Tag: rrëshqitje

  • Rrëshqitje dhe dëmtime në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, rrezikohet siguria në zonën e Gështenjasit

    Rrëshqitje dhe dëmtime në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, rrezikohet siguria në zonën e Gështenjasit

    Në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, pranë fshatit Gështenjas, rreshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të terrenit, duke bërë që një pjesë e trotuarit të shembet dhe të krijohet një gropë e thellë në anë të rrugës. Dëmtimi është konstatuar së fundmi, ndërsa dyshohet se rrëshqitja ka prekur edhe instalimet nëntokësore të zonës.
    Përmasat e shembjes janë të dukshme dhe aktualisht nuk ka një vlerësim të plotë teknik nëse dëmtimet mund të avancojnë drejt karrexhatës, çka do të rrezikonte qarkullimin e mjeteve në këtë segment të rëndësishëm.
    Prej muajsh, kjo pjesë e rrugës konsiderohet problematike edhe për shkak të mungesës së ndriçimit publik. Segmenti kalon pranë zonave të banuara, dhe mungesa e dritës e ka bërë lëvizjen e këmbësorëve veçanërisht të rrezikshme gjatë orëve të mbrëmjes.

    Aksi Pogradec–Qafë Plloçë u rikonstruktua në vitin 2018, me zgjerim korsish, trotuare dhe sistem të ri ndriçimi. Megjithatë, vitet e fundit ky segment është shndërruar në një nga pikat më problematike të juglindjes në lidhje me sigurinë rrugore, duke u përballur shpesh me rrëshqitje, mungesë mirëmbajtjeje dhe rrezik të shtuar për aksidente.
    Autoritetet pritet të kryejnë vlerësimin teknik në ditët në vijim, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për të shmangur rrezikimin e mëtejshëm të qarkullimit.

  • Situata me motin e keq në Vlorë/ Rrëshqitje dherash në aksin Peshkëpi – Poçem, bllokohet qarkullimi

    Situata me motin e keq në Vlorë/ Rrëshqitje dherash në aksin Peshkëpi – Poçem, bllokohet qarkullimi

    Reshjet e dendura që kanë përfshirë qarkun e Vlorës gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje masive dherash në aksin rrugor Peshkëpi–Poçem, duke bllokuar plotësisht qarkullimin e mjeteve.

    Pamjet nga vendngjarja tregojnë se një pjesë e kodrës në dalje të fshatit Peshkëpi në Selenicë është shembur mbi rrugë, duke sjellë poshtë dhe inerte dhe dhera, i cili ka mbuluar të gjithë gjerësinë e karrexhatës.

    Aktualisht lëvizja e mjeteve në këtë segment është e pamundur, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve të posaçme për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.

  • Rrëshqitje dherash në disa fshatra të Vlorës, bllokohen rrugët/ Banorët kërkojnë ndërhyrje: Po neglizhohet situata

    Rrëshqitje dherash në disa fshatra të Vlorës, bllokohen rrugët/ Banorët kërkojnë ndërhyrje: Po neglizhohet situata

    Reshjet e dendura të së mërkurës shkaktuan rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, duke bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh Peshkëpinë me Vllahinën dhe Pocemin.

    Dhjetëra mjete mbetën të bllokuara, ndërsa rruga, e riasfaltuar vetëm pak kohë më parë dhe e lidhur me rrugën e re të Poçemit, u mbulua nga dheu.
    Probleme të ngjashme janë shënuar edhe në fshatin Romës të Bashkisë Selenicë, ku rruga është përmbytur sërish nga uji dhe balta, duke u bërë e pakalueshme.
    Banorët shprehen të revoltuar, duke akuzuar autoritetet lokale për mungesë masash dhe neglizhencë.

    Top Channel

  • Rrëshqitje dherash në disa fshatra të Vlorës, banorët kërkojnë ndërhyrje: Po neglizhohet situata

    Rrëshqitje dherash në disa fshatra të Vlorës, banorët kërkojnë ndërhyrje: Po neglizhohet situata

    Reshjet e dendura të së mërkurës shkaktuan rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, duke bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh Peshkëpinë me Vllahinën dhe Pocemin.

    Dhjetëra mjete mbetën të bllokuara, ndërsa rruga, e riasfaltuar vetëm pak kohë më parë dhe e lidhur me rrugën e re të Poçemit, u mbulua nga dheu.
    Probleme të ngjashme janë shënuar edhe në fshatin Romës të Bashkisë Selenicë, ku rruga është përmbytur sërish nga uji dhe balta, duke u bërë e pakalueshme.
    Banorët shprehen të revoltuar, duke akuzuar autoritetet lokale për mungesë masash dhe neglizhencë.

  • Rrëshqitje masive dheu në aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, bllokohet qarkullimi, autoritetet ndërhyjnë për pastrimin e inerteve

    Rrëshqitje masive dheu në aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, bllokohet qarkullimi, autoritetet ndërhyjnë për pastrimin e inerteve

    Një rrëshqitje masive dheu dhe inertesh ka ndodhur ne aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, ku si pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aks.

    Sakaq autoritete bëjnë me dije se subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale Tropojë ka marrë masat për pastrimin dhe kthimin e aksin në funksion.
    Njoftimi i plotë:
    Njoftohemi nga Përgjegjësi i Subjektit kontraktor të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale Tropojë se kemi një rrëshqitje masive inertesh në aksin rrugor B.Curri-Fierz km 5. Nga subjekti kontraktor janë marrë masat për pastrimin dhe kthimin në funksionalitet të saj.

    Top Channel

  • Rrëshqitje dherash edhe në hyrje të tunelit të Skërficës, ndërhyn policia dhe firma e pastrimit

    Rrëshqitje dherash edhe në hyrje të tunelit të Skërficës, ndërhyn policia dhe firma e pastrimit

    Rrëshqitje dherash janë regjistruar pasditen e sotme edhe pranë tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Delvinë – Kardhiq. Sipas informacioneve zyrtare, shërbimet policore të Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë në rrugë.
    Në momentin e shkarjes nuk kishte qarkullim mjetesh, çka ka shmangur çdo rrezik të mundshëm për aksidente. Menjëherë pas vlerësimit të situatës, në vend ngjarje ka mbërritur edhe firma përgjegjëse për pastrimin e rrugës, e cila ka kryer heqjen e dherave dhe pastrimin e plotë të segmentit të prekur.
    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit. Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet.

  • Situatë kritike në aksin Qukës-Qafë Plloç/ Rrëshqitje masive gurësh dhe bllokim i plotë i rrugës

    Situatë kritike në aksin Qukës-Qafë Plloç/ Rrëshqitje masive gurësh dhe bllokim i plotë i rrugës

    Një rrëshqitje masive shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloç, pranë tuneleve, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Një sipërfaqe e madhe mali është shkëputur, duke shkaktuar bllokimin e plotë të aksit.

    Kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosë një bypass provizor për kalimin e mjeteve, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për të marrë masat e nevojshme dhe për të hapur rrugën kryesore.

    Ky është incidenti më i madh i shkaktuar nga rrëshqitjet e tokës në këtë aks rrugor, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse për sigurinë dhe qarkullimin e mjeteve.

  • Mot i keq në Ballkan/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Greqinë

    Mot i keq në Ballkan/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Greqinë

    Moti i keq me reshje intensive shiu ka prekur edhe shtetin grek. Mediat greke raportojnë se shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në të gjithë Greqinë Perëndimore dhe ishujt e detit Jon.
    Sistemi grek i emergjencës ka lëshuar paralajmërime për rreziqe rrëshqitjeje dheu në zona si Janina, Preveza dhe Arta, duke i nxitur banorët të kufizojnë udhëtimin.
    Rrugët janë mbyllur dhe të pakalueshme në disa rajone, përfshirë Artën dhe Prevezën, për shkak të ujit, mbeturinave dhe rrëshqitjeve të dheut, me shërbimet bashkiake dhe zjarrfikëse që punojnë për të pastruar rrugët.
    Po ashtu, Korfuzi po përjeton probleme të konsiderueshme, me kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme në pjesën veriore të ishullit, duke përfshirë një fshat të izoluar nga një rrëshqitje dheu dhe një ndërtesë e shembur.
    Rrjeti rrugor malor, veçanërisht në zonën e Aspropotamos të Meteorës, është dëmtuar rëndë me rrugë të ndara, urat në rrezik për tu shembur dhe vendbanimet e izoluara.

  • Sërish rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet njëra prej korsive

    Sërish rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet njëra prej korsive

    Në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë janë shfaqur sërish vështirësi, pasi për të disatën herë janë regjistruar rrëshqitje dherash.

    Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive.

    Firma përgjegjëse pritet të ndërhyjë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

    Rruga, me një kosto rreth 260 milionë euro dhe me një periudhë ndërtimi që zgjati afro 14 vite, është prezantuar si një nyje e rëndësishme lidhëse midis lindjes dhe perëndimit të vendit por përsëritja e problemeve ka ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e saj.

     

  • Rrëshqitje dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë

    Rrëshqitje dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 14:07
    Vetëm pak minuta më parë rrëshqitje të reja të dheut janë evidentuar në aksin Qukës-Qafë Plloçë në degëzimin që devijon për në Pogradec.
    Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive. Aktualisht aty ndodhen grupet e punës për te larguar inertet nga rruga.

    Ndërkohë qarkullimi bëhet vetëm në njërën korsi.