Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë marrë vendim që t’u vazhdohet masa e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët, së bashku me Hashim Thaçin, po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimet janë bërë publike më 18 shtator 2025. Prokuroria ka argumentuar se ekziston rreziku që të akuzuarit të ikin nga drejtësia, të kryejnë krime të tjera ose të pengojnë procesin gjyqësor. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se ata do të arratiseshin nëse lirohen. Megjithatë, gjykata ka theksuar se mbetet rreziku që Veseli, Selimi dhe Krasniqi të pengojnë procedurat dhe të kryejnë krime të tjera kundër personave që konsiderohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarë që kanë dhënë apo mund të japin prova. Për këto arsye, gjykata ka vendosur që tre ish-krerëve të UÇK-së t’u vazhdohet paraburgimi. Ndryshe në çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, të hënën filluan të dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtjes. Dëshmitari i parë ishte James Rubin, i cili dëshmoi për tre ditë rresht. Kurse, Paul Williams dëshmoi më 17 dhe 18 shtator. DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025. Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.
Tag: rreziku
-

Aksioni parlamentar/ Koka: Opozita të nisë takimet me qytetarët, duhet t’i bindë për rreziqet…
Gazetari Bledian Koka i ftuar në studion e Task Forcë të Syri TV thotë se opozita paralelisht me aksionin opozitar në Kuvend duhet të vijojë dhe takimet kokë më kokë me qytetarët për t’i ndërgjegjësuar se në çfarë rreziku ndodhet vendi.
“Reagimi i opozitës në Kuvend ishte i duhuri. Opozita duhet të jetë edhe për të djegur dasma banale. Sot nuk na pritet koka por u mbyllet goja dhe përjashtohen nga parlamenti. Jo vetëm duhet të shkojë paralelisht me operacionin e rilidhjes mes opozitës e qytetarëve. Duhej të kishte nisur dhe një operacion ritakimi me qytetarët për të dëshmuar se në çfarë rreziku ndodhet vendi. Nuk ka lidhje me hallin e Gjin Gjonit, apo Sali Berishës, por për mënyrën si ka rrëshqitur vendi në mandatin e katërt të kësaj qeverie kriminale e mafioze rreziku nuk është më vetëm i opozitës. Shëndetësia, arsimi nuk ekziston” tha Koka në studio me gazetaren Sonila Meço. -

Berisha ribetohet përsëri: Betohemi mbi Kushtetutë se do ua çjerrim maskën!
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se qëllimi i opozitës është të tregojë hapur se çfarë rreziku paraqet mazhoranca për shqiptarët, Ballkanin, Europën dhe Shtetet e Bashkuara.
“Betohemi mbi Kushtetutë se do ua çjerrim maskën. Ju jeni rrezik për Europën dhe SHBA-të, se bashkëpunoni me organizata terroriste”- u shpreh Berisha.Berisha theksoi se çdo angazhim është i përkushtuar për të zbuluar dhe ekspozuar veprimet e mazhorancës.
Ai u ndal në mesazhet e ardhura nga partnerët ndërkombëtarë tre ditë më parë, duke akuzuar se miqtë e mazhorancës kanë negociuar me organizata terroriste të listuara nga Donald Trump në Amerikën Latine dhe se mbështetja e tyre i ka liruar nga burgjet ata që ndryshe do të ishin të dënuar.
Berisha u ribetua prapë sot, siç ka bërë shumëherë në këto vite. Por Kryeministrit Rama duket se nuk ia ndjen fare.
Fjala në Kuvend e Sali Berishës:
Por dhe një gjë dua të them.
E përmendët Brukselin sot. E vërteta është se ajo datë është caktuar 4 muaj para, por dhe ne jemi këtu për tu betuar në këtë Kushtetutë dhe para shqiptarëve se, do të bëjmë gjithçka të ua çjerrim maskën, para shqiptarëve, para europianëve dhe para botës.
Të tregojmë se çfarë rreziku paraqisni ju për shqiptarët.
Se çfarë rreziku jeni ju për Ballkanin, se çfarë rreziku jeni ju Europën, se çfarë rreziku jeni ju për SHBA-të.
Tre ditë më parë ju erdhi mesazhi, por e kapërcyet. Mesazhi ishte i qartë se, ata miqtë tuaj, dëgjojeni se nuk po ua përmend me emra, ata tregojnë dhe negociojnë me organizata terroriste të deklaruara nga Donald Trump në Amerikën Latine.
E dëgjuat këtë apo jo? Por kush janë ata miqtë tuaj, jeni ju. Se ata miqtë tuaj, por të mos i mbulonit ju, ata ishin të gjithë në burgje.
Po të mos i mbronit ju me Dumanin tuaj, ata ishin të gjithë në burgje.
Prandaj tik taku, mbajeni mend është gjëja më e tmerrshme për ju dhe do ta bëjmë edhe më të tmerrshme.
Ju e hoqët Komisionin e Integrimit se, u tmerruar nga fjala e Jorida Tabakut kryetares së Komisionit. -

Berisha: Betohemi mbi Kushtetutë se do ua çjerrim maskën. Ju jeni rrezik për Europën dhe SHBA-të, se bashkëpunoni me organizata terroriste
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se qëllimi i opozitës është të tregojë hapur se çfarë rreziku paraqet mazhoranca për shqiptarët, Ballkanin, Europën dhe Shtetet e Bashkuara.
“Betohemi mbi Kushtetutë se do ua çjerrim maskën. Ju jeni rrezik për Europën dhe SHBA-të, se bashkëpunoni me organizata terroriste”- u shpreh Berisha.
Berisha theksoi se çdo angazhim është i përkushtuar për të zbuluar dhe ekspozuar veprimet e mazhorancës.
Ai u ndal në mesazhet e ardhura nga partnerët ndërkombëtarë tre ditë më parë, duke akuzuar se miqtë e mazhorancës kanë negociuar me organizata terroriste të listuara nga Donald Trump në Amerikën Latine dhe se mbështetja e tyre i ka liruar nga burgjet ata që ndryshe do të ishin të dënuar.
Fjala në Kuvend:
Por dhe një gjë dua të them.
E përmendët Brukselin sot. E vërteta është se ajo datë është caktuar 4 muaj para, por dhe ne jemi këtu për tu betuar në këtë Kushtetutë dhe para shqiptarëve se, do të bëjmë gjithçka të ua çjerrim maskën, para shqiptarëve, para europianëve dhe para botës.
Të tregojmë se çfarë rreziku paraqisni ju për shqiptarët.
Se çfarë rreziku jeni ju për Ballkanin, se çfarë rreziku jeni ju Europën, se çfarë rreziku jeni ju për SHBA-të.
Tre ditë më parë ju erdhi mesazhi, por e kapërcyet. Mesazhi ishte i qartë se, ata miqtë tuaj, dëgjojeni se nuk po ua përmend me emra, ata tregojnë dhe negociojnë me organizata terroriste të deklaruara nga Donald Trump në Amerikën Latine.
E dëgjuat këtë apo jo? Por kush janë ata miqtë tuaj, jeni ju. Se ata miqtë tuaj, por të mos i mbulonit ju, ata ishin të gjithë në burgje.
Po të mos i mbronit ju me Dumanin tuaj, ata ishin të gjithë në burgje.
Prandaj tik taku, mbajeni mend është gjëja më e tmerrshme për ju dhe do ta bëjmë edhe më të tmerrshme.
Ju e hoqët Komisionin e Integrimit se, u tmerruar nga fjala e Jorida Tabakut kryetares së Komisionit.
-

“Fasting ka rreziqe”/ Shkencëtarët zbulojnë problemet që ndodhin nga agjërimi me orar të kufizuar
Agjërimi me ndërprerje, një nga tendencat më të përhapura të dekadës në ushqyerje, po vihet në pikëpyetje nga një studim i madh shkencor.
Deri më sot, kjo mënyrë të ushqyeri – që konsiston në ngrënie brenda një dritareje prej 8 orësh dhe agjërim për 16 orë – është parë si një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar metabolizmin, për të ndihmuar në riparimin e qelizave dhe madje për të zgjatur jetën.
Shumë figura publike dhe njerëz të famshëm e kanë promovuar, ndërsa nutricionistët paralajmëronin se nuk është një “mrekulli” dhe mund të jetë e rrezikshme për ata me probleme shëndetësore. Por tani, një analizë e re mbi më shumë se 19 mijë të rritur në SHBA ka ngritur një shqetësim të madh: ata që kufizuan të ngrënët në më pak se 8 orë në ditë kishin 135% rrezik më të lartë për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare krahasuar me ata që hanin në një periudhë 12 deri në 14 orëshe.
Rreziku ishte i pranishëm tek të gjitha grupet – sipas moshës, gjinisë apo stilit të jetesës – dhe ishte veçanërisht i fortë te duhanpirësit dhe tek ata që vuajnë nga diabeti ose sëmundje të zemrës.
Ndërsa lidhja me vdekshmërinë e përgjithshme ishte më e dobët dhe jo e qëndrueshme, rreziku kardiovaskular doli i vazhdueshëm edhe pas korrigjimeve për dietën, cilësinë e ushqimit apo frekuencën e vakteve. Ekspertët theksojnë se studimi nuk provon shkak-pasojë, por gjetjet janë të mjaftueshme për të sfiduar idenë se agjërimi i kufizuar në kohë është rrugë e sigurt drejt shëndetit.
Nga ana tjetër, disa prova të mëparshme tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë në rënien nga pesha, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe uljen e presionit të gjakut. Por mjekët paralajmërojnë për efekte anësore si uria e tepruar, mungesat ushqyese, rënia e muskujve dhe rreziku i hipoglicemisë tek personat me diabet.
Mesazhi i studiuesve është i qartë: nuk është koha për të braktisur plotësisht këtë mënyrë jetese, por duhet kujdes i madh dhe këshillim i personalizuar, sidomos për ata me probleme shëndetësore. Për momentin, thonë ekspertët, më e rëndësishme mbetet çfarë hamë sesa kur hamë.Top Channel
-

Kërcënimi i padukshëm! Rrjedha oqeanike që ngroh Europën mund të shembet, rreziku është më i lartë se mendohej
Një nga shtyllat më të rëndësishme të sistemit klimatik të Tokës, rrjedha oqeanike Atlantike e njohur si Amoc (Atlantic Meridional Overturning Circulation), mund të shembet – dhe rreziku i ndodhjes së kësaj ngjarjeje katastrofike është shumë më i madh se sa besohej më parë.
Sipas një studimi të ri shkencor të botuar në revistën Environmental Research Letters, tashmë nuk mund të konsiderohet një skenar me probabilitet të ulët.
Analiza e re, që shtrihet përtej vitit 2100 dhe deri në vitet 2300–2500, tregon se pikë-kthesa që e bën shembjen të pashmangshme mund të arrihet brenda 10 deri në 20 viteve të ardhshme – edhe pse shembja e plotë mund të ndodhë dekada më vonë.
Çfarë është Amoc dhe pse është kaq e rëndësishme?
Amoc është sistemi që sjell ujë të ngrohtë nga tropikët drejt Evropës dhe Arktikut, ku uji ftohet, bëhet më i dendur dhe fundoset, duke krijuar një qarkullim të thellë që ndihmon në stabilizimin e klimës globale.
Ky mekanizëm mban klimën e Evropës perëndimore të butë dhe të qëndrueshme. Por me ngrohjen globale dhe shkrirjen e akullnajave, veçanërisht në Groenlandë, uji i ëmbël po hollohet në sipërfaqe, duke ndaluar fundosjen e ujërave të kripura dhe të ftohta – dhe kështu, po ngadalëson sistemin.
Sa serioz është rreziku?
Skenarët e rinj janë shqetësues:
Nëse emisionet e karbonit vazhdojnë të rriten, 70% e modeleve tregojnë shembje të Amoc.
Në skenarin me emisione të mesme, kjo ndodh në 37% të modeleve.
Edhe në skenarin optimist, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, 25% e tyre tregojnë shembje.
Profesor Stefan Rahmstorf nga Instituti Potsdam për Kërkime mbi Ndikimin e Klimës tha: “Këto rezultate janë tronditëse. Më parë mendoja se kishte më pak se 10% mundësi për shembje. Tani, edhe me skenarin më të mirë, duket se rreziku është rreth 25%.”
Çfarë ndodh nëse Amoc shembet?
Një shembje do të sillte pasoja të rënda globale:
Evropa Perëndimore do përjetonte dimra ekstremisht të ftohtë dhe thatësira verore.
Shirat tropikalë do zhvendoseshin, duke kërcënuar miliona fermerë në vendet në zhvillim.
Niveli i detit do të rritej me 50 cm shtesë në brigjet e SHBA-së dhe Evropës.
Profesor Sybren Drijfhout nga Instituti Meteorologjik Holandez theksoi: “Edhe në skenarët e emisioneve të ulëta ose të mesme, Amoc ngadalësohet shumë deri në vitin 2100 – dhe më pas mund të ndalet krejtësisht.”
A ka shpresë?
Po – por koha është shumë e kufizuar. Autorët e studimit thonë se kjo është një alarm i fundit për të ulur urgjentisht emetimet e karbonit dhe për të frenuar ngrohjen globale.
Edhe pse disa shkencëtarë thonë se janë ende të paqarta kohët ekzakte për kolapsin, një gjë është e qartë: oqeani po ndryshon, dhe rreziku nuk është më “teorik”.
“E ardhmja e qarkullimit Atlantik është ende në duart tona,” – përfundon studimi.Top Channel
-

Monopatët, ‘arma’ e heshtur e aksidenteve urbane
Florida Mingla
TIRANË-Të shkosh në punë apo në një takim në kohën e duhur në Tiranë është kthyer në një sfidë të përditshme. Trafiku është kthyer në tmerrin e çdo qytetari, kryesisht në orët e pikut të tij dhe shumë prej të rinjve e kanë gjetur zgjidhjen, monopatet. Vetëm pak ditë më parë, në këtë vend u aksidentuan tre fëmijë.
Ndërkohë që të gjithë diskutojnë se kush ishte fajtori i këtij aksidenti që solli tre të plagosur, shoqërinë po e shqetëson vërtet rreziku i këtyre mjeteve të transportit që praktikisht janë të paligjshme në Shqipëri, pasi nuk i nënshtrohen asnjë lloj rregulloreje për shkak të vakumit ligjor. Një vit më parë është menduar një projekt-draft nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë Rrugore në mënyrë që të rregullohet përdorimi i tyre.Gjëja e parë që është menduar është që këto pajisje të kenë një kod unik të njëjtë me numrin e shasisë në automjete në mënyr që të bëhet e mundur identifikimi i zotëruesve të tyre dhe më pas gjobitja në raste shkeljesh.Por, para se të arrijmë tek shkelja, duket të kuptojmë fillimisht se çfarë konsiderohet shkelje për këtë lloj mjeti transporti. Ajo që mendohet gjithashtu të vendoset është një moshë minimale për drejtuesit e monopateve si dhe shpejtësia e lejuar në zona të ndryshme të Tiranës, njësoj siç është në fuqi për motomjete dhe makinat. Kaska mbrojtëse pritet të bëhet e detyrueshme gjithashtu. Mirëpo derisa ky projektdraft është ende në diskutim, shifrat tregojnë se rreziku i tyre sa vjen e rritet.
Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 u regjistruan 15 aksidente me monopatina, shumica prej të cilave në Tiranë. Por duhet pranuar se jo të gjitha rastet raportohen në polici.
Kush i shet këto pajisje?
Kudo në Tiranë, në dyqane që shiten pajisje teknologjike gjen dhe monopatë të llojëve të ndryshme duke nisur nga shpejtësia 25 km/h dhe deri në 70 apo 80 km/h. Për ta blerë këtë pajisje në fakt në dyqan duhet të paraqitet një person në moshë madhore, pork jo nuk e ndalon aspak që përdoruesi të jetë i mitur apo edhe poshte moshës 16 vjeç.
ZËRI hulumtoi dy pikat kryesore ku shiten në mënyrë masive këto mjete transporti dhe ajo që na bëri përshtypje ishte stepja e tregtarëve për tu prononcuar. Dhe kjo, për faktin që shumë prej tyre pranojnë jashtë kamerave se i tregtojnë në të zezë. Këto pajisje në fakt jepen dhe me qira përmes aplikacioneve të ndryshme që shkarkohen në Smartphone, gjë që e bën akoma më të pamundur identifikimin e drejtuesit, pasi pagesa bëhet gjithashtu online.
Si kanë vepruar në shtete të tjera?
Në vitin 2023, Parisi është bërë kryeqyteti i parë në botë që ka ndaluar përdorimin e skuterave, duke u nisur nga rreziku që nisën të shkaktonin në rrugë. Pas Francës të njëjtën masë ndërmori dhe Malta. Edhe Kosova ka ndaluar përdorimin e skuterave, motorëve dhe biçikletave elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit. Edhe në Itali Kodi Rrugor është ndryshuar dhe kushdo që përdor një skuter elektrik pa kasëk mbrojtëse gjobitet nga 50 deri në 250 euro. Në rast se patina nuk ka targë ose numrat e saj nuk duken qartë, gjoba fillon nga 100 dhe arrin në 400 euro.
A është koha të veprohet në Shqipëri?
Deri në momentin që këto pajisje ndodhen në mes të një vakumi ligjor, efektivët e Policisë Rrugore zbatojnë nenin 188 të Kodit Rrugor për të vendosur saksionet administrative dhe për mospajisjen me kaskë mbrojtëse, masa administrative është nga 250-1000 lekë. Dhe në rast se drejtues është një i mitur, gjoba i faturohet prindit të tij që gjendet përmes kartës së identitetit.
Po në momentin që i mituri nuk ka një kartë identiteti si veprohet? E gjithë kjo sjell një kaos dhe fakti që rreth 35% e aksidenteve shkaktohen nga monopatët, tregon qartë se ka ardhur momenti për të vepruar./ZËRI -

A kalohen sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe infeksione të tjera përmes kapakut të tualetit: Çfarë thonë mikrobiologët?
Ndërsa uleni mbi një legen tualeti të përdorur nga qindra njerëz gjatë ditës, ndjenja e neverisë është e natyrshme. Pamja e urinës në dërrasë dhe dysheme, aroma e fortë e lëngjeve trupore, shpesh detyron përdoruesit të gjejnë mënyra për të shmangur kontaktin: duke hapur derën me bërryl, ndezur ujin me këmbë ose mbuluar dërrasën me letër.
Por a mund të infektoheni thjesht duke qëndruar ulur? Ekspertët thonë se rreziku nga kapaku i tualetit është i papërfillshëm. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si gonorreja dhe klamidia, nuk mbijetojnë gjatë jashtë trupit, ndërsa infeksionet e traktit urinar zakonisht nuk merren nga dërrasa.
Përjashtim mund të bëjnë disa viruse, si HPV, i cili mund të mbijetojë deri në një javë në sipërfaqe, por për t’u transmetuar kërkohet lëkurë e dëmtuar ose plagë. Herpes virus gjithashtu mund të transmetohet teorikisht, por rreziku është shumë i ulët.
Sipas studiuesve, problemi kryesor nuk është kontakti me dërrasën, por bakteret që përhapen përmes duarve. Patogjenë si E. coli, salmonelë, shigelë, stafilokok, apo norovirus, mund të transferohen nga sipërfaqet e kontaminuara tek fytyra dhe goja. Norovirus mund të mbijetojë deri në dy muaj, por tualetet publike pastrohen shpesh, duke ulur rrezikun.
Një rrezik i nënvlerësuar është “reja e tualetit” – grimcat që përhapen kur lëshohet uji. Ato mund të përfshijnë bakteret Clostridium difficile, veçanërisht në spitale. Sipërfaqet më të ndotura janë dorezat, rubinetat dhe dyshemeja.
Ekspertët rekomandojnë: sa më pak prekje të jetë e mundur, përdorimi i sistemeve pa kontakt, larja e duarve për 20 sekonda me sapun dhe, nëse është e mundur, përdorimi i dezinfektuesit të duarve. Një strategji tjetër është të prisni disa minuta para se të hyni pas përdoruesit të mëparshëm për të shmangur grimcat në ajër.
Në fund, rreziku i infeksionit në tualetet publike është shumë më i ulët nga sa mendohet – higjiena e duarve dhe pak kujdes janë të mjaftueshme për të mbrojtur shëndetin.
-

Sa vite duhet të kalojnë pas lënies së duhanit për të ulur rrezikun e kancerit?
Çdo zakon që përvetësojmë kërkon pak kohë për t’u bërë një përvojë, por shumë më tepër kohë për t’u hequr qafe, veçanërisht nëse konsiderohet i dëmshëm për shëndetin.
Sigurisht, nëse lidhet me substanca varësie, siç është nikotina në cigare, lënia e duhanit bëhet edhe më e vështirë.
Megjithatë, kur duhanpirësit arrijnë ta lënë, gëzojnë përfitime të shumëfishta, duke përfshirë mbrojtjen kundër shfaqjes së kancerit.
Më konkretisht, lënia e duhanit shoqërohet me një rrezik të reduktuar të kancerit 10 vjet pas ndërprerjes së tij, sipas një studimi të botuar në JAMA Network Open.
Studiuesit hulumtuan 196,829 raste të kancerit gjatë një ndjekjeje mesatare prej 13.4 vitesh. Pjesëmarrësit që e kishin lënë plotësisht duhanin kishin rrezik më të ulët për kancer krahasuar me duhanpirësit e vazhdueshëm, me raporte rreziku 0.58, 0.73, 0.86 dhe 0.80 për mushkëritë, mëlçinë, stomakun e zorrën e trashë, përkatësisht.
Edhe pse rreziku i kancerit u rrit pak për dhjetë vitet e para pas lënies së duhanit, krahasuar me pirjen e vazhdueshme të duhanit, dhe më pas u ul me kalimin e kohës, pas 15 ose më shumë vitesh, rreziku arriti në 50% të atij që shoqërohej me pirjen e vazhdueshme të duhanit.
Kanceri i mushkërive, i cili lidhet drejtpërdrejt me pirjen e duhanit, pësoi rënie tre vjet më herët se llojet e tjera të kancerit dhe pati një rënie relative më të madhe. Ulja më e madhe e rrezikut të kancerit të mushkërive që lidhet me ndërprerjen e pirjes së duhanit u pa para moshës 50 vjeç krahasuar me moshën 50 vjeç e lart. -

Shmanget rreziku për banesat në Velçan të Beratit
Pamje nga terreni
BERAT- Zjarrfikësit kanë mundur që të shuajnë flakën e zjarrit në Berat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat.
Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës./ZËRI
