm 3. Të tjerët janë larguar, sepse nuk mund të jetonin më mes rrënojave, në një godinë që për çdo ditë e më shumë ngjan me një ndërtesë të braktisur nga kujdesi i shtetit. Jetojnë këtu – bashkë me rrezikun, me frikën, dhe me heshtjen që na vret më shumë se gjithçka tjetër.
    Kërkojmë ndihmë. Jo më premtime, jo më shpërfillje. Vetëm një zgjidhje, para se të jetë vonë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb