Reshjet e shiut që kanë vazhduar gjatë natës kanë shkaktuar probleme në rrugën Burrel–Skuraj. Në disa segmente të kësaj rruge, veçanërisht në afërsi të sektorit “C”, janë shënuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Ky problem paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës drejt Lezhës, Shkodrës, Kurbinit dhe më gjerë. Fenomeni i rrëshqitjeve përsëritet sa herë ka reshje shiu në këtë zonë me terren të vështirë malor.
Mësohet se disa automjete janë detyruar të kthehen mbrapsht për shkak të bllokimit të përkohshëm të qarkullimit. Ndërkohë, firma mirëmbajtëse ka nisur punën që në orët e para të mëngjesit për pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Ky segment mbetet mjaft problematik, sidomos gjatë natës apo në kushte me shi e mjegull, pasi mungon sinjalistika rrugore dhe në shumë pjesë nuk ka mbrojtëse metalike, çka e shton rrezikun për aksidente, sidomos pranë liqenit të Shkopetit.
Tag: rrëshqitje
-

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve
-

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Vietnam, tetë të vdekur dhe disa të zhdukur
Të paktën 8 persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Vietnam, pasi tajfuni “Matmo” shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu, sipas raporteve të mediave.
Tre persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, katër në përmbytje të menjëhershme dhe një nga një goditje rrufeje, raportoi “Gazeta e Ushtrisë Popullore”, duke cituar një raport nga Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit.
Gazeta drejtohet nga Komisioni Qendror Ushtarak i Partisë Komuniste të Vietnamit dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.Ajo raportoi se 15.762 shtëpi u përmbytën, ndërsa 402 shtëpi pësuan dëme.
Përmbytjet janë të pranishme në 33 komuna dhe 5.455 familje në Thai Nguyen, dhe tre komuna dhe 1.034 familje në Lang Son. Ndërkohë janë përmbytur dhe dëmtuar rreth 15 mijë hektarë me oriz dhe të mbjella.
Kryeministri vietnamez, Pham Minh Chinh ka ndarë 140 miliardë VND (5.3 milionë dollarë) nga fondi i emergjencës i buxhetit qendror të vitit 2025 për të ndihmuar katër provincat veriore të prekura nga përmbytjet. -

Reshje shiu, erë e fortë dhe rrëshqitje dherash/ Moti i keq përfshin Qarkun e Kukësit
Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, të shoqëruara me erë.
Sipas raportimeve nga autoritetet lokale, situata mbetet nën kontroll dhe nuk është shënuar asnjë emergjencë në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe lëvizja e mjeteve po kryhet normalisht. Në disa segmente rrugore janë shënuar rrëshqitje të vogla inertes dhe gurësh, por falë ndërhyrjes së menjëhershme nga subjektet kontraktore, situata është kthyer në normalitet pa krijuar probleme për qarkullimin.
“Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 02.10.2025 është si më poshtë:
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Ka patur rënie inertesh dhe gurë në disa segmente rrugore, por si rezultat i punës së bërë nga subjektet kontraktore janë kthyer në normalitet.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.Top Channel
-

Rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në Indi pas shirave të rrëmbyeshëm, të paktën 15 të vdekur
Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut dhe shirave të rrëmbyeshëm që goditën shtetin indian të Uttarakhand.
Video të publikuara tregojnë ujëra me baltë që kanë përmbytur qytetin e Sahastradhara, duke shkaktuar dëme në dyqane, rrugë dhe shtëpi, ndërsa banorët përpiqeshin të gjenin strehim.
“Dyqanin tim e mori uji,” tha një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI. Trembëdhjetë trupa u gjetën të martën në Dehradun, ndërsa nga një trup u gjet në distriktet Pithoragarh dhe Nainital, raportoi gazeta Indian Express.
Rrëshqitjet e dheut dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme në Dehradun, ndërsa lumi Tamsa doli nga shtrati.
Uttarakhand është i prirur ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që ndodhin shpesh, një fenomen që disa ekspertë e lidhin me ndryshimet klimatike. Në gusht, përmbytjet dhe një rrëshqitje dheu përfshinë fshatin Darali në këtë shtet, ku autoritetet raportuan se 60 persona mbetën të zhdukur.Top Channel
-

Shiu shuan zjarrin në Fushë Arrëz! Shtrëngata dhe rrëshqitje dheu, Kukësi përfshihet nga moti i keq
Veriu i vendit u përfshi nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu.
Në Kukës dhe zonat përreth, reshjet e shiut u paraprinë nga shkarkesa të forta elektrike. Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme. Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë
Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, të cilat prej ditësh kishin qenë një shqetësim serioz për banorët dhe strukturat e emergjencës, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.
Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth. Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze.
Autoritetet lokale janë në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për largimin e gurëve e dherave nga rruga.Top Channel
-

Rrëshqitje gurësh në rrugë, stuhia e fuqishme godet veriun e vendit
Kukësi është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu.
Fillimisht, një spektakël i pazakontë ndodhi në qiellin e qytetit dhe zonave përreth, ku reshjet u paraprinë nga shkarkesa të forta elektrike. Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme.
Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë, duke përfshirë jo vetëm Kukësin, por të gjithë zonën veriore të vendit.
Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, të cilat prej ditësh kishin qenë një shqetësim serioz për banorët dhe strukturat e emergjencës, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.
Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth. Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze.
Autoritetet lokale janë në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për largimin e gurëve e dherave nga rruga. -

Kthen moti! Rrëshqitje dherash në Kukës, lumi i Shalës del nga shtrati, grupi kriminal ndez zjarret në Vlorë
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Pas temperaturave të larta, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu. Situata më probematike është paraqitur në veri, ku në Kukës reshjet u paraprinë nga shkarkesa të forta elektrike.
Për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth. Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze. Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.
Situatë problematike u paraqit edhe në Malësinë e Madhe, ku banorët e Shalës u zgjuan në ujë. Në një video të publikuar për joq, duket se pas reshjeve të dendura, uji ka përmbytur zonën dhe ka shkulur të gjitha shkallët, duke i marrë me vete.Ndërkohë në jug të vendit, vatrat e zjarrit në zonat e Dukatit, Drashovicës në qarkun e Vlorës janë vendosur nën kontroll. Zjarret raportohet se ishin të qëllimshme dhe kjo ngriti alarm tek autoritetet dhe banorët lokalë. Lidhur me situatën ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila raportoi se zjarret janë shkaktuar nga një grup i strukturuar kriminal, që ka vepruar me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar.
Reagimi:
Sonte, mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. Pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara. Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.
Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri. Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve. -

Moti i keq në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse! Shuhen zjarret në Fushë Arrëz
Kukësi është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu.
Fillimisht, një spektakël i pazakontë ndodhi në qiellin e qytetit dhe zonave përreth, ku reshjet u paraprinë nga shkarkesa të forta elektrike. Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme.
Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë, duke përfshirë jo vetëm Kukësin, por të gjithë zonën veriore të vendit.
Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, të cilat prej ditësh kishin qenë një shqetësim serioz për banorët dhe strukturat e emergjencës, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.
Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth. Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze.
Autoritetet lokale janë në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për largimin e gurëve e dherave nga rruga.Top Channel
-

Moti i keq në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse
Kukësi është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu.
Fillimisht, një spektakël i pazakontë ndodhi në qiellin e qytetit dhe zonave përreth, ku reshjet u paraprinë nga shkarkesa të forta elektrike. Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme.
Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë, duke përfshirë jo vetëm Kukësin, por të gjithë zonën veriore të vendit.
Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, të cilat prej ditësh kishin qenë një shqetësim serioz për banorët dhe strukturat e emergjencës, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.
Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth. Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze.
Autoritetet lokale janë në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për largimin e gurëve e dherave nga rruga.
-

Moti i keq çon në katastrofë/ Përmbytje dhe rrëshqitje, mbi 20 të vrarë
Reshjet masive në rajonet Jammu dhe Kashmir, në Indi shkaktuan përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke, duke çuar në vdekjen e të paktën 23 personave dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve, sipas zyrtarëve.
Pelegrinazhi është pezulluar dhe autoritetet po përqendrohen në operacionet e shpëtimit.
Burime qeveritare lokale thanë se numri i viktimave mund të rritet me frikën se më shumë njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja.
Moti i keq dhe largësia e vendit të fatkeqësisë i ka ndërlikuar operacionet e shpëtimit.
Njësitë e Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF) dhe ushtria janë vendosur në gatishmëri në vendin e ngjarjes.