Tag: rreziku

  • Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan

    Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan

    Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan
     
    Pas orëve të ankthit në Navaricë dhe Livinë, ku rreziku për banesat u shmang falë ndërhyrjes së forcave tokësore dhe ajrore, situata mbetet e rëndë në zona të tjera të Bashkisë Finiq. Zjarri është zhvendosur me shpejtësi, duke rrethuar fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan, ku era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.
     

     
    Autoritetet kanë dërguar forca shtesë për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat e këtyre komuniteteve. Banorët janë në gatishmëri të lartë, ndërsa të moshuarit kanë nisur të evakuohen vullnetarisht për të shmangur rrezikun.
     
    Nëse kushtet meteorologjike nuk përmirësohen, ekziston frika se flakët mund të afrohen më shumë drejt zonave të banuara, duke shtuar presionin mbi ekipet e emergjencës dhe banorët e fshatrave të rrezikuara.
     
    Orë tmerri në Livinë – flakët rrezikojnë banesat, banorët evakuohen mes panikut

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Gasperini për çështjen “Lookman”: Ekziston rreziku të harrohet ajo që kemi bërë bashkë, më vjen keq

    Gasperini për çështjen “Lookman”: Ekziston rreziku të harrohet ajo që kemi bërë bashkë, më vjen keq

    Ndër temat e shumta të trajtuara gjatë intervistës së dhënë për “Sky Sport”, trajneri Gian Piero Gasperini foli edhe për çështjen “Lookman”: “Mund të them vetëm që më vjen keq, sepse ekziston rreziku që këta lojtarë të kujtohen vetëm për episodin e fundit dhe jo për momentet e bukura të përjetuara së bashku. Jam i mërzitur si për djalin, ashtu edhe për klubin, shpresoj që kjo të zgjidhet shpejt”.
    Për projektin e të rinjve te Roma: “Kur folëm për herë të parë me klubin, pikërisht kjo ishte ideja. Kjo më dha entuziazëm, pasi e kam bërë gjithmonë në karrierën time. Te Roma është diçka e re, mund të jetë diçka ndryshe. Më dha një shtysë të mendoj: E kam bërë mirë në shumë vende, do të ishte e jashtëzakonshme nëse do të arrija ta bëja edhe në Romë”.
    Për momentin kur Ranieri e përjashtoi nga kandidatët për pankinën: “Ishte një moment vendimtar i kampionatit, ai bëri shumë mirë që veproi kështu. Vendimi im i vërtetë, sidoqoftë, erdhi në fund të kampionatit, pas ndeshjes së fundit. I kërkova Atalantës mundësinë për t’u takuar me ekipe të tjera dhe brenda tri ditësh ndodhi gjithçka”.
    Nëse do të zgjidhte më me dëshirë një lojtar të ri apo kohën për t’u përshtatur në Romë: “Kohë nuk do të kishte kurrë mjaftueshëm, kjo është koha dhe pikërisht për këtë nuk flas për rezultate, por për besueshmëri. Sigurisht, të gjithë do të donim ta nisnim menjëherë fort, duke fituar dhe qenë konkurrues, ndoshta me një lojë tjetër. Nuk po premtoj këtë, edhe pse ky është, padyshim, objektivi”.

  • Situata me zjarret në vend/ Nivel i lartë rreziku në Fier, një vatër aktive në Skrapar! Qindra hektarë pyje të shkrumbuara në Klos, Mat, Dibër e Bulqizë

    Situata me zjarret në vend/ Nivel i lartë rreziku në Fier, një vatër aktive në Skrapar! Qindra hektarë pyje të shkrumbuara në Klos, Mat, Dibër e Bulqizë

    Reshjet e shiut, që përfshinë pjesën më të madhe të vendin ndikuan në shuarjen e zjarreve, ndërkohë që mbetet aktive një vatër në fshatin Spatharë të Skraparit.

    Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e dëmeve në pyjet që u dogjën nga flakët.
    Nga zjarri në fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit në Klos, u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.
    Në fshatin Zall Gjoçaj në Mat, u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah. Në fshatin Gurë-Lurë në Dibër, u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.
    Në vendin e quajtur “Qafa e Buallit” në Bulqizë, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.
    Ndërkohë, në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera. Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku i lartë në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku i moderuar, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku i ulët.

    Top Channel

  • Kumbaro: 24 orë të vështira në Delvinë-Gjirokastër, rreziku drejt Fushëbardhës u shmang

    Kumbaro: 24 orë të vështira në Delvinë-Gjirokastër, rreziku drejt Fushëbardhës u shmang

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë zonën mes Delvinës dhe Gjirokastrës, duke e cilësuar 24-orëshin e fundit si tepër sfidues për forcat në terren.
    Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se temperaturat ekstreme dhe terreni i thyer kanë vështirësuar ndërhyrjen, por përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve kanë qenë të koordinuara dhe me angazhim maksimal nga zjarrfikësit dhe punonjës të tjerë të emergjencës.

    Ministrja vlerësoi kontributin e çdo efektivi në terren, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin e tyre në mbrojtje të natyrës dhe jetës së qytetarëve.
    Sipas saj, rreziku që zjarri të përhapej drejt zonës së Fushëbardhës është shmangur, ndërsa operacionet për izolimin e vatrave aktive vazhdojnë në zonën e Skërficës.
    Kumbaro u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, duke nënvizuar se çdo vatër, sado e vogël të duket, duhet të raportohen menjëherë tek autoritetet.

  • Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri, gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

    Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri, gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

    Edhe pse për shumëkënd janë simbol i verës dhe freskisë, shalqiri dhe pjepri mund të fshehin rreziqe serioze për shëndetin, nëse nuk ndiqni një hap të thjeshtë para se t’i prisni.
    Ekspertët tërheqin vëmendjen se larja e frutit, edhe pse duket e panevojshme, pasi nuk e konsumojmë lëkurën, është thelbësore për të shmangur helmimin.
    Këto fruta rriten në tokë, ku ekspozohen ndaj dheut, pluhurit, ujit të ndotur dhe plehrave, ndërsa gjatë korrjes, ruajtjes dhe transportit mund të grumbullojnë edhe më shumë mikrobe. Nga ara deri në tezgë, e pastaj në kuzhinën tuaj, ato kalojnë nëpër duart e shumë personave dhe askush nuk mund të dijë se sa herë janë prekur me duar të palara.
    “Kur e prisni një shalqi ose pjepër pa e larë më parë, të gjitha bakteret nga lëkura transferohen përmes thikës direkt te pjesa e brendshme që e hani të gjallë”, shpjegon Dr. Darin Detwiler, profesor i sigurisë ushqimore në Universitetin Northeastern.
    Dallimi i vetëm mes tyre është se lëkura e pjeprit, për shkak të strukturës së ashpër, mban edhe më shumë papastërti dhe mikrobe sesa ajo e shalqirit, prandaj kërkon larje edhe më të kujdesshme.
    Ndryshe nga shumë produkte të tjera ushqimore, këto fruta nuk gatuhen kështu që bakteret si salmonela, listeria apo E. coli mund të mbijetojnë dhe të përfundojnë direkt në organizëm. Pasojat janë të njohura: nauze, të vjella, diarre, që zakonisht shfaqen disa orë deri disa ditë pas konsumit.
    Prandaj, para se t’i ndani në feta, lajini mirë me ujë të bollshëm, fërkojini me një furçë kuzhine nëse është e nevojshme dhe thajini me letër kuzhine të pastër. Pasi t’i keni prerë, frutat duhen konsumuar menjëherë ose duhet të ruhen në frigorifer brenda dy orësh, në temperaturë më të ulët se 4 °C dhe të konsumohen brenda 3-4 ditësh.
    Sidomos kur blini gjysma ose çerek fruti të gatshëm nga shitësit ambulantë, rreziku është më i madh, pasi shpesh ruhen në kushte të papërshtatshme.
    Vetëm një hap i thjeshtë si larja, mund t’ju mbrojë ju dhe familjen tuaj nga një helmim i panevojshëm dhe kështu, shalqiri e pjepri do të vazhdojnë të mbeten sinonim i freskisë dhe verës, jo i shtratit dhe të përzierave!

  • Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

    Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

    Edhe pse për shumëkënd janë simbol i verës dhe freskisë, shalqiri dhe pjepri mund të fshehin rreziqe serioze për shëndetin, nëse nuk ndiqni një hap të thjeshtë para se t’i prisni

    Ekspertët tërheqin vëmendjen se larja e frutit, edhe pse duket e panevojshme, pasi nuk e konsumojmë lëkurën, është thelbësore për të shmangur helmimin.

    Këto fruta rriten në tokë, ku ekspozohen ndaj dheut, pluhurit, ujit të ndotur dhe plehrave, ndërsa gjatë korrjes, ruajtjes dhe transportit mund të grumbullojnë edhe më shumë mikrobe. Nga ara deri në tezgë, e pastaj në kuzhinën tuaj, ato kalojnë nëpër duart e shumë personave dhe askush nuk mund të dijë se sa herë janë prekur me duar të palara.

    “Kur e prisni një shalqi ose pjepër pa e larë më parë, të gjitha bakteret nga lëkura transferohen përmes thikës direkt te pjesa e brendshme që e hani të gjallë”, shpjegon Dr. Darin Detwiler, profesor i sigurisë ushqimore në Universitetin Northeastern.

    Dallimi i vetëm mes tyre është se lëkura e pjeprit, për shkak të strukturës së ashpër, mban edhe më shumë papastërti dhe mikrobe sesa ajo e shalqirit, prandaj kërkon larje edhe më të kujdesshme.

    Ndryshe nga shumë produkte të tjera ushqimore, këto fruta nuk gatuhen kështu që bakteret si salmonela, listeria apo E. coli mund të mbijetojnë dhe të përfundojnë direkt në organizëm. Pasojat janë të njohura: nauze, të vjella, diarre, që zakonisht shfaqen disa orë deri disa ditë pas konsumit.

    Prandaj, para se t’i ndani në feta, lajini mirë me ujë të bollshëm, fërkojini me një furçë kuzhine nëse është e nevojshme dhe thajini me letër kuzhine të pastër. Pasi t’i keni prerë, frutat duhen konsumuar menjëherë ose duhet të ruhen në frigorifer brenda dy orësh, në temperaturë më të ulët se 4 °C dhe të konsumohen brenda 3-4 ditësh.

    Sidomos kur blini gjysma ose çerek fruti të gatshëm nga shitësit ambulantë, rreziku është më i madh, pasi shpesh ruhen në kushte të papërshtatshme.

    Vetëm një hap i thjeshtë si larja, mund t’ju mbrojë ju dhe familjen tuaj nga një helmim i panevojshëm dhe kështu, shalqiri e pjepri do të vazhdojnë të mbeten sinonim i freskisë dhe verës, jo i shtratit dhe të përzierave!

  • 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit! Nivel i lartë rreziku në: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier

    9 vatra zjarri në 24 orët e fundit! Nivel i lartë rreziku në: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në vend. Sipas raportimeve të gjitha vatrat janë neutralizuar, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse. Ministria e Mbrojtjes njofton se rreziku më i lartë për tu përfshirë nga zjarret janë qarqet e Lezhës, Durrësit, Fierit e Tiranës. 
    NJOFTIMI:
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.
    Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.
    Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.
    Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje shiu. Sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”.
    I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës.
    Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë çdo rast pranë institucioneve përkatëse në kohë reale./ZËRI

  • Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

    Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

    Rreziku i rrezatimit në Shqipëri për shkak të goditjeve të deritanishme në Iran është zero. Këtë e shpjegon eksperti për mbrojtjen nga rrezatimi në Institutin e Shëndetit Publik, Dr. Rustem Paci.

    “Deri më tani nuk ka të dhëna për nivel të rritur të rrezatimit as atje, sepse jemi në kontakt të vazhdueshëm. Shqipëria ka 10 pika monitorimi që sinjalizojnë çdo 10 minuta nëse ka rritje të nivelit të radioaktivitetit”, shprehet Dr. Paci.
    Por Shqipëria ka gati një plan mbrojtjeje për përballimin e emergjencave radiologjike, të cilat, në bazë të nivelit të rrezatimit, nëse sinjalizohet, shoqërohen me udhëzime për publikun.
    “Ky plan ka të bëjë me se si të mbrohemi, ku të shkojmë, sa të qëndrojmë. Aktivizohen skuadrat e emergjencës sapo sinjalizohet niveli i rrezatimit”, shton ai.
    Shqipëria është pjesë e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, çka e bën atë një vend me të drejta dhe detyrime, sikundër është edhe plani i emergjencës në rastet e aksidenteve të ndryshme që mund të ndodhin në vende që kanë centrale bërthamore.

    Top Channel