Tag: rrethi

  • Si rrethi i ngushtë i Zelenskyt u prek nga skandalet e mëdha të korrupsionit

    Si rrethi i ngushtë i Zelenskyt u prek nga skandalet e mëdha të korrupsionit

    Analizë nga Francesco Battistini, Corriere Della Sera
    KIEV- ‘Dhe si e transportove kutinë?’, pyeti njëri. ‘Ajo kishte një dorezë, si çantë laptopi. Fut brenda një milion dollarë. Le të kontrolloj më mirë. Jo, një milion e 600 mijë dollarë. Të transportosh një kuti me para, me dorë, nëpër rrugët e Kievit. Nuk ka qenë shumë qejf, shoku im, ta siguroj”.
    Kështu funksiononte ryshfeti në Ukrainë, sipas asaj që thonë përgjimet. Zyrtarët merrnin para dhe ndonjëherë nuk kontrollonin as shifrën, për shkak të frikës se mund të kapeshin, ose sepse ishte thjesht një pjesë shumë e vogël, krahasuar me dhjetëra miliona dollarë që lëviznin.
    Kur i korruptuari Timor Mindich flet në telefon me ministrin e Energjisë, Herman Halushchenko, dëgjohet toni i njerëzve që ndihen të paprekshëm. Ata qeshin dhe i japin kurajë njëri-tjetrit.
    Në një moment përmendin edhe Zelensky-n, pa e ditur se e dëgjonin inspektorët e Agjencisë Antikorrupsion.

    Rrethi i ngushtë i Zelenskyt
    Ky rreth i ngushtë ka qenë problemi më i madh i Zelensky-t gjatë katër viteve të luftës. Sipas agjencisë, ata kishin krijuar një sistem kriminal, që kërkonte 10–15% nga të gjitha kontratat e kompanisë shtetërore “Enerhoatom”, që merret me energjinë bërthamore, duke vjedhur diku rreth 75 apo 100 milionë euro.
    Kutia me dorezë ishte një rast i veçantë, zakonisht nuk kërkohej cash.

    Një biznesmen ukrainas thotë se të korruptuarit në Ukrainë nuk i ndotin duart me para cash.
    “Ata nuk i ndotin duart me para cash. Duhej të paguaje përmes një firme konsulence, ose kishin njerëz që kontrollonin tatimet, dhe gjobat ishin gjithmonë më të larta se minimumi ligjor. Gjithmonë kishte mënyra për t’i shmangur”, tha ai.
    Një rast korrupsioni ndodhi edhe me Kishën. Një fond humanitar prej një milion eurosh u shpenzua kryesisht për “përfaqësim dhe komunikim”.

    Kush i kundërshtonte?
    Pak njerëz arrinin të kundërshtonin njerëzit pranë Zelenskyt, përfshirë kryeministren Yulia Svyrdenko, armike e Yermak dhe e mbështetur nga sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, gjeneralin Valery Zaluzhny, i “internuar” në Londër, ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, i shkarkuar për autonomi të tepërt, Oleksandr Kubrakov, aspirant për kryeministër, larguar për lidhje të ngushta me presidentin amerikan Joe Biden, dhe zv/kryeministrin Mykhailo Fedorov, i cili kërkoi transparencë mbi dronët dhe fondet që Yermak premtonte për mikun e tij Artem Kolyubayev, producent filmash dhe ish-bashkëpunëtor i Zelensky-t.

    Rrethi magjik ishte shumë i rrezikshëm, futeshe me vështirësi dhe dilje edhe më vështirë. Në hetimin për Yermak është përfshirë edhe Rustem Umerov, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-ministri i Mbrojtjes, pikërisht ai që Zelensky zgjodhi për të udhëhequr delegacionin në negociatat e Floridës. Një deputet i Radës tha se “faji i Zelensky-t ishte se nuk dëgjoi ata që shihnin vjedhjet dhe lajmëronin”.
    Alarmi
    Një kambanë alarmi u ndez në qershor kur zëvendëskryeministri i atëhershëm Oleksiy Chernyshov u arrestua dhe u lirua me garanci 2.9 milion dollarë për një aferë me toka publike, e shitur për miqtë e tij.
    Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një politikan i tillë të përfundonte direkt në burg. U zbulua gjithashtu se ai pranonte edhe cash, në zyrë, në zarfe për gruan, madje edhe në një klinikë ku kurohej.
    E thërrisnin “Che Guevara” dhe motoja e tij ishte e veçantë. “Ja vlen të luftosh vetëm për gjërat, pa të cilat nuk ja vlen të jetosh”.
    E kishte fjalën për Ukrainën? Jo, me siguri për tenderët.

  • “Qeveria në ditët më të këqija, Rama bëhet avokat i Ballukut”,Hoxha: Kryeministri duhet të japë dorëheqjen menjëherë

    “Qeveria në ditët më të këqija, Rama bëhet avokat i Ballukut”,Hoxha: Kryeministri duhet të japë dorëheqjen menjëherë

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, gjatë një interviste televizive, me moderatorin Renaldo Salianji, u shpreh se qeveria “Rama 4” ndodhet në ditët e saj më të këqija me një zv/kryeministre të marrë e pandehur në SPAK Belinda Balluku dhe shumë afera korruptive me të cilat lidhet dhe Rama.
    Hoxha tha se do të duhet që Rama të japë dorëheqjen në këto kushte, në vend që të bëjë avokaturën e Ballukut. Ndërsa PD duhet të dalë nga rrethi vicioz dhe të kërkojë qeveri teknike.
    “Çfarë duhet më shumë që ai ta shkarkojë, përkundrazi ai bën avokaturën. Për mua Rama sot përfaqëson një qeveri të mbaruar politikisht.
    Nëse nuk i hap rrugën qeverisë teknike, rrezikon të shpallet organizatë kriminale, ai dhe ministrat e tij dhe gjithë pjesa e administratës që kanë punuar për të zhvilluar korrupsion dhe për të legalizuar paratë në Amerikën Latine.
    Është jetike që në këtë kontekst PD duhet të dalë nga rrethi vicioz, të rishpikë veten dhe të kërkojë qeverinë teknike pa Edi Ramën kryeministër, dhe garantoj që në zgjedhjet e ardhshme, Rama ta shohë me teleskop pushtetin”, tha Hoxha.
    Lisandër Hoxha: Shikon çfarë bën Balluku, u prish rruga dhe pak javë më parë i kanë dhënë një qokë tjetër, vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, u del 30 mln euro kilometric, dhe Edi Rama tregon se është bërë palë në vjedhjet që ka bërë Balluku. Cfarë duhet më shumë që ai ta shkarkojë, përkundrazi ai bën avokaturën. Për mua Rama sot përfaqëson një qeveri të mbaruar politikisht. Nëse nuk i hap rrugën qeverisë teknike, rrezikon të shpallet organizatë kriminale, ai dhe ministrat e tij dhe gjithë pjesa e administratës që kanë punuar për të zhvilluar korrupsion dhe për të legalizuar paratë në Amerikën Latine. Ne me SHBA kemi partneritet strategjik, ne ruajmë kufijjtë me dollarin amerikan dhe në këtë aspect duhet të jemi mirënjohës
    Që ne të mos biem viktimë e lojës së Ramës, duhet të bëhemi puritanë. PD po e nis procesin. Kreu i PD e ka nisur, uroj të jetë i vërtetë. Ne duhet të jemi në dinamikën e duhur dhe gatishmërinë që vendi ka nevojë për këtë realitet. S’ka më politikë në Shqipëri, ka deklarata, PD konstaton dhe denoncon, këtu ka mbetur. A do japin këta llogari për paratë publike? Është jetike që në këtë kontekst PD duhet të dalë nga rrethi vicioz, të rishpikë veten dhe të kërkojë qeverinë teknike pa Edi Ramën kryeministër, dhe garantoj që në zgjedhjet e ardhshme, Rama ta shohë me teleskop pushtetin.

  • Kujtime, mesazhe apo paralajmërim? Postimi i Braçes që po bën bujë në PS: O ndryshojmë ne…

    Kujtime, mesazhe apo paralajmërim? Postimi i Braçes që po bën bujë në PS: O ndryshojmë ne…

    Deputeti socialist Erion Braçe është rikthyer 20 vite pas, në kohën kur sot kryeministri Edi Rama, u zgjodh për të drejtuar Partinë Socialiste.
    Në një postim në rrjete sociale, Braçe rikujton prapaskenat e zgjedhjes së Ramës nën drejtimin e PS-së, në një kohë kur sapo kishte pësuar disfatë në zgjedhje e ndërsa sot gëlon nga suksesi.
    Postimi i Erion Braçes:
    EDI RAMA U ZGJODH KRYETAR I PS NE TETOR 20 VITE ME PARE!
    (Nuk di se si Rrethi e ka harruar kete jubile, por e kam nje spjegim, ne fund ky).
    “KTHEHEMI TEK ANETARESIA SOCIALISTE,  PER T”U KTHYER NE QEVERISJE”; “PARTIA TE HAPET PER TU BALLAFAQUAR”;
    Pasi Musa Ulqini dhe Kismet Meta e pranuan ne Parti ne nje organizate ne Tirane, deshtimit ne nje gare per kryetar-i treti pas Fatos Nanos e Rexhep Meidanit, humbjes shokuese por te paralajmeruar ne zgjedhjet politike te 2005-ses-vecanerisht rikthimit qe rezultoi tragjik te Salih Berishes;
    EDI RAMA ISHTE I KTHJELLET NE PLATFORMEN E TIJ PER PS: NDRYSHOJME PER TE FITUAR!
    Me 26 GUSHT 2005, ne ZERI I POPULLIT, mbaroi java me shume perpjekje e perballe tyre dilema, te cilat duket se mbaruan kur i thashe: PS FITOHET, NUK DHUROHET, VENDOS!
    50.000 kopje me 26 dhe 30.000 kopje te tjera ne 27 GUSHT-gazeta me e shitur qysh prej arrestimit te Fatos Nanos, deshmuan se socialistet nen shok donin ndryshim te forte e te thelle dhe perpine PLATFORMEN E NDRYSHIMIT!
    Nje pakice-RRETHI qe krijohet gjithnje rrotull cdo kryetari dhe frenon ndryshimin, nje Platforme qe socialistet e perpine se ishin ata ne thelb, e relativizuan si mendim, e konkuruan me “emerim” e “vazhdim”.
    NUK I SHKUAN NE FUND! Nga 27 GUSHTI ne 8-9 TETOR ishte nje perpjekje e gjate per te care rrethin e per te fituar PS, ME VOTE; terheqja me revolte e Servet Pellumbit e me pas Gramoz Rucit ndaj nje votimi kunder ndryshimit, shkundi nje salle qe ne mengjesin e 9 TETORIT ishte e kthjellet e gati te zgjidhte per te ndryshuar PS!
    Nuk do ta harroj Tiranen ate nate; na kish ndeshkuar me vote vec tre muaj me pare, nderkohe vota e fundit e socialiste ne Kongres, solli plot nder tiranas para salles se OPERAs. Ne fakt ZERI i Gushtit na e kish dhene nje shenje per kete.
    Kete TETOR jemi 20 VITE me pas;
    EDI RAMA DREJTON PS PER 20 VITE RRESHT!
    Eshte me FITUESI ne historine e PSdhe historine e Shqiperise????????; ka fituar aq shume sa Shqiperia eshte shtyre fort drejt ndryshimit, zhvillimit e integrimit, jemi fare prane majes-endres se mbi 100 viteve-EVROPES SI SHTEPI EDHE E JONA!
    Kaq shume FITORE kane bere qe shumekush te harroj GABIMET, madje te sulmoj TE VERTETEN e REFLEKTIMIN mbi to, gabimet; ky eshte rreziku qe lexova, lexuam para 20 VITESH, atekohe me keq, ne humbje; FITORJA, FITORET jane avantazh i madh, te japin mundesi te ndryshosh fort, te cash vete rrethin e rradhes e ndryshosh edhe nje here, per te fituar! E shkuara e 20 viteve edhe pse rrethi i sotem NUK DI ASGJE NGA TETORI I 2005ses por ka te njejtat vese, eshte aty si MESIM-pasqyre ku gjithkush duhet te shohe veten cdo dite te ketyre kater viteve qe vijne e qe jane jetike per PARTINE SOCIALISTE; OSE NDRYSHOJME NE E FITON PS, OSE FITOJME NE E NUK ESHTE ME PS.

  • Paqe e pamundur në Gaza? Diplomati amerikan: Ka ide të papajtueshme, por faza e parë mund të shpëtojë jetë…

    Paqe e pamundur në Gaza? Diplomati amerikan: Ka ide të papajtueshme, por faza e parë mund të shpëtojë jetë…

    Në një moment vendimtar për fatin e konfliktit në Gaza, Corriere Della Sera ka zhvilluar një intervistë me diplomatin amerikan Rob Malley, një nga negociatorët më me përvojë në çështjet e Lindjes së Mesme, i cili ka shërbyer në administratat Clinton, Obama dhe Biden. Së bashku me ish-negociatorin palestinez Hussein Agha, ai ka shkruar librin “Tomorrow is Yesterday” (E nesërmja është dje).
    Duke komentuar përpjekjet aktuale për një armëpushim dhe planin e propozuar prej Donald Trump, Malley ofron një analizë të thelluar mbi vështirësitë dhe potencialet e procesit paqësor.
    Sipas tij, megjithëse në terren ekzistojnë interesa të papajtueshme midis Izraelit dhe Hamasit, faza e parë e marrëveshjes, ndalimi i dhunës dhe lirimi i pengjeve, mund të zbatohet dhe të shpëtojë jetë. Megjithatë, Malley paralajmëron se paqartësitë afatgjata dhe qasja e njëanshme e administratës Trump rrezikojnë të minojnë çdo përpjekje për një paqe të qëndrueshme.
    INTERVISTA ME ROB MALLEY
    I kemi bërë pyetje bazuar në përvojën e tij disavjeçare dhe njohjen nga afër të politikave izraelite, palestineze dhe amerikane, për të ditur nëse ai beson se armëpushimi në Gaza do të zgjasë.
    “Tashmë kemi parë shkelje. Është e qartë se edhe kur ka vetëm një shenjë të vogël që Hamasi nuk po e zbaton plotësisht marrëveshjen, madje edhe kur vetë amerikanët besojnë se nuk ka shkelje, Izraeli dëshiron ta përdorë këtë si mundësi për të riafirmuar forcën e tij.Nga ana e Hamasit ekziston një dëshirë e përditshme për t’u rikonfirmuar si autoritet në Gaza.Përplasja midis këtyre dy interesave, që janë të papajtueshme, është shqetësuese.Por deri tani duket se Shtetet e Bashkuara duan që armëpushimi të qëndrojë. Po dërgojnë zyrtarët më të lartë të qeverisë, përfshirë zëvendëspresidentin. Presidenti duket se po investon shumë.Prandaj ka arsye për të besuar se është e mundur. Por të flasim për siguri do të ishte ekzagjerim”
    Çfarë mendoni për planin me 20 pika të Trump për Gazën?
    “Do ta ndaja në dy pjesë: ndikimin e menjëhershëm dhe përmbajtjen afatgjatë.Qëllimi i menjëhershëm, dhe më i rëndësishmi, është të ndalet masakra në Gaza, të lirohen pengjet dhe të burgosurit, dhe të lejohet hyrja e ndihmave humanitare, për të cilat ka një nevojë dëshpëruese.Kjo është pjesa që kërkon vëmendje tani dhe është pjesa më realiste, në njëfarë mënyre.Nuk është ende e garantuar, por duket se ekziston një presion amerikan dhe ndërkombëtar që të paktën këto masa të zbatohen”.
    Çfarë ju shqetëson në afat të gjatë?
    “Pikësëpari, mungesa e sqarimeve për afatet dhe mënyrën e zbatimit, për shembull si do të vlerësohen dhe ndëshkohen shkeljet. Gjithçka që do të ndodhë më pas do të duhet të negociohet, dhe kjo krijon pasiguri, sepse ka elementë të fazave të mëvonshme që as Hamasi dhe as Izraeli nuk i duan.Kështu që e shoh situatën të ndarë në rrethe:
    –rrethi i parë: ndalimi i vrasjeve, lirimi i pengjeve dhe i të burgosurve, dhe hyrja e ndihmave;
    –rrethi i dytë: hapat për të arritur te një qeveri, një forcë stabilizimi dhe çarmatimi i Hamasit;
    –dhe rrethi i tretë: bisedimet për një zgjidhje të gjithanshme.
    Sa më shumë largohemi nga rrethi i parë, aq më pak besim kam për zbatimin. Por vlerësimi im është: të paktën ta arrijmë rrethin e parë, sepse mund të shpëtohen jetë”.
    Trump dhe negociatorët e tij nuk duan të flasin për zgjidhjen me dy shtete, për sovranitetin dhe vetëvendosjen palestineze. Ata thonë se duan të shmangin “etiketat e vjetra” dhe të fokusohen te pragmatizmi: “Pastaj emërtimet mund të vijnë më vonë”. A pajtoheni? Në librin tuaj, ju i kritikoni politikanët që për dekada flisnin për zgjidhjen me dy shtete, edhe kur ishte e parealizueshme, duke e përdorur si justifikim për të mos bërë asgjë.
    “Një gjë është të pranosh se metodat e së kaluarës nuk kanë funksionuar, dhe tjetër gjë është të zgjedhësh një rrugë të mirë alternative.Rezultatet e administratës së parë të Trump dhe gjashtë muajt e parë të mandatit të dytë nuk janë aspak inkurajuese.Në mandatin e parë ata e njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe Golanin si pjesë të Izraelit.Prezantuan një plan të hartuar nga Jared Kushner, që do të lejonte Izraelin të aneksonte pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor brenda gjashtë muajve të parë. Jo vetëm që i dhanë dorë të lirë Izraelit për ta vazhduar luftën në mënyrën më agresive të mundshme, por bënë deklarata për Bregun Perëndimor duke e quajtur Judea dhe Samaria.Prandaj, mund të jesh pak i kënaqur që po provojnë diçka ndryshe, por edhe shumë skeptik për metodat e reja të mundshme. Ata nuk po bëjnë atë që ne propozojmë në libër: që është të merren parasysh narrativat dhe aspiratat historike të të dyja palëve. Ka një tendencë në administratën Trump të dëgjohet vetëm njëra palë”.
    Intervistë për Corriere Della Sera

  • I dha njerëzimit një përshkrim të gjallë të botës së përtejme, kush ishte Dante Aligeri?

    I dha njerëzimit një përshkrim të gjallë të botës së përtejme, kush ishte Dante Aligeri?

    I lindur në Firence të Italisë në vitin 1265, Dante Aligeri, konsiderohet si një nga poetët më të rëndësishëm në histori. Kryevepra e tij, Komedia Hyjnore, është ende një ndër veprat me të studiuara në universitete dhe qarqe akademike. Por ja cilat janë disa nga detajet e kësaj vepre monumentale.

    “Komedia Hyjnore” e Dantes, është një poemë e gjatë narrative

    “Komedia Hyjnore” tregon udhëtimin e Dantes nëpër ferr, ku ai udhëhiqet nga poeti italian Virgjili, dhe një grua e quajtur Beatriçe, nëpër 9 rrathët koncentrikë të jetës së përtejme, që të gjitha të bazuara në mëkate të ndryshme.

    Rrethi i parë është Limbo (Të Harruarit), ku ndodhen ata që nuk mund të shkojnë në Parajsë thjesht sepse nuk janë pagëzuar, apo që kanë lindur përpara Jezu Krishtit. E gjithë poema ka gjithsej 14.233 rreshta, pra më e gjatë se Odisea (12.110 rreshta), por më e shkurtër se Iliada (15.693 rreshta).

    Për këtë poemë, Dante përdori në mënyrë të veçantë stilin “terza rima”, pra kur strofat ndahen në tre rreshta, ku rreshti i parë dhe i tretë mbarojnë me një rimë, ndërsa rreshti i dytë rimon me rreshtat e parë dhe të tretë të strofave pasuese.

    “Komedia Hyjnore” është e ndarë në 3 libra: Ferri, Purgatori dhe Parajsa

    Dante e shkroi këtë vepër nga viti 1308 deri në vitin 1321, kur edhe vdiq. Poema epike është e ndarë në tre pjesë (të quajtura kantikë), ku secila pjesë përmban 33 kanto, të cilat në thelb janë nënndarje. (Ndërkohë ka një kanto shtesë tek libri Ferri që shërben si hyrje, ndaj në total ka 100).

    Në këtë vepër Dante i futi Papët në Ferr

    Kur po shkruante librin “Ferri”, Dante e lejoi veten të luante rolin e Zotit, duke i ndëshkuar kundërshtarët e tij për trillimet ndaj tij, me një dënim të përjetshëm në Ferrin që krijoi në poemën e tij epike. Dy figura të famshme me të cilët ai u konfliktua ishin Papa Nikola III dhe Papa Bonifaci VIII, papati i të cilëve u karakterizua dhe përpjekja për të rritur pushtetin e Kishës Katolike.

    Tek “Ferri”, Dante ndeshet me Papa Nikolën në rrethin e tetë të Ferrit, i cili është caktuar për ata që kanë kryer mëkatin e blerjes apo shitjes së privilegjeve fetare. Në këtë rreth, mëkatarët varrosen me kokën e zhytur nën ujë. Dhe ndërsa Dante kalon aty, Nikola i zhytur në ujë e ngatërron atë me Papa Bonifacin.

    Pasi kupton se kë ka përballë, Nikola i thotë Dantes se Bonifaci do ta zëvendësojë atë në gropën e varrit sapo të vdesë (në atë botë, të mallkuarit mund të shohin të ardhmen). Bonifaci ishte pjesërisht përgjegjës për dëbimin e Dantes në jetën reale. Prandaj dëbimi në Ferr, edhe pse i trilluar, ishte pjesë e hakmarrjes së shkrimtarit.

    “Maska e vdekjes” së Dantes, e cila është ekspozuar në “Palazzo Vecchio” në Firence, ndoshta nuk është e vërtetë

    “Maska e vdekjes” e Dante Aligerit, që ndodhet aktualisht në “Palazzo Vecchio” të Firences, u bë e famshme vitet e fundit për faktin se ishte një nga elementët kryesore të komplotit në librin e shkrimtarit Den Braun “Inferno”, që është përshtatur edhe në një film.

    Por studimet e fundit sugjerojnë se maska ​​në fjalë nuk është origjinale. Ajo ka shumë të ngjarë të jetë gdhendur në vitin 1483 nga Pjetro dhe Tulio Lombardo, pra më shumë se 160 vjet pas vdekjes së Dantes.

    Dante konsiderohet si babai i gjuhës italiane

    Duke zgjedhur që t’i shkruante veprat e tij kryesisht në dialektin vendas, toskan, në vend të latinishtes, që ishte shumë më e zakonshme për kohën, Dante ndihmoi që ajo që sot e njohim si italishtja, të ishte e aftë të shprehej në artet e mëdha.

    Ndikimi i veprës së tij ishte aq i jashtëzakonshëm, saqë italishtja do të bëhej gjuha letrare më e spikatur në të gjithë Evropën Perëndimore për shekuj me radhë. Dhe për shkak të kësaj, Dante cilësohet shpesh si “babai i gjuhës italiane”. Sot ekzistojnë ende në mbarë botën “Shoqëritë Dante Aligeri”, që kanë si mision promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane.

    U internua dhe u dënua me vdekje në fillimin e shekullit XIV. Dënimi u anulua vetëm në vitin 2008

    Në vitin 1302, Dante ra viktimë e atyre që historianët i kanë cilësuar “akuza të sajuara” për përvetësim, kundërshtim ndaj Papës dhe autoriteteve fiorentine. Kur ai refuzoi të paraqitej në gjyq për t’u përgjigjur për krimet e tij dhe të paguante një gjobë, u vendos që nëse do të shkelte sërish në Firence, do të digjej i gjallë në turrën e druve.

    Rrjedhimisht, Dante i kaloi vitet e tij të mbetura duke bredhur sa andej-këtej, një mënyrë jetese që i dha atij frymëzimin për të shkruar “Komedinë Hyjnore”. Në vitin 2008, këshilli i qytetit të Firences votoi pro revokimit simbolik të dënimit me vdekje të Dantes, duke e rivendosur në vend nderin e tij.

    Bazuar tek vepra, artisti italian i Rilindjes, Sandro Botiçeli, pikturoi një hartë të Ferrit

    Ferri ka qenë subjekt i interpretimeve të panumërta artistike përgjatë shekujve. Por një nga më jetëgjatët dhe më me ndikimin erdhi nga piktura “Harta e Ferrit” të piktorit Sandro Botiçeli, bazuar në “Komedinë Hyjnore”, e cila ndodhet aktualisht në Bibliotekën e Vatikanit. Piktura e Botiçelit, është vetëm një pjesë e një dorëshkrimi më të madh me ilustrime, që ai krijoi bazuar tek poema, nga e cila kanë arritur deri në ditët tona vetëm 92 faqe.

    Nëntë rrathët e Ferrit të Dantes

    “Komedia Hyjnore” është ndoshta më e famshme për përshkrimet e saj të rrathëve të ndryshëm të Ferrit, ku secili përshkruan dënime të ndryshme që përputhen me mëkatet më të tmerrshme.

    Rrethi i Parë: Harresa

    Rrethi i dytë: Epshi

    Rrethi i tretë: Grykësia

    Rrethi i katërt: Lakmia

    Rrethi i pestë: Zemërimi

    Rrethi i gjashtë: Herezia

    Rrethi i shtatë: Dhuna

    Rrethi i tetë: Mashtrimi

    Rrethi i nëntë: Tradhëtia.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DANTE ALIGERI: NUK KA DHIMBJE MË TË MADHE SE KUJTIMI I KOHËVE TË LUMTURA NË MJERIM

  • Rrethi i mbyllur i dashurisë së plagës në poezinë e Armela Hysit

    Rrethi i mbyllur i dashurisë së plagës në poezinë e Armela Hysit

    Nga Timo MërkuriPoezia “rrethi cirkuit” e Armela Hysit vjen si një përplasje e mprehtë mes vetes dhe tjetrit, ku kufijtë mes “unë” dhe “ti” treten, bashkohen e prapë ndahen, e shfaqur kjo në një mënyrë që më së shumti i ngjan një pasqyre të dyzuar. Në këtë poezi, ‘unë’ dhe ‘ti’ nuk janë dy brigje të ndara nga një lumë; ato janë dy ujëra që takohen në të njëjtën shtratit të turbullt, duke humbur kufijtë derisa nuk dihet më se kush pi dhe kush mbytet. Është një poezi thellësisht moderniste, jo vetëm në formën fragmentare dhe simbolet që nuk shpjegohen plotësisht, por edhe në vetë ndërtimin psikologjik, aty ku rrëfimi nuk ka vijë narrative klasike, por është një puls i ndërprerë mendimesh dhe imazhesh. Këtu, modernizmi nuk është thjesht një kostum formal, por është një mënyrë e të menduarit që e shpërbën realitetin për ta rindërtuar në gjuhën e tensionit të brendshëm. Hysi ka arritur të “mendojë” poezinë në këtë nivel moderniteti.I- Në thelb, poezia është kërkim i përhershëm i identitetit, një qark i mbyllur ku dashuria, urrejtja, faji dhe dëshira elektrizohen, duke e mbajtur “unë-in” brenda një rrethi pa dalje.Risia e parë që hasim në këtë poezi është në shkrirjen e unë-tjetrit në një identitet të rrëshqitshëm, si lëngu. Në poezinë shqipe, përplasja e “unë” me “tjetrin” shpesh është shfaqur në trajta metaforike të dashurisë a mallit. Por këtu, Armela Hysi e zhvendos këtë marrëdhënie drejt një simbioze të dhunshme dhe të ndërlikuar. Risia qëndron në faktin se “ti” nuk është thjesht objekt dashurie, a kundërshtie, “ti” është një pasqyrim deformues i vetes. Kur thotë: “ti je po aq unë sa je gjithë ç’urren më tepër” ajo ngre një raport të çuditshëm ku afërsia është e baraslarguar me refuzimin. Është një bashkim i pashmangshëm, por edhe një helm i përhershëm, një frymë e re që e sjell marrëdhënien unë–tjetri nga lëmi i ndjenjave te terreni i psikikës dhe vetëshkatërrimit. Është një afërsi që ngroh dhe djeg në të njëjtën kohë, si një dritë që nuk vjen nga dielli, por nga një zjarr i brendshëm që s’di si të shuhet.Në poezi haset një risi jo e natyrshme; modernizimi poetik në gjuhën e figurave që nuk zbuten. Poezia nuk ndjek një linearitet narrativ, por rrjedh si valë goditjesh mendore, duke përdorur figura të forta dhe shpesh të ashpra. Kjo është një risi në poezinë shqipe, ku shpesh metafora shërben për zbukurim, ndërsa këtu ajo është mjet therës i shprehjes: “jam një me ty që të fitoj dhe të humb / në një poker klasik deliresh”Ky imazh modernist, “pokeri” shkrin kumtin e lojës së rrezikshme me veten dhe tjetrin në një metaforë urbane, të përditshme, që përçon nervozizëm dhe absurditet njëkohësisht. Nuk ka përpjekje për ta zbutur shijen e hidhur,  poezia e lë lexuesin me gjuhën e saj të mprehtë e të palëmuar. Këtu nuk luhet me letra, por me plagë të hapura mbi tryezë, ku çdo fitore është thjesht një humbje e re e maskuar.Në shumë poezi shqiptare, vetëreflektimi është një akt qetësimi ose rrëfimi intim. Tek Armela Hysi, ai merr trajtë rituali penal, një dënim i vetëvendosur: “sillesh me mua ekzaktësisht siç sillem unë me veten time/ në emër të dënimit të madh hyjnor”.Këtu nuk kemi vetëm introspeksion, por një lloj manuali të vetë-shkatërrimit, ku çdo faqe e pashkruar është një përvojë që ripërsërit plagën. Kjo krijon një hapësirë të re në poezinë shqipe, ku introspeksioni nuk është as terapik, as pajtues, por një qark i mbyllur ku ndjenja dhe vetëdija ushqejnë njëra-tjetrën në pafundësi. Këtë ndjesi e krijon një situatës rënduar psikologjike, prej të cilës mendon se s’ke shpëtim, mendim i cili të shpie ne mosreagim. Është një burg i çuditshëm, ku roja dhe i burgosuri flenë në të njëjtën qeli, madje në të njëjtin krevat, e në të njëjtin kurm dhe çelësi mbahet brenda, jo jashtë.Një element tjetër që e dallon këtë poezi është përdorimi i trupit si fushë beteje të mendimeve, dukuri që haset kryesisht te poetet e mëdha europiane. Nuk është erotikë për hir të bukurisë, por erotikë që shërben për të thelluar konfliktin shpirtëror: “pa gjuhën shijuese / në nofullat bluese që më shtyn drejt patosit tënd të çmendur”.Kjo është një gjuhë e re, ku sensualiteti përzihet me ashpërsinë, ku intimiteti nuk shëron, por e shtyn subjektin drejt një humbjeje më të thellë të vetvetes. Këtu trupi nuk është një kopsht ku lulëzojnë ndjenjat, por një terren me mina, ku çdo prekje mund të bëhet shpërthim.Poezia “rrethi cirkuit” shfaqet si një  qark i tensionit të pandërprerë, ajo nuk është një poezi që kërkon të pëlqehet – ajo kërkon të tronditë gjer në nivelin e një tërmeti shpirtëror lexuesin, thua se nëpërmjet këtij tërmetimi do t’i vijë ndihma dhe dhe shpëtimi. Risia e saj në poezinë shqipe qëndron në shkrirjen e “unë” me “tjetrin” në një marrëdhënie të lëngshme e të dhimbshme, në gjuhën pa filtra që ndërthur erotiken me dëshpërimin, dhe në strukturën moderniste ku mendimet rrjedhin si goditje të një qarku elektrik pa dalje. Siç thotë vetë poezia: “çdo molekulë e imja është e njëjtë me atë të lirisë dhe qiellit”Por kjo liri nuk është shpëtim, është një liri e mbyllur në vetvete, si rryma që qarkullon brenda një rrethi të mbyllur, duke e ushqyer dhe djegur njëkohësisht.II– Dialogu me dhimbjenNë thelb të poezisë “rrethi cirkuit” qëndron edhe një dimension më i thellë, një dialog me ATË që shkakton dhimbjet, qoftë kjo prani reale, kujtim apo një krijesë e ndërgjegjes. Është një marrëdhënie që nis me vetveten dhe përfundon në pasqyrën ku dhimbja diktohet dhe, në mënyrë të çuditshme, bashkë-shkruhet nga të dy palët. Në këtë lojë të dhimbjes bëhemi bashkë-fajtorë të torturës psikologjike, mendore apo edhe trupore. Dhe këtu lind dilema më e ndërlikuar: A do të më doja edhe mua?Por përgjigjja pengohet nga një forcë e errët, që nuk lejon dashurinë të jetë thjesht e lirë, sepse kemi mësuar ta kuptojmë dashurinë vetëm përmes sakrificave, përmes dhënies së vetes deri në dhimbje. Këtu dashuria është si një zog që ka mësuar të fluturojë vetëm brenda kafazit, duke e marrë hekurin për horizont. Ky dialog i brendshëm dhe i dhimbshëm thellon poezinë duke e kthyer marrëdhënien “unë–ti” në një rreth të mbyllur psikologjik, ku subjekti e pranon rolin e tij si bashkëautor i torturës, ndoshta si mënyra e vetme për të jetuar brenda dhimbjes. Në këtë aspekt, poezi të tilla që nuk shmangin errësirën e shpirtit, por e përballojnë atë me një sinqeritet të hidhur, nuk janë vetëm reflektim i një vuajtjeje personale, por edhe pjesë e një tradite më të gjerë në poezinë moderne europiane. Edhe gjuha që përdor, “Të më doja, është në vetën e pare, që në fakt nuk përdoret në shqip, por Hysi nuk e sjell si huazim, nga gjuhët që e përdorin, por si trajta e vetme për të pyetur.Kështu, poezi të cilat i japin trupit dhe vetëdijes një rol që shkon përtej estetikës dhe bëhen arenë e marrëdhënieve të ndërlikuara shpirtërore, gjejnë jehonë te disa nga zërat më të fuqishëm të poezisë bashkëkohore.III-Dashuria e plagësNë këtë udhë të errët të ndjenjës, shfaqet ajo që psikanaliza e njeh si sindroma e viktimës që bie në dashuri me xhelatin. Një lidhje e krijuar jo vetëm nga frika apo varësia, por edhe nga një nevojë e çuditshme për t’i dhënë kuptim dhimbjes, për ta veshur atë me petkun e dashurisë, që të mos duket krejt e pashpjegueshme. Kështu, dëmtuesi shndërrohet në pikë referimi, në boshtin rreth të cilit rrotullohet shpirti i plagosur, derisa dhimbja bëhet gjuhë e përbashkët dhe sakrifica forma e vetme e dashurisë së mundshme. Është dhimbje e madhe dhimbja e shpirtit, sidomos kur ta shkakton i dashuria që shndrohet në xhelat. Dhe kështu, në mënyrë të heshtur, dhimbja merr të drejtën e autorit mbi kujtimet tona, duke i nënshkruar me gjakun e saj.IV-Në mënyrën se si Armela Hysi e zhvendos marrëdhënien unë–tjetri në terrenin e psikikës, me një gjuhë të drejtpërdrejtë, shpesh të ashpër dhe pa filtra, ajo të kujton intensitetin emocional dhe çiltërsinë e dhimbshme të Sylvia Plath, ku brendia e njeriut është një fushë beteje me vetveten.Edhe prania e trupit si metaforë për mendimin dhe ndjenjën, e ngjashme me mënyrën se si Bachmann e përdorte sensualitetin për të çarë tabutë, e afron këtë poezi me një traditë ku trupi është hapësira ku ndërthuren dëshira, dhimbja dhe vetëdija. Nga ana tjetër, ndërtimi modernist, me fragmente që nuk synojnë linearitet, por kumte të goditura e të papritura, na kujton stilin e Paul Celan, sidomos në mënyrën se si figura poetike nuk shpjegohet plotësisht, por të lë të humbësh në atë. Në këtë mënyrë, Hysi nuk qëndron e mbyllur në një hapësirë thjesht shqiptare; ajo komunikon natyrshëm me një poezi europiane që ka guxuar të jetë intime, e errët, dhe njëkohësisht estetikisht e lirë.Unë nuk e di nëse ky komunikim “bëhet” nëpërmjet leximeve apo është shpërthim i talentit të saj poetik, bashkuar me psikologjinë, në kushte të caktuara jetese apo frymëzimi, por gjithsesi unë duhet të tërheq vëmendjen e lexuesit ndaj një talenti jo të vogël që vjen me emrin e saj. Sarandë, më korrik-gusht 2025 Armela Hysirrethi cirkuitti je po aq unësa je gjithë ç’urren më tepër.unë jamë po aq tisa ç’jamë dhe rrethi cirkuit i vdekjes.sa ç’jam premtim i shkruar mbibrymën e ngrirë agsholit.kristalet formojnë emrin timçdo molekulë e imja është e njëjtëme atë të lirisë dhe qiellitnga ku jam bërë shëmbëllim. shumë e hutuar për ta kuptuar jam një me gjithë ç’luftoj dhe gjithë ç’i fshihemjam një me ty që të fitoj dhe të humbnë një poker klasik delireshsipas tekave të thëllimit timdhe oreksit seksual të gjymtytës tënde gjinore.mendimi imjam mendimi im shtazarakpa digën e huajtur të grisë së veshurjam mendimi im që hesht dhe toksikonqelizat e miaa të poshtëruara. ti je unëpo aq sa unë s’dua të jem ti.sillesh me muaekzaktësisht siç sillem unë me veten timenë emër të dënimit të madh hyjnordhe flijimeve për mëritë që i mbaj vetesporosisë gjëmat që më sjell kaq papritshëmnë një manual të pashkruar që të dëftoj çdo ditëfaqe më faqe. dhe do të isha mësuarpër at’Zot do të isha mësuar të më dashurojapa neuronin përgjatë palcës së qullët të vetëdijesdhe pa sytë do të qe çdo gjë më e lehtëpa gjuhën shijuesenë nofullat bluese që më shtyn drejtpatosit tënd të çmendur. tetor 2010nga libri “Ujdhesës së përrallës tënde” (Armela Hysi 2013-Milosao)

  • DOSJET E UDB’ës FAMËKEQE PËR MËSUESIT SHQIPTARË NË KOSOVË (1945 – 1952)

    DOSJET E UDB’ës FAMËKEQE PËR MËSUESIT SHQIPTARË NË KOSOVË (1945 – 1952)

    Pashtriku.org, 18. 11. 2013 – Ndjekjet, keqtrajtimet, persekutimet dhe burgosjet e mësimdhënësve shqiptarë në vitet 1945 – 1952 (por edhe në periudhat e mëvonshme) nga shërbimi sekret jugosllavë (UBD), ishin dhe mbetën aktet me të tmerrshme të represionit të përditshëm, që përjetonin intelektualët shqiptarë në ato vite. UDB-a famëkeqe përmes bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës, kishte krijuar një dosje të veçantë, duke i vënë në syrin e përgjimit rreth 120 000 shqiptarë të shtresave të ndryshme. Ajo këtë veprimtari antishqiptare e kryente, në koordinim të plotë me strukturat më të larta partiake e shtetërore të regjimit komunist të Tito &Rankoviqit, dhe prandaj jo më kotë cilësohej si syri dhe veshi i këtij regjimi. Në vijim lexoni një listë të mësimdhënësve shqiptarë, të cilët UDB’a duke i përcjellur këmba-këmbës përmes informatorëve në teren, ka përpiluar dosje të veçanta për ta. Shumica nga mësuesit janë larguar nga procesi mësimorë, madje disa edhe kanë përfunduar nëpër burgje, ndërkaq një numër prej këtyre, për shkak të presioneve dhe shantazheve të shumta kanë pranur të jenë në shërbim të UDB-ës!!!

    * * *I. Rrethi i Dragashit (sot Sharrit )1. Fuat Ostrozubi2. Samet Bojaxhia3. Beqir Destani4. Emin Bajraktari5. Jusuf Haklaj6. Murat Dervishi7. Nijazi Ostrozubi8. Rexhep Hakiu9. Shtjefën Gjoka– Dosjet e mësimdhënësve të lartëshënuar i ka përgatitur kapiteni i UDB’së Milosav Bllagojeviq me bashkëpunëtorët e tij shqiptarë nga tereni.* * *II. Rrethi i Graçanicës-Prishtinë1. Bukurie Berisha2. Ramadan Hysen Jusufi3. Pask Staka4. Mehmet Shaban Kelmendi5. Ramadan Osmani6. Adil Hysen Dugolli7. Ali Ymeri8. Ali Turbetari9. Ali Hamdi Krasniqi10. Bajram Hajrulla Maliqi11. Ejup Sadiku12. Emin Xhemë Reçica13. Halit Bahtir Breznica14. Halil Berisha15. Hasan Bajram Ramadani16. Hysen Neziri17. Hajdar Jakupi18. Luigj Ndreca19. Mehmet Berisha20. Muharrem Gashi21. Mumin Jakupi22. Musli Berisha23. Myrvete Gjevori24. Nazmi Topliçani25. Qazim Hasani26. Rrahman Latifi27. Rashit Krasniqi28. Salih Kolgeci29. Shefqet Veliu30. Shefqet Pllana31. Shemsi Shaban Perani32. Shenasi Korenica33. Vesel Pagarusha34. Zekeria Hajrulla Rexha35. Zeqir Bajrami– Dosjet e mësimdhënësve të lartshënuar i kanë përgatitur operativistët e UDB’ës: Kareman Xhema, Remzi Latifi, Aleksandër Naranxhiqi dhe Cen Zherka!* * *III. Rrethi i Gjakovës1. Abdullah Nush Cekaj2. Besa Dula3. Halil Dervish Haxhaj4. Dritë Halim Spahija (vajza e Halim Spahiut)5. Jusuf Ibrahimi6. Sami Shaqir Ahma7. Serbeze Hysni Brovina8. Abdurrahman Hysni Koshi9. Ahmet Nimon Maxhuni10. Bajram Ahmet Nura11. Bardh Ukë Nitaj12. Beqir Kastrati13. Durmish Nuredin Rizvanolli14. Hikmet Qamil Kryeziu15. Latif Shyqri Osaj16. Marie Ndue Lumezi17. Mazllum Rrustem Morina18. Mazllum Shaban Vala19. Nesibe Jusuf Rizvanolli20. Ndue Pjetër Gjidoda21. Qamil Maloku22. Ramë Ademi23. Rexhep Dervish Hoxha24. Shefqet Emra25. Zef Matej Lumezi26. Xhahid Limani27. Xhavit Muhamet Maloku28. Xhavit Sylejman Spahija– Dosjet e këtyre mësimdhënësve i ka përgatitur më 14 shkurt 1952, i autorizuari i Drejtorisë së UDB-s në rrethinë të Gjakovës, Jovo Bajat, kapiten i klasit të parë.* * *IV. Rrethi i Gjilanit1. Ahmet Sadik Sllamniku2. Ali Bujiqi3. Ferid Berisha4. Halil Llozana5. Jonuz Hasani6. Tefik Jakupi7. Zymber Rrustemi9. Zymryte Tali10. Abdurrahman Hafuzi11. Alie Kadriu12. Enver Dukagjini13. Hysen Sherif Selimi14. Kurtesh Ahmeti15. Nevruz Nura16. Njazi Jetullah Fehmiu17. Qamil Binxhija18. Reshat Shaqiri– Dosjet për këta mësimdhënës i ka përgatitur më 14. VI. 1952, i autorizuari i UDB-së në Gjilan: Dragomir Vukoviqi, kapiten i klasit të parë.* * *V. Rrethi i Gurakocit – Istogut (sot Burimit)1. Jahja Bërdynaj2. Kamber Kadri Gjocaj3. Mejreme Ibrahim Nilaj4. Seladin Jahja Dacaj5. Shefqet Beqir Balaj6. Tahir Shaban Metaj7. Xhemë Sadri Blakaj8. Zhujë Ker Bardhaj9. Abdurrahim Sadri Gashi10. Ali Rexhep Bojaj11. Bardhec Sejdi Racaj12. Engjëll Fran Berisha13. Filip Sebë Krasniqi14. Jusuf Idriz Kastrati15. Kosovë Beqir Balaj16.Murat Bajram Fetahu17. Qazim Ymer Bicaj18. Rexhep Musli Podrimaj19. Rexhep Ismail Kabashi20. Riza Ibrahim Shatri21. Rexhë Ali Godanci22. Tafil Beqir Gashi23. Vesel Rxhë Fetahaj– Analizat dhe dosjet për këta mësimdhënës i ka përpiluar kapiteni i klasit të parë të UDB-së, Kërsto Kërstiq – me bashkëpunëtorët nga tereni.* * *VI. Rrethi i Kamenicës (sot Dardanës )1. Babush Tali2. Bajram Spahiu3. Hajdin Hasani4. Jahi Sylejmani5. Ilaz Jasharaj6. Mumin Sali Kastrati7. Murat Nezir Shkodra8. Adem Kastrati9. Ahmet Avdyl Avdimetaj10. Gani Gashi11. Faik Jakupi12. Hamit Hasani13. Ndue Nekaj14. Tahir AliçkuPërpilimin e dosjeve për këta mësimdhënës shqiptarë i ka bërë udbashi Mladen Angjelkoviq.* * *VII. Rrethi i Pejës1. Abdyl Mehmetaj2. Ferasete Belegu3. Frantisek Vaculi4. Hasan Bajram Ceka5. Jak Krasniqi6. Murat Morina7. Nazlije Katanolli8. Reshat Potërqi9. Ali Hadri10. Arif Bruçi11. Frrok M.Gojani12. Hamzë Begolli13. Halil Agusholli14. Ismail Berisha15. Jahja Sapunxhiu16. Kamber Pajaziti17. Mafyt Begolli18. Muharrem Adem Bicaj19. Muharrem Neziri20. Murteza Nura21. Qerim Shaban Kelmendi22. Rasim Nezir Muharremi23. Rexhep Meha24. Rexhep Zenun Lajçi25. Rrustem Halili26. Skënder Riza27. Syrja Xhaferi28. Shefqet Kelmendi29. Xhevat Shkreli– Dosjet për këta mësimdhënës i ka bërë Kapiteni i klasit të parë i UDB-së Vujo Vojvodiqi me bashkëpunëtorë të shumtë.* * *VIII. Rrethi i Podrimes – Rahovecit1. Abdullah Vesel Dërguti2. Ali Miftar Berisha3. Avni Lama4. Binak Aliçku5. Haki Rrahman Hazrollaj6. Mehdi Haraçiu7. Durak Tahir Mazrekaj8. Nasi Begolli9. Osman Asllan Gashi10. Qazim Shaban Bujupi11. Ramadan Bujup Kabashi12. Easim Bajram Bujupi13. Rrustem Sejdi Thaçi– Dosjet për këta mësimdhënës i ka përgatitur udbashi për rrethin e Podrimës, Enver Sh.Hoxha, me bashkëpunëtorë të shumtë nga tereni.* * *IX. Rrethhi i Podujevës – Llapit1. Fahri Islam Ajvazi2. Shaqir Rifat Hyseni3. Ilaz Smajl Neziri4. Zeqir Hoxha5. Ibrahim Mustafa6. Sadik Sabit Gjoni7. Shaban Shaqir Zhjeqi8. Rifat Ramë Haliti9. Ibrahim Demolli10. Rrustem Avdi Emini11. Ramadan Rama12. Vesel Gashi13. Rrahim Ramadani14. Islam Hamit Selimi15. Hasan Hamit Islami16. Bejtë Llapashtica17. Rifat Thaçi– Dosjet i ka përgatitur Kapiteni i UDB-ës Sveto Roganoviq – me bashkëpunëtorët nga tereni.* * *X. Rrethi i Prizrenit – Sharrit1. Abedin Mustafë Imami2. Ali Jonuz Rexha3. Arsim Ibrahim Fehmiu4. Hamzë Selim Kabashi5. Hysen Musë Shehzade6. Ilaz Shani Llausha7. Lina Simon Çupërjani8. Nebil Behlul dino9. Rasim Selim Rexhepi10. Selman Abaz Kabashi11. Tefik Hasan Zhuri12. Vesel Muharrem Guraziu13. Zenun Kadri Çolllaku14. Zef Pashk Bytyqi15. Xhafer Nerhila Xërxa16. Xhavit Ahmet Vërbnica17. Bejtullah Selim Emrullahu18. Fevzi Vesel Nojani19. Hasan Hakiu20. Hatixhe Rifat Misirli21. Myvedete Daut Kosova22. Qamil Ethem Krasniqi23. Syrie Murteza Shehdula24. Talat Jakup Paçarizi25. Veronika Shan Shahta– Dosjet për këta mësimdhënës i ka përpiluar majori i UDB së, Stanisllav Gërkoviqi me bashkëpunëtorët nga tereni.* * *XI. Rrethi i Sitnicës – Lipjanit1. Abdullah Halil Kongjeli2. Demir Salih Rexhepi3. Hamdi Rexhep Bislimi4. Yzeir Emrush Hysiqi5. Jusuf Salih Naziri6. Kadri Banush Hoxha7. Nezir Selim Kurteshi8. Refki Ruzhdi Bikliqi9. Shyqri Bajram Ademi10. Adem Bejtullah Blakçori11. Dalip Shaban Shabani12. Enver Selman Ademi13. Hysen Shaban Hyseni14. Hysen Mustafë Tmava15. Jakup Bajram Shabani16. Mehmet Ymer Reçica17. Mustafë Shaqir Baftiri18. Nazmi Abdullah Zymberi19. Nebehate Riza Hoxha20. Osman Metush Qorolli21. Qemail Selman Ademi22. Rexhep mUstafë Reçica23. Sabit Bajram Ahmeti24. Sadik Bali Bllaca25. Sylejman Ahmet Mehmeti26. Shemsi Sahit Bylkbashi27. Shyqri Maksut Reçica28. Xhevat Ruzhdi Aliu– Dosjet për këta mësimdhënës i ka hartuar kapiteni fuqiplotë i UDB’së, Zhivorad Boshkoviq.* * *XII. Rrethi i Suharekës1. Hazir Ibrahim Kuçi2. Musli Kadriu3. Rifat Kuçi4. Sheqer Halit Tafarshiku5. Shemsie Hasan Bllaca6. Bahtiar Sertollaj7. Eshref Beqir Berisha8. Feriz Ajet Bytyqi9. Hajrush Beqir Berisha10. Haki Hoxha11. Hirmete Hoxha12. Islam Ymer Berisha13. Refki Rexhep Telaku14. Shukri Thaçi15. Ukë Kabashi16. Xhafer Ahmet Kabashi– Dosjet për mësimdhënësit e mësipërm i ka përpiluar kapiteni i UDB-së në Suharekë, Milorad Lekiq dhe ia ka dërguar UDB’së krahinore në Prishtinë.* * *XIII. Rrethi i Vitisë1. Hamit Alidemaj2. Nuhi Shabani3. Ramiz Nuhi Ademi4. Rashid Alidemaj5. Sabri Azemi6. Sabri Nezir Vata7. Shukri Ukshin Hoxha8. Tahir Berisha9. Hysen Liman Meha10. Jetish VishiDosjet i ka përpiluar kapiteni famkeq i UDB-së Veselin Cvetkoviq me bashkëpunëtorët nga tereni.* * *XIV. Rrethi i Vushtrrisë1. Ferid Xhemë Mulaku2. Isak Ramiz Buçinca3. Ukë Ethem Plakolli4. Bedina Jusuf Korenica5. Beqir Adem Krasniqi6. Hylkije Venhari7. Hasan Zymer Çunaj8. Islam Shyqri Spahija9. Mehmet Dinë Docaj10. Shaban Mjekiqi11. Shyqri Ismail VenhariDosjet për këta mësimdhënës i ka përgatitur kapiteni i UDB-së, Milosav Bojoviq.* * *XV. Rrethi i Mitrovicës dhe qendrat Skënderaj e Ferizaja. Mitrovicë1. Ehat Prekazi2. Muhamet Fusha3. Taip Perjuci4. Shemsidin Hadrib. Skënderaj1. Mehdi Abazi2. Zenel Bala3. Muharrem Satora4. Ramadan Vrellaj5. Ahmet Krasniqic. Ferizaj1. Ali Mehmet Maloku2. Hanife Tahir Sylejmani3. Fatmir Ibrahim Feliu4. Nasibe Zhuri5. Kariman Safet Selimi6. Zylfije Karimani7. Viktorie Sopi8. Muharrem Haxhi Kasumi9. Murtez Sadik Braiqi10. Muharrem Jakup Rexhepi11. Qazim Murat Elezi( Burimi: AK, f. OKKM, k.135. inventari: nr. 10446, nr. 10447, nr.10448, nr.10450, nr. 10452, nr. 10454, nr. 10455, nr. 10457, nr. 10458, nr. 10459, – Lista e 18 rretheve të UDB-së krahinore, deri në vitin 1952)

    ( … )

  • “Një politikan nga rrethi juaj, kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në zyrën e tij, a ka arritur korrupsioni në zyrën tuaj?” Ja si i përgjigjet Rama revistës gjermane për Veliajn

    “Një politikan nga rrethi juaj, kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në zyrën e tij, a ka arritur korrupsioni në zyrën tuaj?” Ja si i përgjigjet Rama revistës gjermane për Veliajn

    Në intervistën e gjatë për revistën gjermane ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për arrestimin e Erion Veliajt.

    “Një politikan nga rrethi juaj, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, u arrestua në zyrën e tij disa muaj më parë – ndër të tjera, për ryshfet dhe pastrim parash. A ka arritur korrupsioni në qeverinë tuaj?”, e pyeti gazetari gjerman.
    “Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken gjithashtu sapo përfshihet korrupsioni. Pra, pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi në akuza ose dënime.
    Nga ana tjetër, unë besoj se një organizatë, një kompani ose një shumicë qeverisëse nuk gjykohet nga fakti nëse një ose disa nga anëtarët e saj dyshohen për korrupsion ose janë nën hetim për korrupsion, por nga mënyra se si reagojnë në raste të tilla.
    Për dekada, përgjigjja ishte të formohej një mburojë mbrojtëse dhe të ofrohej mbështetje politike në përputhje me rrethanat. Ne i kemi dhënë fund kësaj. Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur.”, tha Rama.

    Top Channel

  • Berisha: Punonjësit e shtetit iu mblodhën kartat qytetarëve! Kryeministër në 2029?-Është misioni im

    Berisha: Punonjësit e shtetit iu mblodhën kartat qytetarëve! Kryeministër në 2029?-Është misioni im

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e radhës me gazetarët, denoncoi edhe një herë tjetër farsën elektorale të 11 majit. Sot Berisha paraqiti një video tjetër ku pretendon se një punonjës poste në Barbullush mblidhte kartat e identitet disa të moshuarve.
    Kryedemokrati publikoi denoncimet e disa qytetarëve në Shkodër, të cilët shprehen se punonjësi i postës iu mblodhi kartat dhe nuk i la të votonte duke i kërcënuar me pensionin.
    “Këtu është dëshmia tronditëse se si narkobanditi, punonjësi i shtetit, shkon dhe mbledh kartat e identitetit të qytetarëve, me pretekstin se do i disbursojë pensionin dhe kartat ua mban, duke ditur bindjet e tyre politike, që ata të mos votojnë. Pra ky bandit, punonjës i shtetit, narkobandit, ky me urdhër të Edi Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve. Unë dua të përshëndes këtë çift të moshuar, por njerëz kurajozë, që e denoncuan haptas këtë akt të përsëritur me mijëra e mijëra raste. Ju, është bërë tashmë e njohur, se një nga detyrat kryesore të punonjësve, është mbledhja e kartave të identitetit, gjer në 20 të tilla, në mënyrë që narkoqeveria të blejë të drejtën e votës ose t’i përdorë ato me emra të tjerë. Kjo është histori tjetër. Le të ndjekim rrëfimin e tyre, një aktakuzë e rëndë, e cila rrëzon të gjithë propagandën e pseudointelektualëve, intelektualëve të llumit, që çdo ditë përpiqen duke trilluar dhe mashtruar, herë si analistë e herë si banalistë, të mbrojnë veprën kriminale të Edi Ramës, të mbrojnë farsën elektorale që iu imponoi popullit shqiptar ky narkodiktator”,-tha Berisha.
    Rasti i denoncuar:
    Denoncuesi: Kush jeni, si e keni emrin?Qytetari: Lodovik …Denoncuesi: Lodovik kush …Qytetari: Lodovik Rrethi.Denoncuesi: A doni me votu nesër…Lodovik Rrethi: Po ishalla…Denoncuesi: A keni kartë?Lodovik Rrethi: Jo. E kam kartën por na e ka marrë ai mjeshtri…Denoncuesi: Si e ka emrin …Lodovik Rrethi: Besmiri … te posta.Gentian Ndoj: Kartën tënde kush e ka marrë?Lodovik Rrethi: Besmiri.Gentian Ndoj: Besmiri … Pse nuk ta kthen kartën Besmiri…Lodovik Rrethi: Nuk di gjë, puna e tij. Ai nuk i hedh lekët ai…Gentian Ndoj: A të duhet karta ty…Lodovik Rrethi: Më duhet nesër, kismet …Gentian Ndoj: Pse të duhet karta…Lodovik Rrethi: Me votu.Gentian Ndoj: Sa kohë ka që ta ka marrë kartën?Lodovik Rrethi: Ka 1 javë.
    Qytetarja: Marie Rrethi.Denoncuesi: Sa vjeç je?Marie Rrethi: 78.Denoncuesi: Pensionin a e ke marrëMarie Rrethi: Jo.Denoncuesi: A don me votu nesër?Marie Rrethi: Po nesër, për Zotin do të mi bin se s’bën more, s’ka ka ja man. Unë atë ja du.Denoncuesi: Ç’ka?Marie Rrethi: Kartat i du në shtëpi.Denoncuesi: Kush ua ka marrë kartat …Marie Rrethi: Ky Besi na i ka marrë.Denoncuesi: Ku punon ai.Marie Rrethi: Don lek.Denoncuesi: Çfarë lekësh?Marie Rrethi: Lekët e pensionit…Denoncuesi: Tash sa kohë ua ka marrë kartat.Marie Rrethi: Ka tash 1 javë, tash ni javë po them unë se, kartat janë marrë ma tepër.Denoncuesi: Pra, ai ua ka marrë kartat dhe nuk ua kthen.Marie Rrethi: Nuk i kthen, për s’gjallë nuk i kthen.Denoncuesi: A keni shku me ja kërku kartat?Marie Rrethi: Ka shku Liku, i kam thënë Likut, çfarë është mor kështu, thotë. Duhet me ja çu Luisit, Luis Lazrit, për me i pru te shpia.Denoncuesi: E çfarë i ka thënë ai për kartat.Marie Rrethi: I ka thënë du me ja çu asaj. Mi jep mor mu, i ka thanë kartat. Jo jo i ka thënë, do ja çoj atje, se do i çoj dhe lekët. As ka pru lekë, as ka pru karta.Denoncuesi: Pra, ju s’keni kartë?Marie Rrethi: Jo në shtëpi. Jo, jo atje i ka, ai vetë i ka marrë. Hala vaki s’më ka bë kështu.
    Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës nëse do të kandidonte për kryeministër edhe në vitin 2029, Berisha tha se qëllimi i tij është që “shqiptarët të votojnë të lirë dhe me votën e tyre të zgjedhin të lirë kryeministrin e ardhshëm”.
    “E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm. Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”-u shpreh Berisha.

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha denoncon me video, raste ku pretendon farsën elektorale. Në 9 qershor kreu i PD ndau imazhe, ku shihet një grua e filmuar në Babrru, në Tiranë, duke shpërndarë para për blerje votash. Sipas kryedemokratit, personat në video janë të identifikuar plotësisht dhe janë eksponentë të Partisë Socialiste, por që nuk ka nisur asnjë hetim për ta. Në një tjetër rast vetëm një ditë më parë (10 qershor), Berisha ndau video nga një fshat i Elbasanit (që nuk e ka përmendur me emër), ku pretendon se qendra e votimit është në një kafene. Sipas kryedemokratit, fletët e votimit merreshin dhe nxirreshin jashtë Qendrës së Votimit dhe pasoheshin tek votuesit e tjerë duke garantuar votën për Partinë Socialiste./ZËRI