Tag: rreth

  • Po përballeni me rënie të menjëherëshme të flokëve? Zbulojeni se çfarë e shkakton

    Po përballeni me rënie të menjëherëshme të flokëve? Zbulojeni se çfarë e shkakton

    Shëndeti i mirë i organizmit pa dyshim që reflektohet edhe në pamjen e jashtme të tij. Këtu futen sigurisht flokët e shëndetshëm apo lëkura e mirë dhe e pastër.
    Në ndarjen e vështirë midis flokëve dhe lëkurës së shëndetshme, në artikullin e sotëm nga AgroWeb.org do të flasim për një problem të flokëve që prek shumë persona.
    Rënia e flokëve prek thuajse 85% të burrave pas të 50-tave dhe është kthyer në një problem të vazhdueshëm.
    Në të gjithë botën numërohen rreth 35 milionë burra dhe 21 milionë gra të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e këtij lloji.
    Gjithsesi problemi i vërtetë është faktori kryesor që e ka kthyer rënien e flokëve në një shqetësim global.
    Çfarë e shkakton rënien e flokëve
    Sipas mjekëve shumë nga shkaqet janë ende të paqarta, duke filluar që nga gjenetika, kujdesi i keq, trajtimi me produkte të forta apo medikamente.
    Gjithashtu ka dhe një sërë sëmundjesh që mund të shkaktojnë si efekte anësore humbje të vazhdueshme e të menjëhershme të flokëve.
    Megjithëse për përhapjen masive të këtij problemi mund të ketë një arsye specifike sipas ekspertëve.
    Të dhënat për një faktor të ri ndikues, u prezantuan në Kongresin e 28-të të Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë.

    Sipas të dhënave të publikuara çdo grimcë pluhuri, nafte apo benzine që lëshohet në ajër dhe futet në organizëm përveç shumë sëmundjesh të rrezikshme, shkaktojnë edhe humbjen e flokëve.
    Ajri i ndotur, kryesisht nga nënprodhime industriale të fabrikave apo makinave, pasi futet në trup në vetëm 24 orë ul ndjeshëm nivelin e proteinës tek flokët.
    Kështu rrënja bëhet më e dobët e delikate dhe flokët fillojnë të bien në mënyrë të papritur.
    Konkretisht për rritjen e mirë dhe të shëndetshme të flokëve janë përgjegjëse proteinat ciklin D1, ciklin E dhe CDK2.
    Të cilat sa herë që ekspozohen ndaj ajrit të ndotur ulin sasinë e tyre të prodhimit.
    Efektet e ajrit të ndotur në shëndet
    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 4.2 milion njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.
    Nivelet e larta të pluhurit apo kimikateve që makinat dhe fabrikat lëshojnë çdo ditë, bëhen shumë lehtë shkaktare të zhvillimit të sëmundjeve vdekjeprurëse.
    Rreth 90% e popullsisë së globit sipas OBSH jeton çdo ditë në zona me ajër dhe natyrë të ndotur.
    Ndaj problemi i flokëve dhe jo vetëm është shumë shqetësues dhe aktual.

  • “Bregdet i mbushur me surpriza përrallore”, “The Times” artikull për jugun e Shqipërisë: Një peizazh që mahniti dhe Lord Bajronin

    “Bregdet i mbushur me surpriza përrallore”, “The Times” artikull për jugun e Shqipërisë: Një peizazh që mahniti dhe Lord Bajronin

    “Mos e quani Shqipërinë ‘Greqia e re’ apo ‘Maldivet e lira’. Vija e saj bregdetare është plot me surpriza dhe shtigjet e barinjve me pamje përrallore janë pikërisht në zemër të saj”, kështu e nis artikullin e saj “The Times” për jugun e Shqipërisë.
    Gazetarja Marianna Hunt, pas vizitës së saj bregdetin shqiptar, ka treguar në një shkrim për prestigjiozen britanike aventurën që ka kaluar nga Llogaraja e duke ndjekur të gjithë bregdetin e Jonit.
    “Kalova nëpër të njëjtat pyje të dendur me pisha dhe bredha si Jul Cezari në vitin 48 para erës sonë, gjysmë e nervozuar, gjysmë e emocionuar nga mendimi për t’u përplasur me macet e egra, ujqërit dhe derrat e egër europianë që jetojnë mes pemëve të Parkut Kombëtar të Llogarasë në Shqipëri.
    Papritur ne, partneri im dhe unë, dolëm në një këndvështrim dhe admiruam malet përreth, të rrudhura nga luginat e veshura me pisha dhe ujërat bruz të detit Jon që shtriheshin drejt thembrës së Italisë. Ishim në mes të një prej ecjeve tona, të organizuara nga operatori turistik Walks Worldwide dhe kjo pamje justifikonte të gjitha arsyet tona për prenotim”, shkruan ajo.
    Ajo më pas vijon me plazhet e Ksamilit, e cila mendon se nuk duhen quajtur si “Maldivet e Europës”, pasi ka shumë më tepër sesa vetëm diell dhe rërë, duke përfshirë natyrën e paprishur dhe trashëgimitë historike magjepsëse të 50 viteve pas perdes së hekurt. Ajo vazhdon në shkrimin e saj duke folur dhe për çmimet, që sipas saj janë sa dy e treta e atyre në Greqi.
    “Pika përfundimtare e shitjes ishte çmimi. Sipas Walks Worldwide, kostot e përgjithshme për një pushim në Shqipëri janë rreth dy të tretat e çmimit të diçkaje të krahasueshme në Greqi. Në restorante, ju mund të paguani rreth gjysmën e asaj që do të paguanit në Korfuz, që është vetëm 30 minuta me traget nga Shqipëria.

    Në vend të kësaj, ne fluturuam për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë dhe shijuam tre ose më shumë orë me makinë deri në bregdet, peizazhi që fluturonte me kuriozitet midis qyteteve gri të stilit sovjetik dhe pamjeve të mëdha të detit”, thotë ajo.
    Më pas Hunt përshkruan eksperiencën e saj në rrugët e Himarës dhe aventurës së saj në rrugët pyjore të vendit.
    “Rruga ishte gjithashtu një kombinim i bukur i ecjes në pyjet e lashta me pisha dhe shëtitjeve përgjatë plazheve rreth Himarës, një qytet i njohur bregdetar. Në shëtitjen tonë të parë shkuam në fshatin me kalldrëm të Kudhes për të ndjekur shtigjet e barinjve të vjetër. Këto na çuan nëpër ullishtat dhe livadhet e Sherebelës ku aroma e kamomilit dhe barishteve ndihet sikur po thithim infuzione çaji bimor. Të vetmet krijesa të gjalla që kaluan rrugën tonë ishin dhitë dado dhe kecat e tyre”, shkruan Hunt.
    “Ne gjithashtu u drejtuam në Parkun Kombëtar të Llogarasë, një sërë malesh dhe livadhesh alpine me pamje nga Riviera. Këto pyje të dendura dikur siguruan strehë për Jul Cezarin dhe ushtrinë e tij ndërsa ai luftonte me rivalin e tij të madh Pompeut. Një peizazh kaq i thyer aq afër plazheve ndihej shumë ndryshe nga ajo që kisha përjetuar në pjesë të tjera të Mesdheut. Është një peizazh që mahniti edhe romantikët si Lord Bajroni, i cili u entuziazmua me Shqipërinë në poemën e tij epike Childe Harold’s Pilgrimage”, shprehet Hunt.
    Gjatë shkrimit të saj, Hunt tregon dhe për aventurat e saj gjatë këtij udhëtimi, ku tregon për ngjarjet historike që ka mësuar rreth Shqipërisë dhe për netët e kaluara, nga e cila ka ngelur tepër e mahnitur.

  • EMRI+VIDEO – Aksident tragjik në Berdicë të Shkodrës, humb jetën 25- vjeçari që lëvizte me motor…

    EMRI+VIDEO – Aksident tragjik në Berdicë të Shkodrës, humb jetën 25- vjeçari që lëvizte me motor…

    Një shtetas 25- vjeçar, i identifikuiar si Xhavahir Maksuti, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi u përfshi në një aksident në aksin Shkodër- Velipojë këtë paradite. Bëhet me dije se i riu, në drejtim të një motori, është përplasur në Berdicë me një automjet të drejtuar nga një 61- vjeçar nga Dajçi.
    
    Njoftimi i Policisë
    Informacion paraprak/Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, automjeti me drejtues shtetasin Rr. Gj., rreth 61 vjeç, banues në fshatin Dajç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. M., rreth 25 vjeç, banues në Shkodër.
    Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Rr. Gj. dhe Xh. M., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

    Continue Reading

  • Cilat ushqime përmbajnë më shumë kalium se suplementet?

    Cilat ushqime përmbajnë më shumë kalium se suplementet?

    Kaliumi është thelbësor jo vetëm për rregullimin e presionit të gjakut, por edhe për funksionimin e duhur të sistemit tonë nervor.
    Edhe nëse jeni duke kërkuar për ushqime të pasura me kalcium, hekur, vitaminë C dhe acide yndyrore omega-3, kaliumi është po aq i rëndësishëm.

    Kaliumi është një elektrolit dhe ndihmon në arritjen e ekuilibrit të ujit të trupit tonë, ndërkohë që lufton lodhjen dhe ënjtjet.
    Marrja e rekomanduar ditore për të rriturit është rreth 2,500 deri në 3,400 mg, por kjo mund të ndryshojë në varësi të moshës, gjinisë dhe niveleve të aktivitetit fizik.
    Ku e gjejmë?
    – Bananet: Ndoshta burimi më i famshëm, një banane e mesme siguron rreth 400-450 mg.
    – Patatet e ëmbla: Një patate e ëmbël e mesme ofron rreth 500-600 mg.
    – Spinaqi: Zarzavatet me gjethe të errëta si spinaqi janë burime të shkëlqyera, me rreth 800-900 mg për filxhan spinaq të gatuar.
    – Avokado: Një avokado e mesme përmban rreth 900 mg.
    – Portokallet: Agrumet si portokallet japin rreth 250-300 mg.
    – Fasulet dhe bishtajore: Fasulet, fasulet e zeza dhe thjerrëzat janë të gjitha të pasura me kalium, duke ofruar midis 400-600 mg për filxhan kur gatuhen.
    – Patatet: Një patate e pjekur e mesme përmban rreth 900 mg.
    – Domatet: Domatet dhe produktet me bazë domatesh, si salca e domates, janë burime të mira, duke siguruar rreth 300-400 mg.
    Simptoma të tilla si dobësia, lodhja, rrahjet e parregullta të zemrës, aritmia, kapsllëku, nervozizmi, ënjtja e kyçit të këmbës (mbajtja e lëngjeve) dhe vështirësia në thithjen e proteinave dhe mineraleve mund të tregojnë mungesë. Dehidratimi, diarreja, djersitja e tepërt dhe abuzimi me laksativët janë shkaqet më të zakonshme të niveleve të ulëta të kaliumit.

  • Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e Pireut, vinte nga Ekuadori

    Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e Pireut, vinte nga Ekuadori

    Autoritetet e Doganës dhe Policisë greke kanë kapur dy ngarkesa kokaine në portin e Pireut në Athinë.
    Mediat greke raportojnë se droga ësht zbuluar pas kontrollit të ushtruar në kontejnerët me ngarkesa të deklaruar me produkte industriale dhe ekzotike, të cilat vinin nga Ekuadori. Kokaina është konstatuar nga kontrolli me pajisje me rreze X (skanerit), por edhe dy qenve antidrogë, Max dhe Kybber.

    “Konkretisht, gjatë kontrolleve në doganën e 3-të të Pireut, me një mjet vetëlëvizës me rreze X, në njësitë ftohëse të kontejnerëve u zbulua një lëndë organike e dyshimtë. Në rastin e parë, pas indikacionit pozitiv nga qentë zbulues Max dhe Kyberr, pasoi një kontroll fizik”, – raportojnë mediat greke.
    Në kontrollin e parë janë gjetur 67 pako kokainë, me peshë bruto 78 kilogramë. Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 3.51 milionë euro.
    Në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik nga inspektorët e doganave dhe policisë helene, janë sekuestruar 47 pako kokainë, me peshë bruto 53 kilogramë dhe vlera e tyre llogaritet rreth 2.39 milionë euro.
    Pesha totale bruto e kokainës arrin në 131 kilogramë dhe vlera e saj është 5.9 milionë euro. Hetimi është ende aktiv dhe nuk ka informacione për organizatat kriminale që po e prisnin apo destinacionet e saj.
    Ndryshe nga herët e tjera, pakot e mbështjella me natriban nuk kanë pasur sipër tyre logo apo stampa të shënuara apo që personifikonin kode për pritësit e mallit.

  • Shkencëtarët zbulojnë ‘qytetin gjigant’ nën piramidën e Egjiptit

    Shkencëtarët zbulojnë ‘qytetin gjigant’ nën piramidën e Egjiptit

    Studiues italianë e ndërkombëtare kanë dhënë dje detaje të një qyteti gjigant me struktura misterioze më shumë se 1000 metra nën piramidat e Egjiptit, duke hedhur dritë mbi motivin dhe historinë e tyre të vërtetë.
    Studiuesit thonë se kanë zbuluar kollona gjigante vertikale me shkallë në formë spiraleje nën piramidë e Kafre, si dhe një platformë të gurtë poshtë saj, me dhoma e kanale ndërlidhëse në formë gazsjellësi.
    Në konferencën e djeshme për shtyp studiuesit shtonin se një sistem ujor është identifikuar gjithashtu poshtë platformës, rreth 700 metra nën piramidën Kafre, një nga tre kryesoret në Egjipt, me kalime të tjera që vijonin akoma më thellë brenda tokës.
    Zbulimet hedhin poshtë teorinë e deritanishme se piramidat janë vendvarrime të faraonëve dhe duket se anojnë nga teoritë e refuzuara më herët, që thonë se ato janë qendra energjie me një teknologji të avancuar të lashtësisë që duket është humbur nga raca njerëzore sot.
    Megjithë mohimet e ekspertëve duke i quajtur zbulimet “të rreme” e të “ekzagjeruara”, grupi italian beson se ka një botë të tërë strukturash të fshehura rreth 700 metra nën sistemin ujor të piramidës.
    “Kur ne të zmadhojnë imazhet e skanimeve valore do të zbulojmë atë që përshkruhet si një qytet i vërtetë nëntokësor”, tha Corrado Malanga studiues i vjetër i Universitetit të Pizes.
    Studimet në Piramidën e Khafre mund të zbulojnë sekrete të lashta si ato për Sallën e të Dhënave, e cila përmendet shpesh në folklorin egjiptian, si dhoma e fshehur poshtë Piramidës së Keopsit apo Sfinksit, ku gjendet dijet e humbura të civilizimeve të lashta mbi energjinë e pafundme, levitacionin, telepatinë.
    Profesor Lawrence Conyers, ekspert radarësh në University of Denver me fokus në arkeologjinë, tha për DailyMail.com se teknologjia aktuale e skanimeve nuk mund të depërtojë aq thellë.
    Por puna e studiuesve Malanga, Filippo Biondi e egjiptologut Armando Mei mbi piramidën e Kafre, një nga tre piramidat në Giza është cituar edhe më herët në Itali.
    Piramidat besohet se janë ndërtuar rreth 4,500 vjet më parë në bregun perëndimor të lumit Nil.
    “Ne bëmë llogaritjet dhe piramida Kafre rezultoi shumë e rëndë, prandaj për të qëndruar në vend ajo ka nevojë për themele të forta pasi ndryshe do të fundoset në tokë”, tha Malanga duke shtuar se strukturat cilindrike mund të jenë pika hyrjeje të sistemit nëntokësor.
    Grupi tregonte imazhet e krijuara nga skanimet valore në piramidën e Khafre ku shiheshin struktura komplekse dhe vibracione të veçanta, çka ata besojnë se është një qytet nëntokësor, shkruan Daily Mail
    “Ekzistenca e dhomave nëntokësore të mëdha sa vetë piramida ka lidhej të fortë me legjendën e Sallave të Amenti,” tha Ciccolo, duke shtuar se pranë bazës së piramidës vëreheshin anomali termale, që do të thotë se sistemi prodhon vetë energjinë e tij me teknologji të panjohura.
    Piramidat besohet se janë ndërtuar rreth 4,500 vjet më parë në bregun perëndimor të lumit Nil.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Parisi ndalon automjetet nga dhjetra rrugë pas ‘referendumit ekologjik’ me pjesëmarrje 4%

    Parisi ndalon automjetet nga dhjetra rrugë pas ‘referendumit ekologjik’ me pjesëmarrje 4%

    Zyrtarët në Paris thanë se do të shtojnë në mënyrë drastike numrin e rrugëve pa makina, pas një referendumi të mbajtur mbi propozimin, edhe pse pjesëmarrja në votë ishte rreth 4% e banorëve.
    Nuk është e qartë sesi është pranuar ‘i ligjshëm’ rezultati qesharak i votës, por politika është e ngjashme me disa nisma ‘ekologjike’ që BE po i kërkon vendeve të tjera anëtare dhe atyre kandidate si Shqipëria, për arsye gjithashtu të paqarta.
    Politikat e bllokimit të rrugëve në qendrat urbane janë shoqëruar gjithashtu me shtimin e gjobave arbitrare ndaj automjeteve dhe dekurajimin e përdorimit të tyre.
    Mes 4 përqind të pjesëmarrësve totalë në referendum, 66 përqind raportohet se kishin votuar pro ndalimeve, dhe kjo i mjafton qeverisë për të bllokuar edhe më shumë trafikun e ngjeshur të qendrave urbane.
    1.391 000 votues të regjistruar, vetëm 56,500 njerëz kishin votuar në referendumin që pranonte edhe 16 vjeçarë.
    Rrjeti vendas Le Monde, tha se masa ishte mbështetur nga zonat qendrore ‘Arrondissment 14’ dhe ‘Arrondissment 17’ dhe mund të përfshijë mbylljen e rreth 500 rrugëve të kryeqytetit.
    Që prej ardhjes në pushtet të kryebashkiakes Anne Hidalgo në 2020, Parisi ka mbyllur rreth 300 rrugë e zona për makinat.
    Partitë opozitare e quanin masën shkelje të të drejtave të qytetarëve ndërsa referendumin ‘ilegal’.
    Centristi Pierre-Yves Bournazel tha se referendumi ishte një “lojë e paramenduar e zyrtarëve në pushtet”.
    “Kur punon kundër interesit të parizienëve dhe të ardhmes së kryeqytetit, ky do të jetë interesi i treguar te vota”, tha Bournazel.
    Ndërsa shoqata e rreth 40 milionë shoferëve në Francë tha se Parisi ishte i mbushur tashmë me zona “të gjelbra” ndalimi ose ngadalësimi automjetesh, dhe nuk ka kuptim të reduktohet akoma rrjeti i rrugëve të tij, shkruan rrjeti belg Brusselsignal.
    Philippe Nozière, president i shoqatës “40 milionë shoferë” tha: “Ne po dëshmojmë një konfiskim proresiv të hapësirave urbane, që nën maskën e ekologjisë kërkon të heqë të drejtën e drejtimit të automjetit, edhe kur me këtë njerëzit fitojnë bukën e gojës”.
    Nën kryebashkiaken socialiste Mayor Anne Hidalgo, Parisi ka trefishuar gjobat për mjetet fuoristradë në një referendum të 2024 me pjesëmarrje prej 5.68 përqind.
    Nuk është e qartë sesi është pranuar ‘i ligjshëm’ rezultati qesharak i votës, por politika është e ngjashme me disa nisma ‘ekologjike’ që BE po i kërkon vendeve të tjera anëtare dhe atyre kandidate si Shqipëria

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Studimi i fundit: Herpesi mund të dëmtojë trurin dhe të rrisë rrezikun e demencës!

    Studimi i fundit: Herpesi mund të dëmtojë trurin dhe të rrisë rrezikun e demencës!

    Një studim i fundit nga Universiteti i Illinois në Çikago paralajmëron se virusi herpes simplex tip 1 (HSV-1), i cili prek rreth dy të tretat e popullsisë botërore, mund të çojë në dëmtime serioze të trurit dhe potencialisht në demencë.
    HSV-1 është më i njohur për shkaktimin e plagëve të dhimbshme rreth gojës, por studiuesit kanë zbuluar se mund të infektojë edhe hundën dhe të arrijë më shpejt në tru, duke shkaktuar inflamacion të rrezikshëm.
    Sipas studimit, një proteinë e quajtur heparanase përkeqëson efektet e virusit, duke shkaktuar inflamacion në tru dhe probleme të kujtesës, ankthit dhe lëvizjes. Eksperimentet me minjtë treguan se ata që ishin të infektuar përmes hundës dhe kishin nivele të larta të kësaj proteine shfaqnin çrregullime serioze neurologjike, ndërsa ata pa këtë proteinë kishin më pak probleme.
    Dr. Deepak Shukla, autor kryesor i studimit, theksoi rëndësinë e kësaj zbulimi: “Pasojat neurologjike të këtij virusi janë më të rënda nga sa mendohej më parë.”
    Ndërsa bashkëautori Chandrashekhar Patil shtoi: “HSV-1 është një infeksion i përjetshëm që mund të riaktivizohet gjatë gjithë jetës, ndaj ndërgjegjësimi për këtë rrezik është shumë i rëndësishëm për popullsinë e madhe që e mbart këtë virus.”
    Megjithatë, studiuesit theksojnë se ky komplikacion është i rrallë dhe kërkimet e mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar më mirë ndikimin e virusit në tru.

  • Çfarë Duhet të Dini për Mbjelljet nga Fara

    Çfarë Duhet të Dini për Mbjelljet nga Fara

    Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Përpara se të mbillni farat, kushtojini pak kohë optimizimit të kushteve të mbirjes.
    Farat duhet të nxiten që të mbijnë. Disa mund të kërkojnë edhe trajtim paraprak me ngrohje, ftohje ose ujë. Disa të tjera mbijnë në errësirë dhe jo në dritë.

    Koha e mbjelljes mund të ndryshojë sipas bimës. Disa fara mbijnë më shpejt në verë e disa të tjera në pranverë.
    Ajo që duam të themi është se ia vlen që të mësoni rreth kërkesave të bimës suaj.
    Në këtë blog do t’ju japim një sërë rekomandimesh që do të bëjnë të mundur mbirjen e suksesshme nga farat.
    Këshilla përgatitjeje

    Përdorni fara me cilësi të mirë: jo më të vjetra se 2 vjet, që vijnë nga një burim i mirë dhe që janë të përshtatshme për kopshtin ose serën tuaj.
    Mbillni në kohën e duhur: lexoni informacionin në pjesën e pasme të qeseve për këshilla rreth kohës së mbjelljes. Disa fara kanë nevojë të mbijnë në ambiente të brendshme dhe nuk duhet të transferohen jashtë derisa temperatura të jetë rritur mjaftueshëm.
    Zgjidhni ambientin e duhur të rritjes. Pjesa më e madhe e farave nuk mbijnë në dhé vazosh ose kopshti. Shembuj të ambientit të duhur të kultivimit janë: metoda e letrës së kuzhinës, sfungjeri izolues, sfungjeri për rrënjët, përzierje vermikuliti, perliti dhe myshk toke etj.
    Përdorni shtrat të përshtatshëm farash, prej rreth 7 centimetra të thellë. Gjithashtu, sigurohuni që ato të kenë vrima për kullim.

    Këshilla mbjelljeje

    Njomni ambientin e kultivimit, por bëni kujdes që të mos e teproni.
    Kontrolloni nëse farat duhet të lagen përpara mbjelljes. A duhen lagur? Atëherë vendosini në një enë dhe shtoni pak ujë (në temperaturë dhome, uji nuk duhet të jetë shumë i ftohtë). Lërini nga 3 deri në 24 orë, derdhni ujin dhe thajini duke i prekur p.sh. me letër kuzhine. Opsion tjetër është edhe lagia me përforcuesin organik X-Seed për mbirjen e bimëve, sepse kjo bën të mundur që farat të mbijnë më shpejt. Pas lagies, sigurohuni që t’i mbillni farat menjëherë.
    Lini hapësirë mes farave dhe mësoni se sa thellë duhen mbjellë.
    Vendoseni shtratin e farave në vendin më të mirë të mundshëm. Disa fara kërkojnë diell, disa të tjera jo. Gjithashtu, sigurohuni që zona përreth të ketë temperaturën e duhur për mbirje të suksesshme.
    Bëni kujdes ndaj ujitjes së tepërt, por sigurohuni gjithashtu që po i jepni ujë mjaftueshëm. Veprimi më i mirë është që ta mbuloni shtratin e farave me qese mbështjellëse, sepse kjo do të ruajë lagështinë dhe temperaturën. Ngrijeni qesen përditë për ta ujitur. Kjo do të parandalojë dehidratimin e farave.

    Këshilla për kujdesin ndaj bimës

    Kur të çelë sythi i parë, sigurohuni që të ketë dritë dielli të mjaftueshme dhe ta mbani temperaturën rreth 20°C.
    Mbajini filizat të lagur.
    Pas mbirjes, hiqni disa filiza. Kjo do të përforcojë filizat e mbetur.

    Mbirja e farave me X-Seed
    X-Seed është një përforcues biologjik bimësh për hortikulturë. Ai bën të mundur mbirjen më të shpejtë të bimëve si domatja, specat, patëllxhanët, kastravecët dhe lakra. X-Seed është gjithashtu shumë i përshtatshëm për rritjen e luleve. Ky përforcues bimësh është testuar nga Universiteti i Shkencave Bujqësore dhe Veterinare në Bukuresht. Rezultatet e testit treguan që:

    Bimët u rezistojnë më mirë kërpudhave.
    Bimët kanë gjasa më të ulëta të preken nga sëmundjet (e rrënjëve).
    Farat mbijnë tri herë më shpejt sesa pa X-Seed. Pa X-Seed, patëllxhanët thuhet se rriten deri në 3 milimetra për 8 ditë. Me përforcuesin e bimëve, ata rriten deri në 41 milimetra – një dallim i madh.
    Rritja e rrënjëve është më e shpejtë, duke mundësuar përthithje më të shpejtë të ushqyesve nga bima./Bacoline.al

  • Pa gjumë që nga viti 1963, fermeri rrëfen se si i kalon netët

    Pa gjumë që nga viti 1963, fermeri rrëfen se si i kalon netët

    Thai Ngoc, një fermer vietnamez që nuk ka fjetur për që nga viti 1963 tregon se si është të jetosh pa fjetur gjumë.
    Ngoc, i cili është rreth të 80-ave, thotë se mezi ka fjetur që nga fillimi i viteve 1960 pasi kaloi një temperaturë të lartë.
    As recetat mjekësore që iu dhanë nuk e ndihmuan dhe as spitali që vizitoi nuk mund t’i jepte një shpjegim për gjendjen e tij shëndetësore shumë të rrallë.
    “Është zhgënjyese. Çfarë sëmundje e çuditshme. Kur shoh të tjerët duke fjetur bëhem xheloz. Netët me hënë, zakonisht dal jashtë për të pastruar barërat e këqija dhe për të punuar tokën, sepse të rrish ulur dhe të mos bësh asgjë është e padurueshme”, tha ai.
    Ndërsa gjendja e tij vazhdon të shqetësojë familjen e tij, disa thonë se pagjumësia e tij e vazhdueshme është e lidhur me një rast të pazakontë të stresit post-traumatik nga Lufta e Vietnamit, e cila zgjati nga viti 1955 deri në vitin 1975.
    YouTuberi, Drew Binsky shkoi në Vietnam në vitin 2023 për të mësuar rreth gjendjes së tij.
    “Unë udhëtova dy ditë nga Arizona në një fshat të vogël në Vietnamin e Jugor për ta gjetur atë, qëndrova me të gjithë natën dhe të shihja nëse ishte e vërtetë që ai nuk flinte” tha Binsky.
    ‘Me siguri po pyesni se çfarë bën gjatë gjithë kësaj kohe që nuk fle, me punën time në fushë unë përgatis verë gjatë natës”, shton Ngoc.
    “Kur ai pi disa gota verë, lodhet pak, por jo aq sa për ta bërë të flejë. Megjithatë, një përkthyes tha se kur ai pi shumë, ai fle pak, ndoshta një orë ose dy. Por shumicën e kohës, rreth orës 4 të mëngjesit ai shkon të shtrihet në shtratin e tij, por nuk fle sepse mendja e tij ende punon sikur të jetë akoma zgjuar”, shtoi Binsky.
    Ndërsa shumica prej nesh kanë vështirësi me jetën e përditshme, veterani thotë se ai ende mund të mbajë 50 kg pleh katër kilometra nga shtëpia e tij deri në fushë pa ndjerë lodhje.