Tag: rrethues

  • SYRI TV/ Shteti ‘bekon’ kullat e drogës, por ndjek penalisht nënën e dy fëmijëve për një mur pa leje në Pogradec

    SYRI TV/ Shteti ‘bekon’ kullat e drogës, por ndjek penalisht nënën e dy fëmijëve për një mur pa leje në Pogradec

    Institucionet shtetërore që çdo ditë amnistojnë kullat e financuara me para droge në mes të Tiranës dhe në bregdet, kanë treguar forcën e ligjit me një familje në fshatin e thellë malor të Slabinjës në Pogradec. Bashkia Pogradec, i ka prishur murin rrethues familjes Balliu, ku  kryefamilarja nënë e dy fëmijëve të mitur që kujdeset dhe për prindërit e sëmurë, por ndiqet penalisht për ndërtim pa leje.

    Syri TV

    Në një kohë që shteti mbyll sytë për qindra kantiere ndërtimi në Tiranë dhe  qytetet turistike që ngrihen në të financuara me para drogë, kur vjen puna për ndërtime pa leje, qofshin stane për bagëti apo mure rrethues, e godet paligjshmërinë në fshatin më të thellë në vend.

    I tillë është edhe rasti i Klodiana Balliut, e cila jeton në fshatin Slabinjë të njësisë administrative Propisht në Pogradec, ku zyrtarët e Bashkisë i kanë prishur murin rrethues, një gruaje kryefamiljare, që rrit e vetme dy fëmijë të mitur, teksa kujdeset dhe për babain e sëmurë.

    Ajo thotë se ngriti një mur rrethues pranë banesës së saj, për të cilin kishte kërkuar paraprakisht leje nga Njësia Administrative dhe Bashkia Pogradec, por leja nuk iu akordua.

    Pavarësisht kësaj, Klodiana vendosi të investonte rreth 6 milionë lekë për ndërtimin e murit. Pas përfundimit të punimeve, IKMT e Bashkisë Pogradec ndërhyri duke e shembur ndërtimin, ndërsa ndaj saj u nis edhe procedim penal për ndërtim pa leje.

    Ajo tregon se është nënë e dy fëmijëve dhe kujdeset e vetme për prindërit e moshuar. Për të përballuar vështirësitë ekonomike, Klodiana punon si emigrante në Greqi. Sot, kërkesa e saj ndaj bashkisë është që muri të riparohet ose të ndërtohet nga institucionet.

    Nga ana tjetër Bashkia Pogradec, e kontaktuar nga Syri Tv pretendon se ndërtimi i  murit ishte pa asnjë leje përkatëse.

     

  • Tentuan t’i largohen policisë dhe u përplasën me murin rrethues, arrestohen dy shqiptarë në Zvicër

    Tentuan t’i largohen policisë dhe u përplasën me murin rrethues, arrestohen dy shqiptarë në Zvicër

    Dy shqiptarë janë aksidentuar në Zvicër. Aksidenti ndodhi pas një tentative, për t’iu larguar policisë. Kjo pasi ata nuk i ishin bindur urdhërit të saj për të ndaluar automjetin, i cili po udhëtonte mbi shpejtësinë e lejuar. Pas kësaj ata kanë humbur kontrollin e automjetit dhe janë përplasur me murin rrethues të autostradës.
    Ata janë arrestuar nga policia zviceriane, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital, pasi ka marrë lëndime gjatë aksidentit. Mediat zviceriane shkruajnë se dy shqiptarët 28 dhe 33 vjeç, u ndaluan në zonën e Würenlos të Zvicrës. Ata janë shoqëruar drejt ambienteve të policisë, ndërsa pritet të merret një masë sigurie ndaj tyre.

  • Aksident i rëndë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin rrethues të një banese, ja si paraqitet…

    Aksident i rëndë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin rrethues të një banese, ja si paraqitet…

    Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, ku një 17-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
    Bëhet me dije se 17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që vëllai i tij 23-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
    “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
    Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me murin rrethues të banesës në Vau Dejës, përfundon në spital 17- vjeçari dhe i vëllai…

    MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me murin rrethues të banesës në Vau Dejës, përfundon në spital 17- vjeçari dhe i vëllai…

    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 21:37, në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
    Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Zbulim në Parkun e Amantias në Vlorë, del në dritë muri rrethues i qytetit antik

    Zbulim në Parkun e Amantias në Vlorë, del në dritë muri rrethues i qytetit antik

    Në Parkun Arkeologjik të Amantias, në Vlorë arkeologët kanë zbuluar një element të panjohur më parë: murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III para Krishtit dhe shkatërruar në shek. VI pas Krishtit.
    Ky element i ri hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir.

    Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare Vlorë njoftoi këtë të enjte se  përveç këtij zbulimi, u realizuan edhe ndërhyrje restauruese të domosdoshme, për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese, mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, të cilat cenoheshin nga ngricat  apo shiu.

    Zbulimet e reja arkeologjike, si muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias dhe elementë të tjerë të organizimit urbanistik, së bashku me ndërhyrjet restauruese në varret monumentale dhe objektet e tjera të nxjerra në dritë, pasurojnë edhe më shumë peizazhin arkeologjik të Parkut.
    Amantia, ka qenë një qendër e rëndësishme e  krahinës ilire të Jugut dhe për një kohë të gjatë sipas historianëve ka pasur një jetë ekonomike dhe shoqërore të gjallëruar dhe një kulturë materiale dhe shpirtërore të pasur.

    /vizionplus.tv

  • Tritol banesës së deputetit Xhelal Mziu! PAMJET- Shpërthimi i fuqishëm dëgjohet në zonë

    Tritol banesës së deputetit Xhelal Mziu! PAMJET- Shpërthimi i fuqishëm dëgjohet në zonë

    Xhelal Mziu

    TIRANË-Shpërthim me eksploziv në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu! Ngjarja ka ndodhur pas mbas mesnate, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të banesës së deputetit në Kamëz. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes, apo për ndonjë konflikt të mundshëm dhe paralajmërim ndaj demokratit, ndërsa grupi hetimore po punon për identifikimin e autorit.

    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
    Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

  • Makina humb kontrollin dhe godet murin rrethues, dy të plagosur nga përplasja e fortë

    Makina humb kontrollin dhe godet murin rrethues, dy të plagosur nga përplasja e fortë

    Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.

    Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital nga autoambulanca e mbërritur në vendngjarje. Pamjet tregojnë mjetin e dëmtuar rëndë dhe stafin mjekësor duke ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ka sjellë përplasjen e fortë.

    Top Channel

  • Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari bllokohet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

    Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari bllokohet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

    Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij, në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal.

    Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qenë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.
    Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.
    “Paraditen e sotme ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit pa shënja jete shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Nga informacionet e marra shtetasi A. H., ka qënë duke prishur një ndërtesë të vjetër në banesën e tij, muri i ndërtesës është rrëzuar dhe e ka dëmtuar, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • E zuri poshtë muri rrethues, humb jetën 51-vjeçari në Dimal (Emri)

    E zuri poshtë muri rrethues, humb jetën 51-vjeçari në Dimal (Emri)

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal, ku një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij
    Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qënë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.
    Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.
    Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgur, ku do i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale.

  • Tragjedi/ Shembet muri rrethues, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

    Tragjedi/ Shembet muri rrethues, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Suk 2, në njësinë administrative Roskovec të qarkut Fier.
    Sipas burimeve zyrtare nga policia, rreth orës 12:40, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T. Fatkeqësisht, muri ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur, e cila ishte vetëm rreth 4 vjeçe. Si pasojë e lëndimeve të rënda, e mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj tragjedie. Ende nuk dihet nëse muri ishte në gjendje të degraduar apo në ndërtim, por hetimet do të përcaktojnë përgjegjësitë e mundshme.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përkatëse për vlerësimin e kushteve të sigurisë në objekte të ngjashme.