Tag: rrëshen

  • Po lidhnin energjinë elektrike në qendrën e votimit, humb jetën elektricisti

    Po lidhnin energjinë elektrike në qendrën e votimit, humb jetën elektricisti

    Po punonin për të dërguar energjinë elektrike në një qendër votimi në Kodër Rrëshen të Mirditës, humb jetën një eletriçist dhe dëmtohen dy të tjerë.
    Viktima është E. Bunga, punonjës i OSHEE, ndërsa dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Qendra e votimit, sipas informacioneve, ishte tek godina e ish shkollës së mbyllur në Kodër Rrëshen.

    “Rreth orës 12:00, në Rrëshen, shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën. Gjatë punës janë dëmtuar lehtë edhe shtetasit Z. P., 60 vjeç, dhe T. D., 58 vjeç, elektricistë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, sipas njoftimit të policisë.

  • Po lidhnin energjinë elektrike në qendrën e votimit në Kodër Rrëshen/ Humb jetën elektricisti, dëmtohen dy të tjerë

    Po lidhnin energjinë elektrike në qendrën e votimit në Kodër Rrëshen/ Humb jetën elektricisti, dëmtohen dy të tjerë

    Po punonin për të dërguar energjinë elektrike në një qendër votimi në Kodër Rrëshen të Mirditës, humb jetën një eletriçist dhe dëmtohen dy të tjerë.

    Viktima është Emiljano Bunga, punonjës i OSHEE, ndërsa dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Qendra e votimit, sipas informacioneve, ishte tek godina e ish shkollës së mbyllur në Kodër Rrëshen.
    “Rreth orës 12:00, në Rrëshen, shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën. Gjatë punës janë dëmtuar lehtë edhe shtetasit Z. P., 60 vjeç, dhe T. D., 58 vjeç, elektricistë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, sipas njoftimit të policisë.

    Top Channel

  • Ranë në kontakt me rrymën, vdes një elektricist, plagosen dy të tjerë në Rrëshen

    Ranë në kontakt me rrymën, vdes një elektricist, plagosen dy të tjerë në Rrëshen

    Një elektriçist ka ndërruar jetë në Rrëshen pas kontaktit me rrymën. Mësohet se 37-vjeëari ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën.
    “Rreth orës 12:00, në Rrëshen, shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
    Po ashtu kanë mbetur të lënduar në vendngjarje edhe dy elektricistë të tjerë.
    “Gjatë punës janë dëmtuar lehtë edhe shtetasit Z. P., 60 vjeç, dhe T. D., 58 vjeç, elektricistë”, bën me dije më tej policia.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.

  • Me shpejtësi “skëterrë”, makina përmbyset në anë të rrugës Milot-Rrëshen

    Me shpejtësi “skëterrë”, makina përmbyset në anë të rrugës Milot-Rrëshen

    Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin në aksin rrugor Milot-Rrëshen, duke përfunduar i përmbysur në një parcelë në anë të rrugës.Siç raportohet për Klan News, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët iu kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve.
    Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, ka të plagosur

    Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, ka të plagosur

    Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

    Sipas burimeve të korrespondentes së Top Channel Brixhilda Deda, dyshohet se një mjet tip Volswagen ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal në anë të rrugës.
    2 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

    Top Channel