Tag: rrënuar

  • “PD, parti e rrënuar”/ Lami: Në PS ka tentativa për të sjellë figura të reja

    “PD, parti e rrënuar”/ Lami: Në PS ka tentativa për të sjellë figura të reja

    Politologu Roland Lami thotë se PD është parti e rrënuar, dhe se sjellja e saj në Kuvend, do jetë një “deja vu” e viteve 2021-2025.
    Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Lami u shpreh se në PS ka një tentativë për të sjellë imazhe të reja, gjë e cila në PD nuk ndodh.
    “Ekzistojnë argumenta dhe të dhëna që do kemi një legjislaturë deja vu të 2021-2025. Numri i deputetëve të rinj në PD, janë rreth 15. Drejtuesit në PD, në shumicë duket që janë ish drejtues në legjislaturën 2021-2025. Po të shohim kauzën e PD, lidhet me degradimin e procesit zgjedhor. Kam bindjen dhe jo thjesht opinion, që edhe përzgjedhja e këtyre individëve, nuk kanë një identitet apo kualifikim. Nisur nga kjo pikëpamje, nga PS ka tentativë për imazh të ri, te PD edhe ky hap nuk bëhet. Te PS, duke qenë se janë figura, diçka mund të ndryshojë. Nëse do shikosh vizionin e kryeministrit, sfida e tij është anëtarësimi në BE.”, theksoi ai.

  • Shqiptarët pre e mashtrimit! Afrikanët e rrënuar mes humbjes së mln $, qajnë në dyert e selisë së firmës piramidale

    Shqiptarët pre e mashtrimit! Afrikanët e rrënuar mes humbjes së mln $, qajnë në dyert e selisë së firmës piramidale

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË-Teksa ZËRI raportoi se 6 mijë qytetarë shqiptarë nga jugu në veri po bien pre e firmave piramidale online, TXEX dhe XEUX, duke pretenduar dyfishim të të ardhurave, rreth një muaj më parë mijëra investorë në Afrikë, veçanërisht në Nigeri humbën shuma që tejkalonin 800 milionë dollarë. 
    Në pamjet e ndara në rrjet dhe media televizive mijëra qytetarë shihen teksa qajnë jashtë selisë së supozuar të skemës në Nigeri. Sipas raportimeve të mediave të huaja, njejtë si platformat në Shqipëri, ‘CBEX’ operonte nëpërmjet Telegram, si një platformë e supozuar tregtimi kriptovalutash që funksiononte përmes një faqeje interneti të personalizuar. Ajo falimentoi në prill, duke lënë shumë investitorë të rrënuar, kryesisht në Kenia dhe Nigeri.
    Platforma pretendonte se ishte e licencuar në SHBA dhe tha se ST Technologies International ishte përgjegjëse për sinjalet tregtare të inteligjencës artificiale, duke i lejuar asaj të operonte në Nigeri nën identitetin e korporatës ST Technologies International Ltd (Smart Treasure/Super Technology).
    Ndërkohë në Shqipëri, autoritetet janë duke i hetuar këto platforma dhe kanalet e tyre në Telegram dhe rrjete të tjera. Dy qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve janë në Lushnje dhe Lezhë./ZËRI