Tag: rrezik

  • Ndërprerja e ilaçeve për humbje peshe para shtatzënisë, rrezik më i lartë për shtim në peshë dhe rreziqe të tjera shëndetësore

    Ndërprerja e ilaçeve për humbje peshe para shtatzënisë, rrezik më i lartë për shtim në peshë dhe rreziqe të tjera shëndetësore

    Gratë që ndalojnë së marri ilaçe për humbje peshe para ose në fillim të shtatzënisë, kanë tendencë të shtojnë më shumë në peshë dhe të kenë më shumë probleme shëndetësore, ka zbuluar një analizë e re.

    Krahasuar me gratë që nuk i kishin marrë kurrë këto ilaçe, ato duket se janë në rrezik më të lartë për lindje të parakohshme, diabet dhe gjendje të tensionit të lartë të gjakut që lidhen me shtatzëninë, për shembull, preeklampsia, sipas studimit, i cili u botua në revistën JAMA.

    Barnat e suksesshme kundër obezitetit dhe diabetit, të tilla si Ozempic dhe Wegovy, janë pjesë e një klase barnash të njohura si agonistë të receptorit të peptidit-1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1), të cilët i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë duke imituar një hormon që ua zvogëlon oreksin.

    Njerëzit shpesh shtojnë në peshë kur ndalojnë së marri këto ilaçe, por grave shtatzëna nuk u këshillohet t’i marrin ato. Kjo ka nxitur debat se si t’i ndihmohen gratë të ndërpresin përdorimin e këtyre ilaçeve gjatë kohës që do të kenë fëmijë – pa rritur rreziqet e tjera shëndetësore që lidhen me diabetin ose obezitetin.

    Popullariteti i ilaçeve për humbje peshe është “rritur ndjeshëm, por rekomandimet sugjerojnë ndërprerjen e tyre para shtatzënisë sepse nuk ka informacion të mjaftueshëm, në lidhje me sigurinë e tyre për foshnjat e palindura”, tha Dr. Jacqueline Maya, autorja kryesore e studimit dhe një endokrinologe pediatre në Mass General Brigham for Children.

    “Ne kërkuam të vlerësonim se si ndërprerja e tillë ndikon në shtimin në peshë dhe rezultatet gjatë shtatzënisë”, shtoi ajo në një deklaratë.

    Ekipi i Mayas analizoi të dhënat shëndetësore për gati 1,800 shtatzëni midis viteve 2016 dhe 2025, kryesisht në mesin e grave me obezitet.

    Studimi zbuloi se gratë që ndërprenë marrjen e ilaçeve GLP-1 para ose në fillim të shtatzënisë, shtuan mesatarisht 7.2 paund (3.27 kilogramë) më shumë gjatë shtatzënisë sesa gratë që nuk i morën ilaçet.

    Grupi GLP-1 kishte gjithashtu një rrezik 32% më të lartë për të shtuar më shumë peshë sesa rekomandohej gjatë shtatzënisë, një rrezik 30% më të lartë për diabet, një rrezik 29% më të lartë për çrregullime hipertensionale dhe një rrezik 34% më të lartë për lindje të parakohshme.

    Veçanërisht, nuk kishte ndryshim në rrezikun e lindjes me prerje cezariane, ose në peshën apo gjatësinë e foshnjave gjatë lindjes.

    Dr. Camille Powe, një nga autoret e studimit dhe endokrinologe në Mass General Brigham, tha se nevojiten më shumë kërkime, për të peshuar pro dhe kundrat e marrjes së ilaçeve për humbje peshe gjatë kohës së shtatzënisë.

    “Duhet të bëjmë më shumë kërkime për të gjetur mënyra për të ndihmuar në menaxhimin e shtimit në peshë dhe për të zvogëluar rreziqet gjatë shtatzënisë kur ndërpriten ilaçet GLP-1”, tha Powe./ Euronews.

  • Maqedonia ndër vendet me rrezikun më të lartë nga tërmetet në Evropë

    Maqedonia ndër vendet me rrezikun më të lartë nga tërmetet në Evropë

    Modeli i ri sizmik evropian që po qarkullon në rrjetet sociale edhe një herë e konfirmon cenueshmërinë e Ballkanit, ku Maqedonia renditet në kategorinë me rrezikun më të lartë nga tërmetet.

    Harta e ndan Evropën në tre nivele, zonë të kuqe me rrezik të lartë, portokalli me rrezik të mesëm deri të ulët dhe zonë të gjelbër me rrezik minimal.

    Sipas të dhënave të paraqitura, i gjithë Ballkani, përfshirë Maqedoninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë, është vendosur në kategorinë më kritike – zonën e kuqe, së bashku me pjesën perëndimore të Turqisë.

    Nga ana tjetër, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Skandinavia, vendet baltike dhe Polonia paraqiten si rajone pothuajse plotësisht të sigurta. Spanja, Portugalia, Franca, Austria dhe Hungaria hyjnë në zonën portokalli, ndërsa Italia është paraqitur pothuajse tërësisht në të kuqe, çka e veçon si një nga vendet më të ekspozuara ndaj aktiviteteve tektonike.

    Autorët e hartës theksojnë se një pjesë e të dhënave mund të ketë kufizime, duke pasur parasysh se thyerjet e vjetra apo joaktive nuk paraqiten gjithmonë në mënyrë të saktë.

    Megjithatë, kjo vizualizim rikthen në vëmendje nevojën për një qasje serioze ndaj sigurisë sizmike dhe forcimin e standardeve mbrojtëse në Maqedoni dhe në rajon.
     
  • Përmbytet depoja e ujit në Kolonjë, Emergjencat: Po bëhet pastrimi i saj dhe analizat

    Përmbytet depoja e ujit në Kolonjë, Emergjencat: Po bëhet pastrimi i saj dhe analizat

    Shtabi i emergjencës në Korçë njoftoi në orët e mbrëmjes për gjendjen e krijuar nga moti i keq në këtë qark, ku në Kolonjë janë marrë masa paraprake për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit.
    Ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht. Për shkak të përmbytjes, në Kolonjë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi, ndërkohë që janë marrë mostra për analiza, ndërsa popullata është njoftuar të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë.
    Në Maliq janë 133 objekte me prani uji, ndërkohë që janë dëmtuar: aksi Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, aksi Desmir–Moçan, fshati Dolan. Njoftohet për rrëshqitje toke në Dolan, ku janë në rrezik 2 banesa, në Mesmal ku është në rrezik 1 banesë dhe në Senisht ku janë në rrezik 2 banesa.

  • Polonia e përgatitur për rrezikun e dëborës së madhe dhe ortekëve

    Polonia e përgatitur për rrezikun e dëborës së madhe dhe ortekëve

    Reshjet e dendura të dëborës, breshëri dhe temperaturat negative ndikojnë në Poloninë jugore dhe lindore. Në disa zona priten deri në 20 cm dëborë, me rrezik orteku të nivelit 2 në malet Tatra.

    Vala e parë e motit dimëror në Poloni ka mbërritur në jug dhe lindje, me paralajmërime për reshje të dendura bore për Podkarpackie, Małopolskie dhe Lublin.

    Meteorologët presin temperatura negative, breshër dhe reshje të vazhdueshme bore gjatë fundjavës. Në kodrat malore, temperaturat mund të bien në -7°C, ndërsa pjesë të Małopolska dhe Podkarpacie mund të shohin deri në 20 cm borë. Në malet Tatra, ekipet e shpëtimit raportojnë rrezik orteku të nivelit 2 dhe shtigje të mbuluara nga borë e freskët dhe e shkrifët deri në 50 cm. Ata u bëjnë thirrje turistëve të shmangin ecjet malore.

    Instituti i Meteorologjisë dhe Menaxhimit të Ujërave thotë se kushtet rrjedhin nga një përzierje e presionit të lartë mbi Evropën dhe presionit të ulët mbi Detet Baltik dhe Ligurian.

  • I ftohti në Europë/ Paralajmërim për rrezik në këtë vend

    I ftohti në Europë/ Paralajmërim për rrezik në këtë vend

    Vëzhguesit malorë në vargmalin Tatra të Polonisë paralajmëruan këtë të premte për një rrezik të moderuar orteku, pasi reshjet e dendura të dëborës gjatë natës krijuan kushte të rrezikshme për turizmin dimëror.
    Një paralajmërim i moderuar për ortekë do të thotë se rrëshqitjet mund të shkaktohen kur shpatet i nënshtrohen një ngarkese të konsiderueshme shtesë, por ortekët e mëdhenj spontanë nuk besohet të jenë të mundur.
    Zyrtarët në Tatra thanë se niveli i dytë për të ortekë tani zbatohet në të gjitha zonat me lartësi të madhe të Tatras, vargmalit që formon kufirin jugor të Polonisë me Sllovakinë.
    Lidhur me këtë rrezik, zyrtarët këshilluan që vetëm alpinistët me përvojë në alpinizëm dimëror duhet të shkojnë në zona më të larta dhe se duhet të kenë me vete pajisjet e duhura, duke përfshirë një sëpatë akulli dhe një helmetë.

  • Reshjet shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, MM: Osumi në rrezik, prurjet e Vjosës në vëzhgim

    Reshjet shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, MM: Osumi në rrezik, prurjet e Vjosës në vëzhgim

    Strukturat e emergjencave civile kanë vijuar monitorimin 24 orësh të situatës së krijuar nga reshjet intensive që kanë përfshirë disa qarqe të vendit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në disa zona situata është stabilizuar, ndërsa në qarqe si Vlora, Lezha dhe Fieri është dashur evakuimi i disa familjeve për shkak të rrezikut nga përmbytjet. 

    Qarku Vlorë – Tërhiqen ujërat e Vjosës, 10 familje të evakuuara 

    Në pjesën jugore të vendit, lumi Vjosa ka pasur prurje të larta, duke detyruar evakuimin e 7 familjeve në Novoselë dhe tre të tjerave pranë urës së Mifolit. Të gjitha familjet janë sistemuar pranë të afërmve. Në Himarë është hapur rruga mes fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon pastrimi i akseve të tjera. Në Sarandë po monitorohet aksi Sarandë–Delvinë, ndërsa po punohet për forcimin e argjinaturës së lumit Bistricë dhe rikthimin e energjisë në tunelin e Llogarasë. Forcat në terren kanë ndërhyrë gjithashtu në Ksamil, Metoq dhe Vrion për largimin e ujërave. 

    Qarku Fier – Prurjet e Vjosës nën vëzhgim të rreptë 

    Prurjet e lumit kanë sjellë përmbytjen e 50–60 hektarëve tokë bujqësore në zonat Kashisht–Çervën–Ferras, ku një familje është evakuuar. Ka prezencë uji në 30 oborre banesash, ndërsa si masë paraprake janë stakuar pompat e ujësjellësit në Kafaraj. Në lumin Seman, prurjet janë rritur, por pa rrezik për banesat. 

    Qarku Korçë – Fryrja e lumenjve Devoll dhe Dunavec 

    Në disa zona si Dërsnik, Bulgarec dhe lagjja nr. 6 po kryhet devijimi provizor i ujërave, ndërsa në Sheqeras ekipet janë në terren për ndërhyrje. Kontraktorët po pastrojnë gurët e rënë në akset Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë. 

    Qarku Lezhë – Rrezik në argjinaturën e Vainit, evakuime me varka 

    Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen niveli i ujit vijon të rritet për shkak të çarjes së argjinaturës së lagunës së Vainit. Në disa raste është realizuar evakuim me varka, ndërsa punimet për riparimin e argjinaturës vijojnë. Ndërhyrjet vazhdojnë edhe në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë. Në Mirditë situata është stabilizuar, ndërsa lumi Drin paraqet rënie niveli. 

    Qarku Durrës – Situata drejt normalizimit 

    Lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk paraqesin rritje niveli. Po pastrohen kanalet e Tonës dhe Tarinit, ndërsa lumi Erzen është tërhequr. Në Krujë ka përfunduar forcimi i argjinaturës së lumit të Drojes. Në tokat bujqësore është vërejtur tërheqje ujërash. 

    Qarku Dibër – Ndërhyrje në disa zona malore 

    Në Bulqizë situata është stabilizuar, ndërsa puna vijon në rrugët e qytetit të vjetër. Ndërhyrje janë kryer në Luzni, Zall Dardhë e Muhur. Me mbështetjen e Forcave të Armatosura është normalizuar situata në Bruç. Në Klos vijon pastrimi pas rrëshqitjeve të dherave. 

    Qarku Shkodër – Reshje intensive, ndërhyrje në terren 

    Në Fushë-Arrëz po pastrohen rrugët nga prurjet, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë. 

    Qarku Berat – Rrezik në Osum, monitorim i vazhdueshëm 

    Niveli i lumit Osum është rritur, duke sjellë rrezik në lagjen Goricë. Ndërhyrjet po kryhen nga UKT në lagjen 28 Nëntori. Në Poliçan ujërat janë tërhequr, ndërsa në Dimal ka ende prani uji në disa zona bujqësore. 

  • “Osumi në rrezik”/ Reshjet e ditëve të fundit shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, raporton Ministria e Mbrojtjes

    “Osumi në rrezik”/ Reshjet e ditëve të fundit shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, raporton Ministria e Mbrojtjes

  • Rrezik në rrugën Kardhiq-Delvinë, rrëshqitje dherash e gurësh. Shmangni lëvizjen! (VIDEO)

    Rrezik në rrugën Kardhiq-Delvinë, rrëshqitje dherash e gurësh. Shmangni lëvizjen! (VIDEO)

    Aktualisht kalimi në aksin Delvinë – Kardhiq, pranë tunelit të Skërficës, paraqet rrezik ekstrem.
    Rruga është mbuluar nga gurë dhe dhera si pasojë e reshjeve intensive dhe përmbytjeve të orëve të fundit.
    Prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar rrëshqitje masive, duke e bërë qarkullimin pothuajse të pamundur dhe shumë të rrezikshëm.

  • Reshjet e dendura të shiut në vend/ Aksi Delvinë-Kardhiq në rrezik ekstrem, rruga mbulohet nga gurët

    Reshjet e dendura të shiut në vend/ Aksi Delvinë-Kardhiq në rrezik ekstrem, rruga mbulohet nga gurët

    Aktualisht kalimi në aksin Delvinë – Kardhiq, pranë tunelit të Skërficës, paraqet rrezik ekstrem.

    Rruga është mbuluar nga gurë dhe dhera si pasojë e reshjeve intensive dhe përmbytjeve të orëve të fundit. Prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar rrëshqitje masive, duke e bërë qarkullimin pothuajse të pamundur dhe shumë të rrezikshëm.
    Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës, por situata mbetet kritike.

    Top Channel

  • ‘77% e fëmijëve dhunohen, 48% në rrezik varfërie’, Zhupa: Realitet alarmant

    ‘77% e fëmijëve dhunohen, 48% në rrezik varfërie’, Zhupa: Realitet alarmant

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një reagim në rrjetet sociale për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve deklaron se sot është dita kur duhet të flitet për realitetin alarmant të fëmijëve në Shqipëri. Zhupa ka sjellë statistikat e KiE dhe CRCA për dhunën ndaj fëmijëve dhe mohimin e të drejtave të tyre.
    Zhupa deklaron se 48% e fëmijëve nën 6 vjeç jetojnë në rrezik varfërie, 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë dhe këto janë pasqyrë e realitetit për të cilin duhet veprim urgjent.
    “Sot, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, të cilët janë gëzimi i çdo familje por që përballen plot problematika në Shqipëri. Nuk flitet mjaftueshëm për ta se ashtu si edhe sot, lajmet e korrupsionit qeveritar dhe titujt për hetimet zënë faqen e parë kudo.
    Megjithatë sot është dita kur duhet të flasim qartë për realitetin e fëmijëve në Shqipëri dhe për përgjegjësinë që kemi ne, si institucione dhe si shoqëri.
    Statistikat janë alarmante:
    48% e fëmijëve nën 6 vjeç jetojnë në rrezik varfërie.
    Sipas Këshillit të Europës, 77% e fëmijëve 2–14 vjeç përjetojnë disiplinë të ashpër, përfshirë ndëshkim fizik.
    Sipas raportit të CRCA, 86% e fëmijëve ndjejnë se të drejtat e tyre nuk respektohen.
    17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, një nivel 3-fish më i lartë se mesatarja globale.
    Këto nuk janë thjesht numra. Janë pasqyra të një realiteti që kërkon veprim urgjent. Vlera e vetëm një nga aferat që mbushin mediat do zgjidhte varfërinë e këtyre fëmijëve.
    Si deputete, mbetem e përkushtuar të punoj për politika që i vendosin fëmijët në qendër, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke krijuar një vend ku çdo fëmijë rritet i sigurt, i shëndetshëm dhe me ëndrra të mëdha.
    Duhet punojmë për të: Forcuar ligjet për mbrojtjen e fëmijëve; siguruar mbështetje ekonomike për familjet në nevojë, që asnjë fëmijë të mos rritet në varfëri; Për të investuar në edukim, shëndet dhe programe ushqyerjeje për parandalimin e obezitetit tek fëmijët; Për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes nga dhuna në familje dhe në shkolla; Gjithashtu të rrisim zërin e fëmijëve në vendimmarrje, duke u garantuar atyre respektim të plotë të të drejtave.
    Fëmijët janë e ardhmja e vendit.
    Nëse nuk i mbrojmë sot, nuk mund të pretendojmë një Shqipëri më të mirë nesër”, deklaron Zhupa.
    Zhupa shpreh gatishmërinë për të punuar në forcimin e ligjeve dhe për të rritur mbështetjen ekonomike për familjet në nevojë.