Tag: rrezikon

  • Dinamo përgatitet për Elbasanin, sulmuesi rrezikon përballjen e Superiores – Balkanweb.com – News24

    Dinamo përgatitet për Elbasanin, sulmuesi rrezikon përballjen e Superiores – Balkanweb.com – News24

    Skuadra e Dinamos po vijon përgatitjet intensive për ndeshjen e radhës ndaj Elbasanit, por disa probleme të vogla dëmtimi vazhdojnë të shqetësojnë stafin teknik. Ledio Beqja po stërvitet individualisht dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet në grup, ndërsa Saliu Guindo ka pësuar një dëmtim dhe rrezikon të mungojë në këtë përballje vendimtare.
    Lojtari është stërvitur individualisht, por me shumë mundësi nuk do të luajë të dielën. Nga ana tjetër, lajme pozitive vijnë nga lojtarët që ishin me kombëtaret. Hekuran Berisha, pjesë e U-21 së Kosovës, dhe Naser Aliji, i rikthyer nga Kombëtarja e Shqipërisë, janë tashmë sërish në dispozicion të stafit teknik. Rikthimi i tyre pritet të forcojë skuadrën dhe të ofrojë më shumë alternativa për trajnerin në përgatitjen taktike për ndeshjen e ardhshme.

    Stafi teknik po bën kujdes të veçantë me lojtarët e dëmtuar, duke monitoruar çdo hap dhe duke përcaktuar programet individuale të stërvitjes për rikuperim të shpejtë. Përtej problemeve fizike, Dinamo synon të tregojë një performancë të qëndrueshme dhe të marrë pikët e plota në këtë sfidë, duke ruajtur pozicionin e saj në renditje dhe duke synuar objektivat për këtë sezon.
    Trajneri i ekipit do të bëjë vlerësimet e fundit para ndeshjes, duke vendosur formacionin më të mirë bazuar te gjendja fizike dhe motivimi i lojtarëve, për të siguruar një prezencë të fortë në fushë dhe për të përmbushur pritshmëritë e tifozëve.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Brohoritje kundër Kosovës/ Serbia rrezikon të humbasë tifozët në ndeshjen me Shqipërinë, pritet vendimi nga UEFA

    Brohoritje kundër Kosovës/ Serbia rrezikon të humbasë tifozët në ndeshjen me Shqipërinë, pritet vendimi nga UEFA

    Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin Rajko Mitic të Beogradit, ku Anglia shënoi një fitore të thellë 5-0 ndaj Serbisë, mund të ketë pasoja serioze për Federatën Serbe të Futbollit (FSS).
    Pavarësisht paralajmërimeve dhe gjobave të mëparshme, tifozët vendas sërish shkaktuan incidente të shumta që kanë vënë në lëvizje FIFA-n dhe UEFA-n.
    Para nisjes së ndeshjes, tifozët serbë u dëgjuan duke brohoritur kundër Kosovës, ndërkohë që në tribuna u shfaq një banderolë me hartën e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e flamurit serb – një akt i ashpër i cilësuar si provokim politik, shkruan SportBible.
    Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, nuk njihet nga Serbia, dhe FIFA e UEFA i kanë ndarë të dy kombëtaret për të shmangur përplasje të tilla. Ndërhyrja e tifozëve serbë në këtë çështje ka shkaktuar zemërim të madh, sidomos në rrjete sociale, ku janë bërë thirrje për ndëshkime të menjëhershme ndaj Serbisë.
    Incidentet nuk përfunduan me kaq. Në pjesën e dytë të takimit, loja u ndërpre shkurtimisht pasi një lazer u drejtua në fytyrën e Ezri Konsa, mbrojtësit të Anglisë. Zyrtarët njoftuan publikisht për të ndaluar përdorimin e lazerëve dhe mjeteve piroteknike, por incidentet vijuan.
    Në minutat e fundit, një fishkëllimë nga tribuna shkaktoi konfuzion, pasi lojtarët menduan se ndeshja kishte përfunduar para kohe. Arbitri Clement Turpin u detyrua të vazhdonte lojën edhe për disa sekonda, duke qartësuar situatën.
    Në një zhvillim tjetër, forcat speciale të policisë u detyruan të ndërhyjnë në tribuna pasi tifozët filluan të këndojnë slogane kundër qeverisë serbe. Situata e tensionuar brenda stadiumit rrezikon të përkeqësojë pozitat e FSS para organeve ndërkombëtare të futbollit.
    FIFA dhe UEFA nuk kanë reaguar ende zyrtarisht, por burime të shumta raportojnë se Federata Serbe pritet të përballet me:
    Mbyllje të pjesshme ose të plotë të stadiumeve në ndeshjet e ardhshme, përfshirë duelin me Shqipërinë më 11 tetor;
    Rritje të monitorimit në çdo ndeshje të ardhshme ndërkombëtare.
    Ish-gjyqtari i njohur, Keith Hackett, tha për Football Insider: “Përdorimi i lazerit është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. FIFA dhe UEFA do ta raportojnë këtë si shkelje serioze.”
    Përtej tensioneve jashtë fushës, Anglia dominoi totalisht, me gola nga Kane, Madueke, Konsa, Guehi dhe Rashford. Serbia përfundoi me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Nikola Milenkovic. Tani Anglia kryeson grupin K me 7 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, ndërsa Serbia rrezikon edhe në aspektin sportiv dhe disiplinor.
    Të gjitha rrugët çojnë drejt një dënimi të ri për Serbinë, që në pesë vitet e fundit ka paguar mbi 600,000 £ në gjoba për sjelljen e tifozëve. Ky rast, i shoqëruar me mesazhe politike, rrezik publik dhe mungesë kontrolli, mund të jetë ndër më të rëndët në historinë e fundit të futbollit ndërkombëtar në rajon.
     
     

  • Qeveria e Francës në “fije të perit”, Kabineti François Bayrou rrezikon të mos e kalojë votbesimin

    Qeveria e Francës në “fije të perit”, Kabineti François Bayrou rrezikon të mos e kalojë votbesimin

    Franca rrezikon të humbasë edhe kryeministrin e tretë vetëm brenda 15 muajve, pasi shefi i qeverisë në detyrë François Bayrou ka kërkuar të përballet me një votëbesim në parlament.
    Sipas gjasave, Bayrou pritet ta humbasë votbesimin në seancën që do të zhvillohet këtë të hënë. Kjo pritet të shkaktojë edhe më shumë paqëndrueshmëri për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian.
    Kryeministri i qendrës i emëruar nga Macron më pak se 9 muaj më parë, po rrezikon me shpresën se votimi do të bëjë bashkë deputetët pas propozimit të tij për shkurtimin e shpenzimeve publike.

    Bayrou beson se shkurtimet janë të nevojshme për të frenuar deficitin dhe borxhet në rritje të shtetit francez.
    Megjithatë, deputetët e opozitës janë zotuar se do të shfrytëzojnë rastin për ta rrëzuar Bayroun dhe qeverinë e tij pakicë të përbërë nga ministra të qendrës dhe të djathtë.Shkarkimi i tij do ta detyronte Macronin ta nisë një tjetër kërkim të lodhshëm për ta gjetur zëvendësuesin e tij.
    Nga ana tjetër  vetë Macron është zotuar se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit, por rrezikon të kthehet në një president pa ndikim në planin e brendshëm nëse paraliza politike vazhdon.
    /vizionplus.tv

  • Conte: Fituam 1-0 por në këto takime rrezikon të humbasësh, po rritemi si ekip

    Conte: Fituam 1-0 por në këto takime rrezikon të humbasësh, po rritemi si ekip

    1 Shtator 2025

    9:55

    Telesport

    Napoli kampion në Serie A fitoi 1-0 ndaj Cagliari falë një goli të Anguissa në minutën e 95-të, duke ruajtur kreun e renditjes, me 6 pikë të plota. Trajneri Antonio Conte ka përjetuar emocionet në atë moment delikat.
    “Kur Anguissa shënoi, me vete thashë ‘më në fund’. Të gjithë e pamë ndeshjen. Këto janë llojet e ndeshjeve ku rrezikon shumë humbjen, por do të kisha qenë i lumtur edhe me një barazim 0-0“, tha Antonio Conte.
    “Luajtëm si një ekip i vërtetë, me durim, duke u përpjekur të gjenim rastet e duhura për të shënuar. Goli dukej i magjepsur. U përballëm me një Cagliari shumë mbrojtës, por luajtëm mirë. Këto janë llojet e ndeshjeve që rrezikon t’i humbasësh, kështu që i përgëzova djemtë”, shtoi Conte.
    Më tej, trajneri i Napoli vlerëson skuadrën e tij: “Po rritemi në aspektin e mentalitetit, vendosmërisë dhe fokusit. Ekipi besoi deri në fund, ata menduan se rezultati ishte i padrejtë dhe se duke shtyrë, diçka e rëndësishme mund të ndodhte herët a vonë”.

  • “T’i sekuestrohen të gjitha pasuritë”, Romeo zbulon: Ja sa vite burg rrezikon Meta

    “T’i sekuestrohen të gjitha pasuritë”, Romeo zbulon: Ja sa vite burg rrezikon Meta

    Pas mbylljes se hetimeve, SPAK dërgon ne gjykate si te pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 persona të tjerë.Ish-presidenti dhe ish-bashkëshortja e tij akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje te ardhurash.
    SPAK thotë se ata përdorën pushtetin për të favorizuar biznese, në këmbim të shpërblimeve. Avokati i njohur, Romeo Kara, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se, Prokuroria e Posaçme është kujdesur që akuzat e ngritura ndaj Metës të aprovohen edhe nga Gjykata, pasi siç thotë ai provat janë kokëforta dhe provojnë veprimtarinë e jashtëligjshme të Metës.
    “Tani fillon procesi i gjykimit paraprak dhe palët në këtë gjykim do të shikojnë ligjshmërinë e akteve. Kjo procedurë mund të zgjasë më gjatë se në gjykime të thjeshta, besoj mund të shkojë deri në tre apo katër muaj. SPAK është matur shumë gjatë në këtë proces, mbase nga frika që mos t’i bjerë dhe ndonjë akuzë dhe është munduar t’i justifikojë të gjitha faktet që ka në akuzë”,  tha ai.
    Ai theksoi se ish-kreu i shtetit, Ilir Meta rrezikon një dënim  deri në 15 vjet burg. Më tej ai theksoi se drejtësia duhet t’u konfiskojë të gjitha pasuritë dhe përmes kësaj të japë një shembull për të gjitha funksionarët shtetërore.
    “Metën e shoh, nëse jo gjykim të shkurtuar, 12 -15, por dhe më shumë vite. Me gjykim të shkurtuar e shoh nga 8-12 vite burg. Në akuzat për korrupsion, Meta ka ortakë.  Mendoj se këtyre duhet t’u konfiskohen të gjitha pasurie. E para se është e merituar. Ne në këtë gjendjet që kemi, në zhbërjen totale të morale, sidomos atij politikë, duhet të japim shembull për ndëshkim të merituar”, u shpreh ai.

  • “Meta rrezikon deri në 15 vjet burg”, avokati: Drejtësia të japë mesazhin e fortë, t’i sekuestrohen të gjitha pasuritë

    “Meta rrezikon deri në 15 vjet burg”, avokati: Drejtësia të japë mesazhin e fortë, t’i sekuestrohen të gjitha pasuritë

    Pas mbylljes se hetimeve, SPAK dërgon ne gjykate si te pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 persona të tjerë.Ish-presidenti dhe ish-bashkëshortja e tij akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje te ardhurash.
    SPAK thotë se ata përdorën pushtetin për të favorizuar biznese, në këmbim të shpërblimeve. Avokati i njohur, Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se, Prokuroria e Posaçme është kujdesur që akuzat e ngritura ndaj Metës të aprovohen edhe nga Gjykata, pasi siç thotë ai provat janë kokëforta dhe provojnë veprimtarinë e jashtëligjshme të Metës.
    “Tani fillon procesi i gjykimit paraprak dhe palët në këtë gjykim do të shikojnë ligjshmërinë e akteve. Kjo procedurë mund të zgjasë më gjatë se në gjykime të thjeshta, besoj mund të shkojë deri në tre apo katër muaj. SPAK është matur shumë gjatë në këtë proces, mbase nga frika që mos t’i bjerë dhe ndonjë akuzë dhe është munduar t’i justifikojë të gjitha faktet që ka në akuzë”,  tha ai.
    Ai theksoi se ish-kreu i shtetit, Ilir Meta rrezikon një dënim  deri në 15 vjet burg. Më tej ai theksoi se drejtësia duhet t’u konfiskojë të gjitha pasuritë dhe përmes kësaj të japë një shembull për të gjitha funksionarët shtetërore.
    “Metën e shoh, nëse jo gjykim të shkurtuar, 12 -15, por dhe më shumë vite. Me gjykim të shkurtuar e shoh nga 8-12 vite burg. Në akuzat për korrupsion, Meta ka ortakë.  Mendoj se këtyre duhet t’u konfiskohen të gjitha pasurie. E para se është e merituar. Ne në këtë gjendjet që kemi, në zhbërjen totale të morale, sidomos atij politikë, duhet të japim shembull për ndëshkim të merituar”, u shpreh ai.

  • Pasi e mbuloi tymi i zjarreve, Vlora rrezikon edhe të  përmbytet! Bashkia apel qytetarëve: Mos i lini makinat në rrugë

    Pasi e mbuloi tymi i zjarreve, Vlora rrezikon edhe të përmbytet! Bashkia apel qytetarëve: Mos i lini makinat në rrugë

    Pasi qyteti bregdetar i Vlorës, ka kaluar ditë me zjarre dhe tashmë rrezikon përmbytje, një fenomen që përsëritet shpesh, Bashkia i këshillon qytetarët të mos lënë makinat në rrugë.
    Kryebashkiaku Ermal Dredha duket i angazhuar me apele për vigjilencë, ndërsa kanalizimet lokale, që shpesh dështojnë, duket se po bëjnë pushim.
    Qytetarët paralajmërohen të jenë vigjilentë, ndërsa masat reale për përmbytjet duken më shumë si sugjerime sesa zgjidhje konkrete.
    Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, gjatë 24 orëve në vijim qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive.

  • Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin

    Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin

    Ashley St. Clair, 26 vjeç, po kalon momente të vështira financiare dhe rrezikon të dëbohet nga banesa, ndërsa vazhdon betejën ligjore me miliarderin Elon Musk lidhur me pagesën e ushqimit për fëmijën e tyre.
    Në episodin e parë të podcast-it të saj të ri “Bad Advice”, Ashley pranoi se po përballet me sfida financiare pas një viti me vendime të vështira profesionale dhe personale. Ajo zbuloi gjithashtu se po e nxjerrin nga banesa, një video e publikuar dhe më pas e fshirë në rrjetin social X, që është në pronësi të Musk.
    Në shkurt, influencerja konfirmoi se kishte sjellë në jetë fshehurazi një djalë, dhe se Elon Musk është babai i fëmijës, megjithëse miliarderi nuk ka pranuar publikisht këtë fakt. Më tej, St. Clair e ka paditur Musk për uljen e pagesës së ushqimit për fëmijë dhe ka pretenduar se ai i ka ofruar 15 milionë dollarë për të mbajtur sekret ekzistencën e fëmijës.
    Nga ana e tij, Musk ka thënë se nuk është i sigurt nëse fëmija është i tij, por nuk kundërshton të bëhet publike kjo çështje dhe ka deklaruar se ka dërguar tashmë 25 milionë dollarë dhe 500,000 dollarë në vit për ushqimin.
    Miliarderi i teknologjisë është baba i 14 fëmijëve nga tre martesa të ndryshme.
    Ngjarja vijon të jetë në fokus të mediave ndërkombëtare, ndërsa Ashley përballet me sfida të mëdha personale dhe ligjore.

  • Bayern rrezikon të mos quhet më klub elitë! Ose do reformohet, ose do humbasë identitetin

    Bayern rrezikon të mos quhet më klub elitë! Ose do reformohet, ose do humbasë identitetin

    20 Gusht 2025

    17:17

    Telesport

    Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj të futbollit botëror.
    Pas dominimit të gjatë në Bundesligë dhe sukseseve ndërkombëtare, përfshirë triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 2020, klubi gjerman nuk ka më të njëjtin shkëlqim për emrat e mëdhenj. Performanca e dobët në sezonet e fundit, dështimet në merkato dhe paqartësitë në drejtimin sportiv kanë ulur ndjeshëm imazhin e Bayernit si një destinacion elitar.
    Yjet e rinj dhe të afirmuar tani po shohin alternativa më tërheqëse në Angli, Spanjë apo edhe Arabi Saudite, ku pagat janë më të larta dhe projektet më ambicioze. Rastet e refuzimeve nga Nico Williams apo Florian Wirtz flasin shumë për vështirësitë që klubi përballet në negociata.
    Në këtë periudhë transformimi, Bayern duhet të rishqyrtojë strategjinë e tij afatgjatë në tregun e transferimeve dhe mënyrën si ndërton projektin sportiv. Pa një identitet të qartë dhe pa garanci për suksesin kontinental, është e vështirë të joshësh lojtarët më të mirë në botë.
    Nëse situata nuk ndryshon, Bayern rrezikon të humbasë statusin si një klub elitë dhe të mbetet prapa në garën e madhe evropiane.

  • “Emergjente, tejkalimi i ngërçit”/ Situata politike, flet analisti: Kosova përpara kolapsit

    “Emergjente, tejkalimi i ngërçit”/ Situata politike, flet analisti: Kosova përpara kolapsit

    Analisti Burim Ramadani bëri një analizë të plotë të situatë politike aktuale në Kosovë me datën e re të caktuar për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit. Sipas tij, nëse vijohet me këto ritme Kosova është përpara një kolapsi qoftë institucional, por edhe në aspektin financiar dhe të sigurisë.
    “Është një mundësi e keqe e daljes nga ngërçi, po vazhdon të mbetet e paparashikuara me lëvizjet dhe qëndrimet politike. Nga reagimi i mbrëmshëm, qëndrimi i VV ndaj gjykimit të Gjykatës Kushtetuese ka qenë negative duke e quajtur vendim arbitrat që dëmton demokracinë.
    Përtej qëndrimeve politike dhe interesave partiake, Kosova e ka të domosdoshme tejkalimin e ngërçit dhe nuk ka të bëjë me pengesë ligjore, por është bllokadë politike. Sinjal i keq për mundësinë e daljes nga ngërçi politik.
    Kjo po e çon Kosovën para një kolaps dhe në aspektin institucional dhe atë financiar dhe të sigurisë.”
    Më tej, Ramadani komentoi edhe Gjykatën Kushteuese për të cilën 7 gjyqtarët kanë në dorë ‘fatin’ e çështjeve të rëndësishme dhe nëse një prej tyre mungon, Gjykata nuk trajton asnjë çëhstje. Kjo sipas Ramadanit rrezikon më tepër stabilitetin institucional.
    “Gjykata kushtetuese e ka numrin 9 në gyqtarë, momentalisht edhe për shkak të dështimeve ka vetëm 7 gjyqtar. GJK nuk trajton asnjë rast nëse nuk marrin pjesë 7 gjyqtarë, Kosova në këtë kuptim varet prej së cilit gjyqtar. Kjo e rrezikon edhe më tepër stabilitetin institucional sesaa ngritja
    Konteksti që ësthë bërë është i gabuar dhe rrezikon stabilitetin institucional.”