Tag: rrëshen

  • Dhunë në familje në Rrëshen: Në pranga 26-vjeçari pas denoncimit të motrës

    Dhunë në familje në Rrëshen: Në pranga 26-vjeçari pas denoncimit të motrës

    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

    Shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, dyshohet se i ka shkaktuar viktimës dëmtime të lehta, për të cilat është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet.

    Policia bën me dije se e dëmtuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme ligjore mbi rastin.
    gijotina.com/

  • Berisha nesër takimin e radhës me strukturat e PD-së, zbulohet qyteti

    Berisha nesër takimin e radhës me strukturat e PD-së, zbulohet qyteti

    Kreu u Partisë Demokratike, Sali Berisha të enjten do të zhvillojë takimin e radhës me strukturat e PD. Berisha nesër do të zhvillojë takim me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së në Rrëshen.
    Takimi do të mbahet në orën 18:00 tek Pallati i Kulturës në Rrëshen. Ky njoftim vjen një ditë pas takimit të zhvilluar të Berishës me strukturat e njësisë 9-të në Tiranë.
    “Nesër, e enjte, datë 04.12.2025, në ora 18:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të jetë në Rrëshen për një takim të posaçëm me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së. Ky takim vjen me dëshirën për të ndarë bashkë energji të reja, bashkëbisedim dhe organizim ndaj një pushteti korruptiv të rilindjes”, ka njoftuar Gjekmarkaj.

  • “Balta deri në gju”, shiu përkeqëson gjendjen e aksit rrugor Ura e Matit-Rrëshen, banoret: Na japin premtime boshe

    “Balta deri në gju”, shiu përkeqëson gjendjen e aksit rrugor Ura e Matit-Rrëshen, banoret: Na japin premtime boshe

    Me pellgje të thella e baltë, kjo është gjendja e aksit Ura e Matit-Rrëshen pas reshjeve të shiut që përfshinë zonën të enjten. Gjendja më problematike paraqitet nga Ura e Matit e deri te lapidari i fshatit Zenisht, ku gropat e mbushura me ujë janë kthyer në shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve.
    Sipas tyre, kjo rrugë mirëmbahet vetëm në prag fushatash elektorale, ndërsa nuk bëhet asnjë investim serioz. Drejtuesit e automjeteve u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës, e cila është jetike për ta, pasi lidh disa fshatra me njëri-tjetrin.

  • E rëndë në Rrëshen/ Dy të rinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin

    E rëndë në Rrëshen/ Dy të rinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin

    Dy kushërinj kanë kërcënuar dhe ndjekur një 15-vjeçar në Rrëshen. Sipas uniformave blu, rasti është denoncuar nga babai i të miturit.
    “Dje, ka kallëzuar shtetasi M. R., 60 vjeç, banues në Rrëshen, se shtetasi E. M., 20 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç (kushërinj), kanë kanosur dhe përndjekur djalin e tij 15 vjeç. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Konflikt mes të miturish në Rrëshen, dy kushërinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin

    Konflikt mes të miturish në Rrëshen, dy kushërinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin

    Dy kushërinj kanë kërcënuar dhe ndjekur një 15-vjeçar në Rrëshen.

    Sipas uniformave blu, rasti është denoncuar nga babai i të miturit.
    “Dje, ka kallëzuar shtetasi M. R., 60 vjeç, banues në Rrëshen, se shtetasi E. M., 20 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç (kushërinj), kanë kanosur dhe përndjekur djalin e tij 15 vjeç. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Kushtet atmosferike, reshjet e shiut krijojnë probleme në rrugë/ Gurë dhe rrëshqitje dheu në aksin Burrel-Rrëshen

    Kushtet atmosferike, reshjet e shiut krijojnë probleme në rrugë/ Gurë dhe rrëshqitje dheu në aksin Burrel-Rrëshen

    Si pasojë e shiut të vazhdueshëm në këtë aks rrugor, Burrel-Rrëshen ka patur rënie të gurëve duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve.
    Reshjet e pa ndërprera të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Rrëshen.
    Gurët dhe copat e shkëmbinjëve kanë rënë në afërsi të fshatit Urakë ku është edhe segmenti më i dëmtuar i kësaj rrugë.

  • Arrestohet bashkëshorti i Elda Hotit/ Pretendoi se ka blerje votash në Rrëshen, i dehur i bllokoi rrugën një qytetari

    Arrestohet bashkëshorti i Elda Hotit/ Pretendoi se ka blerje votash në Rrëshen, i dehur i bllokoi rrugën një qytetari

    Ladi Ndoja, bashkëshorti i kandidates së Partisë Demokratike në Lezhë, Elda Hoti, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia, së bashku me shtetasin Amarildo Jushi. Ata janë ndaluar nën akuzat për “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësi” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
    Ngjarja ka ndodhur në Rrëshen, ku sipas burimeve zyrtare, të dy personat janë ndaluar pas një përplasjeje që dyshohet të jetë lidhur me tensionet politike në prag të zgjedhjeve. Policia po heton mbi rrethanat dhe motivet e incidentit, ndërsa ngjarja ka marrë vëmendje të madhe për shkak të lidhjes familjare të Ndojës me kandidaten demokrate.
    Ladi Ndoja nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka qenë më parë i arrestuar në Itali në vitin 2015, së bashku me shtetasin Lorenc Dona, për trafik droge. Ata u kapën në Valencia, ku kishin kthyer një banesë në laborator droge, duke përpunuar dhe tregtuar kanabis. Në atë kohë, policia italiane sekuestroi mbi 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura, si dhe zbuloi një zonë industriale ku kultivohej kanabis në kushte artificiale pranë Venecias.
    Hetimet për incidentin e fundit në Rrëshen janë në vijim, ndërkohë që arrestimi i Ndojës hedh një hije të rëndë mbi fushatën elektorale në Lezhë dhe përfshirjen e figurave me të kaluar kriminale në rrethin e ngushtë të kandidatëve politikë.

  • “Po blejnë vota”/ Arrestohet bashkëshorti i deputetes Elda Hoti, në pranga dhe një 25-vjeçar

    “Po blejnë vota”/ Arrestohet bashkëshorti i deputetes Elda Hoti, në pranga dhe një 25-vjeçar

    Elda Hoti

    MIRDITË-Ladi Ndoji, bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është arrestuar, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen. Në pranga është vendosur edhe 25-vjeçari Amarildo Jushi. Të dy akuzohen se i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.
    Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme (10 maj), ku ZËRI raportoi dhe shoqërimin e bashkëshortit të deputetes. Sipas njoftimit të policisë  Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”
    -A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
    Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.
    Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë.
    Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.
    Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Kapën socialistët duke blerë vota, policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD!

    Kapën socialistët duke blerë vota, policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD!

    Policia ka vendosur në pranga dy persona që i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.
    Në pranga ka rënë bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen ku pretendohet se socialistët masivisht po blenë vota.
    Së bashku me të është arrestuar edhe Amarildo Jushi.
    Mesa duket policia “legjitimon” blerjen e votës nga ana e socialistëve dhe i vendos prangat eksponentëve të opozitës që denoncojnë rastet flagrante në shkelje të ligjit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”
    -A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
    Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.
    Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë.
    Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.
    Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Arrestohen dy persona në Rrëshen, njëri prej tyre bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti

    Arrestohen dy persona në Rrëshen, njëri prej tyre bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti

    Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është vënë në pranga nga policia e Mirditës. Burime zyrtare të policisë thanë se në prang aka përfudnuar Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes demokrate si edhe një tjetër shtetas, Amarildo Jushi.
    Arrestimet lidhen me ngjarjen e një dite më parë, ku Ndoja dhe Jushi kanë penguar lëvizjen e një makine me pretendimin se ishin duke blerë vota për Partinë Socialise. Ndaj tyre është ngritur akuza e Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” .
    Por, nga kontrolli i makinave të personave të përfshirë në konflikt, ka rezultuar se në makinën e bashkëshortit të deputetes Hoti, janë gjetur lista me emra qytetarësh, duke shtuar dyshime për blerjen e votës.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
    -L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”